Edlira Durmishaj

Edlira Durmishaj “𝐋𝐮𝐦𝐞𝐧𝐣𝐭ë 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë 𝐯ë𝐫𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐪𝐞𝐭ë𝐬𝐢.”
H.Murakami Psychologist / Psikologe Klinike

Evaluating courage,  to transform with humility, what we discover  with honesty!
27/02/2026

Evaluating courage, to transform with humility, what we discover with honesty!

Ne vijmë nga botë të ndryshme, por ajo që na bashkon është një botë shumë më e madhe se çdo  dallim.Në momente që kërkoj...
26/02/2026

Ne vijmë nga botë të ndryshme, por ajo që na bashkon është një botë shumë më e madhe se çdo dallim.

Në momente që kërkojnë qartësi, integriteti dhe kapitali moral nuk shpallen — ato shfaqen në mënyrën si qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, larg dritave dhe zhurmës.

Kauza e grave që mbajnë shaminë si identitet besimi, nuk është dekor për momentet e ekspozimit publik dhe as mjet për kapital simbolik. Ajo kërkon ndershmëri, përgjegjësi, koherencë dhe mbi të gjitha integritet.

Sepse fjala për realitetin e grave dhe sfidat e tyre të vërteta, është mjeti, forca dhe mesazhi që shpalos dinjitetin.

Shpesh fotot krijojnë iluzione mbi situata që maten jo nga ato që thuhen, por nga ato që pengohen të dëgjohen.

24/02/2026

🌙 ✨Fieri ndriçon për Ramazan✨🌙✨

Për herë të parë, qyteti i Fierit dekorohet në muajin e shenjtë të Ramazanit — një gjest domethënës respekti dhe përfshirjeje ndaj besimtarëve.

Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Z. Armando Subashi, ky ndriçim nuk është thjesht estetik, por simbol i harmonisë, bashkëjetesës dhe vlerësimit të traditave tona shpirtërore.

Falënderim i veçantë për Myftinia Fier, e cila kontribuon çdo ditë në forcimin e vlerave që na bashkojnë si komunitet e na bëjnë krenar çdo ditë.

Ramazan të begatë për të gjithë! 🌙✨

R A M A D A N — PEACE🌙🤍   ❤️
24/02/2026

R A M A D A N — PEACE🌙🤍
❤️

👇⬇️⬇️⬇️Ju ftoj të lexoni sipas mundësisë reflektimin e mëposhtëm mbi incidentin e një Nate Ramazani pas një Iftari me Ku...
21/02/2026

👇⬇️⬇️⬇️
Ju ftoj të lexoni sipas mundësisë reflektimin e mëposhtëm mbi incidentin e një Nate Ramazani pas një Iftari me Kupat Gjysmë Plot.....
Ndërkohë, po të njëjtën mbrëmje, iftari i shtruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar ishte i mbushur me politikanë të lartë, shumë më tepër se agjërues të komunitetit, duke e bërë paradoksin të dukshëm: politika ishte prezente dhe aktive, ndërsa hapësirat e shenjta dhe besimtarët mbetën të pambrojtur.
Çfarë nuk kuptohet dhe shqetëson më shumë është perceptimi i mungesës së mbrojtjes para reagimit publik: hapësirat e shenjta mbetën të pambrojtura, dhe besimtarët u përballën me tensionin dhe rrezikun pa mbrojtje reale. Kjo nuk është pavarësi. Është një formë paanësie formale që, në praktikë, krijon boshllëk mbrojtjeje.
Në këtë kuadër, unë mbetem te tavolina e iftarit – aty ku përvoja ime personale dhe profesionale, si grua dhe si aktiviste në hapësirën publike, më lejon të vlerësoj nuancat e ngjarjes.
Tavolina e iftarit dhe kupa gjysmë plot mbeten metaforë të qetësisë, të bashkëjetesës dhe të përgjegjësisë kolektive, duke treguar se, edhe kur vonesat dhe tensionet politikë ekzistojnë, mund të ketë reflektim të matur dhe veprime të sakta. Por, ndonjëherë, historia dhe realiteti i ngjarjeve na përmbysin kupën – ajo që simbolikisht ishte gjysmë plot, mund të shfaqet e përmbysur sapo çohemi nga iftari, duke na kujtuar se përparimi dhe mbrojtja e hapësirave të shenjta kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe përgjegjësi reale.
Për mua, kjo nuk është vetëm analizë. Është përvojë. Si grua, si besimtare, si profesioniste. Dhe si një besimtare që ka kandiduar në hapësirën publike, duke rezonuar publikisht me një grupim të papërfaqësuar politikisht – shpesh të delegjitimuar në të drejtën për të frymëzuar, e di çfarë do të thotë të jesh e dukshme dhe njëkohësisht e pambrojtur.
Të përfaqësosh, por të mos njihesh. Të ekzistosh publikisht, por të ndjesh se legjitimiteti yt vihet vazhdimisht në diskutim.
Prandaj kjo çështje nuk është për mua politike. Është njerëzore. Është qytetare. Kjo nuk kërkon dramatizim. Kërkon standard.

.....lexoni shkrimin e plote në

Nga Edlira Durmishaj

Një mbrëmje e veçantë me mikesha dhe miqtë e shtetit të Kuvajtit për miqësinë mes dy vendeve të organizuar nga Amabasada...
16/02/2026

Një mbrëmje e veçantë me mikesha dhe miqtë e shtetit të Kuvajtit për miqësinë mes dy vendeve të organizuar nga Amabasada e shtetit të Kuvajtit në kuadër të Festës së Ditës Kombëtare Çlitimtare 🇰🇼🤝🇦🇱

Me përfaqësues të një vendi që njihet globalisht për humanizmin dhe rolin udhëheqës në fushën e bamirësisë, ndamë jo vetëm një tryezë miqësie, por një vizion të përbashkët për solidaritet, zhvillim dhe bashkëpunim.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë shembull i respektit reciprok mes dy shteteve, dy kulturave dhe dy popujve që ndajnë vlera të përbashkëta: bujarinë, dinjitetin dhe besimin tek e ardhmja.

Një mbrëmje plot entuziazëm dhe optimizëm – sepse kur miqësia ndërtohet mbi vlera, ajo bëhet urë e fortë mes kombeve. 🌍✨
🇰🇼 #🇦🇱

Shamia e gruas muslimane: provë për demokracinë shqiptare 🇦🇱Në World Hijab Day 2026, Konferenca Kombëtare “Besimi i Ndër...
11/02/2026

Shamia e gruas muslimane: provë për demokracinë shqiptare 🇦🇱

Në World Hijab Day 2026, Konferenca Kombëtare “Besimi i Ndërprerë: Hixhabi, Njohja Simbolike dhe Hapësira Publike” u bë një akt reflektimi mbi pluralizmin, historinë dhe kufijtë e demokracisë shqiptare.

Hixhabi, veshja e gruas muslimane, nuk është simbol fetar. Ai është kapital moral dhe shpirtëror, trashëgimi kulturore dhe provë për aftësinë e shoqërisë për të pranuar dallimin pa e patologjizuar.
Panelistet theksuan se gruaja myslimane nuk është figurë pasive: ajo është qytetare, profesioniste, aktore shoqërore dhe bartëse e vlerave të bashkëjetesës, që ruan ritualet dhe traditat që diktatura përpiqej t’i zhdukte.

Mesazhet kryesore:
Trashëgimia e fshirë
Memoria e humbur
Trauma e trashëguar
Brezi i ri që rikthen identitetin fetar si akt njohjeje, jo përplasje.

Shamia nuk është kthim pas, por rikthim i ndërprerë i një trashëgimie kulturore dhe shpirtërore, i jetuar me dinjitet dhe liri.
Këto gra nuk kërkojnë tolerancë – kërkojnë njohje të plotë.

Demokracia shqiptare nuk matet nga sa gra heqin shamitë, por nga sa gra mund të hyjnë në institucione, punë, politikë dhe media pa u detyruar të heqin vetveten.

