Fizioterapia dhe shendeti

Fizioterapia dhe shendeti Fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor, i cili synon rivendosjen e lëvizjeve

02/02/2025

Wir eine moderne ambulantes Therapiezentrum im Ärztehaus in München-Giesing suchen motivierte und qualifizierte Mitarbeiter.

Unsere Mitarbeiter erhalten eine überdurchschnittliche Bezahlung ab 3600-4500 Euro pro Monat, flexible Arbeitszeiten, 30 Tage Urlaub, interne und externe Fordbildung und weitere Mitarbeiterbenefits und Annehmlichkeiten in der Arbeitszeitgestaltung.

Gerne möchten wir Sie kennenlernen, wenn Sie ausgebildete/r Physiotherapeut mit einer Fortbildung MT und MLD besitzen und in einem tollen Team arbeiten möchten.

Führerschein wäre wünschenswert aber keine Bedingungen, sowie gutes Deutsch in Wort und Schrift wären Eigenschaften die Sie für eine Tätigkeit mitbringen sollten.

Mit freundlichen Grüßen
Rugova Trezhnjeva
rugovatrezhnjeva@gmail.com

Fizioterapia në trajtimin e pacientëve me koronavirusPër pacientët me infeksione të rënda, madje edhe lëvizjet më të vog...
29/04/2021

Fizioterapia në trajtimin e pacientëve me koronavirus

Për pacientët me infeksione të rënda, madje edhe lëvizjet më të vogla mund të jenë të mundimshme dhe të shkaktojnë rënie të shpejtë të nivelit të oksigjenit. Për këtë arsye, rehabilitimi duhet të bëhet gradualisht nëpërmjet procesit për kthimin e lëvizshmërisë, duke filluar nga ulja në shtrat, qëndrimi në këmbë, dhe ecja sipas tolerancës së pacientit.

Në cilat kushte mund të ndihmojnë fizioterapistët tek pacientët e shtruar në spital me COVID-19?

Niveli i ulët i oksigjenit në gjak – Personat me infeksion të rëndë ndaj COVID-19 vuajnë nga nivele të ulëta të oksigjenit. Pacientët me gulçim kanë funksion të dëmtuar të mushkërive, për shkak të të cilit nuk ka qarkullim adekuat të oksigjenit në trup dhe në të gjitha organet e rëndësishme. Prandaj, terapia me oksigjen luan një rol shumë të rëndësishëm në fillimin e trajtimit të këtyre pacientëve.

Në rastet mesatare deri në ato të rënda të COVID-19, rekomandohet pozicioni në të cilin pacienti qëndron i shtrirë në bark. Ky pozicion mund të rrisë nivelin e oksigjenit në gjak, sepse me këtë pozicion, nën presionin e gazrave të brendshëm në gjoks, hapen pjesët më të largëta të mushkërive, gjë që mundëson ventilim më të madh dhe shkëmbimin e duhur të gazrave në të gjithë mushkërinë. Është e rëndësishme të theksohet se janë vërejtur të dhëna të përmirësimit edhe tek pacientët e tjerë me sëmundje mesatare ose të lehtë të cilët mund të jenë në gjendje të shtrihen edhe vetë në bark.

Problemi më i madh në pacientët me COVID-19 është gulçimi dhe sekretimi pulmonar, si mund të ndihmohen këta pacientë?

Shumica e pacientëve me COVID-19 kanë kollë të thatë, por disa studime gjithashtu tregojnë se ka pacientë me sekrecione pulmonare dhe për këtë arsye kanë nevojë për trajtim spitalor. Tek këta pacientë kryhet kullimi postural, në kombinim me goditje (perkusion) dhe vibroterapi, në mënyrë që të evakuohet sekretimi pulmonar dhe të lirohet hapësira për oksigjen në kraharor.

Terapia perkusione (me goditje) është një teknikë e cila përdoret në zonën e gjoksit për të shkëputur sekrecionet pulmonare dhe lëvizur nga pjesët bazale të mushkërive në rrugët e sipërme të frymëmarrjes në mënyrë që pacienti ta nxjerrë atë më lehtë.

Një terapi shtesë mund të jetë vibroterapia, dmth. në thelb bëhet fjalë për përdorimin e një pajisjeje vibruese (masazh vibrues) me një numër të përshtatshëm të vibrimeve dhe zonën e përshtatshme të kokës, për përdorim mjekësor.

