Shabanllari Dental (Klinikë Dentare dhe Laborator)
Përkushtimi ynë, krijon buzëqeshjen tuaj!
Tek ne do të gjeni të gjitha shërbimet dentare, duke filluar nga : pastrim gurzash; zbardhim profesional; trajtim i dhëmbëve të qumështit; terapi; ortopedi; ortodonci; kirurgji; implante; grafi e vogël dhe panoramex (dixhitale).
Shabanllari Dental, ndryshe nga klinikat e tjera dentare, që në fillimet e saj është e pajisur edhe me Laborator Dentar. Laboratori plotëson të gjitha kërkesat tuaja. Shërbimet e ofruara janë: punime zirkoni/porcelani; korona teleskopike; ura mbi implante; proteza mbi mini-implante; proteza parciale dhe totale etj.
Me një staf të kualifikuar dhe me dashurinë për profesionin, Shabanllari Dental është aty ku ju jeni!