25/01/2026
Larja e dhëmbëve, koha që i kushtojmë dhe mënyra se si e kryejmë, në pamje të parë mund të duken si detaje të vogla. Në realitet, ato kanë një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë dentar.
Koha, megjithëse e rëndësishme, nuk ka të njëjtën vlerë sa metoda e saktë e larjes. Mund të qëndrojmë edhe 10 minuta para pasqyrës, por nëse teknika nuk është e duhura, përfitimi është minimal.
Lëvizjet e furçës duhet të jenë të buta dhe cirkulare, duke përfshirë çdo sipërfaqe të dhëmbit. Furça duhet të vendoset në një kënd prej 45 gradësh, në mënyrë që të pastrojë në mënyrë efektive edhe zonën nën gingivën e lirë, ku grumbullohet më shpesh pllaka bakteriale.
Një hap po aq i rëndësishëm është përdorimi i fillit dentar, i cili nuk duhet anashkaluar asnjëherë dhe rekomandohet të përdoret para larjes me furçë, për të pastruar hapësirat ku furça nuk arrin.
🔸 Metoda e duhur e larjes së dhëmbëve + 2 minuta në ditë = një masë e thjeshtë, por shumë efektive për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit dentar.