Our Story
Restorant Piceri Ambasador ndodhet buzë rrugës nacionale Elbasan- Librazhd vetëm 1 km nga qyteti i Elbasanit, tek Ura e Lizës. Restoranti ofron gatime të kuzhinës tradicionale shqiptare, kuzhinës mesdhetare, prodhime deti dhe piceri. Restoranti fillon të shërbejë që në orën 06:30 të mengjesit deri në mesnatë. Gatimet tradicionale janë të zonës Elbasanit, por dhe disa gatime tradicionale te zonës së Pogradecit dhe Korçës. Pas orës 12:00 të drekës restoranti ofron edhe piceri. Kati i parë është i dekoruar me shije ku dominojnë punime autentike druri të mjeshtrit gjirokastrit Bujar Hoxha me një hapësire shërbimi per 75 persona. Kati i dytë i lokalit është ambjent i përshtatur kryesisht për evente si dasma, ditëlindje dhe fejesa me një kapacitet 200 persona. Restoranti ofron parking te garantuar për klientët e tij.