Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise, Health/Medical/ Pharmaceuticals, Rr Xhanfize Keko. Porcelan, Tirana.

REAGIM ZYRTAR I URDHRIT TË FARMACISTËVE TË SHQIPËRISË Të nderuar kolegë,Komuniteti farmaceutik është vënë përballë një s...
24/12/2025

REAGIM ZYRTAR I URDHRIT TË FARMACISTËVE TË SHQIPËRISË

Të nderuar kolegë,

Komuniteti farmaceutik është vënë përballë një situate serioze dhe të paprecedentë, e cila ka prekur drejtpërdrejt një numër të madh farmacish të kontraktuara me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kjo situatë lidhet me pretendimet hipotetike të ngritura nga Fondi për ekzistencën e “faturave fiktive” të supozuara, për barnat Trimbow dhe Foster, pretendime mbi bazën e të cilave shumë kolegë janë vendosur përpara faktit të kryer, përmes shkresave paralajmëruese.

Bazuar në një urdhër të brendshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit, është hartuar një procesverbal me 362 farmaci, për të cilat parashikohen masa ekstreme administrative dhe penale, përfshirë zgjidhjen e kontratës dhe referimin për kallëzim penal. (UFSH disponon listën me 362 emrat e farmacive, por për arsye etike profesionale nuk do e bëjmë publike).

Bazuar në informacionet që kemi, kjo procedurë po vijon edhe me rreth 10 barna të tjera, dhe përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontratë me Fondin.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, e konsideron një veprim të tillë si dënim masiv kolektiv, pa prova, veprim që nëse nuk tërhiqet në kohë, do të shkaktojë kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që marrin barna me rimbursim.

Shkresa që u është dërguar farmacive:
• Nuk është në përputhje me Rregulloren Nr. 3, datë 22.10.2014, “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuar me Fondin”.
• Nuk është në përputhje me Kontratën Fond – Farmaci 2024, veçanërisht nenin 11, pika 2 dhe 3, si dhe nenin 12, pika 1.
• Procesverbalet janë hartuar në mënyrë të njëanshme, në zyrat e Fondit, mbi bazën e një urdhri të brendshëm, pa u mbështetur në rregulloren e kontrollit.
• Procesverbalet janë paragjykuese, pasi arrijnë drejtpërdrejt në konkluzione për fatura fiktive dhe propozojnë masa ekstreme, si zgjidhje kontrate dhe kallëzim penal, pa një proces të rregullt administrativ.
• Farmacia kontratën e lidh me Drejtorinë Rajonale, dhe çdo komunikim i Fondit duhet të kalojë domosdoshmërisht nëpërmjet Drejtorisë Rajonale (procedurë që në rastin konkret nuk është zbatuar).
• Procesverbali nuk përmban firmë të titullarit, nuk shoqërohet me shkresë përcjellëse dhe nuk është parashikuar si formë kontrolli dhe komunikimi ndërmjet palëve në marrdhënien kontraktuale.
• Pretendimi mbi ekzistencën e faturave fiktive është i pabazuar, pasi farmacitë furnizohen vetëm nga importues dhe shpërndarës të kontraktuar me Fondin. Fatura e lëshuar nga depoja, e gjeneruar dhe e regjistruar në sistemin e-depo, nuk mund të konsiderohet fiktive, pasi ky sistem nuk lejon lëshimin e faturës në mungesë të gjendjes së mallit në depo.
• Farmacia nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë mundësi tekniko-ligjore për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo, përgjegjësi kjo që i takon Fondit dhe strukturave të tij kontrolluese.
• Cënon parimet themelore të Kodit të Procedurave Administrative.
• Dëmton integritetin profesional dhe reputacionin e farmacistëve, duke krijuar pasiguri, presion dhe destabilizim të funksionimit normal të farmacive.
• Rrezikon furnizimin e pandërprerë të pacientëve me barna dhe stabilitetin e shërbimit farmaceutik në tërësi.
• Krijon precedent të rrezikshëm, për vazhdimin e marrëdhënies kontrakore Fond -Farmaci.
• Krijon problem social për rreth 700 farmacistë që punojnë në 362 farmacitë që rrezikohet tu ndërpritet kontrata.

Ekzistojnë raste ku të njëjtët punonjës të Fondit kanë firmosur më herët akte të kontrollit fizik në farmaci, pa konstatuar shkelje, ndërsa më pas kanë firmosur procesverbalet për të njëjtat barna me pretendime për fatura fiktive.

Pothuajse të gjitha farmacitë që kanë marrë këto shkresa, janë kontrolluar më parë nga Drejtoritë Rajonale dhe nga vetë Fondi, me inventarizim fizik për barnat përkatëse, pa u konstatuar shkeljet e pretenduara.

Në këto kushte, për të shmangur kolapsin me furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme, që mund të vijë nga penalizimet masive apo reagimi në bllok i farmacistëve, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkon :

• Ndërprerjen e menjëhershme të çdo procedure apo veprimi administrativ të nisur mbi bazën e këtyre procesverbaleve.
• Procedurat e kontrollit të kryhen në përputhje të plotë me rregulloren dhe kontratat në fuqi, duke garantuar verifikim individual, transparencë dhe të drejtat e garantuara nga ligji, për çdo farmaci.
• Garantimin se nuk do të ketë penalitete administrative apo referime penale pa prova të verifikueshme dhe pa ndjekjen e procedurave ligjore administrative.
• Ndërprerjen e çdo praktike me karakter ndëshkues kolektiv dhe paragjykues.
• Parandalimin e shtrirjes së kësaj praktike ndaj farmacive për barna të tjera.
• Vijimin e dialogut institucional përmes një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi midis Fondit dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, përveç shkresave zyrtare, me ndërmjetësimin dhe praninë e titullarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale janë zhvilluar edhe disa takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit ku është kërkuar që Fondi të tërhiqet nga procedura e pa bazuar në kontratë dhe rregullore e penalizimeve kolektive.

Deri në këtë moment, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit nuk ka pasur asnjë vendimmarrje apo veprim konkret që të adresojë shqetësimet e ngritura.

Në këto kushte jemi në pritje të ndërhyrjes së Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në cilësinë e Kryetares së Këshillit Administrativ të Fondit. Shpresojmë dhe besojmë në një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive, veprime arbitrare apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, që cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik.

Veprimet e kryera nga ana e Fondit cënojnë rëndë figurën profesionale të farmacistit, duke e trajtuar atë apriori si subjekt abuzues, pa prova të verifikuara dhe pa një proces të rregullt ligjor. Përmes këtyre praktikave, farmacistët vendosen nën presion të vazhdueshëm administrativ dhe psikologjik, duke ushtruar aktivitetin e tyre profesional në një klimë pasigurie, frike dhe kërcënimi për pasoja ekstreme, të cilat nuk janë në përpjesëtim me mënyrën dhe bazën mbi të cilën janë ngritur pretendimet.

Në pritje të një zgjidhje të drejtë të kësaj çështje tepër sensitive, mbetemi të angazhuar për dialog institucional, por njëkohësisht të vendosur për mbrojtjen e ligjshmërisë, dinjitetit profesional dhe integritetit të çdo farmacisti.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë

23/12/2025

NJOFTIM PËR PËRSËRITËSIT E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK (VAP), SEZONI JANAR 2026

Njoftohen përsëritësit, që dëshirojnë t’i nënshtrohen Vlerësimit të Aftësimit Praktik në sezonin Janar 2026, që të dorëzojnë brenda datës 10 janar 2026, dorazi ose të skanuara, në adresën e e-mailit: praktika@ufsh.org.al

1. KËRKESËN:
https://www.ufsh.org.al/content/uploads/2015/mar/6/kerkesa-per-ritestim.pdf

2. MANDATIN E PAGESËS:
https://www.ufsh.org.al/frontend/assets/pdf/praktika_profesionale/fature-per-perseritje-te-provimit-te-praktikes-profesionale.pdf

(Origjinalet do të dorëzohen ditën e VAP)


Shënim: Njoftimi mbi datën e zhvillimit të VAP do të bëhët me e-mail ose telefon.

17/12/2025

📢 KONFERENCA MBARËKOMBËTARE FARMACEUTIKE VIII
“SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

Të nderuar kolegë,

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë organizimin e Konferencës Mbarëkombëtare Farmaceutike VIII “Së Bashku për Farmaceutikën”, e cila këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e funksionimit të Urdhrit të Farmacistëve, një moment i rëndësishëm për gjithë komunitetin tonë profesional.

📌 Konferenca do të zhvillohet në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës, në datat 17, 18 dhe 19 prill 2026, në ambientet e Hotel Tirana International.

Ftohen të gjithë kolegët farmacistë, akademikë dhe profesionistë të fushës që të marrin pjesë aktive në këtë aktivitet shkencor, duke kontribuar me punime shkencore, prezantime orale apo postera, në fusha të ndryshme të farmaceutikës.

👉 Kjo Konferencë është eventi më i madh farmaceutikë mbarëkombëtare dhe synon të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse, për shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira profesionale, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal.

Njëkohësisht, konferenca do të jetë edhe një moment reflektimi, vlerësimi dhe festimi për rrugëtimin 20-vjeçar të Urdhrit të Farmacistëve dhe kontributin e tij në forcimin e profesionit.

ℹ️ Informacione të mëtejshme mbi regjistrimet, afatet dhe kriteret për dorëzimin e abstrakteve do të bëhen publike në vijim.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor dhe profesional!

Java Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Rezistencën Antimikrobiale💊⚕️
19/11/2025

Java Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Rezistencën Antimikrobiale💊⚕️

Programi i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8.Ky kongres madhor shkencor do të zhvillohet në datat 21–23 Në...
17/11/2025

Programi i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8.

Ky kongres madhor shkencor do të zhvillohet në datat 21–23 Nëntor 2025, në Hotel Tirana International.
Aktiviteti do të përfshijë 22 salla paralele dhe 1 sallë workshop, duke mirëpritur mbi 900 lektorë të shquar vendas dhe 100 lektor të huaj, përfaqësues të elitës së shkencave mjekësore nga mbarë bota.

Pagesa për farmacistët është 6000 leke.

Aktiviteti është në proces akreditimi me 18 kredite.

Pagesa kryhet në Bankën Credins në numrin e llogarisë 515100. Në përshkrimin e faturës të shënohet emër, atësi, mbiemër, profesioni dhe numër celulari. Mandati më pas të dërgohet në numrin e sekretariatit +355692932910 për vijimësinë e procedurave.

Pagesa mund të kryhet edhe cash gjatë zhvillimit të aktivitetit në Hotel Tirana International.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: med.sci.conf@gmail.com / konferencamjekesore@gmail.com

KONGRESI NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE MJEKËSORE 8► Kanë filluar regjistrimet për Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekëso...
30/10/2025

KONGRESI NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE MJEKËSORE 8

► Kanë filluar regjistrimet për Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 8
Kongresi do të zhvillohet në datat 21-23 Nëntor 2025 në ambientet e Hotel Tirana International.

Kongresi do të zhvillohet paralelisht në 20 salla paralele, 2 salla panair dhe 1 sallë workshop dhe do të ketë lektorë të mirënjohur të huaj dhe vendas.

Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 900 vendas. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pagesa për farmacistët është 6000 leke.
Aktiviteti është në proces akreditimi me 18 kredite.

Pagesa kryhet në Bankën Credins në numrin e llogarisë 515100. Në përshkrimin e faturës të shënohet emër, atësi, mbiemër, profesioni dhe numër celulari. Mandati më pas të dërgohet në numrin e sekretariatit +355692932910 për vijimësinë e procedurave.

Pagesa mund të kryhet edhe cash gjatë zhvillimit të aktivitetit në Hotel Tirana International.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: med.sci.conf@gmail.com / konferencamjekesore@gmail.com

08/10/2025

NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI TETOR 2025
• Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, sipas grafikut të mëposhtëm:

Data 22.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4254-4273
Data 23.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4274-4293
Data 27.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4294-4313
Data 28.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 4314-4334
Data 29.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje
4335-4356
Data 30.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje
4357-4378
Data 31.10.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës
Data 03.11.2025 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës


Shënim: Përsëritësve do u komunikohet data me e-mail ose nëpërmjet telefonit

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe mandatin e pagesës (vetëm përsëritësit)

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐑𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐊𝐄𝐒 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋𝐄 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈: NENTOR 2025 – JANAR 2026Regjistrimet për kryerjen e...
08/10/2025

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐑𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐊𝐄𝐒 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋𝐄 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈: NENTOR 2025 – JANAR 2026

Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin Nëntor 2025 – Janar 2026 do kryhen në datën 31 tetor 2025 në orën 13.00.

Praktika profesionale kryhet vetëm në farmaci (përfshirë farmacitë spitalore) nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.
Një farmacist drejton vetëm një praktikant.
Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00

Praktikantët për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë
2. Vetëdeklarim
3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale.
4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
6. Fotokopje e kartes së identitetit;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
9. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
https://www.ufsh.org.al/praktika-profesionale-UFSH
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise : UFSH

26/09/2025

25/09/2025

Tema 4: Rrënqethin me historitë e tyre të moshuarit e azilit në Tiranë!Akt human! Farmacistët ndihma për të moshuarit e vetmuar.Të ftuar në studio Dëfrim Gom...

25/09/2025

Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirj...

25/09/2025

Në sheshin “Skënderbej” u ngritën tenda ku qytetarët matën falas tensionin dhe gliceminë, si dhe morën fletëpalosje me këshilla për një jetë më të shëndetshm...

Address

Rr Xhanfize Keko. Porcelan
Tirana
00100

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+35542264980

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram