21/03/2024
A e dini se ❓❔
🔅Individët me Sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindromë.Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit të 21.
🔅Sindroma Down nuk është një sëmundje, është një çrregullim kromozomik i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21.
🔅 Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë këta individë.
🔅 Individët nuk kanë Sindromën Down “të lehtë” ose “të rëndë”. Aftësia nuk varet nga gjendja gjenetike por nga individi. Individët ose e kanë Sindromën Down ose nuk e kanë atë.
🔅Fëmijët me Sindromën Down kalojnë në të njëjtat stade zhvillimi si fëmijët që nuk e kanë këtë sindromë. Krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, fëmijëve me Sindromën Down i nevojitet më shumë kohë dhe punë ndihmëse nga familja dhe profesionistët e shërbimeve terapeutike, për të arritur fazat bazë të zhvillimit, si p.sh., qëndrimin, të ecurit, të folurit etj.
🔅 Ndonëse ka disa tipare fizike karakteristike tek individët me Sindromën Down, këta individë ngjasojnë më shumë me familjarët e tyre sesa me njëri-tjetrin.
🔅 Tiparet e fytyrës së një individi nuk përcaktojnë aftësinë njohëse të tij. Vetëm sepse dikush ka disa prej tipareve fizike karakteristike të Sindromës Down, nuk do të thotë që ka nivel inteligjence më të ulët dhe nëse dikush ka tipare fizike të Sindromës Down pak më të dallueshme, nuk do të thotë që inteligjenca e tyre është më e lartë. 🔅Personat me Sindromën Down mund të kenë të drejta të plota dhe të barabarta, në mënyrë të barabartë me të gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin ku jetojnë.
🔅 Të rriturit me Sindromën Down nuk janë të destinuar për të qenë “fëmijë përjetë”, por të rritur që kanë këtë sindromë.
🔅 Fëmijët me Sindromën Down performojnë më mirë në një mjedis mësimor gjithëpërfshirës.Në klasat gjithëpërfshirëse mësojnë dhe përfitojnë të gjithë fëmijët.