Në procesin e trajtimit të gulçimit, pacientët marrin udhëzime nga fizioterapistët për të kryer ushtrime të përshtatshme të frymëmarrjes që do t’i ndihmojnë ata të heqin qafe sekrecionet e mbetura në mushkëri. Do të këshillohen të përdorin një sërë pozicionesh për të zbatuar teknikat e relaksimit të frymëmarrjes dhe aktivitetin e duhur gjatë gjithë ditës.

Dobësimi i ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme – rehabilitimi post-traumatik. Fokusi më i madh i fizioterapisë në periudhën e pandemisë është rikthimi i lëvizshmërisë së pacientëve me sëmundje kritike sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ndodhë kur pacientët janë të përgatitur për aktivitet fizik. Fillimisht mund të kryhen ushtrime të thjeshta (pasive ose aktive ose aktive me ndihmë) mund të kryhen për të lëvizur krahët, këmbët dhe trupin në shtrat. Në këtë proces, gjëja më e rëndësishme për fizioterapistin është të monitorojë shenjat vitale: ngopjen periferike – nivelin e oksigjenit, shkallën e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, me qëllim për të vlerësuar tolerancën e pacientit ndaj aktivitetit fizik.

Procesi i rehabilitimit varet nga gjendja e pacientit. Ndjenja e lodhjes dhe dobësisë ndodh tek 40% të pacientëve, kështu që fizioterapistët duhet të bëjnë plane individuale të rehabilitimit me seanca të shkurtra ushtrimesh, në kombinim me modalitetet e tjera të fizioterapisë sipas aftësive të pacientit. Disa pacientë kanë probleme me konfuzion dhe ankth të shkaktuar nga deliri i mëparshëm, prandaj për ta është më e vështirë që të futen në procesin e rehabilitimit.

Parkinsoni është një sëmundje degjenerative e sistemit nervor. Karakterizohet nga një degjenerim i molekulave dopaminerg...
29/07/2020

Parkinsoni është një sëmundje degjenerative e sistemit nervor. Karakterizohet nga një degjenerim i molekulave dopaminergjike në substancën nigra, të cilat në stadin fiziologjik prodhojnë dopaminë e cila ndihmon në lëvizshmëri. Parkinsoni është një sëmundje hipertonike-hypokinetike.

Stadet e Parkinsonit sipas Hoehn et Yahr janë:

Stadi 0: Nuk ka shenja
Stadi 1: Ka shenja unilaterale
Stadi 2: Shenjat janë bilaterale pa përmirësim të balancës
Stadi 3: Pacienti shfaq instabilitet postural
Stadi 4: Pacienti ka disa paaftësi fizike, ecën me ndihmën e të tjerve
Stadi 5: Invalidizim, karrige me rrota

Shkaqet

Etiologjia është e panjohur mirë por mendohet të jetë një sëmundje gjenetike dominante autosomale në shfaqjen e së cilës luan rol veprimi i toksinave ambientale. Gjithashtu stresi influencon në shfaqjen e sëmundjes.

Shenjat

Parkinsoni shfaqet me shenjat e sindromës parkinsonike të cilat janë:
– tremor i qetësisë
– Rigiditet
– Bradikinezi
– Çrregullime të posturës
– Fenomeni freezing

Që të quhet sindromë parkinsonike duhet që të ketë 2 nga shenjat e mësipërme dhe njëra të jetë ose tremori ose bradikinezia.

Shenjat paralajmëruese të sëmundjes janë:
– çrregullime të personalitetit
– lodhje e shpejt fizike

Parkinsoni karakterizohet gjithashtu nga:
– turbullime të gjumit
– ulje të funksioneve të larta konjitive
– mialgji (dhimbje muskulare)
– dhimbje të kockave

Pacienti parkinsonik ka një pozicion karakteristik (kamptokormi). Simptoma të tjera janë:
– Pasiguri në ecje dhe në qëndrim
– Hapa në vend para fillimit të ecjes
– Mikrografi
– Hipomimi
– E folur monotone, pa melodi dhe me zë të ulët
– Rritje e tonusit muskular

Trajtimi

Trajtimi i Parkinsonit është medikamentoz dhe rehabilitim fizik nga fizioterapisti. Rekomandohet marrja e madoparit 45min-1orë para fillimit të terapisë fizike. Për rehabilitimin e pacientit rekomandohet përdorimi i POLE STRIDING EXERCISE PROGRAM, me seanca 30-45minuta.

Gjithashtu rekomandohet noti, hidroterapia, terapia occupacionale dhe terapia e kërcimit.

Gjimnastika posturale është një nga teknikat dhe praktikat më të dobishme për mirëqenien e njerëzve.Ushtrimet dhe streat...
09/07/2020

Gjimnastika posturale është një nga teknikat dhe praktikat më të dobishme për mirëqenien e njerëzve.

Ushtrimet dhe streatching muskular rrisin elasticitetin, fleksibilitetin, kordinimin e të gjitha elementet që janë te domosdoshem per te pasur nje posture korrekte.

Gjimnastikat posturale rekomandohet në kontraksionet muskulare te shoqeruara me dhimbje muskulo skeletike,mobilizimin e artikulacioneve, lirimin e diafragmës, përmirësimin e frymëmarrjes, problemeve venoze dhe drenimeve limfatike, rritjen e lëvizshmërisë edhe në njerëz të moshuar, përmirësimi i gjendjes fizike në gratë shtatzëna, përmirësimi i performancës së sportistëve etj.

Një fizioterapist bën të mundur trajtimin e disa sëmundjeve, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së jetës së pac...
18/11/2019

Një fizioterapist bën të mundur trajtimin e disa sëmundjeve, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit dhe dhe rikthimin sa më të shpejtë në jetë normale.

Fizioterapisti ka një rol të rëndësishëm në trajtimin e disa sëmundjeve:

Reumatizmale, të cilat i mban nën trajtim të vazhdueshëm,

Në sëmundjet neurologjike ku kemi të bëjmë me paralizat e shumta që po prekin shoqërinë, në këtë rast terapia fizike do të bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre. Te traumat pas konsolidimit rehabilitimi është shumë i rëndësishëm për të arritur sa më shpejt funksionim normal të çdo dëmtimi. Shumë e rëndësishme është edhe trajtimi i kifozave dhe skolizave te fëmijët. Po ashtu edhe te fëmijët me sëmundjet e lindura fizioterapia ka një rol kryesor gjë që shihet me shumë skepticizëm nga nënat.

Ku ndryshon fizioterapia nga masazhi?

Kjo është pengesa që hasim çdo ditë, ky është problemi më i madh për ne, duke shpjeguar ndryshimin e madh që kanë këto të dyja. Për fizioterapi kanë nevojë njerëzit që kanë një problem muskulo-skeletik që i pengoj jetës e tyre të përditshme kurse masazhi është thjesht çlirimi i muskujve që mund të zgjasë për pak kohë. Fizioterapia të jep të drejtën të jetosh pa pengesa që të kufizojnë.

Për fat të keq vazhdojmë të jetojmë në një errësirë për profesionin tonë, sidomos ne që jetojmë dhe punojmë në qytete të vogla, ku fizioterapia është larg njohurive të pacientëve. Një pengesë është edhe mosinformimi nga ana e personelit mjekësor të cilët nuk iu rekomandojnë pacientëve për terapi, por i mbajnë në trajtime të vazhdueshme me mjekime

Në cilat sëmundje fizioterapia është zgjidhje ideale?

Janë shumë. Do të theksoja deformimet e shtyllës kurrizore te fëmijë e grupmoshave 10-20 vjeç, në paralizat, dëmtimet muskulare, sëmundjet reumatizmale.

Ku punojnë fizioterapistët?

Fizioterapistët hyjnë në çdo pavion të qendrave spitalore, ku prania e tyre është domosdoshmëri për rehabilitimin sa më të plotë. Në klinika private ku kushtet e punës janë shumë herë më të mira për terapistin dhe pacientin që e ndihmon shumë duke shkurtuar kohën e rahabilitimit. Si dhe pranë ekipeve sportive ku prania e tyre është mëse e nevojshme.

Çfarë lloje trajnimesh kanë fizioterapistët?

Kjo është një pyetje që ka një rëndësi shumë të madhe për neve. Në Shqipëri fizioterapia është akoma sipërfaqësore, pra nuk ka ende njohuri të thelluara për specialitete të caktuara. Trajnime të thelluara dhe bashkëkohore do të na ndihmoni shumë të gjithëve. Sidomos në dëmtimet sportive ku ka një mungesë shumë të madhe.

Pse nuk vlerësohet sot puna e një fizioterapisti?

Sepse njerëzit akoma nuk i njohin të mirat që mund të sjellë dhe neglizhenca që mjekët bëjnë ndaj fizioterapisë bën që të kalojmë një plan aspak favorizues

Sa të painformuar janë njerëzit në drejtim të njohjes së rolit të fizioterapistit?