Nga toleranca në njohje – kjo është provë për një shoqëri demokratike që respekton dallimin
.durmishaj

E konceptuar mbi filozofinë e Kombeve të Bashkuara për Ditët e Harmonisë dhe Dialogut Ndërfetar, Konferenca e World Hija...
03/02/2026

E konceptuar mbi filozofinë e Kombeve të Bashkuara për Ditët e Harmonisë dhe Dialogut Ndërfetar, Konferenca e World Hijab Day vjen si një hapësirë reflektimi, mirëkuptimi dhe bashkëbisedimi me aktorë të ndryshëm të shoqërisë, besimeve, medias, kulturës, arsimit dhe vendimmarrjes.

Ky event synon të hedhë dritë mbi rolin e besimit përtej stereotipeve, duke vendosur në qendër vetëpërceptimin e gruas, dinjitetin, lirinë e zgjedhjes, bashkëjetesën dhe njohjen esaj pa u shpjeguar.
Konferenca hap një dialog të nevojshëm mbi dinjitetin identitetin dhe trashgiminë e kapitalit kulturor dhe njerëzor të gruas muslimane.
Konferenca synon të sjellë praktika të mira ndërkombëtare, të adresojë sfida, pikëtakime dhe botën reale të grave që shpesh mbeten në periferi të diskursit publik.

Women Builidng Dialogue ,,, është një hapsirë ku diskutimi sjell zhvillim, fjala afron njerëz, bashkon botëkuptime, hap dyer, thyen stereotipe dhe ndërton mirëkuptim.

.....𝙛𝙧𝙤𝙢 𝙩𝙤𝙡𝙚𝙧𝙖𝙣𝙘𝙚 𝙩𝙤 𝙧𝙚𝙘𝙤𝙜𝙣𝙞𝙩𝙞𝙤𝙣!

📅 7 shkurt
🕚 Ora 11:00
📍 Salla e Konferencave, Xhamia Namazgjah

Gjatë aktivitetit, audienca do të ketë mundësinë të ndjekë panelistë nga fusha të ndryshme akademike, shoqërore, kulturore dhe institucionale, si dhe surpriza dhe momente reflektuese, që synojnë ta zgjasin dialogun përtej kësaj dite simbolike.

🤍 Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj hapësire dialogu, bashkëpunimi dhe harmonie.

01/02/2026

Një Podcast me ❤️ Faleminderit .radio .world ☝️

30/10/2025

Si anëtare e Këshillit Bashkiak, kam bindjen se politikat lokale duhet të shkojnë përtej mandatit dhe përtej ngjyrave politike. 🏛️

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të krijojmë mekanizma të qëndrueshëm institucional brenda Këshillit Bashkiak, të cilët:

📌 të identifikojnë dhe vlerësojë rastet e qytetarëve me sëmundje terminale
📌 të adresojnë urgjencat sociale dhe familjare kritike
📌 të mundësojnë mbështetje dhe lobim institucional në mënyrë të standardizuar

Ky mekanizëm duhet të jetë i formalizuar përmes një akti/vendimi të Këshillit, duke u bërë pjesë e strukturës ligjore lokale për të garantuar vazhdimësi edhe pas përfundimit të mandateve tona.

Nuk mund të lejojmë që e drejta për dinjitet dhe mbrojtje sociale të jetë e lidhur me cikle politike. Duhet të ndërtojmë standarde, jo favore.
Duhet të ndërtojmë politika, jo përjashtime.

Po ashtu, ky instrument duhet të projektohet me lente gjinore, duke marrë parasysh rolin e grave dhe vajzave si bartëse kryesore të barrës emocionale, sociale dhe ekonomike kur familja përballet me sëmundje të rënda apo kriza.

👁️ Transparencë
⚖️ Standardizim ligjor
🤝 Solidaritet institucional

Ky është modeli i mirëqeverisjes që qytetarët meritojnë — një sistem që mbështet më të brishtët, jo sipas vullnetit politik, por sipas detyrimit institucional dhe etik
🎀

In the path of life, don’t chase people, chase growth…and the right ones will stay! Urime vitin e ri shkollor të gjithë ...
08/09/2025

In the path of life, don’t chase people,
chase growth…and the right ones will stay!

Urime vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve, prindërve❤️
Blessings!

Address

Kajo Karafili
Tirana
1001

Telephone

+355672083589

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Edlira Durmishaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Edlira Durmishaj:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Our Story

Psikologe Klinike Njohëse e Ligjeve