Fëmija Dhe Logopedi

Fëmija Dhe Logopedi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fëmija Dhe Logopedi, Speech Pathologist, Tirana.

Klinikë logopedike 'Fëmija dhe logopedi'
Prej 2017
👩‍⚕️Xhuljana Çeçaj, logopede dhe terapiste ABA
🗣Terapi logopedike.
🧸Vlerësime logopedike
⭐Terapi ABA dhe zhvillimi
🎨Terapi arti dhe loje.
📚Mbështetje në shkollë

⭕️ Ka kaq shumë mënyra për të përmirësuar të folurin e fëmijës si dhe të shtoni fjalorin e të zgjeroni frazat që ai/ajo ...
27/06/2025

⭕️ Ka kaq shumë mënyra për të përmirësuar të folurin e fëmijës si dhe të shtoni fjalorin e të zgjeroni frazat që ai/ajo përdor.
🔺 Më sipër gjeni 5 këshilla shumë të thjeshta të cilat mund ti përdorni çdo ditë dhe kudo që ndodheni me fëmijën tuaj.
📍Për më shumë vizitoni websiten tonë www.femijadhelogopedi.al dhe faqen tonë në instagram për më shumë postime 😊



🗣️ Shumë faktorë ndikojnë në zhvillimin e gjuhës gjatë fëmijërisë dhe çdo fëmijë është unik.📱Megjithatë, thuajse çdo log...
20/06/2025

🗣️ Shumë faktorë ndikojnë në zhvillimin e gjuhës gjatë fëmijërisë dhe çdo fëmijë është unik.
📱Megjithatë, thuajse çdo logoped do t’ju thotë të mos e ekspozoni fëmijën ndaj ekraneve të paktën deri në moshën 3-vjeçare.
📺 Shumë prej jush mund të mendoni menjëherë: “Unë kam parë televizor që i/e vogël dhe jam rritur shumë mirë.”
❗️Por, ndikimi i televizorit nuk është i njëjtë me atë të telefonit apo tabletit. Edhe pse mund të jetë e vërtetë që “ju u rritët mirë”, kjo nuk garanton që fëmijët tuaj do të zhvillohen njësoj. Kjo ndodh sepse përmbajtja që ne konsumonim dikur është shumë ndryshe nga ajo që fëmijët shohin sot.

📌 Në këtë artikull do të shqyrtojmë se si ekranet moderne po ndikojnë në vonesat në të folur, duke analizuar ndikimet negative që ato kanë në zhvillimin e përgjithshëm, zhvillimin fizik dhe sfidat unike që përjetojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
👩‍💻 Artikullin e plotë e gjeni në websiten tonë www.femijadhelogopedi.al në linkun në bio dhe në story 😊



💬 Jeni në hapat e parë të terapisë logopedike apo aktualisht fëmija juaj është në terapi logopedike?✅Ndiqni këto 7 këshi...
13/06/2025

💬 Jeni në hapat e parë të terapisë logopedike apo aktualisht fëmija juaj është në terapi logopedike?
✅Ndiqni këto 7 këshilla për një terapi më të suksesshme…
✍️ Artikullin e plotë e gjeni të publikuar në websiten tonë “www.femijadhelogopedi.al”, në linkun në bio dhe në story 🤗



🧒💬🧠 A e dini se sa shumë mund të ndihmojë një logoped fëmijën tuaj? ⭐Në këtë postim ndajmë me ju 10 mënyra të rëndësishm...
11/06/2025

🧒💬🧠 A e dini se sa shumë mund të ndihmojë një logoped fëmijën tuaj?
⭐Në këtë postim ndajmë me ju 10 mënyra të rëndësishme se si logopedi ndihmon fëmijën tuaj të rritet me më shumë siguri, vetëbesim dhe dashuri për komunikimin e tij/saj.
📝 Artikullin e plotë e gjeni në website-in tonë ‘www.femijadhelogopedi.al’ si dhe në linkun në bio dhe në story.

