Ndihma e Parë

Ndihma e Parë Ndihma e Pare ju ndihmon te dilni nga situata te veshtira shendetesore. Like & Share te miqte tuaj. Faleminderit!

INSULTI CEREBRALInsulti cerebral është patologji e trurit e cila shkakton dëmtim të indit cerebral si pasojë e mbylljes ...
30/04/2019

INSULTI CEREBRAL

Insulti cerebral është patologji e trurit e cila shkakton dëmtim të indit cerebral si pasojë e mbylljes së një apo më shumë enëve që furnizojnë trurin (arterieve) nga material gjaku i mpiksur si : trombe, ajër apo materiale të tjera.

Shkaqet :
– Sëmundjet aterosklerotike të enëve të gjakut nga dislipidemitë (është një sasi jonormale e lipideve në gjak) dhe diabeti
– Hipertensioni
– Fibrilacioni atrial kronik (ritmi jonormal i zemrës) dhe paroksistik (një sulm i papritur ose spazmë) i pa mjekuar me antikoagulant
– Infarkti akut i miokardit
– Endokarditi (është një infeksion ose inflamacion i valvulave të zemrës, shtresës së brendshme të dhomave të zemrës)
-Kalcifikime të valvulave të zemrës dhe aortës
-Patologji të lindura të murit të enëve karotide (janë enë të mëdha të gjakut në qafë që furnizojnë me gjak në tru, qafë dhe fytyrë), disekimi i arterieve karotide.

Insulti cerebral është shkaku i dytë i vdekshmërisë në moshën e dytë dhe të tretë pas sëmundjeve të arterieve koronare.
Shkakton vdekje te pacientit ose një shkallë të lartë të invaliditetit, shumë ditë qëndrimi në spital.
Kjo është patologji që kërkon asistencë shumë disiplinore mjekësore, rehabilitim shumë të ngadaltë dhe kosto të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato familjare.

Klinika e insultit përfshin:
– Humbjen e menjëhershme e të folurit
– Deformim dhe mpirje e një pjese të fytyrës
– Pamundësi të lëvizjes së plotë dhe të pjesshme të një anësie apo të dy anësive të së njëjtës anë të trupit
– Shkumë në gojë, atake epilepsie, hipertension, të vjella, skuqe e fytyrës etj.

Një paciente që ka këto shenja duhet urgjentisht të dërgohet te qendra më e afërt e trajtimit të insulteve, sepse është shumë e rëndësishme koha e ndërhyrjes së specializuar në këto raste, në këtë mënyrë mund të rikuperonte në kohë transitin e gjakut.

Diagnoza :
marrje e shpejtë të anamnezës, ekzaminimit klinik dhe bilancit biokimik, pacienti dërgohet urgjent për ekzaminim imazherik CT koke dhe RMN të cilat janë standarde të arta për diagnozën e insultit.

Koha është e rëndësishme:

Koha e ndërhyrjes është shumë e rëndësishme, nëse ena rregullohet brenda 3 orëve të para. Kjo do të japë rezultate të jashtëzakonshme, që sjellin rikthim të funksioneve pas 20 min në mënyre të plotë.

Nëse kjo kohë kalon deri 6 orë, presim rezultate të mira, sepse rivaskularizimi sjell uljen e konsiderueshme të zonës së insultit, përtej kësaj kohe dhe prania e gjakut në atë pjesë të trurit përbën indikacion për trajtim konservativ me hollues gjaku.

Trajtimi i insultit hemorragjik :
Insulti hemorragjik ka tjetër mënyrë trajtimi:

E para, nëse hemorragjia është nga hipertensioni vetëm 5 % e hematomave trajtohen në mënyrë neurokirurgjikale, të tjerat trajtohen në mënyrë konservatore.

Periudha konservatore është e gjatë mbi 1 muaj,duke filluar me trajtimin në ICU (Njësia e kujdesit intensiv) dhe më pas në pavijon dhe rehabilitim të ngadaltë edhe në qendra speciale.

Nëse hemorragjia është nga aneurizmat e arterieve cerebrale (fryrje ose zgjerime në muret e arterieve) bëhet ndërhyrja kirurgjikale, por kohët e fundit me rezultatet shumë të larta, invazivitet të ulët tek i sëmuri bëhet nga ekipi i radiologjisë invazive (prerje të vogël) nëpërmjet koileve në sallën e DSA.
Me këtë teknike përfitojnë edhe fistulat ose komunikimet arteriovenoze, tumoret dhe keqformimet arteriovenoze në tru.

Cilat janë mënyrat e parandalimit të insultit?
– Jetesë e rregullt pa vese, duhan dhe alkool
– Evitimi i obezitetit nëpërmjet ushtrimit periodik dhe aktivitetit fizik, evitimin e karbohidrateve dhe yndyrave, përdorimin e frutave dhe zarzavateve
– Mjekimin e hipertensionit, evitimin e stresit dhe dieta e varfër me kripe
– Kontrollet e herëpashershme te mjeku dhe bërjen periodike të ekzaminimeve.

👶
12/04/2019

👶

08/03/2019
" Koha e tretjes se ushqimeve te ndryshme "
04/03/2019

" Koha e tretjes se ushqimeve te ndryshme "

Metodat e injektimeve,kujtese !
23/02/2019

Metodat e injektimeve,kujtese !

Kujdes me pozicionin qe mbani !
11/02/2019

Kujdes me pozicionin qe mbani !

Sistemi ABO është sistemi më i rëndësishëmi grupeve të gjakut në transfuzionin e gjakut .
08/02/2019

Sistemi ABO është sistemi më i rëndësishëmi grupeve të gjakut në transfuzionin e gjakut .

Arsyet pse duhet të flisni më pak !1.Heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të truritSipas një studimit të vitit 201...
25/01/2019

Arsyet pse duhet të flisni më pak !

1.Heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit

Sipas një studimit të vitit 2013 rreth ndikimit të zhurmave të ndryshme në minj, dy orë heshtje në ditë kishin ndihmuar në krijimin e qelizave të reja në hipokampus, zonë e trurit që është përgjegjësi për aftësitë e mësimit, kujtesës dhe emocioneve

2.Heshtja i bën njerëzit më kreativ

Truri i njeriut është aktiv edhe kur trupi është duke pushuar.
Gjatë orëve të pushimit, truri i proceson dhe adopton informacionet e marra gjatë ditës.
Kur ky proces funksionon mirë, truri e fillon t’i integroj emocionet dhe kujtimet, e rrit imagjinatën dhe i zgjeron aftësitë e njeriut.
Si rezultat i qëndrimit në heshtje, njeriu mund të bëhet më kreativ dhe i hapur.

3.Heshtja liron stresin dhe tensionin

Është e dëshmuar shkencërisht se zhurma e vazhdueshme ndikon në tru, gjë që shpie në rritjen e nivelit të hormoneve të stresit.
Ndryshe nga kjo, heshtja e ka efektin e kundërt, pasi që mungesa e zhurmës bën që ne të ndjehemi më të qetësuar.
Disa hulumtues që kanë monitoruar ndryshimet në shtypjen e gjakut dhe vlerat e qarkullimit, kanë treguar se dy minuta në qetësi janë më efektive për relaksim sesa dëgjimi i çdo lloji të muzikës.

„Kjo është kirurgia më e vjetër në botë“lyinichna Levushkina është padyshim kirurgia më e vjetër në botë, dhe edhe pse p...
16/01/2019

„Kjo është kirurgia më e vjetër në botë“

lyinichna Levushkina është padyshim kirurgia më e vjetër në botë, dhe edhe pse për një vit mbush 91 vjeçe, ajo kryen ende 4 operacione në javë në Ryazan City Hospital, në afërsi të Moskës, Rusi.

lyinichna Levushkina nuk u martua kurrë dhe as pati fëmijë, duke ia kushtuar të gjithë jetën pacientëve të saj.

Me 10 mijë operacione, të gjitha të suksesshme të karrierën e saj 67-vjeçare, Levushkina nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Si ndikojne temperaturat e uleta tek shendeti?Tashmë dimri ka ardhur. Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur? Organi...
10/01/2019

Si ndikojne temperaturat e uleta tek shendeti?

Tashmë dimri ka ardhur.
Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur?
Organizmi lodhet për t’u përshtatur shumë shpejt me kohën dhe kjo gjë shpesh është një problem për shumë persona.
Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, sidomos në zonat periferike: duart dhe këmbët e ngrira janë tipike.
Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj., të mbahen të ngrohta.
Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit.

Ndodh që kur trupi është i ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta në kohë të ndryshme, i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin.
Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit.
Ato që përfitojnë nga temperaturat e ulëta duket të jenë qelizat kanceroze, apo tumorale, që në një studim tek një model kafshe (tek minjte) zhvillohen me shume ne temperature 22 grade sesa ne temperature 30 grade celcius.

Ndërkohë ekspozimi në një ambient shumë të ftohtë nxit zhvillimin e disa llojeve të tumoreve duke përfshirë edhe ato të gjirit, zorrës së trashë, lëkurës dhe pankreasit. Gjatë studimit, studiuesit vërejtën se minjtë që qëndronin në një mjedis me temperaturë të lartë dhe ata të cilët mbaheshin në një ambient të ftohtë, numrin e qelizave T të sistemit imunitar e kishin identik.
Megjithatë, ajo që ndryshonte ishte veprimi antikancer i qelizave T: te minjtë që mbaheshin në një temperaturë të lartë, këto ishin më të shpejta dhe aktive ndaj sulmit të tumorit, dhe sekretonin më shumë substanca antikancer.
Ndryshe nga ajo që ndodhte te minjtë që mbaheshin në të ftohtë. Kjo tregon se i ftohti është në gjendje të modifikojë reagimin e trupit në praninë e qelizave tumorale.

Sipas studiuesve, ky zbulim është shumë i rëndësishëm qoftë për hulumtimet mbi kancerin që përdorën modele të kafshëve, ashtu edhe për trajtimin e njerëzve me kancer, sepse është konstatuar se ata që janë me këtë sëmundje, priren të vuajnë më shumë nga të ftohtët dhe kështu preferojnë temperatura të larta: ky mund të jetë një reagim i trupit që kërkon një temperaturë më të lartë për të sulmuar më mirë qelizat e kancerit. Por jo vetëm kaq, pasi në studimet e mëparshme është treguar, për shembull se si një ndryshim i temperaturës së trupit (rritja e gradëve, të tilla si temperatura e lehtë) mund të rrisë efektet e terapisë rrezatuese kundër kancerit. Me pak fjalë, temperaturat e ulëta nuk bëjnë mirë për shëndetin dhe nuk e rinojnë aspak atë.

Mbrojtja nga të ftohtët

Vjeshta dhe dimri janë stinët kur shumë njerëz fillojnë të marrin masat mbrojtëse.
Ulja e temperaturave shton mundësitë për t’u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit.
Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen e organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emocional.
Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar.

Sipas nje eksperimenti te bere kohet e fundit,rezultoi se burrat genjejne 42% dhe grate 38%.Pra,burrat genjejne pak me s...
08/01/2019

Sipas nje eksperimenti te bere kohet e fundit,rezultoi se burrat genjejne 42% dhe grate 38%.

Pra,burrat genjejne pak me shume se femrat !

Degjimi i muzikes disa ore ne dite me kufje con ne ulje te degjimit si dhe ne rritje te numrit te baktereve ne veshin tu...
04/01/2019

Degjimi i muzikes disa ore ne dite me kufje con ne ulje te degjimit si dhe ne rritje te numrit te baktereve ne veshin tuaj...🎧🚫

👨🏼‍⚕️📖
29/12/2018

👨🏼‍⚕️📖

🚭
11/12/2018

🚭

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ndihma e Parë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram