Klinika e Syrit "ART"

Klinika e Syrit "ART" Klinika e Syrit "ART" është e drejtuar nga Prof. As. Arjeta Grezda

Ekzaminime oftalmologjike:
- Vizita okulistike për të rritur
- Autorefraktometri dhe korigjim I automatizuar
- Echografi e syrit (Scaner A+B)
- Pakimetri
- Tonometri Goldman (m***e e tensionit te syrit)
- Fushe pamore (vizive)
- Ekzaminim i rrugeve lakrimale

Operacione:
– Operacione të kataraktes (perdes/pelhures) me ultratinguj (Phacoemulsifikim)
_ Vendosja e lentes intraokulare (Implantim prim

ar, implantim secondar).
– Operacione të tensionit të syrit (Glaukoma)
_ Operacione te kombinuara te kataraktes (perdes/pelhures) dhe tesionit te syrit (Glaukoma)
– Operacione të pterigiumit
– Operacione të chalasionit
– Kirurgji te kapakëve

Trajtime me laser:
– Kapsulotomi me YAG – laser
– Iridotomi me YAG – laser

Gëzuar Kurban Bajramin! 🕌✨Qoftë kjo ditë e shenjtë e mbushur me paqe, begati dhe dritë në çdo shtëpi 🤍🙏Me respekt,Klinik...
05/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin! 🕌✨
Qoftë kjo ditë e shenjtë e mbushur me paqe, begati dhe dritë në çdo shtëpi 🤍🙏
Me respekt,
Klinika e Syrit “ART” 👁️💙

Prof. As. Arjeta Grezda – Klinika e Syrit “ART” 👁️🎨Arti në dritën e syrit! ✨Me mbi 25 vite përvojë 🩺, Arjeta Grezda sjel...
01/06/2025

Prof. As. Arjeta Grezda – Klinika e Syrit “ART” 👁️🎨
Arti në dritën e syrit! ✨

Me mbi 25 vite përvojë 🩺, Arjeta Grezda sjell ekspertizën më të lartë në oftalmologji 👩‍⚕️.
Qindra ndërhyrje kirurgjikale — nga rastet më të thjeshta tek ato më komplekse — me dorë të sigurt dhe zemër të kujdesshme ❤️.

Zgjidh Klinikën e Syrit “ART” për:
🔹 Kujdes profesional ndaj glaukomës dhe kataraktës
🔹 Trajtime të avancuara me teknologji moderne 💡
🔹 Lente Premium Vivity dhe PanOptix për një pamje të qartë në largësi dhe afër 👓
🔹 Ndërhyrje estetike të qepallave, për rezultate funksionale dhe estetike 🌟

Në Klinikën “ART”, çdo pacient trajtohet me vëmendje 👀, durim dhe përkushtim maksimal 🤝.
Përgatitje e kujdesshme para dhe pas çdo ndërhyrjeje, për një shërim të sigurt dhe të shpejtë 🛡️.

Bëhu pjesë e kujdesit ku profesionalizmi takohet me pasionin! 💙

Shikoje botën me sy të rinj 👁️✨, në Klinikën e Syrit “ART” – aty ku jeta merr dritë!

📍 Na gjeni në Tiranë!



Klinika e Syrit “ART”

Rasti i ditës:Pacient me katarakt brunescenta 👁️, e cila kishte ndikuar ndjeshëm në cilësinë e shikimit dhe funksionimin...
14/05/2025

Rasti i ditës:
Pacient me katarakt brunescenta 👁️, e cila kishte ndikuar ndjeshëm në cilësinë e shikimit dhe funksionimin e përditshëm.

U krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale ekstrakapsulare me qepje (ECCE) – një metodë e sigurt dhe efektive për raste të avancuara të kataraktës ku “perdja” është shumë e fortë.

Pas operacionit, pacienti është në gjendje të mirë dhe po ndjek trajtimin e nevojshëm post-operator për rikuperim të plotë vizual ✅.

Shikimi është jetë – Kujdesuni për sytë tuaj!

👁️‍🗨️✨

Pacient me glaukomë, i operuar me trabekulektomi ✅ 3 javë pas operacionit: bleb difuz filtrues, TIO 11 mmHg 👁️‍🗨️ Pacien...
09/05/2025

Pacient me glaukomë, i operuar me trabekulektomi ✅ 3 javë pas operacionit: bleb difuz filtrues, TIO 11 mmHg 👁️‍🗨️ Pacienti i kënaqur me rezultatin dhe ecurinë post-operatore⚕️

08/05/2025

Të nderuar pacientë, nëse keni lënë takime për këtë fundjavë, ju lutem parashikoni transportin pasi do të ketë bllokime të rrugëve:

1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:
- Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;
- Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”,
- Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”;
- Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” – “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;
- Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.
1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijoj tek sheshi “Willson” për në rrugën “Sami Frashëri”.
- Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht. - Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
- Linja nr. 11 “Porcelan”, pezullohet përkohësisht.
-Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijoj tek sheshi “Willson” për në rrugën “Sami Frashëri”.
- Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht
- Linja Nr. 13 “Tiranë – Baldushk – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 1 “Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhit – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.
1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.
1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:
- Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.
2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:
- Tek Sheshi “Skënderbej”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dugagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.
2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.2 “Teg – Sauk i vjetër – Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”
- Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.
- Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.
- Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
- Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
- Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .
- Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharrë”, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufinë” (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degëzimi 2 “Kombinat – Tufinë”), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.
2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:
-Në rrugët “Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën“Dervish Hima”.
3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardës së Republikës. Rruga “Abdyl Frashëri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano”.
4. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Gëzuar Pashket Ortodokse dhe Katolike! 🕊️ Festa e ndriçuar e ringjalljes së Krishtit! 🌟 Lutemi për paqe, dashuri dhe har...
20/04/2025

Gëzuar Pashket Ortodokse dhe Katolike! 🕊️ Festa e ndriçuar e ringjalljes së Krishtit! 🌟 Lutemi për paqe, dashuri dhe harmoni në këtë ditë të shenjtë.

Klinika e Syrit “ART” ju uron nga zemra Gëzuar Fitër Bajramin! Pas përkushtimit dhe sakrificës gjatë muajit të shenjtë t...
30/03/2025

Klinika e Syrit “ART” ju uron nga zemra Gëzuar Fitër Bajramin! Pas përkushtimit dhe sakrificës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kjo festë le të sjellë në familjet tuaja harmoni, lumturi dhe begati. Urojmë që kjo ditë e shenjtë t’ju gjejë me shëndet të plotë dhe të mbushë zemrat tuaja me paqe dhe dashuri. Me Fat Bajrami!  

01/03/2025
Klinika e Syrit “ART” e drejtuar nga Prof. Asc. Arjeta Grezda ju uron një agjerim të lehtë dhe të pranuar!  Urime muajin...
01/03/2025

Klinika e Syrit “ART” e drejtuar nga Prof. Asc. Arjeta Grezda ju uron një agjerim të lehtë dhe të pranuar!

Urime muajin e shenjtë të Ramazanit!

Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Klinika e Syrit ART ju uron nga zemra një festë të mbushur me dashuri, paqe d...
26/12/2024

Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Klinika e Syrit ART ju uron nga zemra një festë të mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim pranë njerëzve tuaj më të dashur. Le të jenë këto festa një fillim i mbarë për një vit plot suksese, harmoni dhe arritje të reja. Urojmë që çdo ditë e Vitit të Ri të jetë e mbushur me lumturi, momente të bukura dhe kujtime që do t’i mbani përgjithmonë në zemër. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025! 🎄🎅😍

A keni vështirësi me shikimin për shkak të kataraktit? 👓 Mos lejoni që mjegullimi të ndikojë në jetën tuaj!🔹 Klinika e S...
26/12/2024

A keni vështirësi me shikimin për shkak të kataraktit? 👓 Mos lejoni që mjegullimi të ndikojë në jetën tuaj!

🔹 Klinika e Syrit “ART” ju ofron zgjidhje të avancuara për trajtimin e kataraktit.
🔹 Procedura moderne, e sigurt dhe pa dhimbje.
🔹Lente unifokale, multifokale, trifokale dhe EDOF.
🔹 Asc. Prof. Arjeta Grezda, kirurge me përvojë të gjatë në trajtimin e kataraktës dhe glaukomës.

🌞 Shikoni botën me qartësi të re! Rezervoni sot një konsultim dhe bëni hapin drejt një të ardhmeje më të ndritshme.

📞 Na kontaktoni: +355692246189
📍 Adresa: Rr. Nazmi Rush*ti, Pranë Maternitetit të Ri “Koço Gliozheni”, Tiranë

👁️‍🗨️ Të kuptojmë sindromën e syrit të thatë! 👁️✨Sindroma e syrit të thatë është një gjendje e zakonshme e syrit që ndod...
18/09/2024

👁️‍🗨️ Të kuptojmë sindromën e syrit të thatë! 👁️✨

Sindroma e syrit të thatë është një gjendje e zakonshme e syrit që ndodh kur ka një ulje të prodhimit të lotëve ose një ndryshim në cilësinë e tyre, duke rezultuar në sy të irrituar dhe të keq lubrifikuar.

✨ Simptomat e sindromës së syrit të thatë mund të përfshijnë një ndjesi të ashpër ose djegie në sy, skuqje të syve, shikim të turbullt, ndjeshmëri ndaj dritës, lodhje të syve dhe parehati gjatë përdorimit të lenteve të kontaktit.

👩‍⚕️ Diagnoza e sindromës së syrit të thatë bëhet nga një okulist gjatë një ekzaminimi të syrit, që mund të përfshijë teste për të matur prodhimin e lotëve, për të vlerësuar cilësinë e lotëve dhe për të ekzaminuar sipërfaqen e syve.

⚠️ Trajtimi i sindromës së syrit të thatë zakonisht përfshin përdorimin e pikave të syrit lubrifikuese për të lehtësuar parehatinë dhe për të mbajtur sytë të lagësht. Në rastet më të rënda, mund të përshkruhen medikamente anti-inflamatore ose procedura për të bllokuar kanalet e lotëve dhe për të ruajtur lotët.

💪 Përveç trajtimit mjekësor, disa masa të thjeshta mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sindromës së syrit të thatë, si për shembull: mbyllja e syve rregullisht, përdorimi i një lagështuesi në mjedise të thata dhe pushimi i syve gjatë aktiviteteve të gjata që kërkojnë përqendrim vizual.

Address

Rruga NAZMI RUSH*TI
Tirana
1015

Opening Hours

Tuesday 11:00 - 19:00
Friday 11:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

+355692246189

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika e Syrit "ART" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika e Syrit "ART":

Share

Category

Nearby clinics