02/02/2021
👨⚕️Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”.
➕Të gjithë individët mbi 50 vjeç, veçanërisht gratë në menopauzë, dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku duhet të kryejnë check up-in e osteoporozës.
💊Në varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor, mjeku mund të japë ilaçe dhe suplemente për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. Trajtimi i osteoporozës është efektiv
vetëm nëse merret ashtu siç rekomandohet nga mjeku specialist.
💊Trajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore, dhe krahas mjekimit, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme pasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me ilaçe.
👨⚕️Dr. Valerio Pittoni, mjek reumatolog i diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Romës “La Sapienza”, i specializuar në Alergologji dhe Imunologji Klinike dhe Patologji Klinike, ka trajtuar pacientë me raste te (LES, artriti reumatoid, sindroma e Sjogrenit, skleroderma, etj.) dhe sindromave autoimune trombofilike.
✅Dr. Valerio Pittoni përsosi aftësitë e tij reumatologjike në University College London (UCL) për dy vjet duke punuar edhe në departamentin e reumatologjisë.
✅Dr. Pittoni gjithashtu mori trajnime në fushën e terapive eksperimentale në trajtimin e sëmundjeve autoimune.
Dr. Pittoni trajton në Spitalin Salus sëmundjet e mëposhtme:
➡️Reumatizma inflamatore, të tilla si reumatizma akute dhe artriti reumatoid
➡️Dermato-polimioziti
➡️Konnectitis, të tilla si lupus erythematosus sistemik, sindromi Sjögren, polymyositis, dermatomyositis, scleroderma dhe vasculitis
➡️Artriti i shkaktuar nga agjentët infektive, si sëmundja Lyme
➡️ Sklerodermia sistemike
➡️ Osteoartriti
➡️Reumatizma ekstrartikulare, të tilla si bursitis dhe periarthritis
➡️Sëmundjet e kockave, si osteoporoza
➡️Spondiloartropatitë
➡️Sëmundja e Raynaudit etj.
☎️Kontakto departamentin e Reumatologjisë: +355 68 20 53 180 / info@salus.al / www.salus.al
➕Salus, spitali yt!