Qendra Shëndetësore ABC

Qendra Shëndetësore ABC Kujdesi më i mirë shëndetësor për të gjithë familjen!

Konsulta mjekesore, ekzaminime fizike, konsultore shtatezanie dhe femijesh, EKG, anaiza mjekesore laboratorike, procedura mikrokirurgjikale, si dhe sherbime te tjera paresore nga mjeke te huaj dhe shqiptare te specializuar ne Mjekesine e Familjes.

12/01/2026

Në këtë video, infermierja jonë Enxhi Shkurti na informon mbi rëndësinë e vaksinimit dhe rolin kyç që ai ka në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

Në Klinikën ABC, besojmë se informacioni i saktë dhe kujdesi i vazhdueshëm janë baza e një shëndeti të mirë.
Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm të jetë pranë pacientëve, t’i këshillojë dhe t’i mbështesë në çdo hap, në çdo moment.

🤍 Shëndeti juaj është prioriteti ynë.
📍 Klinika ABC – gjithmonë pranë jush.

24/12/2025

Krishtlindja është më shumë se një festë.....është lindja e shpresës, e dashurisë dhe e dritës që nuk shuhet kurrë.
Për ne në Klinikën ABC, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, sepse na rikujton misionin tonë më të madh:
të shërbejmë me përkushtim, dhembshuri dhe respekt për jetën njerëzore sipas modelit të Krishtit.

Në këtë festë të shenjtë, ne lutemi që paqja, shëndeti dhe bekimi i Zotit të jenë në çdo familje, në çdo shtëpi dhe në çdo zemër.
Le të jetë kjo Krishtlindje një kujtesë se shërimi nuk fillon vetëm me mjekësi, por edhe me dashuri, besim dhe shpresë.

Isaia 9:6
Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e Tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.

Klinika ABC
Në shërbim të jetës, me zemër dhe besim.

Gëzuar Festën e Çlirimit nga Klinika Shëndetësore ABC!Sot nderojmë ata që sollën lirinë dhe hapën rrugën e një Shqipërie...
29/11/2025

Gëzuar Festën e Çlirimit nga Klinika Shëndetësore ABC!

Sot nderojmë ata që sollën lirinë dhe hapën rrugën e një Shqipërie më të fortë.
Mirënjohje për çdo sakrificë që na dha 29 Nëntorin.

Gëzuar 28 Nëntorin nga Klinika Shëndetësore ABC!Në këtë datë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, ne festojmë me krenar...
27/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin nga Klinika Shëndetësore ABC!

Në këtë datë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, ne festojmë me krenari dhe vazhdojmë misionin tonë për t’u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien e çdo shqipëtari!
❤️🖤🦅

Klinika Shëndetësore ABC ju fton të merrni pjesë në një aktivitet që zhvillohet në formën e dy trajnimeve të ndara, të c...
27/11/2025

Klinika Shëndetësore ABC ju fton të merrni pjesë në një aktivitet që zhvillohet në formën e dy trajnimeve të ndara, të cilat realizohen njëri pas tjetrit dhe që fokusohen në temat më të rëndësishme të zhvillimit të hershëm të fëmijëve.

TRAJNIMI I
📌 Ndikimi i teknologjisë në zhvillimin psikomotor tek fëmijët

TRAJNIMI II
📌 Konsultori i nënës dhe fëmijës

Trajnimi do të udhëhiqet nga Dr. Eneida Toska, profesioniste me eksperiencë të gjerë në shëndetin e fëmijëve dhe mbështetjen e prindërve në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.
Dr. Eneida njihet për qasjen e saj të kujdesshme, të bazuar në evidenca shkencore, si dhe për aftësinë për t’i shpjeguar konceptet komplekse në mënyrë të qartë dhe praktike, duke e bërë çdo trajnim të saj të vlefshëm si për profesionistët, ashtu edhe për prindërit.

📅 E enjte, 04 Dhjetor 2025
⏰ 14:00–18:00
📍 Christian Center, Rruga Karl Gega, Tiranë

Të dy aktivitetet janë në proces akreditimi nga ASCK dhe secili vlerësohet me 2 kredite (4 kredite në total).

Pagesa: 1,000 Lek për trajnim/për person
(Realizohet në cash ose në bankë)

⚠️ Vendet janë të limituara. Rezervimi bëhet vetëm përmes Google Form.
Linku gjendet në BIO.

24/11/2025

Dr. Ledia Qatipi, mjeke familjeje në Kliniken ABC, na kujton sa i rëndësishëm është zbulimi i hershëm, matja e rregullt e tensionit dhe kontrolli periodik.

Shëndeti nuk pret. Kujdesi i sotëm parandalon komplikacione nesër.
📍 Vizitoni Klinikën ABC për një konsultë të sigurt, të shpejtë dhe profesionale.

15/11/2025

Në Klinikën ABC, shëndeti i fëmijëve është prioritet absolut.

Me profesionalizmin e Dr. Monika Stamo, ofrojmë monitorim të specializuar të zhvillimit pediatrik dhe diagnostikim të hershëm të patologjive kongjenitale të artikulacionit koksofemoral.

Në ABC, bashkojmë ekspertizën me kujdesin e dedikuar, për rritje të sigurt dhe të shëndetshme.

11/11/2025

Zhvillimi i të folurit është një proces që kërkon vëmendje dhe kohë.
Nëse fëmija juaj nuk po ndjek ritmin e pritshëm të të folurit, është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e një specialisti.

Logopedja jonë, Greta Hoxha shpjegon kur prindërit duhet të shqetësohen dhe si ndërhyrja e hershme mund të bëjë ndryshimin në zhvillimin e komunikimit të fëmijës.

Në klinikën ABC, logopedia nuk është thjesht një shërbim, por është një proces bashkëpunimi dhe kujdesi, për të ndihmuar çdo fëmijë të shprehë botën e tij me fjalë.

Fjalët fillojnë nga ABC!Çdo fëmijë ka ritmin e vet, por zhvillimi i të folurit dhe komunikimit nuk duhet lënë në dorë të...
05/11/2025

Fjalët fillojnë nga ABC!

Çdo fëmijë ka ritmin e vet, por zhvillimi i të folurit dhe komunikimit nuk duhet lënë në dorë të rastit.

Në këto postime do të gjeni:
Çfarë duhet të dijë fëmija sipas moshës (3, 4, 5–6 vjeç)
Shenjat që NUK duhen injoruar
Si ta kuptoni kur është koha për logoped

Në Klinikën Shëndetësore ABC, logopedia nuk është thjesht terapi, është mbështetje, zhvillim, siguri dhe mision zemre për çdo fëmijë që ka nevojë të dëgjohet.

Ne jemi këtu për t’i dhënë fjalë atyre që ende s’i kanë thënë.

Mos harroni: Nuk ka "vonesë", por fëmijë që kërkojnë më shumë mbështjetje!

05/11/2025

Logopedia është më shumë se fjalë. Është zëri i zhvillimit.
Në Klinikën ABC, ne ndihmojmë fëmijët të flasin më qartë, të kuptojnë më mirë, të lidhen më lehtë me botën dhe të rriten me vetëbesim.

Çdo fëmijë ka një zë të veçantë. Ne jemi këtu për ta bërë atë të dëgjohet ➜ me profesionalizëm, dashuri dhe përkushtim.

Logopedia jonë në klinikën shëndetësore ABC, thotë se "Nuk ka "vonesë" por ka fëmijë që duan më shumë mbështjetje. ABC H...
05/11/2025

Logopedia jonë në klinikën shëndetësore ABC, thotë se "Nuk ka "vonesë" por ka fëmijë që duan më shumë mbështjetje.

ABC Health, gjithmonë pranë jush!

Address

Rruga Qemal Stafa 260
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 13:00

Telephone

+355694096078

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Shëndetësore ABC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Shëndetësore ABC:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram