12/11/2025
💡 Workshop-i EPIC-Entrepreneurial Citizenship for Social Change i rradhës vazhdoi me energjinë dhe kreativitetin e TË RINJVE!
Këtë herë pilotuam Paketën e Mjeteve për të Rinjtë mbi Sipërmarrjen Sociale, duke vënë në qendër platformën digjitale inovative të zhvilluar në kuadër të projektit. 🌍
Të rinjtë patën mundësinë ta eksploronin, të testonin modulet e saj dhe të mësonin më shumë mbi zhvillimin e një ideje biznesi, menaxhimin, marketingun dhe qëndrueshmërinë — duke ndarë njëkohësisht ide e sugjerime të vlefshme për përmirësimin e platformës. 💬✨
Ky aktivitet u financua nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 në kuadër të programit Erasmus+
Sëbashku me : CARDET 🇨🇾 , KMOP 🇬🇷 , People in Focus Albania 🇦🇱 , INNOVADE 🇨🇾, Sarajevo Meeting of Cultures / Sarajevo Susret Kultura 🇧🇦 , dhe PEN - Peer Educators Network 🇽🇰