
08/12/2024
📍Artroza e artikulacionit kokso-femoral është një sëmundje degjenerative e cila futet në grupin e osteoartrozave.
Kokso-artroza prek kërcin artikular të artikulacionit kokso-femoral dhe ka një evolucion të ngadaltë.
🔍 Shkaqet:
🔸️Plakja natyrore e artikulacioneve
🔸️Mosha mbi 40 vjeç
🔸️Traumat dhe mikrotraumat e përsëritura
🔸️Mbipesha
🔸️Faktorët trashëgues
🔸️Çrregullimet lokale të artikulacionit kokso-femoral si: nekroza avaskulare e kokës femorale, displazia e këtij artikulacioni, luksacionet, subluksacionet, etj.
⚠️ Simptomat:
🔹️Dhimbje gjatë ecjes është simptoma kryesore në koksartrozë.
🔹️Kufizim të lëvizjeve në artikulacionin kokso-femoral. Kjo vjen si rezultat i degjenerimit të kërcit artikular dhe zvogëlimit të hapësirës artikulare.
🔹️Kontraktura muskulare. Duke qëndruar në pozicione që parandalojnë dhimbjet ato zhvillojnë kontraktura muskulore.
☢ Shenjat radiologjike:
🔸️zvogëlim të hapësirës artikulare
🔸️shtypje te kockës subkondrale
🔸️osteofite dhe geode
✅ Trajtimi:
🔹️Anti-inflamatorët josteroidë dhe analgjezikë
🔹️Terapi fizike (Rekomandohen ushtrimet fizike por pa ngarkesë, noti si dhe biçikleta pasi ruajnë lëvizshmërinë dhe trofizimin e muskujve)
🔹️Sportet me sforcimet e mëdha fizike duhen evituar sepse përshpejtojnë proceset degjenerative.
🔹️Në fazat e rënda bëhet ndërhyrje kirurgjikale e cila konsiston në vendosjen e një proteze në këtë artikulacion.
👨⚕️Dr.Ervin JONUZI, mjek ortoped dhe traumatolog, pret në Klinikën BIOMED të gjithë pacientët që vuajnë nga ky problem.
☎️ Rezervoni takimin tuaj në:+355 69 28 53 800 ose +355 69 832 8588
🏨Klinika BIOMED ndodhet ne rrugën Dritan Hoxha, pallatet Hawaii, Tiranë.
🥇Klinka BIOMED kujdeset për shëndetin tuaj