Medical Life

Medical Life Lumturia e njeriut është shëndeti

Sot, me rastin e Pashkëve, urojmë të gjithë besimtarët orthodoksë për këtë festë të shenjtë.Qoftë kjo festë një burim pa...
12/04/2026

Sot, me rastin e Pashkëve, urojmë të gjithë besimtarët orthodoksë për këtë festë të shenjtë.

Qoftë kjo festë një burim paqeje, shprese dhe mirëqenieje për ju dhe të dashurit tuaj.

Në emër të Medical Life, ju përcjellim urimet më të mira për këtë ditë të bekuar duke dëshiruar që t'ju sjellë sa më shumë gëzim e mbarësi. 

Gëzuar Pashkët!

11/04/2026

Shfrytëzojeni këtë fundjavë për të hequr stresin. Stresi nuk është vetëm një ndjesi kalimtare. Kur bëhet i vazhdueshëm, ai ndikon drejtpërdrejt në trupin tuaj.

Rrit rrezikun për probleme me zemrën, çrregullon gjumin dhe dobëson sistemin imunitar. Me kalimin e kohës, trupi lodhet, përqendrimi bie dhe organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Shpesh e injorojmë stresin, sepse duket si pjesë normale e përditshmërisë. Por kur nuk menaxhohet, ai bëhet një nga faktorët kryesorë që dëmton shëndetin.

Kjo fundjavë është një mundësi për të ndalur ritmin. Një shëtitje, pak kohë me familjen, aktivitet fizik apo thjesht pushim i vërtetë mund të bëjnë diferencë. Kujdesuni për veten, për mendjen dhe trupin tuaj.

Por mos u ndalni vetëm te pushimi. Nëse ndjeni lodhje të vazhdueshme, pagjumësi apo shqetësime fizike, mos e lini pa e kontrolluar.

Në Medical Life ofrojmë konsultë dhe vlerësim të plotë për të identifikuar faktorët që ndikojnë në shëndetin tuaj. Kontaktoni për të rezervuar një vizitë.

📞 +355 69 879 0030
📞 +355 68 652 4910
📧 info@medicallife.al

🌐 www.medicallife.al

08/04/2026

Trupi flet. Por jo gjithmonë me zë të lartë. Fillon me sinjale të vogla: një lodhje që zgjat, një shqetësim që përsëritet, një ndryshim që nuk e shpjegon dot.

Shumë prej nesh zgjedhin të mos e dëgjojnë, sepse është më e lehtë të vazhdosh përpara. Por shëndeti nuk funksionon kështu. Sinjali që ne injorojmë sot, nesër do kërkojë më shumë vëmendje.

Dëgjojeni trupin duke bërë kontrolle të rregullta dhe duke mos injoruar asnjë sinjal. Medical Life është gjithmonë pranë jush për diagnozë të hershme dhe kujdes profesional!

Na kontaktoni për të rezervuar një takim:

+355 69 879 0030
+355 68 652 4910
info@medicallife.al

🌍 7 Prilli konsiderohet si Dita Botërore e Shëndetit, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Shëndeti është themeli i çd...
07/04/2026

🌍 7 Prilli konsiderohet si Dita Botërore e Shëndetit, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shëndeti është themeli i çdo shoqërie të fortë dhe nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e sëmundjes, por me mirëqenie fizike, mendore dhe sociale. Shpesh e kujtojmë shëndetin vetëm kur diçka nuk shkon: kur kemi një dhimbje që zgjat më shumë se zakonisht; një lodhje që nuk largohet apo kur duhet të bëjmë një kontroll që e shtyjmë “për javën tjetër”… dhe pastaj për muajin tjetër.
Por e vërteta është se shëndeti ndërtohet në heshtje, çdo ditë, dhe jo vetëm në momentet e alarmit kur prishet.

Sipas OBSH-së, shumica e sëmundjeve të rënda nuk vijnë papritur. Ato japin shenja, të vogla në fillim, thuajse të padukshme. Dhe pikërisht aty qëndron diferenca: mes atyre që i kapin në kohë… dhe atyre që presin derisa të bëjnë dëmin.
Shumica e sëmundjeve, përfshirë edhe më të rëndat si kanceri, mund të parandalohen ose menaxhohen me sukses nëse diagnostikohen herët.

Një kontroll i thjeshtë sot mund të ndryshojë gjithçka nesër. Një vendim i vogël (të kujdesesh për veten) është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që merr.

Sepse shëndeti nuk është vetëm të jetosh më gjatë, por të jetosh më mirë, me më shumë energji, qetësi dhe siguri.

Medical Life gjendet pranë jush për diagnozë të hershme dhe trajtim të avancuar.
Mos e shty për nesër atë që mund të mbrojë jetën tënde sot.

📞 Na kontaktoni për të rezervuar një takim:
+355 69 879 0030
+355 68 652 4910
info@medicallife.al

Në emër të Medical Life, ju urojmë nga zemra Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë dhe protestantë.Kjo ditë e sh...
05/04/2026

Në emër të Medical Life, ju urojmë nga zemra Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë dhe protestantë.

Kjo ditë e shenjtë simbolizon shpresën, rilindjen dhe forcën e besimit. Urojmë që kjo festë t’ju sjellë paqe, gëzim dhe sa më shumë shëndet pranë familjeve tuaja.

Pashkë të mbara dhe të bekuara.

04/04/2026

Duhani mbetet një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhani shkakton mbi 8 milionë vdekje çdo vit në botë. Prej tyre, më shumë se 7 milionë janë pasojë direkte e konsumit të duhanit, ndërsa rreth 1.3 milionë vijnë nga ekspozimi pasiv.

Duhani është shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive, por lidhet edhe me shumë lloje të tjera kanceri, përfshirë kancerin e gojës, fytit, pankreasit dhe fshikëzës urinare. Rreth 85–90% e rasteve të kancerit të mushkërive janë të lidhura drejtpërdrejt me pirjen e duhanit.

Rreziku nuk është vetëm për duhanpirësit. Edhe ata që qëndrojnë pranë tymit të duhanit ekspozohen ndaj substancave kancerogjene dhe rrisin rrezikun për sëmundje serioze.

Lajmi i mirë është se ndalimi i duhanit sjell përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për shëndetin. Çdo ditë pa duhan është një hap drejt uljes së rrezikut për kancer dhe sëmundje të tjera kronike. Shëndeti nuk është një zgjedhje e rastësishme. Është një vendim i përditshëm.

Medical Life është një nga qendrat më të avancuara për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, duke ofruar kujdes të specializuar dhe teknologji bashkëkohore.

Në Medical Life inkurajojmë kontrollin e rregullt dhe këshillimin profesional për çdo faktor rreziku që lidhet me kancerin. Hapi i parë është gjithmonë më i rëndësishmi.

Na kontaktoni për të rezervuar një takim:

+355 69 879 0030
+355 68 652 4910
info@medicallife.al

02/04/2026

Sot është Dita Botërore e Autizmit. Autizmi nuk është një sëmundje. Është një mënyrë ndryshe për të parë dhe përjetuar botën. Është një spektër, ku çdo fëmijë është unik, me mënyrën e vet për të komunikuar, për të ndjerë dhe për të kuptuar realitetin.

Disa fëmijë mund të flasin më vonë, të shmangin kontaktin me sy, të kenë vështirësi në ndërveprim apo të reagojnë ndryshe ndaj zhurmave dhe ndryshimeve. Këto nuk janë “kapriço”, por mënyra të ndryshme zhvillimi që kërkojnë vëmendje dhe mirëkuptim.

Sa më herët të kuptohet dhe të vlerësohet një fëmijë, aq më shumë mundësi ka për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar aftësitë e tij. Mbështetja e duhur, dashuria dhe përfshirja bëjnë diferencë të madhe.

Ndërgjegjësimi nuk mjafton. Duhet pranim, durim dhe mbështetje. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të ecë përpara në mënyrën e vet.

Në Medical Life inkurajojmë vlerësimin e hershëm dhe mbështetjen profesionale për çdo shqetësim zhvillimor. Nëse vëreni diçka që ju shqetëson, mos prisni, hapi i parë, kontrolli, është gjithmonë më i rëndësishmi.

📞 +355 69 879 0030
📞 +355 68 652 4910
📧 info@medicallife.al
🌐 www.medicallife.al

01/04/2026

Sot është 1 Prill, dita e gënjeshtrave. Mund t’i thuash shokut që ke fituar lotarinë, mund t’i thuash kolegut që sot e keni pushim… por ka një gjë që nuk mund ta gënjesh dot: trupin tënd.

Ai nuk bën shaka dhe nuk ekzagjeron. Simptomat janë gjithmonë të vërteta dhe nuk “presin deri nesër”. Prandaj, mos e gënjeni veten duke injoruar shenjat që trupi ju jep. Sepse ndryshe nga 1 Prilli, shëndeti nuk është shaka.

Bëj analizat dhe kontrollet e rregullta duke kontaktuar Medical Life.

Kontrolli sot të kursen problemet nesër.

📞 +355 69 879 0030
📞 +355 68 652 4910
📧 info@medicallife.al
🌐 www.medicallife.al

Kosova përballet me Turqinë në një ndeshje që shkon përtej sportit; është krenari kombëtare,  përfaqësim dhe hapi vendim...
31/03/2026

Kosova përballet me Turqinë në një ndeshje që shkon përtej sportit; është krenari kombëtare, përfaqësim dhe hapi vendimtar drejt kualifikimit në Botëror. Në fushë nuk luhet vetëm për rezultat, por për çdo shqiptar që ka një ëndërr që po merr formë. Çdo pasim, çdo gjuajtje ka peshë sepse na afron më shumë me historinë.

Sonte jemi të gjithë bashkë, me një zë: përpara Dardanë!!!

31/03/2026
Një studim i fundit, me bashkëautor Dr. Edmond Gashin nga klinika jonë, mbi sarkomat e indeve të buta në Shqipëri sjell ...
30/03/2026

Një studim i fundit, me bashkëautor Dr. Edmond Gashin nga klinika jonë, mbi sarkomat e indeve të buta në Shqipëri sjell një mesazh të rëndësishëm për shëndetin publik: edhe sëmundjet e rralla mund të kenë pasoja serioze kur nuk diagnostikohen në kohë.

Sarkomat përbëjnë një pjesë të vogël të tumoreve, por karakterizohen nga agresivitet i lartë dhe kompleksitet në trajtim. Analiza për periudhën 1990–2023 tregon se rreziku real i vdekshmërisë në Shqipëri ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Kjo do të thotë se probabiliteti që një individ të preket apo të humbasë jetën nga kjo sëmundje është sot afërsisht i njëjtë si para tre dekadash.

Në të njëjtën kohë, numri total i rasteve dhe i vdekjeve mund të duket në rritje, por kjo lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë dhe jo me një rritje reale të rrezikut të sëmundjes. Nga ana tjetër, barra e përgjithshme e sëmundjes ka ardhur në rënie, duke sugjeruar përmirësime në trajtim dhe menaxhim.

Megjithatë, mbetet një sfidë e rëndësishme: mundësia e nën-diagnostikimit ose klasifikimit jo të saktë të rasteve. Kjo do të thotë se një pjesë e rasteve mund të mos identifikohen në kohë, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Problemi kryesor është se sarkomat shpesh zhvillohen në heshtje. Një masë e vogël, një enjtje apo një dhimbje që nuk kalon shpesh neglizhohet deri në momentin kur sëmundja është më e avancuar.

Mesazhi i autorëve të studimit të sapodalë, Dr. Gashi dhe Dr. Nina është i drejtpërdrejtë, kontrolli në kohë shpëton jetë dhe diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe për një cilësi më të mirë jete.

Në Medical Life ofrohen konsulta të specializuara dhe diagnostikim i avancuar për identifikimin dhe menaxhimin e hershëm të sëmundjeve onkologjike. Kontrolli i rregullt nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri.

Address

Unaza E Re Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medical Life posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Medical Life:

Share