04/05/2025
Kur ne bëmë 1 pyetësor në rrjetet tona sociale se kë do të donit të kishim të ftuarin e rradhës në podcast, shumica prej jush thanë dr.Ilir Alimehmeti. Episodi që kërkuat erdhi!
Doktori e gjen veten duke kryer disa punë, prandaj dhe ne e pyetëm se ku e gjen motivin dhe dëshirën për t'ju përkushtuar. Si një fëmijë i 2 mjekëve mjaft të vlerësuar, ai ndan me ne ndikimin e tyre dhe pse zgjodhi mjekësinë. Edhe pse kishte zhvilluar një specializim në Shqipëri, ai pati mundësinë të vazhdonte një trajnim në Roterdam, ku tregon ato që mësoi dhe si përpiqet t'i transmetojë në vendin tonë tashmë. Në vazhdimësinë e dhënies së këtij kontributi, ai tregon dhe si është zhvilluar mjekësia në këto vite, një analizë e qartë se ku duhet të punojmë më shumë. Si një tirons të vjetër, na tregon dhe se ku do e çonte një mik të tij të huaj po të vinte në Tiranë. I njohur më shumë gjatë periudhës së pandemisë, ai ndan me ne gjithçka ndodhi atë periudhë, që nga informimi, puna si mjek, çështja e vaksinimit dhe një episod i pazakontë që i ndodhi në një emision në Kosovë.
Këtë episod e regjistruam në maj, kur dr.Iliri nuk ishte akoma një kandidat për deputet, por duket që qëllimin dhe dëshirën për të kontribuar e ka patur që atëherë.
Ky është një episod që thjesht mjafton t'i japësh "play", pastaj bëhesh dhe vetë pjesë.I tillë është episodi 19 i podcastit "Quantum Satis" Shpresojmë t'ju pëlqejë!