Kaq shumë të painformuar sa disa e ngatërrojnë fizioterapinë me kimioterapinë kjo ndodh në zonat rurale dhe personalisht më ka ndodhur disa herë. Pranë kemi një detyrë shumë të rëndësishme si fillim informimin dhe më pas trajtimin e pacientëve. Përsëri edhe njëherë kjo ndodh edhe si pasojë e neglizhencës dhe indiferencës së mjekëve specialist ndaj fizioterapisë

Sa e ndihmon një seancë fizioterapie një person pas një ndërhyrjeje kirurgjikale?

Ndihma është shumë e madhe , duke marrë parasysh rehabilitimin në procesin pulmonar që e ndihmon pacientin në frymëmarrje normale. Si dhe aktivizimin me ngjitjen e pacientit për të bërë një ecje që në bazë të ndërhyrjes është shumë e rëndësishme. Pra fizioterapia shkurton kohë që i duhet një pacienti për t’u rikthyer një jete normale

A është e shtrenjtë fizioterapia?

Unë them me bindje të plotë aspak, por ka edhe raste kur është e ekzagjeruar nga ana e disa klinikave në shumë që duhet të paguajë për një seancë, por shumica është në një nivel të përballueshëm. Kurse në shtet e kemi falas besoj?

Por edhe ky është një problem për në të paktën neve që punojmë në klinika private, sepse të gjithë mendoj atë pjesën që japin lekët dhe u duhen shumë, por duke pasur parasysh efektet anësore që barnat japin mendoj se nuk kushton aspak. A e dini të gjithë shqiptarët mbi 60 vjeç vuaj nga hipertensioni? Një faktor kryesor është edhe marrja në sasira shumë të mëdha e barnave.

01/02/2019

👏👏

Ecja në natyrë jo vetëm që na relakson por mund të parandalojë rreth 40 sëmundje. Për të qenë në formë sa më të mirë, të...
01/12/2017

Ecja në natyrë jo vetëm që na relakson por mund të parandalojë rreth 40 sëmundje. Për të qenë në formë sa më të mirë, të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë ecje. (të ndarë në 30 minuta për 5 ditë) fillimisht ecja duhet të jetë me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të shpejta. Por nëse me këtë rast doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë.

Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.

Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave.

Studimeve të ndryshme dëshmojnë se ecja si dhe aktiviteti fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor. Kjo sëmundje dhe ajo e eshtrave godet më shumë femrat dhe ka të bëjë me porozitetin e eshtrave, për shkak të mungesës së kalciumit.

Ecja rrit ngjeshmërinë e eshtrave dhe nivelin e kalciumit, duke e zvogëluar në maksimum rrezikun e thyerjeve apo deformimeve.

Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive (ACMS) e pagëzon vitin 2014 si “vitin e revolucionit të palestrës”, sepse sporti është ilaçi më i fuqishëm që ekziston.

“Aktiviteti fizik është një “ilaç” i mrekullueshëm dhe studime të fundit tregojnë se ilaçet dhe ushtrimet mund të japin rezultate identike”, thotë ish-presidenti i këtij kolegji, Bob Selis (Bob Sallis).

Shumë studime tregojnë se 10 minuta aktivitet fizik në ditë japin mjaft rezultate për shëndetin. Ecja ndër të tjera ju bën që mos të ndiheni vetëm, pra ju socializon.

Të ecësh për 10 minuta, në tru stimulohet prodhimi i endorfinave që zvogëlojnë stresin, tensionin, nervozizmin dhe lodhjen. 30 minuta aktivitet fizik reduktojnë rrezikun e glaukomës dhe në 5 vjet përgjysmojnë rrezikun e sëmundjes Alzhaimer. Por nëse do të bëni 30 minuta në ditë ushtrime fizike ju nuk do të sëmureni nga ftohja dhe gripi, ndërkohë shëndeti i zemrës do të përmirësohet prej forcimit të rrahjeve të zemrës dhe prej qarkullimit më të mirë të gjakut. Po kështu forcim do të pësojnë edhe muskujt e barkut, të krahëve, të shpinës etj. Për më tepër, presioni i gjakut do të përmirësohet, rreziku i osteoporozës do të zvogëlohet, po kështu edhe rreziku i kancerit të zorrës së trashë te 31% e femrave.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioterapia dhe shendeti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram