Dr. Lida Shosha

Dr. Lida Shosha General Surgery
Colon Rectal Surgery
Proctology Surgery
Trauma Surgery

LS.HUMANITYShosha Medical Clinic■Klinika jonë, tashmë e pajisur me shërbimin e plotë endoskopik të traktit digjestiv, u ...
02/12/2025

LS.HUMANITY
Shosha Medical Clinic

■Klinika jonë, tashmë e pajisur me shërbimin e plotë endoskopik të traktit digjestiv, u ofron pacientëve kujdes të specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e saktë dhe bashkohor të shqetësimeve dhe sëmundjeve të zorrës së trashë.
●Jeni mbi 45vjeç?
👉Bëni kolonoskopinë, për të vleresuar shëndetin e zorrës, parandalimi eshte strategjia më e mire për shëndetin tuaj.

Dr.Lida Shosha.

26/11/2025

Klinika 'LS Humanity'
Shosha Medical Clinic.

Ju vjen në ndihmë jo vetëm me:
●konsultime te gjithë spektrit te patologjive digjestive , në mënyre specifike të zorrës së trashë,
●por tashmë e pajisur me shërbimin e plotë endoskopik të traktit digjestiv, (gastrooskopi, kolonoskopi, videoanoskopi) u ofron pacientëve kujdes shumë më të specializuar për diagnostikimin e saktë dhe trajtimin bashkohor të sëmundjeve të zorrës së trashë.
🙌Besojini shëndetin tuaj duarve te profesionistëve.

Adresa:Në krah të Gjykates Administrative, Tiranë

Për rezervime, telefononi;
Mob; +355 6920770

Ju mirëpresim!.

Shpesh më pyesin pacientët.Doktoresha, kur duhet të bëj kolonoskopinë?■Kolonoskopia, apo egzaminimi endoskopik i zorres,...
21/11/2025

Shpesh më pyesin pacientët.
Doktoresha, kur duhet të bëj kolonoskopinë?
■Kolonoskopia, apo egzaminimi endoskopik i zorres, duhet të bëhet në këto raste:

●Kontroll rutinë (screening):
-Pas moshës 45 vjeç, çdo 10 vjet, për persona pa rrezik të shtuar.
- Më herët (nga mosha 40) nëse ka histori familjare me kancer kolorektal.

●Simptoma të dyshimta:
- Gjak në feçe apo hemoragji e paster,me koagula, ose e erret.
- Ndryshime në zakonet e jashtëqitjes (diarre, kapsllëk)
- Dhimbje barku, dhimbje a***e
- Humbje peshe pa shkak
- Anemi e paqartë

●Sëmundje inflamatore të zorrës:
- Koliti ulçeroz ose sëmundja Crohn(për monitorim të situatës)

●Pas zbulimit të polipeve:
- Sipas tipit dhe numrit të polipeve, përsëritet çdo 3–5 vjet.

●Pas trajtimit të kancerit kolorektal:
- Kontrolli i rishfaqjes (zakonisht pas 1 viti, më pas sipas rekomandimeve).
Gjithmonë, ky egzaminim bëhet me rekomandim mjekësor.

💦Për çdo problem të zorrës së trashë, drejtohuni Klinkës Koloproktologjike.

Rezervoni konsultën:
Cel: 📞 ☎️ 0692077045

■A dëmton Diabeti, pjesën fundore të zorrës së trashë? ●Shpesh më vijnë pacientë diabetikë  prej vitesh, me probleme të ...
08/10/2025

