15/04/2026
A e keni kryer këtë ekzaminim të rëndësishëm për foshnjën tuaj?
Në Egian by Intermedica, eko koksofemorale realizohet nga Prof. Asoc. Sandër Kola, me mbi 30 vite përvojë si mjekë radiolog.
Çfarë është ekoja koksofemorale?
Është një ekzaminim me ultratinguj, plotësisht i sigurt, pa dhimbje dhe pa rrezatim, që vlerëson zhvillimin e nyjeve të ijeve tek foshnjat. Rekomandohet të kryhet zakonisht në javën e 4–6 të jetës.
Pse është kaq e rëndësishme?
Ky ekzaminim shërben për të zbuluar herët displazinë e artikulacionit kokso-femoral.
Kjo problematikë prek rreth 1 në 100 foshnja dhe shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme në fazat e para. Në mungesë të diagnostikimit të hershëm, mund të çojë në:
• Ecje jo të rregullt
• Dhimbje kronike të ijeve në adoleshencë ose në moshë adulte
• Nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo vendosje proteze në moshë të re
Diagnostikimi i hershëm mundëson trajtim të thjeshtë, pa kirurgji.
Ju mirëpresim!
📱+355 68 266 4733
📱 +355 68 600 1226
🌐 www.egian.al
📍Condor Center, Rruga e Kavajes (ish-parku i autobusave), Tirana
🗓️ E hënë - E premte 07:00 - 20:30;
E shtunë 07:00 - 18:00;
E diel pushim