Spitali Amerikan - American Hospital Albania

Spitali Amerikan - American Hospital Albania Hospital - Medical Center - 24 h Emergency Care - Woman Health, IVF and Birth Center

14/04/2026

Dr. Shk. Esmeralda Çela është një mjeke endokrinologe me kualifikime të shkëlqyera dhe përvojë të gjerë në fushën e endokrinologjisë, diabetologjisë dhe çrregullimeve metabolike.
____
📍 Spitali Amerikan 1
📞 Për prenotime dhe informacione: +355 67 20 29 559

Një mpiksje gjaku (tromb) mund të bllokojë një arterie në tru, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen dhe duke shkaktuar ...
14/04/2026

Një mpiksje gjaku (tromb) mund të bllokojë një arterie në tru, duke ndërprerë furnizimin me oksigjen dhe duke shkaktuar goditje në tru.

📍 Mos humb kohë nëse vëren këto shenja paralajmëruese të goditjes në tru:

• Dobësi ose mpirje e fytyrës, krahut apo këmbës (zakonisht në një anë)
• Vështirësi në të folur ose të kuptuar
• Çrregullime të shikimit
• Marramendje, humbje ekuilibri
• Dhimbje koke e fortë, e papritur

📌 Nëse vëreni këto simptoma, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Trombektomia mekanike, procedura e avancuar për trajtimin e dogitjeve në tru

Kjo ndërhyrje, e cila realizohet nga ekipi i specializuar i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3, mundëson heqjen fizike të mpiksjes nga arteria e bllokuar në tru.

🔹 Një kateter futet përmes një arterie (zakonisht në ijë) dhe drejtohet në zonën e prekur në tru
🔹 Me një pajisje speciale, mpiksja kapet dhe largohet, duke rikthyer rrjedhjen normale të gjakut

📌 Sa më herët të kryhet procedura, aq më të mëdha janë shanset për rikuperim të plotë dhe pa pasoja të rënda neurologjike.

⏱️Mos humb kohë, çdo minutë ka shumë rëndësi!

📞 Urgjenca e Spitalit Amerikan 068 800 8000
📲 Për informacion apo vizitë mjekësore: 042357535

ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

14/04/2026

Kirurgu i Përgjithshëm italian Dr. Giosia Di Saverio do të jetë në Tiranë në Spitalin Amerikan 1 më 21 Prill.

Dr. Giosia Di Saverio është kirurg i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit tretës. Përmes ekzaminimeve të gastroskopisë dhe kolonoskopisë mundësohet diagnostikimi i sëmundjeve që prekin këto organe.

Për të rezervuar vizitat dhe konsultat kontaktoni: +355 67 20 29 559
📍 Rr. Lord Bajron, Laprakë, Tiranë

14/04/2026

Pse femrat preken më shpesh nga sëmundjet reumatizmale?

Dr. Entela Memlika shpjegon se një nga arsyet kryesore lidhet me hormonet femërore, veçanërisht estrogenin, i cili ndikon drejtpërdrejt në sistemin imunitar.

Pas menopauzës, ulja e nivelit të estrogenit çon në rënie të mineralizimit të kockave, duke rritur rrezikun për probleme si osteoporoza.

📌 Prandaj, rekomandohet që çdo grua në periudhën post-menopauzë të kryejë densitometrinë, si një hap i rëndësishëm për kontrollin dhe parandalimin.

Për më shumë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Përgjegjës Housekeeper/ Përgjegjës Mirëmbajtje Ambienti ( Femra/ Meshkuj)Detyrat dh...
14/04/2026

Spitali Amerikan kërkon të punësojë, Përgjegjës Housekeeper/ Përgjegjës Mirëmbajtje Ambienti ( Femra/ Meshkuj)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së stafit të mirembajtjes në të gjitha zonat e spitalit.
Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirembajtjes sipas protokolleve spitalore.
Trajnimi i stafit mbi përdorimin e mjeteve, materialeve të punës dhe masat e sigurisë.
Kontrolli i cilësisë së punës dhe marrja e masave korrigjuese kur është e nevojshme.
Menaxhimi i stokut të materialeve të punës dhe kryerja e kërkesave për furnizime.
Sigurimi që eliminimi i mbetjeve dhe menaxhimi i tyre bëhet sipas rregullave.

Edukimi dhe eksperienca:

Përbën avantazh kryerja e studimeve të larta
Njohuri te mira kompjuterike të paketës office
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e stafit të pastrimit, preferohet në institucion shëndetësor.
Njohuri të protokolleve të pastrimit dhe dezinfektimit në mjedise spitalore.
Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
Komunikim i mirë dhe aftësi për të punuar në ekip.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

13/04/2026

Zgjidhje efektive dhe moderne për shëndetin seksual mashkullor në një seancë të vetme

Një pacient i huaj u paraqit në Spitalin Amerikan 3 me disa problematika të shëndetit seksual, si disfunksion erektil, ejakulim të parakohshëm dhe shqetësime estetike.

Pas një vlerësimi të detajuar, Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog, androlog dhe kirurg estetik gjenital, aplikoi një qasje të kombinuar që synon rezultate të dukshme dhe afatgjata, duke adresuar njëkohësisht të gjitha problematikat që shqetësonin pacientin.

Trajtimi përfshin:

• Terapinë me valë goditëse për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe funksionit erektil
• Aplikimin e qelizave staminale për rigjenerim dhe përmirësim të cilësisë së indeve
• Procedura për rritjen e diametrit të pen*sit
• Filler për glansin, për përmirësim estetik dhe reduktim të ndjeshmërisë në rastet e ejakulimit të parakohshëm

Kjo qasje e integruar ofron zgjidhje efektive në një seancë të vetme, duke përmirësuar funksionin, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme të pacientit.

Për më shumë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

13/04/2026

CT Angio – Diagnostikim i avancuar për enët e gjakut

CT Angio është një ekzaminim modern që mundëson vizualizimin e detajuar të arterieve dhe venave, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të problemeve kardiovaskulare.

Përdoret për diagnostikimin e:

Bllokimeve të arterieve
Aneurizmave
Problemeve të qarkullimit të gjakut
Patologjive të zemrës dhe enëve të gjakut
Ekzaminim i shpejtë
Diagnostikim i saktë
Teknologji moderne

Rezervoni ekzaminimin tuaj: 042 35 75 35
Spitali Amerikan 1 – Tiranë

📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Hostess🔹 Përgjegjësitë kryesore:• Mirëpret pacientët dhe orienton fluksin në amb...
13/04/2026

📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Hostess

🔹 Përgjegjësitë kryesore:
• Mirëpret pacientët dhe orienton fluksin në ambientet e spitalit
• Menaxhon radhën dhe koordinon pritjen me recepsionin dhe koordinatorët
• Siguron një eksperiencë të qartë, të qetë dhe profesionale për pacientët dhe familjarët
• Jep informacion bazë mbi drejtimet, shërbimet dhe procedurat e hyrjes

🔹 Çfarë ofrojmë:
• Ambient pune profesional me standard të lartë shërbimi
• Trajnim të strukturuar për komunikimin me pacientin dhe protokollet e pritjes
• Mundësi rritjeje në pozicione administrative dhe koordinuese
• Pagesë konkurruese dhe stabilitet pune

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

13/04/2026

Heqja e likidit nga gjuri – Dr. Laerta Goga

Procedura e heqjes së likidit nga gjuri (aspirimi artikular) realizohet për të lehtësuar dhimbjen, për të ulur ënjtjen dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë e gjurit.

Procedura kryhet nga Dr. Laerta Goga, me teknikë të sigurt dhe kujdes maksimal për pacientin.

Spitali Amerikan 1
Për rezervime: +355 67 20 29 559

Kujdes profesional për shëndetin e kyçeve tuaja.

13/04/2026

Riniti alergjik i patrajtuar mund të çojë në astma bronkiale. Imunoterapia trajtimi më efikas.

Riniti alergjik prek miliona njerëz çdo vit dhe nëse nuk trajtohet në kohë, mund të çojë në astmë bronkiale dhe komplikacione të tjera serioze.

Dr. Shk. Alketa Bakiri, mjeke alergologe/imunologe në Spitalin Amerikan 3, thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit korrekt.

👉 Cilat janë shenjat kryesore?

• Hundë e bllokuar
• Sekrecione të shumta
• Teshtima të vazhdueshme
• Kruarje në hundë, sy dhe fyt
• Dhembje koke dhe nuhatje e dobësuar

🌿 Shkaktarët më të shpeshtë janë:
• Polenet
• Pluhuri i shtëpisë
• Qimet e kafshëve
• Myku në ambiente të lagështa
• Ajri i ftohtë, tymi apo aromat e forta

💉 Zgjidhja më efektive? IMUNOTERAPIA!

Jo vetëm që lehtëson simptomat, por redukton rrezikun për astmë bronkiale dhe nevojën për mjekime të përditshme. Pas 3-5 viteve trajtim, pacientët raportojnë përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës.

🩺 Kujdesu për shëndetin tënd – mos e lër një alergji të thjeshtë të përkeqësohet!

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.Të interesua...
13/04/2026

Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore hr@spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

12/04/2026

Skaneri koronar

Skaneri koronar është një ekzaminim modern, i shpejtë dhe joinvaziv që përdoret për të kontrolluar arteriet koronare, enët e gjakut që furnizojnë zemrën.

Përmes teknologjisë së avancuar CT dhe përdorimit të kontrastit intravenoz, ky ekzaminim mundëson imazhe shumë të detajuara të enëve të zemrës, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të ngushtimeve, bllokimeve apo pllakave të kolesterolit në arteriet koronare.

Skaneri koronar rekomandohet për persona me dhimbje gjoksi, faktorë rreziku si kolesteroli i lartë, hipertensioni, diabeti, duhanpirja apo historik familjar për sëmundje të zemrës.

Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes koronare është shumë i rëndësishëm për parandalimin e komplikacioneve serioze si infarkti i miokardit.

Për më shumë informacion ose rezervim kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Address

Rruga Sabaudin Gabrani, Nr. 2
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Amerikan - American Hospital Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Amerikan - American Hospital Albania:

Share

Category