19/11/2025
L'ARGININA NUK ESHTE NJE AFRODIZIAK!
PERDORIMI NE MOSHEN 20 VJEC ESHTE ABUZIM!
Irfan gjeci
Molla e Shendetit ka shkruar per suplementin l'arginine si nje zbulim me cmimin Nobel per prodhimin e Oksidit Nitrik, e quajtura molekula-mrekulli, qe ndikon ne shendetin e zemres dhe shendetin seksual, plus perfitimet e tjera. Meqenese u zbulua se L'arginina eshte nje produkt shume me i sigurt sesa Vi**ra, njerezit kane nisur ta perdorin. Produkti eshte per njerez qe kane veshtiresi seksuale qofte per shkak te dobesise se muskujve te zemres, qofte prej arterosklerozes, apo te moshimit, pasi ai zgjeron enet e gjakut (FUNKSIONI VAZODILATATOR) dhe lejon furnizimin me te mire me gjak, deri edhe te kapilareve me te vegjel qe furnizojne organet.
Por, prape ju them: Mos abuzoni duke ua dhene partnereve me moshe shume te re, ose duke e marre vete dhe jeni shume i ri, kur nderkohe nuk keni probleme te tilla shendetesore dhe nuk keni veshtiresi per te realizuar normalisht nje akt seksual. Ne moshat e reja, kur pamundesia ndodh per shkak te nje problemi psikologjik, ky produkt nuk do ta ndihmoje.
Pse ua thashe kete?
Qe ta dini se te rinjte dhe femijet nuk kane nevoje per l'arginine, sepse enet e tyre te gjakut prodhojne normalisht per nevojat fiziologjike te trupit. Sic e ka shpjeguar farmakologu i madh Louiss Ignarro, prodhimi i l'arginines nga enet e gjakut ulet cdo 10 vjet me nje perqindje te caktuar.
Ajo qe studimet vertetojne eshte se, deri në kohën që arrijmë moshën 40 vjeç, ne prodhojmë vetëm gjysmën e oksidit nitrik, që ne bënim kur ishim 20 vjeç dhe ky prodhim vazhdon të bjerë me moshimin. Në moshën 70- 80-vjeçare ka rënë gati 75% e prodhimit të oksidit nitrik. Ekziston gjithashtu një ndryshim kur bëhet fjalë për gjininë: Ne moshen 40 vjeç, burrat prodhojnë rreth 50% të N-O që bënin në adoleshencë dhe në 20 vjeç. Edhe gratë në moshën 50 vjeç prodhojnë vetëm 35% të asaj që bënin në 20 vjeç.
Burime te tjera tregojne se ne moshen 30 vjeç, prodhimi i oksidit nitrik ka rene 10%, ne moshen 40 vjeçe ka rene 30%, ne 40 vjeç ka rene 40%...Por pavaresisht nga luhatja e shifrave, fakti eshte se renia eshte e dukshme.
Megjithëse, aftësia jonë për të prodhuar dhe gjeneruar N-O brenda trupit dhe ruajtja e niveleve optimale është kritike per shendetin, sepse ndikon në mënyrën se si qelizat në trupin tonë komunikojne me njëra-tjetrën, nga ana tjetër dua t'ju them se l'arginina, sidomos ne dozat per semundjet e zemres (5000 mg e lart ne dite), nuk duhet te perdoret si afrodiziak per 20-vjeçaret. sepse as nuk eshte e tille.
E bera gjithe kete shpjegim, sepse kam degjuar qe eshte perdorur nga mosha mjaft te reja me kete qellim, dhe nuk jane ndjere mire, jane ndjere te semure. Sigurisht qe nuk do te ndjehen mire, sepse te marresh L'arginine, kur ke plot l'arginine ne trup, do te kete efekte negative.
Perfundimisht, l'arginina eshte nje zgjidhje per impotencen ose veshtiresine seksuale qe vjen nga qarkullimi i penguar i gjakut (pra nga prodhimi i pakte i Oksidit Nitrik), por nuk eshte droge stimuluese per te shtuar kenaqesine. Ky eshte nje keqkuptim.