Klinika "Fleming" - Obstetrike-Gjinekologji; Laborator; Pediatri

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Klinika "Fleming" - Obstetrike-Gjinekologji; Laborator; Pediatri

Klinika "Fleming" -  Obstetrike-Gjinekologji; Laborator; Pediatri Biopsi
12.DERMATOLOGJI.
13.PEDIATRI.14.KARDIOLOGJI +EKG.15. EKOGRAFI ABDOMINALE ,TIROIDE,TESTEVE .....

KLINIKA "FLEMING" ofron keto sherbime: 1.EKOGRAFI-OBSTETRIKALE 2.EKOGRAFI-GJINEKOLOGJIKE 3.ABORTE (ME ANESTEZI,TABLETA) 4.NDJEKJE SHTATEZENIE 5.PAP-TEST KLINIKA "FLEMING" ofron edhe:

6.EKOGRAFI,VIZITA GJIRI.
7.VIZITA ,TRAJTIME TE SEMUNDJEVE SEKSUALISHT TE TRASMETUESHME (SST) ne femra dhe meshkuj.8.KOLPOSKOPI
8.VIZITA per INFERTILITETIN FEMEROR&MASHKULLOR DHE IVF(IN VITRO FERTILIZATION) ne bashkepunim me mjekun grek PROF.NIKOS PRAPASS(Selanik-Greqi).
9.VENDOSJE te SPIRALES (MIRENA,ME CU...).
10.MJEKIM HPV , KONDILOMA te jashtme&te brendshme, ne femra&meshkuj.
11.LABORATOR qe kryen te gjitha llojet e analizave dhe genetike si:tipizimi HPV ,sindroma Down.

Tradita shqiptare e tantellave behet pjese e koleksionit te Victoria SecretBesoj se dhe ju jeni dakort me faktin se duke...
18/03/2017

Tradita shqiptare e tantellave behet pjese e koleksionit te Victoria Secret
Besoj se dhe ju jeni dakort me faktin se duken me bukur te veshura sesa siper TV :D

Mastiti - Inflamacioni i GjiritMastiti eshte nje inflamacion i indit te gjoksit. . Kur mastiti nga gjidhenia eshte pasoj...
27/02/2016

Mastiti - Inflamacioni i Gjirit
Mastiti eshte nje inflamacion i indit te gjoksit. . Kur mastiti nga gjidhenia eshte pasoje e nje infeksioni, zakonisht shkaktohet nga bakterie. Pjesa me e madhe e mastiteve nga gjidhenia ndodhin gjate 3 muajve te pare postpartum (pas lindjes) , por mund te ndodhe edhe ne periudha te tjera per sa kohe nje femer eshte duke ushqyer me qumesht. Kur mastiti eshte i rende, mund te zhvillohet nje abces (mbledhje materiali te infektuar) ne gjoks.

SIMPTOMAT E MASTITIT NGA GJIDHENIA
- Nje gjendje e pergjithshme si lodhje (eng. Malaise)
- Temperature
- Zona e interesuar eshte e skuqur
- Ngrohje dhe forcim (eng. tenderness) i gjoksit
- Dhimbje gjate gjidhenies

FAKTORE RREZIKU TE MUNDSHME PER TE ZHVILLUAR MASTIT
- Mastit pas nje shtatzanie te meparshme
- Carje e thithkave ose infeksione te zones
- Perdorimi i nje pozicioni te vetem gjate gjidhenies keshtu qe gjoksi nuk zbrazet nga qumeshti
- Shtrengimi i tepert i recipetave qe bllokon leshimin e qumeshtit

TRAJTIMI I MASTITIT
- Vazhdo gjidhenien dhe perdor pozicione te ndryshme gjidhenie
- Zbrazje te vazhdueshme, te plota te gjirit te interesuar
- Vendosja e gjerave te ngrohta mbi te ose larja me uje te ngrohte
- Rritje e sasise se lengjeve qe merren
- Qendrim ne shtrat
- Ilaçe kunder dhimbjeve
- Antibiotike nese pershkruhen nga mjeku
- Drenazh i ndonje abcesi qe formohet

Nese mendoni qe keni mastit, konsultoni mjekun tuaj. Ne shumicen e rasteve, mastiti trajtohet lehtesisht. Te vazhdosh gjidhenien gjate mastitit nuk do te demtoje femijen tuaj.

