02/09/2024
Konopica, bima e shendetit hormonal te grave te cdo moshe
Kujdes,ngaterrohet me Buddleja Davidii ose lilac
Vitex-Agnus, Vitex Agnus Castus...
kush nga ju e ka degjuar, eshte konopica, kjo qe shihni ne foto. Konopica eshte quajtur edhe barishtja e grave, edhe piperi i Murgut. Me sa duket eshte perdorur nga murgjerit per te ulur epshin. Eshte perdorur edhe nga grate per te qendruar te dlira, te pastra, gjate koheve qe burrat kane qene larg. Romakët përdorën një pije të përgatitur nga frutat e bimës për të ulur epshin.
Por dobia kryesore eshte ne rregullimin hormonal qe ben tek grate, pa qene vete nje bime hormonale, por duke e mbeshtetur trupin e gruas, te rregulloje vete prodhimin e brendshem hormonal. Konopica vepron drejtpërsëdrejti në gjëndrat hipotalamus dhe hipofizë qe i japin komanda vezoreve.
Eshte një nga bimët me te mira për dhimbje menstruale dhe per te hequr aknet.
Bima ben qe te rritet hormoni luteinizues tek grate, modulon prolaktinen dhe ndihmon në ndalimin e lirimit të hormonit stimulues të folikulit, ndihmon në balancimin e raportit të progesteronit me estrogjenin, duke ngritur pak nivelet e progesteronit. Ne kete menyre, konopica rregullon ciklin menstrual te grave, largon shqetesimet qe vijne nga disbalanca hormonale si dhe e pergatit trupin e gruas per te qene e gatshme per nje shtazeni te suksesshme. Konopica korrigjon infertilitetin. Vitex-Agnus Castus apo konopica ka treguar të përmirësojë fertilitetin, veçanërisht për gratë me defekte të fazës luteale, sepse vezoret e tyre nuk lëshojnë progesteron mjaftueshëm.
Konopica ben qe trupi te rrite prodhimin e progesteronit. Gjithashtu konopica ka ndihmuar edhe grate qe kane nje tjeter hormon te larte ne gjak, prolaktinën. Edhe kete sipas studimeve, konopica zakonisht e ka normalizuar brenda 3 e deri 6 muajve.
Por vitex nuk është vetëm për gratë me probleme hormonale. Kohët e fundit është treguar se shfaq aktivitet antitumor në linjat e ndryshme të qelizave të kancerit. Në Kinë, vitex agnus është edhe një ilaç popullor për trajtimin e kancerit.
Fibroidet e mitrës janë tumore jo kanceroze brenda mureve të mitrës dhe menyra me e mire per t'i parandaluar dhe zhukur eshte ruajtje e balances hormonale. Pikerisht kete ben konopica.
Konopica trajton endometriozen, një trashje e mureve te mitres me dhimbje, indet e mitres rriten pertej saj, jashtë saj, marrin vezoret, zorrët ose indet që mbështesin legenin. Askush nuk është i sigurt për shkakun e saktë të endometriozës, por nder faktorët eshte crregullimi hormonal ne fokus. Për të trajtuar endometriozën, konopica duhet te merret per kohe te gjata nga 1 vit deri ne 1 vit e gjysme.
Nuk e kane quajtur kot bimen e grave. Ajo i merr me radhe problemet e tyre. Trajton amenorrhene mes te tjerave. Ky eshte rasti i grave, qe ndersa jane ne moshë riprodhuese, zgjohen nje dite jo te bukur, me ndërprerje te menjëhershme të ciklit menstrual. Amenorrea mund të vije nga dobesia e madhe fizike, mund te vije nga kequshqyerja, nga stresi i forte, nga mungesa e vitamines D e nevojshme ne berjen e hormoneve e mund te kete edhe shkaqe te tjera. Por nje nga me tipiket eshte shumë prolaktinë në gjak (gje qe e percakton analiza) dhe kjo shkakton mangësi të estrogjenit. Konopica ketu mund te beje nje mrekulli nga ato qe mbajne firmen e natyres, duke moduluar te tera hormonet.
Konopica nuk eshte vetem mikesha e grave te reja, eshte edhe e mesgrave. Ajo zvogëlon simptomat e menopauzës. Një studim i vitit 2007 në Endokrinologjine Gjinekologjike zbuloi se një shtesë bimore që përmbante konopice jepte lehtësim të madh nga afshet e nxehta dhe shqetësimet e gjumit tek gratë para dhe postmenopauzës. Plot studime kane provuar se ajo redukton simptomat mesatare e te renda të menopauzës.
Trajton prostaten e zgjeruar
Kjo bime vitet e fundit eshte zbuluar per te tjera aspekte perfituese, kete radhe per shendetin e burrave sic eshte hiperplazia e mirë prostatike, një zgjerim i prostatës i lidhur me moshën, që mund të shkaktojë vështirësi në urinim. Një studim i vitit 2005 i kryer nga Instituti i Biologjisë Farmaceutike në Universitetin e Bazelit në Zvicër tregoi se ekstraktet e frutave Vitex agnus-castus mund të jenë të dobishme për parandalimin dhe trajtimin jo vetëm të prostatës të zgjeruar, por edhe të kancerit të prostatës. Të dhënat treguan se vitex përmban përbërës që pengojnë përhapjen dhe vrasin qelizat e kancerit të prostatës.
Kujdes, se mos e ngaterroni me bimen tjeter, lilacin, se me lilac ka mbushur lagjet Bashkia e Tiranes.
Dergoni nje mesazh tek numri i 0696758813
0696061613 .
Te merrni frutat e bimes ne origjinal, qe jane me efikase sesa kapsulat e kesaj bime.