Klinika Vera-Virhov-Dr. Genta Dedej/dr.Edi Tushe

Klinika Vera-Virhov-Dr. Genta Dedej/dr.Edi Tushe Ju lutemi na merrni ne telefon per sherbimet tona. Nuk i lexojme mesazhet per shkak te ngarkeses.🙏

Laborator i analizave mjekesore- dr.Genta Dedej
Klinike pediatrike- dr. Edi Tushe
Klinike Infektive- antiCovid19- dr. Genti Stroni
Angiologji-dr. Genti Caco
Ekografi te ndryshme
Obstetrike-gjinekologji, ndjekje shtatzanie- dr. Arjan Aliko
Kardiologji
Asistence infermieristike per te semuret me Covid dhe te semure te tjere
Alergologji
Dermatologji
Etj

11/04/2026

Ne Kliniken tone ofrohen dhe realizohen cdo dite analiza laboratorike per te gjitha moshat.
-Biokimike
-Hormonale
-Imunologjike
-Mikrobiologjike
-Gjenetike
Etj.
Ne ofrojme : Cilesi, kujdes maksimal, pergjegjesi te larte profesionale, seriozitet ne kryerjen e analizave, keshillim te pacienteve para marrjes se mostres dhe deri ne dorezimin e rezultatit.
Laboratori Virhov ka eksperience me shume se 20 vjecare ne kryerjen e analizave.
Jeni te mirepritur!
tel.0686064320

07/03/2026

Kur bukuria takon inteligjencën dhe shkenca gjen zërin e saj… lindin platforma si kjo.
Faleminderit Freskida Miloti që i jep hapësirë mendimit shkencor dhe artikujve mjekësorë që bëjnë diferencë.
——PERIMENOPAUZA: DIAGNOZA E HERSHME DHE ROLI I MONITORIMIT LABORATORIK

Në numrin më të ri të revistës shkencore mjekësore DIAGNOZË (Vol. 2, Nr. 3 | 12/2025) publikohet artikulli i radhës nga Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinika Vera - Virhov.

Menopauza është një fazë fiziologjike e pashmangshme në jetën e çdo gruaje, e karakterizuar nga ndërprerja e funksionit ovarial dhe rënia progresive e estrogjenit dhe progesteronit. Këto ndryshime ndikojnë jo vetëm në sistemin riprodhues, por edhe në:
▪️ sistemin neuroendokrin
▪️ shëndetin kardiovaskular
▪️ sistemin osteomuskular
▪️ balancën psiko-emocionale

Artikulli trajton:
- Sfidat diagnostike të periudhës së perimenopauzës;
- Rëndësinë e monitorimit laboratorik në diagnozën e hershme;
- Rolin dhe debatet mbi terapinë hormonale zëvendësuese (HRT);
- Realitetin e përdorimit të HRT në Shqipëri.

Një qasje shkencore, e strukturuar dhe e bazuar në evidencë, për një temë që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe cilësinë e jetës së grave.

Revista Shkencore Mjekësore DIAGNOZË
VOL. 2 | NR. 3 | 12/2025
PRINT ISSN: 3104-4476
ONLINE ISSN: 3104-4484

Botuar nga MSc. Freskida Miloti.

Risi në shërbimet e klinikës:
Nën drejtimin e Dr. Genta Dedej, është zhvilluar edhe Qendra e Këshillimit të Grave, e fokusuar në:
- edukimin shëndetësor,
- monitorimin laboratorik,
- mbështetjen fizike dhe emocionale,
- menaxhimin e periudhës së perimenopauzës dhe menopauzës.

Qendra synon të ndihmojë gratë të jetojnë këtë fazë të jetës me shëndet, vetëdije dhe cilësi më të mirë jete.

📞 Kontaktoni:
068 20 31 903
068 60 64 320
04 222 6441

Klinika Vera-Virhov-Dr. Genta Dedej/dr.Edi Tushe

Nje interviste shume e kendshme e dr. Genta Dedej me Edi Manushin ne TopChanel
24/02/2026

Nje interviste shume e kendshme e dr. Genta Dedej me Edi Manushin ne TopChanel

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë ven...

15/02/2026
15/02/2026
15/02/2026

🎙️ Një takim që frymëzon. Një bisedë që lë gjurmë.

Sot në Klinika Vera–VIRHOV pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të veçantë me moderatorin simpatik Edi Manushi — jo vetëm si mjeke, por edhe si një grua që beson fort tek ëndrrat dhe rrugëtimet që na formojnë.

Folëm mbi pasionin për mjekësinë, sfidat, suksesin, humanizmin dhe misionin për të ndryshuar jetë çdo ditë. Sepse mjekësia nuk është vetëm profesion — është thirrje.

🤍 Faleminderit për energjinë pozitive dhe respektin për punën tonë.

📍 Klinika Vera–VIRHOV – aty ku profesionalizmi takon humanizmin çdo ditë.

Address

Rruga Islam Alla
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Vera-Virhov-Dr. Genta Dedej/dr.Edi Tushe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Vera-Virhov-Dr. Genta Dedej/dr.Edi Tushe:

Share

Category

Dr.Edi Tushe, Dr.Genta Dedej

Klinike Pediatrike,Laborator Mjekesor, Ekografi te ndryshme , Obstetrike-Gjinekologji, Ndjekje Shtatzanie,Kardiologji,Ekg,Konsulta Dermatologjike,Alergjie, Asistence Infermieristike.

Dashuria, perkushtimi, pergatitja e vazhdueshme profesionale dhe aplikimi i metodave moderne laboratorike, eshte menyra jone e perfaqesimit ne profesionin tone.

Klinika jone eshte nje qender diagnostike e Diagnozes Mjekesore Laboratorike ne sherbim te pacienteve dhe mjekeve kliniciste.Laboratori Mjekesor Virhov lindi dhe u zhvillua ne hapat e pare, nen kujdesin profesional te mjekes Genta Dedej, e cila ne bashkepunim me nje grup profesionistesh, vendosen te konkretizonin kete eksperience te perfituar nder vite, dhe tjua ofronin ate pacienteve dhe kolegeve.Objektivi i laboratorit eshte qe te vere ne dispozicion te cdo mjeku, kompetence profesionale dhe efikasitet ne diagnoze, duke mos harruar aspektin me te rendesishem- “Qenia njerezore , eshte ajo qe shfaqet pas cdo mostre biologjike te egzaminuar”.

Dr.Edi Tushe, neonatologu dhe pediatri i mirenjohur ne fushen e tij, jo vetem per ekspertizen e tij profesionale, por edhe faktin qe ka themeluar sektorin neonatologjik ne Shqiperi. Pedagogu i dashur per koleget dhe studentet e tij,dhe mjeku i dashur per femijet, shembulli me i mire per kujdesjen dhe qetesine e duhur per nenat e reja. Dr.Edi Tushe drejton sherbimin pediatrik ne Klinika Vera-Virhov.