Mastiti mund te ndodhe edhe ne gra ne moshe te madhe qe nuk jane ne gjidhenie. Ky lloj mastiti merr emrin mastit periduktal. Duktet e qumeshtit prane thithkave inflamohen duke shkaktuar dhimbje te gjoksit. Gjithashtu mund te jete nje mase prane thithkes, terheqje e thithkes ose humbje qumeshti. Duke qene se edhe kanceri i gjoksit mund te jape keto simtpoma, eshte e rendesishme te konsultoni mjekun tuaj nese ndodh ndonje nga keto shenja.

Trajtimi i mastitit periduktal mund te perfshije antibiotike ose nderhyrje kirurgjikale nese mastiti periduktat eshte i rende.

18/02/2016

Sa e rrezikshme eshte anemia ne shtatzani ?

Anemia e lehte nuk e rrit rrezikun per lindje te parakohshme, sepse natyra ka krijuar shume menyra se si ta mbroje foshnjen nga pasojat negative te anemise. Nese e zbuloni me kohe qe jeni anemike dhe filloni me terapine e pershkruar nga mjeku juaj per mungese hekuri, atehere nuk keni nevoje qe te shqetsoheni.
Megjithate, ne disa raste, kur eshte fjala per anemi te rende, mund te kete edhe komplikime:
– Lindje e parakohshme;
– Ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes;
– Perkeqesim i gjendjes ne humbjen e gjakut gjate lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakUt,
– Rrit mundesine per infeksione gjate lindjes.

Si sherohet anemija ne shtatezani?
Nese jeni anemike, atehere mjeku sigurisht do t’ju pershkruaj preparate hekuri, te cilat duhet t’i konsumoni cdo dite.
Hekurin duhet ta merrni me ushqim, sepse ashtu do ta parandalonit mundimin. Mos e konsumoni me qumesht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Me se miri eshte ta konsumoni me ndonje leng portokalli apo leng tjeter me vitamin C.
Gjithashtu, hekurin do te duhej ta merrni ne kombinim me acidin folik.

04/02/2016

DHIMBJET GJATE SHTATZANISE!

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem. Gjithashtu nuk janë si dhimbjet e lindjes së parakohshme ku kontraktimet vijnë në mënyrë të rregullt duke u rritur. Mundohuni të shtrini këmbët duke i ngritur pak dhe shplodhuni. Kur të veni për kontrollin e rradhës tek mjekja juaj tregojini për këto lloj dhimbjesh. Ka dhe një lloj dhimbje që shihet më shpesh në njërin krah si pasoj e nervit shijatik dhe ndihet edhe në këmbë. Edhe kjo dhimbje nuk është e vazhdueshme. Në këto raste mundohuni të shtriheni në anën e kundërt për të penguar shtypjen ndaj këtij nervi. Mundohuni mos të qëndroni për kohë të gjatë në këmbë dhe të mos ngrini pesha të rënda. Mundohuni të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Mund të bëni dhe kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse dhimbjet vijnë duke u rritur konsultohuni me mjekun tuaj.
Duam të bëjmë të ditur se vetëm dhimbjet nuk janë ato që e çojnë mjekun drejt diagnozës. Edhe shqetësimet e tjera që e shoqërojnë janë të nevojshme që të dihen nga ana e mjekut. Gjithashtu mund të ndodh që dhimbja të jetë si pasojë e një problemi tjetër që nuk ka lidhje me shtatzaninë si p.sh problemet me zorrën, gurët në veshka, problem me organet gjenitale ose ndonjë infeksion megjithëse këto zakonisht kanë dhe shenja të tjera.

