19/08/2016
DISA NJOHURI MBI KUJTESËN DHE ÇRREGULLIMET E SAJ.
Kujtesa fillon me procesin e përthithjes së informacionit shqisor, kodifikimit dhe ruajtjes së tij. Një pjesë e madhe e këtij informacioni qëndron jas*të vetëdijes sonë për një kohë të gjatë. Ky material rikthehet në formën e përs*typjes së parë sa herë që ës*të e nevojshme. Informacionet e marra nga kujtesa afatgjatë i shfrytëzojmë si përvoja për të marrë vendime, për të ndërvepruar me të tjerët apo në zgjidhjen e problemeve.Një pjesë e rëndësishme e psikopatologjive të kujtesës lidhet me pamundësinë për të identifikuar elementë, objekte apo individë sipas ngjajshmërive. Kjo njohje e gabuar, sidomos kur mbës*tetet në ngjashmëri të përcipta, bën që individët me patologji të kujtesës të humbasin aftësinë për të njohur dhe për të identifikuar një objekt që ka qenë i përceptuar dhe i njohur në të shkuarën.Paaftësia për të njohur informacionin quhet AGNOZI ndërsa AMNEZIA ës*të pamundësia e të mbajturit mend të informacioneve të caktuara. Kujtesa sensore (ndijore): regjistron informacionin që vjen nga shqisat. Funksioni i saj ës*të të lehtësojë përpunimin e shpejtë të stimujve të panumërt që vijnë nga sistemi i shqisave dhe mundëson krahasimet me materialet, të cilat gjenden të depozituara në kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë. Kujtesa sensore zbehet brenda disa sekondave sapo të mbarojë “misionin” e saj.Kujtesa afatshkurtër. ës*të quajtur ndryshe kujtesë e punës ose kujtesa punuese, (shumë autorë nuk bëjnë dallim ndërmjet kujtesë afatshkurtër dhe kujtesës punuese). Kujtesa afatshkurtër lejon ruajtjen e informacioneve për disa sekonda në dispozicion të kujtesës shqisore. Ruajtja e materialit në kujtesën afatgjatë, mundëson përsëritjen e ngjarjeve të kaluara dhe përdorimin e informacionit të mësuar dikur. Problemet që lidhen me kujtesën janë të ndryshme në varësi të shkallës së dëmtimit, llojit dhe zonave të dëmtimit, nga traumat psikologjike, dëmtimet traumatike të trurit, dëmtimet e parikthyeshme në sëmundjen e Alzheimer-it etj. Edhe kujtesa, as*tu si dhe çrregullimet e percpetimit ës*tëe lidhur ngus*të me rikujtimin e informacionit shqisor pamor, dëgjimor,nuhatës, të shijes dhe të prekjes. Baza fiziologjike e kujtesës shpjegohet nëpërmjet mekanizmit të reflekseve të kus*tëzuara dhe lobeve temporale. Njihet shkencëris*t se dëmtimi i lobeve temporale, veçanëris*t dëmtimi i lobit të majtë, shoqërohet gjithnjë me çrregullime të kujtesës. Pavarësis*t nga roli primar i korteksit, hulumtimet e reja hedhin dritë edhe mbi rolin e subkorteksit në procesin e kujtesës. Nëpërmjet kujtesës mundësohet procesi i të mësuarit dhe sensi i kohës. Kujtesa afatgjatë ndahet në dy kategori të mëdha: kujtesa deklarative dhe kujtesë jodeklarative. KUJTESA DEKLARATIVE ës*të kujtesë e vetëdijshme, ës*të në vetvete kujtesa e përgjithshme, e dukshme, që përbëhet nga kujtesa episodike dhe nga kujtesa semantike. Kujtesa episodike ës*të kujtesa e organizuar mbi bazën e përvojave, ndërsa kujtimet semantike janë të organizuara rreth strukturës logjike. KUJTESA JODEKLARATIVE, ës*të kujtesë e pavetëdishme, e cila mban informacionin “të fjetur”, por që mund të bëhet e pranishme kurdoherë në çastin e nevojshëm, në varësi të rrethanave. Në kujtesën jodeklarative, përfshihet kujtesa proceduriale, e cila ka të bëjë me aftësi specifike të cilat vihen në përdorim nëse ës*të e nevojshme si p.sh.; aftësia për të ngarë biçikletën, noti apo aktivitete të tjera. KONJICIONI (NJOHJA) dhe KUJTESA janë dy terma që janë shumë të lidhur me njëri tjetrin por që kanë nevojë për tu diferencuar si përkufizime.Procesi njohës ës*të një proces i ndërlikuar mendor i cili përfshin aspekte të tilla si, ndërgjegjësimi mbi perceptimin, arsyetimin, gjuhën e kujtesës dhe gjykimin, ndërsa kujtesa ës*të shumë më tepër sesa një sistem i ruajtjejes pasive të informacioneve, por dhe një element shumë i rëndësishëm i proceseve njohëse. Shumë nga simptomat të cilat rrjedhin nga dëmtimet trunore që shfaqin dëmtime te kujtesës në fakt janë pasoja të deficiteve njohëse të cilat ndikojnë në sasinë e informacionit që përthithet. P.sh. Sëmundja e Alzheimerit fillimis*t prek kujtesën episodike, e cila ës*të e lidhur kryesis*t me dëmtime në zonën e trurit të quajtur hipokamp (“ hippocampus”). Kur sëmundja fillon të përparojë gradualis*t fillon të ndikojë edhe në kujtesën semantike (kuptimore), e cila kontrollohet nga zona kortikale jas*të hipokampus-it dhe ndikon dukshëm edhe në kujtesën e punës. AMNEZIA përcaktohet si paaftësia e pjesshme ose e plotë për të kujtuar ngjarjet dhe përvojat e kaluara. Amnezitë në varësi të shkakut të tyre ndahen në dy grupime të mëdha: Amnezitë me origjinë psikogjene dhe Amnezitë me origjinë organike. AMNEZITË ANKSIOZE janë ato lloj amnezish, të cilat manifestohen si reaksione psikogjenike në formën e ankthit patologjik veçanëris*t te çrregullimet depresive. Autorë të ndryshëm i përfshijnë këto lloj amnezish si forma më të lehta të kategorisë së amnezive disociative. Amnezitë disociative janë amnezi të papritura që ndodhin gjatë ose pas traumave ekstreme dhe mund të zgjasin nga disa orë deri në disa ditë. Kjo amnezi karakterizohet nga ruajtja e aftësisë për të kryer sjellje, veprime komplekse dhe aftësive sociale, por shoqërohet me amnezi mbi të dhënat e identitetit personal si p.sh. pamundësia për të kujtuar emrin e tij, ngjarje të rëndësishme personale, adresën etj. AMNEZI DISOCIATIVE (e shkëputjes): ës*të paaftësisa për të kujtuar informacione zakonis*t rreth ngjarjeve stresuese apo traumatike të jetës, të tilla si, një sulm I dhunshëm, një përdhunim etj. Ndonëse ky kujtim ës*të i ruajtur në kujtesën afatgjatë, qasja ndaj saj ës*të e dëmtuar për shkak të mekanizmave të mbrojtjes, ndonëse personat e kanë të ruajtur kapacitetin për të mësuar informacion të ri. AMNEZIA MBI NGJARJET E FËMIJËRISË: ës*të paaftësia e zakonshme për të kujtuar ngjarjet që nga fëmijëria e hershme. Sigmund Freud i’a atribuon këtë lloj amnezie represionit seksual, ndërsa qasjet moderne shkencore, sidomos të psikologjisë zhvillimore në përgjithësi i’a atribuojnë atë aspekteve të procesit të zhvillimit të trurit. AMNEZITË ME ORIGJINË ORGANIKE janë amnezi të cilat shfaqen si pasojë e dëmtimeve organike të trurit, të cilat karakterizohen nga dobësim i kujtesës për shkak të çrregullimeve të perceptimit dhe të vëmendjes si dhe dës*timi për të krijuar një ruajtje të qëndrueshme dhe të përhershme në kujtesën afatgjatë. Amnezitë me origjinë organike klasifikohen në Amnezinë retrograde dhe amnezia anterograde. Amnezia retrograde karakterizohet me mungesë të kujtesës përtej një shkalle të zakonshme të harresës, për ngjarjet që kanë ndodhur para dëmtimit traumatik. Në këtë formë të amnezisë personi nuk ës*të në gjendje të kujtojë ngjarjet që kanë ndodhur para zhvillimit të amnezisë edhe pse mund të jetë në gjendje të shifrojë dhe të mësojë përmendësh gjëra të reja që ndodhin pas shfaqjes se amnezisë. Kujtesa ekzistuese aftagjatë ruhet në neuronet dhe sinapset e zonave të thella të trurit jas*të zonës së hipokampusit. Në hipokampus kryhet kodimi i informacioneve të reja. AMNEZIA ANTEROGRADE ës*të humbje e kujtesës afatshkurtër, dëmtimi i aftësisë për të ruajtur në kujtesë një material të ri në periudhën që vjen pas traumës. Pacientët vazhdimis*t harrojnë informacione, njerëz apo ngjarjet që ndodhin gjatë kësaj periudhe, për disa sekonda, minuta ose dhe më gjatë. Kjo lloj amnezie shkaktohet për shkak të mostransferimit me sukses të informacioneve nga kujtesa afatshkurtër në kujtesën e përhershme afatgjatë. Amnezia anterograde mund të haset edhe në raste ekstreme të dehjeve të rënda , në delirium si dhe në disa gjendje epileptike. Personat që vuajnë nga kjo amnezi mund të përsërisin pyetjet ose komentet disa herë, mund të mos njohin njerëzit që mund të kenë takuar disa minuta më parë, etj. Amnezia anterograde mund të shkaktohet gjithas*tu nga përdorimi i qetësuesve benzodiazepinikë, nga dëmtimet traumatike të trurit, pas procedurave kirurgjikale që prekin zonën e hipokampusit ose pjesën e brendshme të trurit (lobin median), nga mungesa e oksigjenimit të trurit, në ataket epileptike ose pas situatave të fuqishme shokuese emocionale. Kur dëmtohet vetëm njëra anë e lobit median temporal, truri ka vetinë për të riorganizuar hartën e rrjetit të lidhjeve nervore. Kjo aftësi e trurit quhet neuroplasticitet dhe ës*të një aftësi individuale që ndikon në përmirësimin e funksionimit të dëmtuar të kujtesës me kalimin e kohës. Plasticiteti i trurit ka qenë një nocion i lënë në harresë prej mëse gjysmë shekulli që në prezantimin e parë si ide, nga William James në vitin 1890, në librin e tij Principet e psikologjisë, Termin neuroplasticitet., e rifuti në përdorim Jerzy Konorski ndërsa një ndër pionierët e neuroshkencës Michael Merzenich kreu studime prej më se tri dekadash, bazuar në përfundimet shkencore të Nobelistëve të mjekësisë të vitit 1981; Hubel dhe Torsten, të cilët zgjeruan akoma më tej njohuritë në lidhje me procedimin e informacionit sensor.
ERRËSIMI I PLOTË I KUJTESËS janë periudha amnezie, zakonis*t të shkaktuara nga konsumimi i tepërt i alkoolit, gjatë së cilës ndonëse një person në mënyrë aktive angazhohet në veprimtari të ndryshme, truri nuk ës*të në gjendje të krijojë kujtime dhe të mbajë mend çfarë ka bërë. Gjatë errësimit të vetëdijes, pavarësis*t se personat mund të marrin pjesë në aktivitete nga më të zakonshmet, si p.sh. të hajë ushqim, të bisedojë për gjëra rutinë, të bëjë seks, pavarësis*t se mund të duket i vetëdijshëm dhe i artikuluar, ai nuk ka asnjë kujtim të regjistruar nga këto aktivitete. Kjo gjendje lë boshllëqe në kujtesën e një personi dhe kujtimet risillen në kujtesë në mënyrë fragmentare ose me mungesës të plotë të kujtesës në porcione të mëdha e krahasuar metaforikis*t me analogjinë e ndërprerjes së menjëhershme të energjisë elektrike. SINDROMA KORSAKOF ës*të një sindromë që më së shpes*ti lidhet me përdorimet afatgjata dhe abuzimin me alkool. Sindroma Korsakof karakterizohet nga dëmtime të rënda të kujtesës episodike si dhe me dëmtime më të lehta në mësimin e informacioneve të reja. KONFABULACIONI ës*të një përshkrim i rremë i një ngjarje, e cila pretendohet të ketë ndodhur në të kaluarën. Një version i saj mund të jetë edhe modifikimi i një ngjarje reale, të cilën shumë autorë e përcaktojnë si Kriptomnezia ose deformimi i kujtesës. Ky term ka qenë objekt i shumë studimeve në dy dekadat e para të psikanalizës. Individet me kriptomnezi shpesherë transformojnë ngjarjet ose bashkangjisin pjesë nga ëndërat, leximet historitë që mund të kenë dëgjuar, në trajtën e një historie të re por të deformuar. Në shumë studime konstatohet shpesh te pacientët me Skizofreni kronike gjatë bisedës diagnostike apo në komunikime të zakonshme. Pacientët shpesh bëjnë përshkrime të hollësishme të ngjarjeve fantastike të cilat nuk kanë ndodhur kurrë. Këtë fenomen Bleuler e ka quajtur “halucinacione të kujtesës”, pasi kujtimet janë të rreme dhe të pandryshueshme. Këto lloj halucinacionesh janë të ngjashme sipas shumë autorëve me “parafytyrimet halucinatorë”, që ndodhin në pacientë me epilepsi të lobit temporal. Me kalimin e kohës personat besojnë se trillimet e tyre janë të vërteta. “Konfabulacioni i ngjarjeve apo situatave mund të çojë në një pranim eventual të informacionit të trilluar si të vërtetë”.. Michael Kopelman në një artikull të botuar në Revistën shkencore: “Cognitive Neuropsychiatry^" në Janar të vitit 2010, të titulluar “Varieties of confabulation and delusion“, shprehet se duhet diferencuar mirë klinikis*t dallimi ndërmjet një deluzioni të maskuar dhe konfabulacionit. DEJA VU: (dezha vy - tashmë e parë), Deja vu ës*të një term, që rrjedh nga literature e hershme franceze. Ës*të një ndjesi e çuditshme e njohjes për një situatë në të cilën një personi i duket sikur po përjeton eksperienca, të cilat ai ka parë ose përjetuar edhe më përpara. Në përgjithësi personi e di se kjo ndjesi ës*të e pasaktë dhe se ai nuk ka qenë kurrë në të vërtetë aty më përpara. Një ndër teorizimet e shumta në përpjekjet për të shpjeguar këtë fenomen ës*të se deja-vu shkaktohet nga një vonesë e kalimit të informacionit nga njëra anë e hemisferës cerebrale në tjetrën. Përvoja e ndjesisë së familjaritetit dhe njohjes me vende dhe situata, në të cilat personi ndodhet për herë të parë, ës*të një përvojë shumë e zakonshme dhe rezulton se 70% e njerëzve raportojnë se kanë përjetuar të paktën një herë në jetë një përvojë “deja vu”. Deja Vu si psikopatologji haset në dëmtimet e sistemit limbik, epilepsinë e lobit temporal dhe dëmtime të tjera organike në zona të veçanta të trurit.