
25/04/2025
Festa e Zojës së Këshillit të Mirë, në Trojes (Perlat)
Të dashur miq,
Siç e dini, nesër është festa e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë dhe dioqeza jonë do ta festojë në Trojes (Perlat).
Jeni informuar më parë, por po e rithemi prapë se një grup besimtarësh janë nisur sot në pelegrinazh nga Bazilika “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, për të mbërritur nesër mbasdite në Trojes dhe për t’u bashkuar me gjithë besimtarët e tjerë që do të vijnë.
Për ata që kanë dëshirë të marrin pjesë, nesër, në orën 14:30, do të jetë nisja me autobus para Katedrales “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës” në Rrëshen, për të shkuar deri te fillimi i rrugës së Trojesit. Nga aty do të nisemi në këmbë drejt rrënojave të kishës së vjetër, në orën 15:30. Mandej do të kremtohet Mesha e Shenjtë në orën 17:00. Do të kemi nderin dhe kënaqësinë që të jetë me ne edhe i Ngarkuari me punë i Selisë së Shenjtë, imzot Ionut Paul Strejac.
Mirë se të vini!