01/02/2016

Ushqyerja gjatë shtatzënisë

Ushqyerja gjatë shtatzanisë - ushqim i zakonshëm, ushqim i mirë
• Gruaja shtatzanë nuk duhet të ushqehet “sa për dy”. Ushqyerja e gruas shtatzanë nuk është shumë e ndryshme nga ushqyerja e gruas normale edhe pse ajo duhet të mbulojë jo vetëm nevojat ushqyese të nënës, por edhe ato të fëmijës që pritet të lindë si dhe për të siguruar një zhvillim normal të shtatzanisë.
• Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit,apo cilësia e tij është shumë e rëndësishme gjatë shtatzanisë. Nevojat për vitamina dhe kripra minerale, në ndryshim nga nevojat energjitike, dyfishohen duke filluar që nga dita e parë e shtatzanisë. Po kështu shtohet edhe nevoja për proteina. Ndërsa disa produkte si p.sh. peshku, frutat e detit apo mishi duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe.

• Më e zakonshmja dhe më e dëshirueshme është që fëmija që po zhvillohet në barkun e nënës ti marrë ushqimet e përshtatshme nga ushqyerja e nënës. Nëpërmjet aparatit tretës të saj kryhet transportimi i këtyre ushqimeve të marra në qarkullimin e gjakut të nënës dhe kthimi i tyre në përbërës të thjeshtë ushqimorë,në lëndë ndërtimi, të cilat kalojnë tek fetusi nëpërmjet placentës.

• Ushqimi i zakonshëm, balancuar, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm, plotëson si nevojat e nënës ashtu edhe të fëmijës.

• Në përgjithësi, nevojat për kalori nuk rriten deri në fillimin e tremujorit të dytë të shtatzanisë, por nevojat kalorike të gruas shtatzanë varen nga pesha e saj para shtatzanisë, ritmi i saj i shtimit në peshë dhe aktiviteti fizik i saj.



Të mënjanohen rëniet në peshë gjatë shtatzanisë.
Të mënjanohen substancat e dëmshme,si alkooli, duhani, barnat, etj. Gruaja duhet të jetë aktive, por pa kryer sforcime fizike

19/01/2016

SINDROMI PARAMENSTRUAL !

Çfarë është sindromi paramenstrual?
Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.

Nga se shkaktohet ky sindrom?
Një rol të rëndësishëm luajnë hormonet seksuale dhe disekuilibrimi mes tyre si p.sh rritja e estr ogjenit dhe pakësimi i progesteronit. Gjithashtu edhe hormone të tjera si prolaktina, hormoni antidiuretik, hormoni I rritje, hormonet e tiroideve, LH dhe FSH, insulina (shakton uljen e sheqerit në gjak) dhe kortizoli luajnë rol.
Mungesa apo disekuilibrimi I vitaminës A, i magneziumit, zinkut dhe vitaminës B6.
Ataku i panikut, depresioni .
Megjithatë duhet theksuar se ende nuk dihet shkaku i vërtetë.

Cilat janë shqetësimet më të shpeshta?
Prej shqetësimeve psikologjike janë depresioni, nervozizmi, lodhja, humbja e dëshirës seksuale, paniku, ankthi, humbja e përqendrimit, të qarët për një gjë më të vogël, të bërtiturit, urrejtje pa arsye, humbje kujtese, mos pëlqimi i vetvetes etj.
Prej shqetësimeve fizike janë dhimbje koke, edema (enjtje) e duarve apo e fytyrës, fryrje të gjirit dhe rritja e ndjeshmësrisë së tyre, fryrje e barkut, rritje e oreksit, rritja në peshë, akneja, rritja e interesit për disa ushqime të veçanta (p.sh çokollatë apo ëmbëlsira), marrje mendsh (vertigo), rrahje të shpeshta të zemrës , konstipacion (kapsllëku), dhimbje muskujsh etj.
Mos të harrojmë se nuk është e thënë se të gjitha këto shqetësime duhet të gjenden në të njëjtën kohë apo të gjitha tek nje femër.
Gjithashtu nëse këto shqetësime zgjasin gjatë gjithë periudhës së menstruacioneve dhe ju nuk qetësoheni me ardhjen e menstruacioneve duhet ta dini se mund të keni një problem tjetër pasi shumica e grave me fillimin e menstruacioneve qetësohen

Si kurohet sindromi paramenstrual?
Përdorimi I ilaçeve p.sh i ilaçeve kontraceptive (që pengojnë shtatzaninë), ilaçet me progesteron, qetësuesit e ndryshë (analgjezik ) ,ilaçet zbrazës së urinës (diuretik) dhe nëse mjekja ose mjeku juaj e sheh të nevojshëme mund të përdoren edhe antidepresues të lehtë.
Ky problem megjithëse është një problem gjinekologjik përsëri për kurimin e tij mund të konsultoheni edhe me nnje psikolog pasi siç e theksuam shenjt janë mjaft të larmishme dhe u interesojnë shumë fushave të mjekësisë.
Dieta. Një dietë e rregullt dhe e pasur me karbonhidrate .Edhe vitaminat E, B6 dhe 1000gr Ca/ditë (kalçium), selenium janë të dobishme.
Selenium: Vaj luledielli, gjoks p**e, vezë, patate etj.
Kalçium: Qumësht dhe produktet e tij, perimet me gjethe jeshile, sallaturinat, fistiqet, fiku i thatë, frutat e thara etj.
Vitamina B: Fasule, arra, bajame, fistiqe, qiqra etj.
Ushtrime aerobike. Në mënyrë të rregullt 4 herë në javë nga 30 minuta. Bëni një gjumë të rregullt.
Largohuni prej alkolit, duhanit, pijeve me gaz si kokakola dhe kafesë sepse përmbajnë kafein (kujdes kafeina gjendet edhe tek disa qetësues ). Largohuni prej kripës së tepërt dhe ëmbëlsirave të tepërta. Rrisni konsumimin e frutave, perimeve dhe peshkut. Mos e përdorni shumë mishin.
Operacion. Është zgjidhja e fundit që nuk këshilllohet veçse tek ato gra që kanë ankesa të papërballueshme dhe që nuk duan të bëjnë më fëmijë.

SISTEMI RIPRODHUES FEMERORSistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësor...
09/01/2016

SISTEMI RIPRODHUES FEMEROR

Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret.

Klinika  " Fleming" ju uron  te gjitheve Gezuar Krishtlindjet  dhe Vitin e Ri ! Shendet  ,fat, jete e lumturi  paci gjit...
23/12/2015

Klinika " Fleming" ju uron te gjitheve Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ! Shendet ,fat, jete e lumturi paci gjithmone ne familjet tuaja! Kalofshi gezuar mes miqve e familjareve !
Gezuar !

19/12/2015

SHTIMI NE PESHE GJATE SHTATZANISE :

Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:

Pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
Mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
Numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
Gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?

Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.

Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.

Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo fëmijë me rritje të kufizuar.

Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes. Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.

Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë

USHQYERJA GJATE SHTATZANISE :

Ushqyerja gjatë shtatzanisë - ushqim i zakonshëm, ushqim i mirë

• Gruaja shtatzanë nuk duhet të ushqehet “sa për dy”. Ushqyerja e gruas shtatzanë nuk është shumë e ndryshme nga ushqyerja e gruas normale edhe pse ajo duhet të mbulojë jo vetëm nevojat ushqyese të nënës, por edhe ato të fëmijës që pritet të lindë si dhe për të siguruar një zhvillim normal të shtatzanisë.

• Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit,apo cilësia e tij është shumë e
rëndësishme gjatë shtatzanisë. Nevojat për vitamina dhe kripra minerale, në ndryshim nga nevojat energjitike, dyfishohen duke filluar që nga dita e parë e shtatzanisë. Po kështu shtohet edhe nevoja për proteina. Ndërsa disa produkte si p.sh. peshku, frutat e detit apo mishi duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe.

• Më e zakonshmja dhe më e dëshirueshme është që fëmija që po zhvillohet
në barkun e nënës ti marrë ushqimet e përshtatshme nga ushqyerja e nënës. Nëpërmjet aparatit tretës të saj kryhet transportimi i këtyre ushqimeve të marra në qarkullimin e gjakut të nënës dhe kthimi i tyre në përbërës të thjeshtë ushqimorë,në lëndë ndërtimi, të cilat kalojnë tek fetusi nëpërmjet placentës.

• Ushqimi i zakonshëm, balancuar, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm,
plotëson si nevojat e nënës ashtu edhe të fëmijës.

• Në përgjithësi, nevojat për kalori nuk rriten deri në fillimin e tremujorit të dytë
të shtatzanisë, por nevojat kalorike të gruas shtatzanë varen nga pesha e saj para shtatzanisë, ritmi i saj i shtimit në peshë dhe aktiviteti fizik i saj.



Të mënjanohen rëniet në peshë gjatë shtatzanisë.
Të mënjanohen substancat e dëmshme,si alkooli,duhani,barnat,etj.
Gruaja duhet të jetë aktive, por pa kryer sforcime fizike

Menstruacionet normale / jo normale !Shumica e femrave kanë një kohëzgjatje të periodave (mesntruacioneve) nga 4 në 7 di...
10/12/2015

Menstruacionet normale / jo normale !

Shumica e femrave kanë një kohëzgjatje të periodave (mesntruacioneve) nga 4 në 7 ditë. Megjithatë kohëzgjatja normale e menstruacioneve është nga 2 në 8 ditë.
Zakonisht menstruacionet ndodhin në interval 28 ditore. Megjithatë intervali normal nga një cikël menstrual në tjetrin varion nga 21 në 35 ditë.
Kur menstruacionet quhen jo normale?

Menstruacionet quhet jo normale nqs hemorragjia nga mitra ka një nga karakteristikat e mëposhtme:

Perioda që shfaqen më shpesh se 21 ditë (polimenorrea) ose më rrallë se 35 ditë (oligomenorrea).

Vonesë e periodave për më tepër se 3 muaj (për femrat në moshë fertile). Kjo gjendje quhet amenorre.

Fluks menstrual që është më i bollshëm (hipermenorre) ose më i pakët se zakonisht (hipomenorre)

Menstruacione që zgjasin më shumë se 8 ditë (menorragji).

Menstruacione që shoqërohen me dhimbje, krampe, nauze dhe të vjella (dismenorrea).

Hemorragji ose spoting (njolla) që shfaqen midis periodave, pas kontaktit seksual ose në menopauzë,

Cilat janë shkaqet e menstruacioneve jo normale?

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë crregullime të menstruacioneve apo hemorragji uterine jo normale. Këtu përmendim:

Stresi dhe stili i jetesës. Rritja apo rënia e konsiderueshme në peshë, disa lloje dietash, ndryshimet në rutinën e përditshme dhe udhëtimet mund të ndikojnë në ritmicitetin e menstruacioneve duke shkatuar crregullimet e lartpërmendura.

Kontraceptivët oralë. Shumica e kontraceptivëve përmbajnë estrogjenë dhe progesterone. Ka edhe kontraceptivë që përmbajnë vetëm progesterone. Disa femra mund të përjetojnë crregullime menstruale gjatë kohës që janë duke marrë kontraceptivë oralë. Kjo ndodh më shpesh gjatë 6 muajve të para të përdorimit.

Polipet endometriale. Këto janë tumore beninje por që mund të shkaktojnë hemorragji uterine jo normale që mund të variojë nga spoting i lehtë deri në hemorragji menstruale masive.

Miomat (fibroidet). Edhe këto janë tumore beninje (pra jo kanceroze!) të cilat rriten në miometër (murin e mitrës). Miomat zakonisht shkaktojnë metrorragji ose hipermenorre. Më shume crregullime menstruale shkaktojnë miomat që kanë kontakt me kavitetin endometrial (kaviteti i mitrës).

Endometrioza. Endometrioza mund të shkaktojë crregullime menstruale, krampe ose dhimbje para apo gjatë menstruacioneve si edhe gjatë konstaktit seksual.

Sëmundja inflamatore pelvike (SIP) është një sëmundje infective që prek organet seksuale të femrës (mitër, tuba dhe vezore). Ajo mund të shkaktojë dhimbje në fund të barkut, nauze, crregullim menstrual dhe sekrecione me aromë jo normale.

Ovaret polikistike. Në femrat me sindromën e vezoreve polikistike (PCO), vezoret prodhojnë sasi më të larta se norma të androgjenëve. Ky crregullim hormonal pengon ose vonon ovulacionin. Kjo bën që të kemi crregullime menstruale (oligomenorre – menstracionete gjithnje vonojne ose metrorragji – menstruacione të zgjatura ose të crregullta). Vezoret polikistike shoqërohen me obezitet, infertilitet dhe hirsutizëm.

Insuficienca ovariane e parakohëshme – Në këto raste vezoret pushojnë aktivitetin e tyre përpara moshës 40 vjecare. Cikli menstrual ndërpritet duke bërë që femra të hyjë ne menipauzë (megjithëse të parakohëshme). Kjo ndodh tek femrat e trajtuara për kancer (kimioterapia dhe radioterapia) ose tek femrat të cilat thjesht e kanë të trashëguar stopimin e vezoreve para kohe.

Kanceri endometrial (i mitrës).

Kanceri i qafës së mitrës (cervical).

Sëmundje të gjakut (që prekin sistemin e koagulimit)

Sëmundjet e gjendrave endokrine (tiroide, diabet, hipofizw etj)

Aborti

Shtatzania jashtë mitre

10/12/2015

Çfarë është LEEP?

LEEP - procedurë ekscizioni elektrokirurgjikal me ansë per heqjen e qelizave prekancerogjene te qafes se mitres. LEEP kryen heqjen e indit jo normal duke e prerë atë me anë të një anse që mbart rrymë elektrike. Mund të kryhet në rast të Pap Test-i anormal, gjatë një kolposkopie apo edhe kur indikohet biopsia e qafës së mitrës.
Sa efikase është LEEP?

LEEP e kuron problemin (gjendjen prekanceroze) në 90% të rasteve. Në rast se LEEP nuk e kuron problemin, ajo mund të ripërësitet ose të pasohet nga një tjetër procedurë që mjeku gjinekolog do të zgjedhë për trajtimin e mëtejshëm.

Si kryhet LEEP?

LEEP zakonisht zgjat rreth 10 minuta. Mund të kryhet në kushte ambulatore ose në spital. Kërkon vecse anestezi lokale. Pacientja qëndron në pozicion gjinekologjik. Më pas kryhet evidentimi i qafës së mitrës me anë të spekulumit dhe aplikimi i solucioneve të ndryshme (ac acetic apo Lugol) mbi të në mënyrë që zonat me qeliza anormale të duken më qartë. Me anë të ansës, zonat e dyshimta hiqen dhe dërgohen për biopsi e cila do të vërtetojë që procedura ka rezultuar me sukses. Në përfundim të procedurës mund të kryhet edhe koagulimi i vazave për të kontrolluar hemorragjinë (nqs ka).

Në cilën periudhë të ciklit kryhet LEEP?

LEEP kryhet pas mbarimit të menstruacioneve.

Çfarë pritet pas procedurës LEEP?