📖 Pak histori...❓Pse kam krijuar këtë logo? 🖼️🪁 E kam krijuar këtë logo para shumë vitesh me dëshirën për të pasqyruar q...
30/05/2025

📖 Pak histori...
❓Pse kam krijuar këtë logo? 🖼️
🪁 E kam krijuar këtë logo para shumë vitesh me dëshirën për të pasqyruar qartë misionin që klinika përfaqëson që prej vitit 2017 — të ofrojë mbështetjen e duhur profesionale në një ambient të ngrohtë e të sigurt 🏡 ku çdo fëmijë gjen hapësirën për të folur 🗨️, për t’u dëgjuar 👂 dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij me besim 🌟.
🌈Në pjesën e poshtme të logos shfaqen katër fëmijë të gëzuar 😊, të veshur me rroba shumëngjyrëshe 👚👕🩳duke shfaqur energji pozitive, gëzim dhe gjallëri — një simbolikë e zhvillimit dhe lumturisë që vjen nga komunikimi 💬.
🌈Ata qëndrojnë me duart e ngritura lart 🙌, duke dhënë përshtypjen sikur po mbajnë mbi shpatulla logon — një simbolikë që tregon se fëmijët janë në qendër të vëmendjes ❤️ dhe mbështetja për ta është themeli i gjithë punës që bëhet në këtë klinikë.
✍️Sipër tyre ndodhet emri i klinikës, “Fëmija dhe Logopedi” 🏷️, i vendosur në një formë që duket sikur është mbajtur me krenari nga vetë fëmijët 👧👦. Është shkruar me një font të madh e të lehtë për t’u lexuar 🔡 ku duken qartë edhe dy figura të të rriturve 👩‍⚕️👨‍⚕️, të cilët përfaqësojnë ndihmën, kujdesin dhe përkrahjen profesionale logopedike 🤝.

🧩 Kopjo modelin 🧩 ☀️ E nisim javën javën me këtë super aktivitet argëtues që ndihmon fëmijët të zhvillojnë perceptimin v...
19/05/2025

🧩 Kopjo modelin 🧩
☀️ E nisim javën javën me këtë super aktivitet argëtues që ndihmon fëmijët të zhvillojnë perceptimin vizual, aftësitë motorike dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve! 🙌

🔹 Ky aktivitet:
✨ Rrit përqëndrimin, aftësitë e renditjes dhe koordinimin e motorikës fine 🖐️
✨ Nxit zhvillimin konjitiv dhe krijimtarinë e fëmijës!

🌞Në klinikën tonë kemi një mik të zhurshmëm dhe shuuumë kurioz që e quajmë goja “Bla- Bla” 👄🗣️ Kështu, fëmijët dhe goja ...
13/05/2025

🌞Në klinikën tonë kemi një mik të zhurshmëm dhe shuuumë kurioz që e quajmë goja “Bla- Bla” 👄
🗣️ Kështu, fëmijët dhe goja “Bla- Bla” mësojnë tingujt së bashku, i shqiptojnë saktë dhe bëjnë lojëra të ndryshme me tinguj dhe fjalë duke u argëtuar dhe plot vetëbesim.
🐥 A je gati të bëjmë “Bla- Bla” së bashku? 🐥

🚀Më pak lodra, lojë më e shëndetshme.💡Studimet kanë treguar se fëmijët që luajnë me më pak lodra janë me kreativ dhe kan...
19/04/2025

🚀Më pak lodra, lojë më e shëndetshme.
💡Studimet kanë treguar se fëmijët që luajnë me më pak lodra janë me kreativ dhe kanë më shumë imagjinatë.
💡Gjithashtu, ata përmirësojnë aftësitë e përqëndrimit duke luajtur për një kohë më të gjatë me një lodër.
🧸Sa lodra ka fëmija juaj në dhomën e tij/saj?

👉 Të treguarit me gisht e ndihmon fëmijën tuaj të shprehë dhe përcjellë një mesazh pa përdorur fjalët. 🐥 Të treguarit me...
05/02/2025

👉 Të treguarit me gisht e ndihmon fëmijën tuaj të shprehë dhe përcjellë një mesazh pa përdorur fjalët.
🐥 Të treguarit me gisht zhvillohet në muajin e 7-të deri në muajin e 15-të dhe është një aftësi paragjuhësore (zhvillohet para gjuhës së folur).
🐣Të treguarit me gisht është një pararendës i gjuhës së folur. 📚Studimet tregojnë se fëmijët që kanë zhvilluar të treguarin me gisht kanë aftësi më të mira gjuhësore në moshën 2-vjeçare.
☎️ Për çdo paqartësi apo pyetje që keni mos hezitoni të na kontaktoni 😊

📚Nëse fëmija juaj ka një libër të preferuar, mos u shqetësoni! 🚀 Studimet thonë se të lexoni një libër për të 100-tën he...
01/11/2024

📚Nëse fëmija juaj ka një libër të preferuar, mos u shqetësoni!
🚀 Studimet thonë se të lexoni një libër për të 100-tën herë (ose me shumë 😅) rrit aftësitë gjuhësore dhe akademike të fëmijëve 🚀

🧠 Funksionet ekzekutive duhet të jenë pjesë e çdo zhvillimi gjuhësor ose çrregullimeve gjuhësore që mund të kemi.❓Pse❓➡️...
24/10/2024

🧠 Funksionet ekzekutive duhet të jenë pjesë e çdo zhvillimi gjuhësor ose çrregullimeve gjuhësore që mund të kemi.
❓Pse❓
➡️ Sepse është e pamundur që një fëmijë të zhvillojë aftësitë e të folurit dhe gjuhës pa zhvilluar më parë aftësitë e funksioneve ekzekutive, përkatësisht tre aftësitë e mëposhtme:
1. Perceptimi (i mjedisit)
2. Vëmendje (për stimujt gjuhësorë në mjedis)
3. Kujtesa e punës (aftësia për të mbajtur në mendje stimujt për t’i përpunuar dhe ruajtur në kujtesën afatgjatë)
⁉️Pse të gjithë foshnjat së pari lidhen dhe kuptojnë intonacionin e zërit dhe rrjedhshmërinë e fjalëve dhe frazave të fjalëve përpara se të deshifrojnë fjalët individualisht?
➡️ Sepse intonacioni dhe rrjedhshmëria, natyra ‘kënduese’ e këtyre frazave tërheq vëmendjen e tyre dhe mbështet perceptimin e tyre për mjedisin.
🧑‍💻👩‍💻Për më shumë informacion apo për çdo paqartësi që mund të keni na kontaktoni ose vizitoni faqen tonë në website ‘www.femijadhelogopedi.al’ të cilin e gjeni në bio.

🧸Asnjëherë nuk bëni gabim kur i lexoni fëmijës tuaj. ☝️Më sipër janë disa udhëzime të thjeshta e të shkurtra që leximi t...
19/10/2024

🧸Asnjëherë nuk bëni gabim kur i lexoni fëmijës tuaj. ☝️Më sipër janë disa udhëzime të thjeshta e të shkurtra që leximi të bëhet më i bukur e më tërheqës për fëmijën tuaj.
📚Sa më shumë t’i lexoni fëmijës tuaj, sa më shumë fjalë ai/ajo të dëgjojë, aq më të mira do të jenë aftësitë gjuhësore.
💥Po ju çfarë po i lexoni fëmijës tuaj këto ditë?

👩‍💻👨‍💻Keni nevojë për më shumë këshilla? Na kontaktoni ose vizitoni faqen tonë në website ‘www.femijadhelogopedi.al’ (linku në bio)

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00

Telephone

+355699770441

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fëmija Dhe Logopedi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fëmija Dhe Logopedi:

Share

Nearby clinics