■A dëmton Diabeti, pjesën fundore të zorrës së trashë?
●Shpesh më vijnë pacientë diabetikë prej vitesh, me probleme të moskontrollimit të feçes, apo ujit të trashe. ●Neuropatia diabetike që prek nervin pudendal ndikon ndjeshëm në funksionin e sfinkterit a**l. Ky nerv kontrollon muskujt që mbyllin anusin dhe ndihmon në ndjesinë e zorres kur ajo kërkon të zbrazet.
●Çfarë ndodh nëse ky nerv dëmtohet:
- Tonusit i sfinkterit ulet→për pasojë muskujt humbin forcën për të mbajtur mbyllur anusin.
- Ndjesia a**lë pakësohet→që nënkupton, pacienti nuk ndjen kur ka nevojë për defekim, ose ndotet në të mbathura.
- Shfaqet inkontinenca a***e → rrjedhje, apo dalje jashtë vullnetit e feçes, apo ujit të trashë, që është situata më e rëndë dhe dëmton pacientin si në aspektin psikollogjik por dhe në qualitetin e jetës në vazhdimësi dhe izolimin e tyre nga ambjenti dhe shoqëria.
●Si ta parandalojmë:
1. Këta pacientë duhet të mbajnë një kontroll rigoroz të diabetit – për të ndalur progresin e neuropatisë.
2. Fizioterapi pelvike ndihmon– për të forcuar muskujt e legenit dhe sfinkterët a**lë.
3. Biofeedbacku –është terapi jo-invazive që ndihmon pacientët të rikthejnë kontrollin mbi muskujt e legenit dhe sfinkterin a**l, duke përdorur pajisje që matin dhe tregojnë në kohë reale aktivitetin e muskujve.
Si funksionon:
- Një sensor i vogël, vendoset në zonën a***e ose rektale, për të matur forcën, koordinimin dhe kontraktimet e muskujve. Pacienti sheh në një ekran sesi po kontrakton muskujt dhe mëson si t’i forcojë dhe kontrollojë ato në mënyrë të qëllimshme.
Përdoret për:
- Inkontinencë a***e
- Konstipacion kronik
- Çrregullime të sfinkterit a**l
Me anë të biofeedback-ut, pacientët ushtrohen në mënyrë të drejtuar, duke rikuperuar deri diku, kontrollin muskulor dhe përmirësuar pak cilësinë e jetës.
4. Medikamente për të trajtuar diarretë apo /konstipacionin, dhe normalizuar defekimin .
5. Në raste të avancuara, mund të ndihmojë SNS(stimulimi nervor sakral).
6. Menaxhim dietetik, apo i mënyrës së ushqyerjes– për të mbajtur feçen në konsistencë normale.
7.Sfinkteri artificial a**l (Artificial Bowel Sphincter), përdoret në raste shumë të rënda dhe është ndërhyrje më komplekse.
8.Kolostomia permanente është zgjidhje e fundit, kur asnjë trajtim tjetër nuk jep rezultat dhe inkontinenca a***e është e rëndë
■Neuropatia diabetike pudendale dhe inkontinenca a***e kanë një ndikim të thellë negativ në cilësinë e jetës së pacientëve, sidomos kur bashkëjetojnë me familjarë të tjerë.
□Pacientët ndiejnë turp dhe ndrojtje sociale dhe shmangin daljet apo takimet.
□Izolim emocional, pasi ul vetëbesimin dhe rrit ndjenjat e vetmisë apo depresionit.
□Krijon një gjendje të stresit kronik dhe ankth. Kujdesi i vazhdueshëm për higjienën dhe frika nga moskontrolli i zbrazjes sjell lodhje mendore.
□Ndikon në aktivitetet ditore dhe aktivitetet fizike, puna apo udhëtimet bëhen të vështira.
□Dëmton jetë seksuale të pacientëve, për shkak të mosfunksionimit të nervit pudendal dhe pasigurisë me trupin.
●Është një gjendje që duhet trajtuar seriozisht – jo vetëm si problem fizik, por si sfidë psikologjike dhe sociale.
Në përgjithësi këta janë kategoria më e diskriminuar e pacientëve , qoftë për arsye te alternativave të limituara të trajtimit , qoftë dhe për faktin që adresohen në faza të avanvcuara për ndihmë tek mjeku, sikunder dhe për ekspertizën jokoherente për të diagnostikuar në kohë këto problematika nga resurse të limituara profesionistësh mjekësorë të fushës.
■Konsultimi me një grup mjekësh ku përfshihen kirurgu koloproktolog, neurologu, endokrinologu, fizioterapisti, është thelbësor për të përcaktuar ndërhyrjen më të përshtatshme.
●Parandalimi fillon sidomos me menaxhimin sa më të mirë të mundshëm të diabetit së pari, si dhe me zbulimin e hershëm të dëmtimit nervor sikundër trajtimit të integruar multidisiplinar.

Dr.Sc Lida Shosha
LS.Humanity
Shosha Medical Clinic

18/08/2025

Irigografia, ose grafia me kontrast e barkut, indikacionet dhe benifitet sidomos në paciente që ankojnë dhimbje barku, vështirësi në zbrazjen e zorres, kapsllëk, apo fryrje barku.
💦Për çdo problem të zorrës së trashë, drejtohuni Klinkës Koloproktologjike.
LS.Humanity
Shosha Medical Clinic

Rezervoni konsultën:
Cel: 📞 ☎️ 0692077045

17/06/2025

■Kategorite e pacientëve që vuajnë nga probleme te zorrës së trashë dhe duhet të evitojne plazhin dhe ekspozimin në temperaturat përvëluese te verës.
■Pacientët me probleme a***e që duhet të evitojnë plazhin janë zakonisht pacientet:👇
● qe janë në trajtim me kemio- radioterapi për tumore te zorrës së trashë, dhe imunitet të kompromentuar.
●Pacientet me fistula a***e aktive, me rjedhje qelbi – rrezikohen te komplikohen nga infeksioni nga uji i ndotur.
● Pacientet me abcese a***e, lagështia dhe rëra mund të përkeqësojnë inflamacionin.
●Hemorroidet e inflamuara ose të gjakosura – uji i kripur dhe nxehtësia mund të shkaktojnë djegie apo acarim.
●Pacientët me fissura a***e apo çarje të zorrës, me dhimbje a***e të forta, – noti dhe qëndrimi ulur në rërë mund të rrisin intensitetin e dhimbjes , vonojnë shërimin,nxisin infeksionin a**l..
●Pas ndërhyrjeve kirurgjikale anorektale – duhet shmangur plazhi, për të parandaluar infeksione,hemorgji, ose komplikacione te mundshme, deri në momentin qe kirurgu konfirmon shërimin e plagëve a***e.

Për pacientë me probleme të tjera, konsultohuni me mjekun,nëse plazhi mund të jetë i lejueshëm, me kujdes më të shtuar për higjienën.

💦Për më shumë info:
●Kontaktoni:
●0692077045
"Humanity Shosha Medical Clinic"
👉Pranë Gjykstes Administrative, Tiranë.

💙Marsi- muaji sensibilizimi kunder tumorit kolorektal.●Tumori i zorrës së trashë është i dyti për nga   vdekshmeria nga ...
04/03/2025

💙Marsi- muaji sensibilizimi kunder tumorit kolorektal.
●Tumori i zorrës së trashë është i dyti për nga vdekshmeria nga tumoret që prekin njerezit, kur statistikisht llogariten të dy gjinitë bashkë, burra e gra, si dhe ndër tumoret e rezikshem per jeten.

💦Je 45 vjec e siper?
👉 .
Kolonoskopia është pashaporta e shëndetit të sigurtë të zorrës së trashë.










Ecim së bashku për një jetë sa më të shëndetshme e pa dhimbje🙏!
Rezervoni konsulten në nr e mëposhtëm:
Mob: 0692077045

Stop bullizmit, edukoni fëmijët tuaj, mos të bëhen vrasës e të shkatërrojnë jetën e femijëve  e familjeve të tjera.
28/02/2025

Stop bullizmit, edukoni fëmijët tuaj, mos të bëhen vrasës e të shkatërrojnë jetën e femijëve e familjeve të tjera.

25/09/2024

"Huge epigastric hernia"

Klinika 'LS Humanity'
Shosha Medical Clinic.

Ju vjen në ndihmë me konsultime te gjithë spektrit te patologjive digjestive , në mënyre specifike ato anokolorektale, apo te zorrës së trashë.

Besojini shëndetin tuaj duarve te profesionistëve.

Për rezervime telefononi ose kontaktoni në what app;
Mob; 0692077045.






■Nënë Hanifja, dhe Nënë Dilja u bënë operacion njëra pas tjetrës, në gushtin përvëlues te kesaj vere,  për të hequr tumo...
06/09/2024

■Nënë Hanifja, dhe Nënë Dilja u bënë operacion njëra pas tjetrës, në gushtin përvëlues te kesaj vere, për të hequr tumorin e rektumit nga zorra. Të dyja rastet ishin tejet sfiduese, për te hequr tumorin në kufij te paster, për te rivendosur tranzitin intestinal, pa kolostomy( qese).
●Të dyja ja dolën, përpos vështiresive, sëmundjeve shoqeruese, dhe moshës.
Nënë Hanifja në Kosovë dhe Nënë Dilja në Berat, paçi jetën e gjatë.
Së bashku ja dolëm.🙏

■Klinika 'LS Humanity'
Shosha Medical Clinic.
Ju vjen në ndihmë me konsultime te gjithë spektrit te patologjive digjestive , në mënyre specifike ato anokolorektale, apo te zorrës së trashë.
Besojini shëndetin tuaj duarve te profesionistëve.

●Për rezervime kontaktoni në what up;
Mob; 0692077045.

Buzëqeshja e jetës!●Ndodh të operoj paciente, nga vendlindja ime,  qe ndonëse kanë njëfarë moshe  të thyer si Nënë Dilja...
04/09/2024

Buzëqeshja e jetës!
●Ndodh të operoj paciente, nga vendlindja ime, qe ndonëse kanë njëfarë moshe të thyer si Nënë Dilja, 81 vjeç, nuk dorëzohen, dinë gjithçka për sëmundjen, kanë një besim të palëkundur duarve te tua për sfidën që do kalojnë, më së shumti të duan pafund dhe rezultati flet vetë.
●2 javë pas operacionit për tumor te rektumit.
🙏Paç jetën e gjatë,nënoke, gëzofsh me 10 fëmijët e tu, dhe aq shumë nipër e mbesa,sa një fshat i tërë❤️.

■Klinika 'LS Humanity'
Shosha Medical Clinic.
Ju vjen në ndihmë me konsultime te gjithë spektrit te patologjive digjestive , në mënyre specifike ato anokolorektale, apo te zorrës së trashë.
Besojini shëndetin tuaj duarve te profesionistëve.

●Për rezervime kontaktoni në what up;
Mob; 0692077045.

Address

American Hospital 1, Laprake
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355692077045

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Lida Shosha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Lida Shosha:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category