Mund të jenë të pranishme dhimbje të lehta në formën e krampeve, të cilat mund të kërkojnë përdorimin e paracetamolit apo ibuprofenit.
Mund të ketë sekrecione transparente apo lehtësisht në ngjyrë kafe të errët. Kjo mund të zgjasë 2-4 javë dhe nuk është aspak e rëndësishme.
Në 3-4 javët në vazhdim nuk duhet përdorur tualet intravaginal apo tampone.
Në 3-4 javët në vazhdim duhet shmangur kontakti seksual.
LEEP dhe shtatzania

Zakonisht, gjinekologët e shtyjnë procedurën LEEP deri pas lindjes nqs pacientja është shtatzanë. Kjo shtyrje nuk e vë pacienten në rrezik pasi evolucioni i qelizave prekanceroze të qafës së mitrës në qeliza kanceroze është shumë i ngadaltë.

28/11/2015

KLINIKA FLEMING JU INFORMON :

Cfarë janë vezoret polikistike?

Sindroma e ovareve polikistike (PCOS – Policystic ovarian syndrome), është një sëmundje metabolike që shkakton çrregullim të ciklit menstrual dhe shtim të pilozitetit (qimeve). Kjo sëmundje ndikon në të gjithë trupin pasi shoqërohet edhe me crregullime të metabolizmit e glukozës.

PCOS ka një spektrum shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie flokës, depression, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.

Si mund të dyshohet për PCOS?

Tre shenjat kryesore të sindromës së ovareve polikistike janë:

1-Vonesë dhe/ose çrregullim i ciklit menstrual.

2- Shtim i pilozitetit në trup. Shtimi i pilozitetit vihet re më së shumti në zonën e mjekrës, në kraharor, në majën e gjirit dhe në kërthizë, në pjesët e brendshme të pjesës së sipërme të kofshëve, si edhe në zonën e qafës.

--3- Vihet re rënie e flokëve veçanërisht në zonën e ballit dhe shfaqje e akneve në lëkurë, veçanërisht në zonën e fytyrës, shpinës dhe shpatullave.
Infertilitet. Tek një femër që vuan nga sindroma e ovareve polikistike vihen re probleme me fertilitetin (infertilitet apo arritje me vështirësi e një shtatzanie), aborte të shpeshta, lindje të parakohshme, ose shfaqje e diabetit gjatë shtatzanisë.

Për të diagnostikuar PCOS mund të nevojiten analizat apo ekzaminimet e mëposhtme:

1-Ekografia transvaginale (Kryerja e saj tek një femër që ka një pilozitet të rritur dhe crregullim apo vonesë të ciklit, zbulon lehtësisht ovaret polikistike).

2-Profili hormonal (mund të tregojë prishjen e ekulibrit hormonal)

3-Profil glicemik
Lipidograma (mund të tregojë rritje të kolesterolit)
Androgjenët (mund të jenë të rritura në PCOS)
TRAJTIMI:
Ecuria mund të jetë e tillëT
Si trajtohet Trajtimi i PCOS mund të jetë me medikamente (ilace) ose me kirurgji laparoskopike.

1- Mjekimi me medikamente i PCOS është simptomatik; pra drejtohet ndaj shenjave apo ankesave që shfaq kjo sëmundje. Medikamentet më të përdorura janë:
-Kontraceptiivët oralë – këto indikohen për femrat që duan të rregullojnë ciklin menstrual. Këto kanë edhe efekt të mirë në aknet që shoqërojnë PCOS sepse ulin nivelet e androgjenëve (hormonet që janë të rritura në PCOS). Megjithatë pas ndërprerjes së kontraceptivëve shenjat e PCOS kthehen sërish.
-Progesteroni – Progesteroni i dhënë në mënyrë ciklike përmirëson ciklin menstrual.

Medikamente që ulin rezistencën ndaj insulinës – anti diabetikët oralë si metformina (glycophage) përmirëson nivelet e glukozës, reduktojnë prodhimin e androgjenëve, reduktojnë rënien e flokëve, shkaktojnë rënie në peshë tek obezet pasi përmirëson nivelet e kolesterolit. Kjo bën që edhe ovulacioni të përmirësohet brenda disa muajve.
Medikamentet e fertilitetit – Clomid (clomiphene citrate), Letrozole dhe gonadotropina (FSH, Gonal–F). Këto medikamente të dhëna sipas skemave të caktuara bëjnë të mundur vazhdimin e rritjes folikulare dhe ovulacionin. Në rastet rezistente, Fertilizimi In Vitro është zgjedhja e duhur për të arritur shtatzaninë.
Kirurgjia laparoskopike (Ovarian Drilling) – Laparoskopia është një opsion shumë i mirë për femrat që nuk i përgjigjen terapisë me medikamente dhe që duan arritjen e shtatzanisë në mënyrë natyrale. Gjatë laparoskopisë, “kistet e shumta” shpohen duke bërë kështu që ovulacioni të restaurohet në 70-80% të rasteve.
Ndryshimi i stilit të jetesës – PCOS shoqërohet shumë shpesh me obezitet. Kufizimet në dietë dhe ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar ekuilibrin hormonal. Edhe me rënie 10% të peshës, ovulacioni mund të përmirësohet dukshëm dhe ciklet mund të vijnë në normalitet.

Cilat janë rreziqet që shoqërohen me PCOS?

-Sindroma e ovareve polikistike (PCOS) duhet marrë seriozisht edhe për shkak se mund të krijojë probleme nëse nuk trajtohet për një kohë të gjatë.

1 ) Diabeti tip II. PCOS rrit rrezikun për shfaqjen e diabetit tip II me kalimin e viteve. Ky rrezik rritet më tepër tek femrat mbipeshë. Është rezistenca ndaj insulinës (që takohet në gjysmën e rasteve me PCOS) që rrit mundësinë e shfaqjes se diabetit në të ardhmen. Për këtë arsye përdorimi i ilaçeve si metforminë dhe ilaçeve të tjera që rrisin ndjeshmërinë e insulinës, mund të vonojë ose eliminojë zhvillimin e diabetit.
Rreziku kardio-vaskular. Yndyrnat (kolesteroli etj) në gjak mund të jenë të larta. Nëse pacientet janë mbi peshë dhe kanë prirje ndaj diabetit, ato mund të hasin probleme si: ngushtim të enëve të gjakut (aterosklerozë), rrahje të çrregullta (aritmi), kriza kardiake (angina). Pacienteve u sugjerohet të mos shtojnë peshë, të mbajnë nën kontroll tensionin, sheqerin në gjak dhe të marrë ilaçe për uljen e nivelit të lipideve (kolesterolit).
2 ) Kanceri endometrial. Tek gratë me sindromën e ovareve polikistike, kanceri i mitrës (kanceri endometrial) haset më shpesh për shkak se shtresa e brendshme e mitrës ka mbetur nën ndikimin e estrogjenëve për një kohë të gjatë. Tek femrat në mbipeshë, me diabet, tension të lartë dhe që nuk kanë kaluar asnjë shtatzani është shumë i madh rreziku për të patur kancer të mitrës. Me rregullimin e ciklit menstrual (përmes medikamenteve më lart), mbajtjen nën kontroll të peshës, diabetit dhe hipertensionit është i mundur reduktimi në minimum i rrezikut ndaj kancerit të mitrës.

Address

Rruga: M. SHyri Pas Big Market 200m Ose Rruga Kavajes 100m Mbi Kishen Katolike Tek Tregu Fruta/perime 200m TIRANA
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 19:30
Tuesday 08:30 - 19:30
Wednesday 08:30 - 19:30
Thursday 08:30 - 19:30
Friday 08:30 - 19:30
Saturday 08:30 - 19:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika "Fleming" - Obstetrike-Gjinekologji; Laborator; Pediatri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika "Fleming" - Obstetrike-Gjinekologji; Laborator; Pediatri:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram