Sunflower Mental Wellness

Sunflower Mental Wellness USA MOBILE

Forma me e larte e njohurise eshte empatia, aftesia humane e te dalit jashte egocentrizmit dhe te kuptuarit e perspektiv...
28/07/2021

Forma me e larte e njohurise eshte empatia, aftesia humane e te dalit jashte egocentrizmit dhe te kuptuarit e perspektives dhe botes se brendshme te dikujt tjeter duke e pare nga kendveshtrimi i tij apo i saj.
Dhe kete aftesi e zhvillojne me se miri psikologet, psikoterapistet dhe te gjithe ata profesioniste te shendetit mendor, por jo vetem. Edhe profesionet e tjera si mjeket, mesuesit, edukatoret, etj, duhet te zhvillojne sensin e empatise per sa kohe qe kane te bejne me ndertimin e marredhenieve njerezore ne punen e tyre.

Mos harroni më esencialet e kësaj jete:🌻 Dashurinë për vete 🌻 Ruani paqen tuaj🌻 Respektoni kufijtë🌻 Njihni vlerat tuaja🌻...
07/06/2021

Mos harroni më esencialet e kësaj jete:

🌻 Dashurinë për vete
🌻 Ruani paqen tuaj
🌻 Respektoni kufijtë
🌻 Njihni vlerat tuaja
🌻 Jini kreativë
🌻 Vetëbesimi



📍Rritu përmes eksperiencave📍Përmirësohu nëpërmjet dështimeve📍Aftësohu duke sfiduar vështirësitë📍Gjithmonë në garë me vet...
13/04/2021

📍Rritu përmes eksperiencave
📍Përmirësohu nëpërmjet dështimeve
📍Aftësohu duke sfiduar vështirësitë
📍Gjithmonë në garë me vetveten 🌻🌻🌻


Në momentin që mundemi ta krijojmë në imagjinatën tonë, atëhere është e mundur ta realizojmë në realitet. Kjo është e pr...
11/04/2021

Në momentin që mundemi ta krijojmë në imagjinatën tonë, atëhere është e mundur ta realizojmë në realitet.

Kjo është e provuar nga shumë njerëz me potenciale dhe inovatorë të mëdhenj përgjatë historisë njerëzore. Pikërisht, është aftësia për të krijuar projeksione të dëshirave, synimeve tona, të cilat më pas ndiqen nga veprime konkrete drejt vënies në jetë të këtyre projekteve. Kjo i karakterizon të gjithë shkencëtarët, artistët dhe ata qe quhen “enterpreneurs” (sipërmarrësit).

Të dielë me ëndrra të mëdha miq!!! 🌻🌻🌻


Mund të kalojmë shpesh vështirësi dhe sfida në jetë, por kjo nuk nënkupton se jemi duke dështuar. Përkundrazi, ato na bë...
02/04/2021

Mund të kalojmë shpesh vështirësi dhe sfida në jetë, por kjo nuk nënkupton se jemi duke dështuar. Përkundrazi, ato na bëjnë më tepër njerëzorë, më shumë të ndjeshëm dhe empatikë, më të vetëdijshëm për gjërat që kanë vlerë.

🌻 Ndonjëherë janë pikërisht këto momente që na bëjnë të kuptojmë se sa të fortë mund të jemi.

🌻 Rrëzohu 7 herë dhe ngrihu 8 🌻



🌻 Të gjithë kemi një histori, një të shkuar të vështirë, shpesh edhe traumatike. 🌻 Pavarësisht kësaj, e shkuara nuk duhe...
10/03/2021

🌻 Të gjithë kemi një histori, një të shkuar të vështirë, shpesh edhe traumatike.

🌻 Pavarësisht kësaj, e shkuara nuk duhet asnjëherë të jetë pengesë për të rifilluar sërish nga e para.

🌻 Ne nuk jemi e kaluara jonë, por mund të jemi gjithmonë pjesë e një kapitulli të ri në jetën tonë.
Mjafton të dimë si të ringrihemi pasi jemi rrëzuar.

🌻 Qëllimi i terapisë është të gjejmë forcën për të pranuar të kaluarën dhe kurajon për një fillim të ri. 



Fuqia e mendimeve pozitive
07/03/2021

Fuqia e mendimeve pozitive

Të flasësh për ndjenjat, të shprehësh emocionet me fjalë duke i shpjeguar dhe emërtuar ato, fal ndjesinë e çlirimit nga ...
02/03/2021

Të flasësh për ndjenjat, të shprehësh emocionet me fjalë duke i shpjeguar dhe emërtuar ato, fal ndjesinë e çlirimit nga “pesha” që ato mbartin brenda nesh. Kështu fillon të lehtësohesh dhe të mendosh për rrugëzgjidhjet.

Narracioni dhe rrëfimi gjatë terapisë kanë efekte kuruese në vetvete.
Këshillimi psikologjik ofron ambjentin e nevojshëm dhe të sigurt për të shprehur lirshëm të gjithë gamën e emocioneve dhe përjetimeve, pa shqetësimin e paragjykimeve.




Mirëqënia jonë varet nga shëndeti fizik dhe psikologjik. Ndaj zgjidhni me kujdes se çfarë ju bën mirë jo vetëm fizikisht...
28/02/2021

Mirëqënia jonë varet nga shëndeti fizik dhe psikologjik. Ndaj zgjidhni me kujdes se çfarë ju bën mirë jo vetëm fizikisht, por sidomos çfarë ju bën të ndjeheni mirë emocionalisht.

🌻Sot është dita të filloni me zgjedhje të mençura!

Është OK të mos ndjehesh OK!Është normale të mos jesh gjithmonë me humor të mirë!Është OK të mos kesh dëshirë të shoqëro...
27/02/2021

Është OK të mos ndjehesh OK!
Është normale të mos jesh gjithmonë me humor të mirë!
Është OK të mos kesh dëshirë të shoqërohesh gjithë kohën me njerëz dhe të qëndrosh vetëm!

Problemet e lidhura me shëndetin mendor nuk duhet të konsiderohen asnjëherë turp!
Këshillimi me një psikolog ju ndihmon të kuptoni më mirë situatën tuaj dhe t’i jepni zgjidhje problemeve.

Është OK të kërkosh ndihmë!



26/02/2021

Address

Rr. Jordan Misja, Prane Gjykates Se Rrethit Gjyqesor Tirane
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sunflower Mental Wellness posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram