Logopede Aurora

Logopede Aurora Logopede/Specialiste metoda ABA

28/10/2025

Pasi u “zumë” se nuk ishin gërshërë të përshtatshme për të (të vetmet gërshërë që na u gjendën tek shtëpia e nënës por nuk janë të mprehta në majë) i kujtova vetes që ishte “betejë e humbur” moslejimi në atë moment 😅 Kështu që i premë letrat bashkë, me kujdes dhe qetësi.

☘️Kjo është mosha kur neve si prindër vazhdojnë të na duken si bebe por ata e shohin veten si të rritur, “Jam e madhe unë! E bëj vete!”

🍃Po ne çfarë të bëjmë? I refuzojmë dot çdo herë kur kërkojnë të luajnë në mënyrë “të rrezikshme”? Jo, por mund të qëndrojmë me ta pak minuta duke u kujdesur që mos të lëndohen dhe duke i ofruar një kohë cilësore sëbashku! “Luajmë bashkë pastaj i vendosim tek vendi!” Dhe “betejën” e fitojmë ne ☺️

23/10/2025
𝓚𝓾𝓻 𝓵𝓲𝓷𝓭 𝓷𝓳ë 𝓯ë𝓶𝓲𝓳ë …Pas lindjes, gruaja nuk është më e njëjta. Jo sepse ka humbur veten, por sepse ka lindur një versio...
29/09/2025

𝓚𝓾𝓻 𝓵𝓲𝓷𝓭 𝓷𝓳ë 𝓯ë𝓶𝓲𝓳ë …

Pas lindjes, gruaja nuk është më e njëjta. Jo sepse ka humbur veten, por sepse ka lindur një version të ri të saj — më e fortë e njëkohësisht më e ndjeshme. Lindja është një udhëtim i shenjtë. Është dhimbje dhe mrekulli, është frikë dhe forcë. Në momentin kur ajo për herë të parë dëgjon të qajë foshnjën e saj, diçka në të ndryshon përgjithmonë. Ndoshta bota jashtë është po ajo, por bota e saj e brendshme nuk do të jetë kurrë më si më parë.
Ajo mëson të jetojë me më pak gjumë dhe më shumë durim. Me më pak kohë për vete dhe më shumë dashuri për dikë tjetër. Fillimisht ndoshta ndihet e humbur mes peshave të reja — përgjegjësisë, pasigurisë, ndonjëherë edhe vetmisë. Por dalëngadalë, ajo rritet bashkë me fëmijën e saj. Jo vetëm si nënë, por si grua.
Trupi i saj mban gjurmët e një dashurie që ka kaluar përtej çdo limiti fizik. Ajo mund të mos e ndiejë më veten të bukur si dikur, por brenda saj rrezaton një bukuri të re — bukuria e një gruaje që ka duruar, që ka dhënë jetë, që ka dashur pa kushte.
Mendimet e saj ndryshojnë. Prioritetet zhvendosen. Çdo gjë që dikur ishte e madhe, tani duket e vogël përballë nevojave të një qenieje të vogël që e sheh atë si gjithë botën. Ajo mëson të jetë më e butë, por edhe më e vendosur. Më e ndjeshme, por edhe më e guximshme.
Edhe marrëdhëniet e saj ndryshojnë. Ndoshta ka më pak kohë për shoqëri, ndoshta e ndien veten të keqkuptuar, por ajo mban në duar një lidhje që nuk kërkon fjalë për t’u kuptuar — një fëmijë që e njeh vetëm nga aroma, nga zëri, nga zemra që e ka dëgjuar që nga barku.
Pas lindjes, gruaja nuk është më thjesht grua. Ajo është gjithçka në një: strehë, ngrohtësi, jetë, siguri, dashuri. Dhe pavarësisht lodhjes, dyshimeve apo sfidave, ajo ringrihet çdo ditë. Sepse tani, ajo nuk jeton vetëm për vete — por për dikë që e quan “mami”.

God’s blessings 🧑‍🧑‍🧒‍🧒🤍
26/09/2025

God’s blessings 🧑‍🧑‍🧒‍🧒🤍

Do bëhemi 4 🥹🧑‍🧑‍🧒‍🧒Ndjenja më e bukur në botë🤍 👼🏻⌛️♥️
19/04/2025

Do bëhemi 4 🥹🧑‍🧑‍🧒‍🧒
Ndjenja më e bukur në botë🤍
👼🏻⌛️♥️

👨‍👩‍👧Në fund të fundit, në cilëndo fazë të prindërimit të jemi, secili nga ne ka disa dëshira specifike që fëmija i tij ...
11/03/2025

👨‍👩‍👧Në fund të fundit, në cilëndo fazë të prindërimit të jemi, secili nga ne ka disa dëshira specifike që fëmija i tij t’i arrijë.
👨‍👩‍👧A mjafton të dëshirojmë vetëm lumturinë e tyre? Po vetënjohja ku mbeti? Po empatia? Po sikur lumturia e tyre të cënojë tjetrin? Po respekti ndaj vetes? Po të qënurit me këmbë në tokë? Po paqja dhe qetësia shpirtërore? Po vetëbesimi, po pa e tepruar? Guximi, përballja, të kërkojë çfarë meriton? Sa shumë! ❤️

👨‍👩‍👧Çfarë dëshiron ti që fëmija yt të arrijë?

Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kemi dëshirë të gëzojmë dy nëna duke u ofruar terapi pa pagesë fëmi...
08/10/2024

Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kemi dëshirë të gëzojmë dy nëna duke u ofruar terapi pa pagesë fëmijëve të tyre 🎀

Na kontaktoni në numrin 0698881282 ose në mesazh.

🎀

TEMPUS 4 VJEÇ🤗Në këtë 4- vjetor duam të ndajmë me shumë dashuri disa dhurata për ju.Është shumë e rëndësishme edhe të ja...
23/05/2024

TEMPUS 4 VJEÇ🤗
Në këtë 4- vjetor duam të ndajmë me shumë dashuri disa dhurata për ju.
Është shumë e rëndësishme edhe të japësh përveçse të marrësh! Faleminderit për besimin tuaj përgjatë këtyre 4 viteve 🙏🏽
Ne do të vazhdojmë misionin tonë me shumë pasion dhe përkushtim!
Përzemërsisht, STAFI TEMPUS

*Shënim: Komentoni në postimet e Qendra Tempus ( ) tek dhurata ku ju dëshironi të merni pjesë.
Suksese*

🔆Këshillë për prindërit e rinj dhe rikujtesë edhe për prindërit e tjerë:Asgjë materiale nuk zëvëndëson praninë tënde në ...
30/09/2023

🔆Këshillë për prindërit e rinj dhe rikujtesë edhe për prindërit e tjerë:

Asgjë materiale nuk zëvëndëson praninë tënde në jetën e fëmijës tënd! Mos blini lodra pafund, nëse së pari Nuk bëheni ju “lodra” e fëmijës! Fëmija ka nevojë të argëtohet me prindërit e ky argëtim nuk zëvendësohet me asnjë lojë e aktivitet me lodrat më të bukura e më të shtrenjta qofshin ato!

🔆Ndaj, gjej kohën (aq sa mundesh) të ulesh pranë fëmijës e të bëhesh palë me të që ai/ajo të kuptojë se TI I PËRKET, ashtu siç AI/AJO TË PËRKET TY ❤️

🔆”Një fëmijëri në të cilën fëmija ndihet i rëndësishëm për prindërit e tij, është një faktor kyç që ai të bëhet një i rritur i suksesshëm dhe i përmbushur!”

👩‍👧Mëmësia!E dija që jeta merr kuptim tjetër kur bëhesh prind dhe që ky rol i ri është më i rëndësishmi në jetë! Por çfa...
12/08/2023

👩‍👧Mëmësia!

E dija që jeta merr kuptim tjetër kur bëhesh prind dhe që ky rol i ri është më i rëndësishmi në jetë! Por çfarë nuk dija, ishin dyshimet “A po e bëj mirë këtë? Po atë? Po sikur ta bëja kështu?!” e sa e sa pikëpyetje të tjera! Por, bashkë me mëmësinë, Zoti të jepka dhe një intuitë të jashtëzakonshme të bësh më të mirën e mundshme për krijesën tënde 💕 dhe gjithë energjia që ke, përqëndrohet tek bebi yt!

Çdo gjë tjetër, venitet! Edhe UNI, venitet! E dashuria për beben tënde, veç rritet, dyfishohet, shumëfishohet 💕 Aq sa ti mendon “E si mund ta mbajë zemra gjithë këtë dashuri e të mos shpërthejë?!”

Plot 4 muaj mbushur me dashuri engjëllore, të pastër qelibar! Falë teje Greis 💕

Faleminderit   dhe gjithë miqve të  për këtë eksperiencë unike! “ʙᴇɪɴɢ ʜᴜᴍʙʟᴇᴍᴇᴀɴꜱ ʀᴇᴄᴏɢɴɪᴢɪɴɢᴛʜᴀᴛ ᴡᴇ ᴀʀᴇ ɴᴏᴛ ᴏɴᴇᴀʀᴛʜ ᴛᴏ...
12/07/2023

Faleminderit dhe gjithë miqve të për këtë eksperiencë unike!

“ʙᴇɪɴɢ ʜᴜᴍʙʟᴇ
ᴍᴇᴀɴꜱ ʀᴇᴄᴏɢɴɪᴢɪɴɢ
ᴛʜᴀᴛ ᴡᴇ ᴀʀᴇ ɴᴏᴛ ᴏɴ
ᴇᴀʀᴛʜ ᴛᴏ ꜱᴇᴇ ʜᴏᴡ
ɪᴍᴘᴏʀᴛᴀɴᴛ ᴡᴇ ᴄᴀɴ
ʙᴇᴄᴏᴍᴇ, ʙᴜᴛ ᴛᴏ
ꜱᴇᴇ ʜᴏᴡ ᴍᴜᴄʜ
ᴅɪꜰꜰᴇʀᴇɴᴄᴇ ᴡᴇ ᴄᴀɴ
ᴍᴀᴋᴇ ɪɴ ᴛʜᴇ ʟɪᴠᴇꜱ
ᴏꜰ ᴏᴛʜᴇʀꜱ!” (ɢ.ʜ)
Kam bindjen që po përmirësojmë jetën e shumë njerëzve dhe do të vazhdojmë me tej me këtë mision 🙌🏼☺️

Address

Komuna E Parisit, Sheshi “Jozef San Martin”
Tirana
1001

Telephone

+355698881282

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede Aurora posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Logopede Aurora:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram