Tek Psikologu

Tek Psikologu Ky shërbim ka si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin mbi çështje të shëndetit mendor si dhe ofrimin e shërbimeve të kualifikuara psikologjike.

Qendra e Psikoterapisë dhe Zhvillimit shpall konkursin për pozicionin Psikolog/e. Kërkojmë një kandidat/e të motivuar, m...
29/04/2026

Qendra e Psikoterapisë dhe Zhvillimit shpall konkursin për pozicionin Psikolog/e. Kërkojmë një kandidat/e të motivuar, me dëshirë për t’u rritur profesionalisht në një ambient bashkëkohor dhe mbështetës.
Kriteret e kërkuara:
• Të ketë përfunduar ciklin e parë të studimeve (Bachelor) në Psikologji.
• Preferohet: Të jetë në proces ose të ketë përfunduar studimet Master në profilin Psikologji Klinike.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etike profesionale.
• Gatishmëri për të punuar në grup dhe për t’u angazhuar në trajnime të vazhdueshme.
Detajet e pozicionit:
• Tipi i punës: Part-time
• Vendndodhja: Tiranë.
• Përfitimet: Mundësi për mentorim profesional, ambient pune me standarde të larta dhe fleksibilitet.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të emailit: terapinecift@gmail.com
Afati i fundit i aplikimit: 7 Maj 2026

Dr. Edna Foa( 1937-2026) nuk ishte thjesht themeluesja e Terapisë së Ekspozimit të Zgjatur (Prolonged Exposure), ajo ish...
17/04/2026

Dr. Edna Foa( 1937-2026) nuk ishte thjesht themeluesja e Terapisë së Ekspozimit të Zgjatur (Prolonged Exposure), ajo ishte gruaja që u dha guximin miliona njerëzve të përballeshin me errësirën e tyre më të madhe për të gjetur dritën.

Puna e saj me PTSD-në dhe OCD-në transformoi mënyrën se si ne e kuptojmë shërimin. Ajo na mësoi se Shërimi nuk vjen nga harresa, por nga përballja.

Në datat 19-20 mars në Poznan të Polonisë në , u mbajt Konferenca Botërore vjetore e Rishkrimit Imagjinar (IMR). Rishkri...
01/04/2026

Në datat 19-20 mars në Poznan të Polonisë në , u mbajt Konferenca Botërore vjetore e Rishkrimit Imagjinar (IMR). Rishkrimi imagjinar (IMR) është një teknikë eksperienciale e fuqishme që përdoret për të trajtuar përvojat lënduese të hershme. Shumë studime që nga fillimet e viteve 2000 e këtej kanë vërtetuar në mënyrë të përsëritur efektivitetin e kësaj teknike.

Në konferencë mori pjesë, Dr. Elvis Popaj, terapist i avancuar & supervizor në skema terapi dhe terapist i klinikës sonë.

⭕️Dita Botërore e Shëndetit mendor të baballarëve 👨‍👧‍👦Kulturalisht burrat shihen si të fortë, shtylla e familjes, vetë-...
21/06/2021

⭕️Dita Botërore e Shëndetit mendor të baballarëve 👨‍👧‍👦
Kulturalisht burrat shihen si të fortë, shtylla e familjes, vetë-sakrifikues etj. Kur një fëmijë vjen në jetë, një baba i ri mund të mos ndihet kështu dhe kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e ndihmës. Rreth 10% e baballarëve të rinj përjetojnë depresionin post partum dhe kanë nevojë për mbëshetje. Stigma në këto raste është më e lartë së në rastet kur nëna përjeton depresionin pas lindjes. Është shumë e rëndësishme që marrëdhënia të jetë një vënd i sigurt ku mund të flitet hapur për sfidat emocionale dhe psikologjike dhe nga aty të kërkohet ndihmë më tej.

Në terapi identifikohen, njihen dhe kuptohen emocionet sekondare dhe ato primare, nevojat dhe frikerat. Të punosh me t...
23/05/2021

Në terapi identifikohen, njihen dhe kuptohen emocionet sekondare dhe ato primare, nevojat dhe frikerat. Të punosh me të gjitha këto është një proçes sa i vështirë, i dhimbshëm , por njëkohësisht edhe çlirues dhe ndihmues.

Kujtohu t’i komunikosh partnerit çdo ditë keto mesazhe - janë shumë të rëndësishme për një marrëdhënie.
06/05/2021

Kujtohu t’i komunikosh partnerit çdo ditë keto mesazhe - janë shumë të rëndësishme për një marrëdhënie.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetit mendor. 📌Mësoni më shumë për çështje të shëndetit mendor, takoni një te...
06/05/2021

Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetit mendor.
📌Mësoni më shumë për çështje të shëndetit mendor, takoni një terapist, refuzoni të trashëgoni disfunksionet nga e shkuara duke mos përsëritur modele përmes të cilave keni kaluar tashmë, ndani me njerëzit që keni afër shqetësimet tuaja, kërkoni ndihmë kur gjërat bëhen të vështira për t’u përballuar vetëm. 💛Kujdesuni për veten.💛

TRAUMA Kur flasim për traumën mendja na shkon tek një ngjarje që ka ndodhur në të shkuarën. Por ajo që i bën njerëzit të...
05/05/2021

TRAUMA

Kur flasim për traumën mendja na shkon tek një ngjarje që ka ndodhur në të shkuarën. Por ajo që i bën njerëzit të ndihen të ngecur në të shkuarën nuk është vetëm fakti që diçka ka ndodhur dhe ata e kanë të vështirë ta kalojnë. Ajo që i pengon njerëzit është prespektiva për ngjarjen, mënyra sesi e shohin tani, atë që ka ndodhur në të shkuarën. Të ngecur në këtë cikël ata rikonfirmojnë besimet, frikërat , ngacmuesit. Trauma mbahet e qëndrueshme jo nga pamundësia për të procesuar të shkuarën por nga mënyra sesi njerëzit merren me këtë ngjarje tani. Trajtimi e udhëheq individin drejtë një eksperince që i mëson të merren ndryshe me kujtimet traumatike.

Po ti çfarë do bëje ndryshe sot?
12/07/2019

Po ti çfarë do bëje ndryshe sot?

Shumë njerëz që kanë nevojë të takojnë nje psikolog për arsye të ndryshme, ngurojnë për shkak të stigmës. Shëndeti psiko...
04/06/2019

Shumë njerëz që kanë nevojë të takojnë nje psikolog për arsye të ndryshme, ngurojnë për shkak të stigmës. Shëndeti psikologjik është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Kërkoni ndihmë tek profesionistët!

Po ju, për ç’arsye do të shkonit tek psikologu? Mund të vazhdoni me arsyet më poshtë në komente...
04/06/2019

Po ju, për ç’arsye do të shkonit tek psikologu? Mund të vazhdoni me arsyet më poshtë në komente...

Duke lexuar tetë arsyet përse duhet të shkoni tek psikologu, do të kuptoni se nevoja për tu dëgjuar e kuptuar nuk është ...
15/04/2019

Duke lexuar tetë arsyet përse duhet të shkoni tek psikologu, do të kuptoni se nevoja për tu dëgjuar e kuptuar nuk është kurrësesi turp, përkundrazi është përkujdesje për veten.

Luhatje humori

Luhatjet e humorit janë shenjë e një problemi mendor. Psikologu mund t’ju ndihmojë të zbuloni rrënjët e problemit dhe më pas ta zgjidhni atë. Psikolou ofron siguri dhe rehati, dy aspekte të rëndësishme për zbulimin e vetes.

Ndryshime të mëdha

Një karrierë e re, lëvizja në një qytet tjetër apo krijimi i një familje, janë zhvillime që sfidojnë brendësinë e njeriut. Një psikologu mund t’ju ndihmojë të identifikoni qëllimet tuaja dhe të përpiloni një plan për t’i arritur këto.

Mendime negative për veten

Vetëvrasja dhe lëndimi i vetes janë mendime të rrezikshme që në varësi të rrethanave mund të kthehen në veprime. Nëse vëreni se keni mendime të tilla ndaj vetes, kërkoni ndihmë. Nuk është turp.

Nuk gjeni më kënaqësi nga jeta

Humbja e motivimit apo mungesa e kënaqësisë nga jeta e përditshme tregojnë se diçka po ndodh me ju. Të vërtetën mund ta zbuloni vetëm me një terapist.

Ndiheni të vetmuar

Njerëzit që vuajnë nga probleme mendore ndihen sikur janë të vetëm në botë dhe këto probleme janë ekskluzivitet i tyre. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jeni të vetëm dhe këtë mund ta kuptoni që në shtrëngimin e dorës me një psikolog.

Përdorni lëndë narkotike për tu përballur me jetën.

Nëse vëreni se keni filluar të abuzoni me alkolin apo lëndë narkotike si pasojë e pafuqisë për tu përballur me jetën, kërkoni ndihmë. Në këtë rast kemi të bëjmë me varësi ndaj një substance dhe jo një të metë të karakterit.

Ndiheni sikur keni humbur kontrollin

Ndjesia e humbjes së kontrollit buron nga varësia ndaj alkolit apo substancave narkotike. Nevoja për t’i pasur gjërat nën kontroll i shtyn njerëzit drejt një rrethi vicioz abuzimi. Këtë mund ta ndaloni duke shkuar tek psikologu.

Vuani nga pagjumësia

Një nga simptomat kryesore të depresionit është mungesa e gjumit. Nëse vëreni se nuk po flini dot si më parë, keni vështirësi të qëndroni në gjumë, apo e nuk u vjen gjumi në sy, atëherë duhet të zbuloni çfarë po ndodh me ju.
Artikull nga tirana

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tek Psikologu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share