17/04/2026
Gurët në veshka janë kristale në traktin urinar që mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Shpesh janë pa simptoma, por kur lëvizin ose bllokojnë urinën shkaktojnë:
Dhimbje të forta në shpinë, anësore ose bark
Urinim të shpeshtë ose me dhimbje
Gjak në urinë
Të përziera, të vjella, ethe
Ekografia është metodë e sigurt dhe pa dhimbje që zbulon gurët, madhësinë dhe vendndodhjen e tyre, si edhe bllokimet e mundshme.
Nëse ke simptoma, një ekografi e thjeshtë ndihmon në diagnozë dhe parandalon komplikacionet.