Body Balance

Body Balance Në balancë me trupin, mendjen dhe shëndetin!
(1)

Body Balance është një klinikë fizioterapie me qendër në Tiranë, e cila ofron shërbime të specializuara në ortopedi, trajtim manual, elektroterapi, fizioterapi prenatale etj.

Rezervo tani konsultën tënde të fizioterapisë në .physio 📞 Na kontakto në: +355 69 848 2299📍 Rruga Panorama, Tiranë 💪 Ku...
07/05/2025

Rezervo tani konsultën tënde të fizioterapisë në .physio

📞 Na kontakto në: +355 69 848 2299
📍 Rruga Panorama, Tiranë

💪 Kujdesu për trupin tënd, nis sot! 🧘‍♂️

26/04/2025

Terapia manuale është një metodë terapeutike e cila përdoret për të trajtuar problemet muskulore, artikulare dhe nervore. Cilat janë benefitet e terapisë manuale në trajtimin e dhimbjes së qafës? 1. Reduktim të dhimbjes dhe lehtësim në tensionin muskular. ❌🤕 2. Përmirësim të lëvizshmërisë duke rritur fleksibilitetin. ➡️🧘 3. Stimulim të qarkullimit të gjakut duke përmirësuar oksigjenimin e indeve. ❤️🩸 4. Përmirësim të posturës që shpesh është shkaktar i dhimbjes kronike në qafë. 🧍‍♂️✅Rikthimi i Funksionit dhe Balancës Trupore përmes Terapisë Manuale.

Kujdes profesional për skoliozën, nga vlerësimi postural , trajtimi me metodën Schroth ,protokolle të personalizuara dhe...
14/04/2025

Kujdes profesional për skoliozën, nga vlerësimi postural , trajtimi me metodën Schroth ,protokolle të personalizuara dhe rivendosje e ekuilibrit muskulor.

Rezervoni konsulten tuaj dhe kujdesuni per shendetin e shtyllës kurrizore! !

Poliartriti është një patologji inflamatore që prek disa nyje, duke shkaktuar dhimbje, ngurtësi dhe kufizime në lëvizje....
15/12/2024

Poliartriti është një patologji inflamatore që prek disa nyje, duke shkaktuar dhimbje, ngurtësi dhe kufizime në lëvizje. Kjo gjendje mund të ndikojë ndjeshëm në aktivitetet e përditshme, por fizioterapia luan një rol kyç!

💡 Trajtimet fizioterapeutike ndihmojnë në:
✔️ Reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes.
✔️ Përmirësimin e forcës muskulore dhe qëndrueshmërisë.
✔️ Rikthimin e lëvizshmërisë dhe funksionit normal.

Prenotoni konsultën tuaj falas në .physio dhe mësoni më shumë rreth trupit tuaj.

Rezultati i Trajtimit të Vazhdueshëm të Skoliozës!Pacientja jonë, ndjekur prej një muaji në klinikën tonë, ka shënuar pë...
04/12/2024

Rezultati i Trajtimit të Vazhdueshëm të Skoliozës!

Pacientja jonë, ndjekur prej një muaji në klinikën tonë, ka shënuar përmirësim të skoliozës nga 20° në 16° falë rehabilitimit të vazhdueshëm.

👉 Edhe pse përmirësimi është i dukshëm, është thelbësore të vazhdohet me fizioterapi për të konsoliduar rezultatet dhe për të parandaluar përkeqësimin.

⚠️ Kujdes prindër: Skolioza duhet diagnostikuar dhe trajtuar brenda moshës së adoleshencës, kur procesi i rikuperimit është më i lehtë dhe më efektiv. Pas kësaj moshe, trajtimi kërkon më shumë kohë dhe përkushtim.

📅 Rezervoni sot konsultën tuaj dhe kujdesuni për shëndetin e shtyllës kurrizore!

Qëndrimi i gabuar në zyrë 🪑, sidomos gjatë orëve të gjata para kompjuterit, mund të shkaktojë dhimbje shpine, qafe dhe t...
02/12/2024

Qëndrimi i gabuar në zyrë 🪑, sidomos gjatë orëve të gjata para kompjuterit, mund të shkaktojë dhimbje shpine, qafe dhe tension muskulor.

Fizioterapia është çelësi për të parandaluar dhe trajtuar këto probleme. Ajo ndihmon në korrigjimin e qëndrimit ✅, përmirësimin e fleksibilitetit 🧘‍♀️ dhe forcimin e muskujve.

Kujdesuni për trupin tuaj duke mësuar zakone të shëndetshme dhe shfletoni galerinë e fotovr për më shumë informacion.

04/09/2024

Kontraktimet muskulare mund të jenë shenjë e stresit dhe lodhjes së muskujve. Trajtimi i duhur jo vetëm që lehtëson dhimbjen, por edhe promovon shërimin e duhur, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme. Ndërhyrja në kohë është kyçe për të parandaluar komplikacionet e mundshme dhe për të siguruar një rikuperim të shpejtë dhe efektiv.

Postura Korrekte: Çelësi për një Jetë më të Mirë dhe më të Shëndetshme! E dini që mënyra se si qëndroni mund të ndikojë ...
09/07/2024

Postura Korrekte: Çelësi për një Jetë më të Mirë dhe më të Shëndetshme!

E dini që mënyra se si qëndroni mund të ndikojë thellësisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm? Një posturë korrekte jo vetëm që parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës, por gjithashtu optimizon funksionimin e organeve tuaja të brendshme.

✅ Shmangja e Patologjive Muskuoskeletore: Postura e mirë ndihmon në shpërndarjen e peshës trupore, duke parandaluar mbingarkesat në muskuj dhe artikulacione, dhe duke reduktuar riskun e lëndimeve.

✅ Optimizimi i Frymëmarrjes: Kur mbani shtyllën kurrizore drejt dhe shpatullat hapur, mushkëritë tuaja zgjerohen më lehtë, që rrit efikasitetin e marrjes së oksigjenit.

✅ Përmirësimi i Funksionimit të Organeve të Brendshme: Postura e drejtë lejon organeve të brendshme të vendosen në pozicionin e tyre natyral, duke nxitur një funksionim të shëndetshëm gastrointestinal.

✅ Përmirësimi i Qarkullimit të Gjakut: Mbajtja e një posture të shëndetshme ndihmon në parandalimin e çrregullimeve kardiovaskulare.

✅ Efektet Pozitive në Mirëqenien Psikologjike: Një posturë e mirë mund të ndihmojë në rritjen e energjisë dhe të ndikojë pozitivisht në gjendjen tuaj emocionale gjatë ditës.

📌 Mbrojtja e shëndetit fillon me ndërgjegjësimin për posturën tuaj, ushtrimet e vazhdueshme fizike dhe qëndrimit të duhur.

Qëndroni në balancë me shëndetin! Rezervoni një konsultë falas në .physio 🧘
30/05/2024

Qëndroni në balancë me shëndetin! Rezervoni një konsultë falas në .physio 🧘

Address

Rruga Panorama
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Body Balance posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram