Spitali Universitar i Traumës

Spitali Universitar i Traumës Dergoni e-mail ne spitalitraumes@shendetesia.gov.al, per shqetesimet qe keni.

20/04/2026
🙏 Falënderim i veçantë për ekipin e urgjencës dhe të gjitha shërbimet mbështetëse të Spitalit Universitar të Traumës, pë...
18/04/2026

🙏 Falënderim i veçantë për ekipin e urgjencës dhe të gjitha shërbimet mbështetëse të Spitalit Universitar të Traumës, për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar çdo ditë, në përballimin e traumave dhe politraumave.

Urgjenca e SUT, ditën e djeshme, përballoi një situatë të ngarkuar për shkak të numrit të lartë të traumave, ku 180 pacientë morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Krahas kësaj ngarkese, ne kemi pritur dhe trajtuar me profesionalizëm edhe rastet e ardhura nga protesta.

Shërbimi i urgjencës së traumës ka qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë, duke ofruar ndërhyrje në kohë reale dhe kujdes cilësor për çdo qytetar.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Një ekip i jashtëzakonshëm mjekësor dhe mbështetës që çdo ditë dëshmon se asnjë qytetar nuk mbetet pa marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Respekt dhe mirënjohje për punën tuaj!

17/04/2026
🪺 Në këtë ditë të shenjtë ju urojmë të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkët, me urimet tona më të përzemërta për ...
12/04/2026

🪺 Në këtë ditë të shenjtë ju urojmë të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkët, me urimet tona më të përzemërta për shpresë dhe dashuri.

🫂Me kënaqësi dhe përkushtim, jemi gjithmonë në shërbim dhe të hapur, në funksion të forcimit të vlerave që na bashkojnë si shoqëri.

🙏🏻Një falënderim i veçantë shkon për Kryepeshkopin Joan Pelushi për dhuratën e çmuar ndaj Spitalit Universitar të Traumës, një simbol i bukur i harmonisë, solidaritetit dhe mbështetjes ndaj misionit human të ekipit tonë shëndetësor.

☀️Gëzuar Pashkët Ortodokse! Qoftë kjo ditë një burim drite, harmonie dhe mirëkuptimi për të gjithë.

Gëzuar Pashkët! 🕊️🪺Ju urojmë të gjithë besimtarëve katolikë, që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe dhe shpresë në ditët t...
05/04/2026

Gëzuar Pashkët! 🕊️🪺

Ju urojmë të gjithë besimtarëve katolikë, që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe dhe shpresë në ditët tuaja.

Qoftë e mbushur me lumturi, bekime dhe dritë jo vetëm sot, por çdo ditë që vjen.

Pashkë të bardha dhe të bekuara! 🌸

22/03/2026

Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!

🌙Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë! Qoftë kjo ditë e bekuar, për t’ju sjellë shëndet dhe begati në f...
20/03/2026

🌙Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!

Qoftë kjo ditë e bekuar, për t’ju sjellë shëndet dhe begati në familjet tuaja🤲🏼

🌼Gëzuar Ditën e Verës!☀️Le të jetë e mbushur çdo ditë me diell dhe shpresë.
14/03/2026

🌼Gëzuar Ditën e Verës!

☀️Le të jetë e mbushur çdo ditë me diell dhe shpresë.

🏗Vijon procesi i rikonstruksionit të Spitalit Universitar të Traumës, një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit...
26/02/2026

🏗Vijon procesi i rikonstruksionit të Spitalit Universitar të Traumës, një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit ndaj pacientit.

📈Ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës spitalore, përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe transformimin në ambient me aparatura mjekësore bashkëkohore. Rindërtimi do të rrisë standardet e sigurisë dhe do të krijojë ambiente më funksionale për trajtimin e traumave dhe ndërhyrjeve komplekse.

🏥Investimi në këtë institucion është investim në jetë, në cilësi shërbimi dhe në një të ardhme më të sigurt për qytetarët. Spitali Universitar i Traumës si qendra kryesore e referencës për rastet më të rënda në vend, do të ofrojë shërbim me kushte dhe standarde europiane.

Address

Laprake
Tirana
1001

Telephone

+35544330182

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Universitar i Traumës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Universitar i Traumës:

Share

Category