Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi"

Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi", Medical and health, Tirana.

Këllëf porcelani 6000 lekë! Cmime konkuruese dhe cilësi vetëm në Qendren Orthodhokse Diagnostike " Ungjillëzimi"☎️ Na ko...
13/05/2025

Këllëf porcelani 6000 lekë!
Cmime konkuruese dhe cilësi vetëm në Qendren Orthodhokse Diagnostike " Ungjillëzimi"

☎️ Na kontaktoni në numër tel. 042360925 & 042382210
📥 Na shkruani në inbox.

21/04/2025
19/03/2025

HIRËSIA E TIJ, MITROPOLITI I KORÇËS, IMZOT JOANI, KRYEPISKOPI I RI I TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË

Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Për shumë vjet o Kryezot!

Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi" shpreh pikëllimin e thellë për fjetjen më Zotin   të Atit dhe Kryebariut t...
25/01/2025

Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi"
shpreh pikëllimin e thellë për fjetjen më Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit Anastas.

Jeta e tij ishte një shëmbull i shkëlqyer dhe praktik i dashurisë së krishterë dhe i kontributit për njeriun.

Vepra madhështore dhe kontributi në shëndetësi është përjetuar ndër vite tek qindra e mijëra njerëz, duke ngushëlluar shpirtrat dhe lehtësuar dhimbjen njerëzore.

I përjetshëm kujtimi i Kryepiskopit tonë të dashur!

25/01/2025

🇦🇱 Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 07:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.
Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!
----------------------

🇬🇷 Εκοιμήθη εν Κυρίω ο Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κυρός Αναστάσιος

Η Ορθόδοξος Αυτοκέφαλος Εκκλησία της Αλβανίας με βαθύτατη οδύνη αναγγέλλει την εις Κύριον εκδημία του Μακαριωτάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κυρού Αναστασίου. Ο Μακαριώτατος εκοιμήθη σήμερα, 25 Ιανουαρίου 2025, στις 08:30 π.μ. σε ηλικία 95 ετών, στο Νοσοκομείο "Ο Ευαγγελισμός" των Αθηνών συνεπεία πολυοργανικής ανεπαρκείας. Είχε προηγηθεί πολυήμερη νοσηλεία στο Νοσοκομείο "Υγεία" των Τιράνων.
Καλούμε το χριστεπώνυμο πλήρωμα της Εκκλησίας της Αλβανίας να προσεύχεται για την ανάπαυση της ψυχής του εκλιπόντος Προκαθημένου.

Ο μακαριστός Αρχιεπίσκοπος κυρός Αναστάσιος υπήρξε ο αναστηλωτής και ανακαινιστής της Ορθοδόξου Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας, την οποία ανέστησε κυριολεκτικώς εκ των ερειπίων μετά την πτώση του αθεϊστικού καθεστώτος. Με το θεόπνευστο όραμα και την ακάματη εργασία του, ανοικοδόμησε εκ βάθρων την εκκλησιαστική ζωή, ανήγειρε εκατοντάδες ναούς, συνέστησε εκπαιδευτικά και φιλανθρωπικά ιδρύματα και ανέδειξε νέο κλήρο, προσφέροντας αδιάλειπτη θυσιαστική διακονία επί 33 και πλέον έτη.

Αιωνία αυτού η μνήμη!

--------------------

🇬🇧 Archbishop Anastasios of Tirana, Durrës, and All Albania has fallen asleep in the Lord.

The Orthodox Autocephalous Church of Albania, with the deepest of sorrow, announces the falling asleep in the Lord of His Beatitude, Archbishop Anastasios of Tirana, Durres, and All Albania. His Beatitude fell asleep in the Lord today, January 25, 2025, at 07:30 AM, at the age of 95, at “Evangelismos” Hospital in Athens, due to multiple organ failure, following a prolonged hospitalization at “Hygeia” Hospital in Tirana.

We call upon the faithful of the Church of Albania *(and throughout the world) * to pray for the repose of the soul of our departed Primate.

The indelible Archbishop Anastasios restored and renewed of the Orthodox Autocephalous Church of Albania, which he raised from its ruins following the fall of the atheistic regime. Through his God-inspired vision and tireless labor, he rebuilt ecclesiastical life from its very foundations, erected hundreds of churches, established educational and philanthropic institutions, and educated and ordained new clergy, offering unceasing sacrificial service for over thirty-three years.

May his memory be eternal!

22/01/2025
Me rastin e 95 - vjetorit të ditëlindjes së Kryepiskopit tonë AnastasStafi i Qendrës Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzi...
04/11/2024

Me rastin e 95 - vjetorit të ditëlindjes së Kryepiskopit tonë Anastas

Stafi i Qendrës Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi" i uron 𝗙𝗼𝗿𝘁𝗹𝘂𝗺𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗧𝗶𝗷 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝘁𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮!

Koha tregoi veprën e jashtëzakonshme në Shqipëri e më gjerë dhe sakrifica e përkushtimi i tij ngjan me një llambadhë, e cila shkrihet për t’u dhënë të gjithëve dritë.

Për shumë vjet, o Kryezot!

Me përkushtimin dhe përkujdesjen e përherëshme të Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas, mbarëvajtjes së kësaj Qend...
02/11/2024

Me përkushtimin dhe përkujdesjen e përherëshme të Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas, mbarëvajtjes së kësaj Qendre Diagnostike përveç rinovimit të kabinetit stomatologjik i është shtuar edhe një poltron dentar i ri dhe aksesorë, donacion i Orthodox Christian Mission Center. Paisjet janë moderne, cilësore dhe shumë komode për të gjithë pacientët që do të zgjedhin këtë shërbim në Qendrën tonë.

Na kontaktoni në numër tel. 042360925 & 042382210
📥 Na shkruani në inbox.

25/10/2024

Ftesë për dhurim gjaku!

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut do të organizojë fushatën e dhurimit të gjakut për të gjithë personat e sëmurë që aq shumë kanë nevojë për të.

🗓️ Data: E Shtunë 2 Nëntor 2024
📍 Vendndodhja:

Ambientet e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë - Salla e Rinisë

⏰ Ora: 10:00 - 15:00

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij akti human dhe të dhurojnë gjak për ata që kanë nevojë.

Fushata do të zhvillohet nën moton: "Më i lumtur është ai që jep, sa ai që merr".
Siç na mëson Zoti ynë Jisu Krisht ta duam të afërmin tonë si veten tonë.

Së bashku për të shpëtuar jetë!

Nr. Kontakti: 0674978406

🌟 Lajm i Mirë për Zemrën Tuaj! 🌟📣 Klinika jonë prezanton me krenari shërbimin më të ri dhe inovativ: Rezonanca Magnetike...
15/06/2024

🌟 Lajm i Mirë për Zemrën Tuaj! 🌟
📣 Klinika jonë prezanton me krenari shërbimin më të ri dhe inovativ: Rezonanca Magnetike Kardiake (MRI kardiake)!
Zemra juaj meriton kujdesin më të mirë, dhe tani, me teknologjinë më të avancuar të rezonancës magnetike kardiake, ne mund të ofrojmë një diagnozë të saktë dhe të detajuar për të siguruar shëndetin tuaj kardiovaskular. Ja pse MRI kardiake është një ndryshim efiçent për shëndetin tuaj:
🔬 Diagnoza e Saktë dhe e Detajuar: MRI kardiake përdor imazhe të rezolucionit të lartë për të identifikuar anomalitë strukturore dhe funksionale të zemrës, duke ndihmuar mjekët tanë të specializuar të krijojnë plane të personalizuara të trajtimit.
❤️ Zbulimi i Sëmundjeve të Zemrës: Nga sëmundjet koronare, miokardite dhe kardiomiopati, te vlerësimi i dëmtimit të muskulit të zemrës pas infarktit, MRI kardiake është një mjet thelbësor për zbulimin dhe monitorimin e një game të gjerë të sëmundjeve kardiake.
🏃‍♂️ Monitorimi i Performancës Kardiake: Për atletët dhe personat aktivë fizikisht, MRI kardiake ofron informacion të detajuar mbi funksionimin e zemrës gjatë stërvitjes dhe qetësisë, duke ndihmuar në optimizimin e performancës dhe parandalimin e dëmtimeve.
🌿 Procedurë Jo Invazive dhe e Sigurt: Pa përdorimin e rrezeve X, MRI kardiake është një procedurë e sigurt dhe jo invazive që minimizon rrezikun dhe ofron rehati maksimale për pacientët

Shëndeti mendor është një gjëndje mirëqenie emocionale dhe psikologjike në të cilën individiështë në gjëndje të shfrytëz...
07/05/2024

Shëndeti mendor është një gjëndje mirëqenie emocionale dhe psikologjike në të cilën individi
është në gjëndje të shfrytëzojë kapacitetet e tij konjitive e emocionale, të ushtrojë funksionin e
tij brënda shoqërisë, t'u përgjigjet kërkesave të jetës së përditshme, të krijojë marredhënie të
kënaqshme me të tjerët, të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në ndryshimet e
mjedisit përreth, të përshtatet me kushtet e jashtme dhe konfliktet e tij të brendshme.

Mirëqenia mendore nuk është vetëm një mungesë e sëmundjes mendore - ka të bëjë me lulëzimin individual. Njerëzit që ndihen mirë mendërisht janë më pozitivë, të lumtur dhe më të sigurtë. Ata i kuptojnë emocionet e tyre dhe përdorin strategji pozitive për të përballuar vështirësitë.

Kur jemi të ngarkuar nga mendime negative ose joproduktive, mund të ndihemi të bllokuar. Ajo ndikon në karrierën tonë, në marrëdhëniet ndërpersonale, dhe më e rëndësishmja, në mënyrën se si ndihemi për veten tonë.

Klinika jonë ofron trajtim ambulator për të gjitha problemet e shëndetit mendor, duke përfshirë:
• Depresioni
• Çrregullimi bipolar
• Çrregullime ankthi
• Çrregullimi i stresit post-traumatik
• Çrregullimet psikotike
• Çrregullime të përdorimit të substancave.

☎️ Na kontaktoni në numër tel. 042360925 & 042382210
📥 Na shkruani në inbox.

Në ambientet e  Qëndrës Orthodhokse  Diagnostike "Ungjillëzimi" u realizua seminari me temë "Profilizimi molekular i tum...
17/04/2024

Në ambientet e Qëndrës Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi" u realizua seminari me temë "Profilizimi molekular i tumoreve solide duke përdorur metodologjinë NGS". Referues Dr. George Nasioulas solli gjithë eksperiencen e tij në vlerësimin e biomarkerëve të tumorit. Stafi mjekësor i klinikës tregoi interes të vecantë në lidhje me këtë temë, e cila ka rëndësi në debistim dhe diagnostikim. Në seminar morën pjesë edhe mjekë të specializuar në fushat e mjekësisë si gjinekologë, onkologë, gastrohepatologë dhe kardiologë, të cilët shkëmbyen eksperiencat e njëri- tjetrit.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Orthodhokse Diagnostike "Ungjillëzimi":

Share