
30/06/2023
A ka dritë në fund të tynelit pas vdekjes?!
Shumica e njerëzve që kanë pësuar vdekje klinike dhe janë kthyer prap kanë parë dritë në tynel, por edhe njêrëz që janë marr si eksperiment kanë parë një tynel .
Sipas fizikës kantike ky tynel është një vrimë e zezë që kalon nga një port në një port tjetër.
Disa kanë thënë se në fund të tynelit u dalin njërëzit e dashur, ata që ka dashur më shumë dhe i tërheqin pas vetes.
Edhe Profetët kanë thënë se njeriu shkon tek ata që ka dashur më shumë sepse ka tërheqje magnetike.
Në Kur'an thuhet se; "të duash Allahun dhe Profetin më shumë se të afërmit tuaj me qëllim që të shpëtoni"
Tyneli është portal i matrix-it që të nxjerr nga një matrix në një matrix tjetër - nga një gjendje në një gjëndje tjetër ose nga një formë në një formë tjetër sipas karakterit qē njeriu formon gjatë jetës.
Njeriu besimtarë nuk duhet të kaloj nëpërmjet këtij tyneli, mgjth-se forca tërheqëse është e madhe dhe mund t'i tërheqin ata.
"Dorëzohu" (Islam'tu)! i thotë Allahu Musait (a.s), lëshoje atë që ke në dorë (shkopin-gjarprin).
Allahu i thotë Musait të lëshohet nga forcat fizike dhe ti dorëzohet Allahut, fuqive të Allahut të cilat janë cilësit dhe antributet e Allahut.
"Dhe vetëm Allahut ti mbështeten besimtarët"! thuhet në Kur'an.
Teuhidi - Njëshmëria; "la ilahe ila Allah" është shpëtim për besimtarët. Ai që e thotë me fjalë, e beson me zemër dhe e vepron, ai ka shpëtuar.
Kuptimi i sakt i teuhidit të jep vetdijen në momentin e vdekjes për të shpëtuar nga matrix-i (burgu-xhehnemi). I gjith universi është matrix (burg) dhe iluzion - mashtrim.
Pjesa e parë e Teuhidit "la ilahe" është mohim "s'ka zot" ska ekzistencë kjo botë, të mohosh gjithçka që sheh në këtë botë. Pa e mohuar këtë botë, nuk vjen vetdija e pjesës së dytë të Teuhidit "ila Allah".
Dorëzimi dhe kuptimi i sakt i Teuhidit jan shpëtim për botën tjetër.