Profarma Sh.a

Profarma Sh.a Prodhime Farmaceutike Profarma Sh.a
Rr. "Myslym Keta" ,Ish Antibiotiku
Tirana,Albania

Të nderuar miq të besimit Mysliman, "Gëzuar Fiter Bajramin"! Paçi begati e pranim të agjërimit në këtë muaj të bekuar ra...
12/05/2021

Të nderuar miq të besimit Mysliman,
"Gëzuar Fiter Bajramin"! Paçi begati e pranim të agjërimit në këtë muaj të bekuar ramazani!
Zoti pranoftë çdo adhurim që kryejmë për hir të Tij, na forcoftë besimin gjithmonë në rrugën e drejtë! Gëzofshi nga mot e me zemrat plot në familjet tuaja!

Gëzuar 8 Marsin! Tema për Ditën Ndërkombëtare të Grave të këtij viti është  . Ky slogan tregon se një "botë e sfiduar ës...
08/03/2021

Gëzuar 8 Marsin!
Tema për Ditën Ndërkombëtare të Grave të këtij viti është . Ky slogan tregon se një "botë e sfiduar është një botë vigjilente dhe nga sfida vjen ndryshimi!
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet tashme për më shumë se një shekull. Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë atë si një çështje feministe, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore. Për herë të parë u organizua në vitin 1911 nga fillimi i shekullit të 20-të nga një Marksiste nga Gjermania Clara Zetkin e cila lindi në 1857 në Wiederau të Gjermanisë. Ajo u trajnua si mësuese dhe u angazhua gjithashtu me Partinë Social Demokratike (PSD) - një nga dy partitë kryesore politike në vend sot. Ajo ishte pjesë e lëvizjes punëtore dhe lëvizjes së grave. Në vitet 1880, kur ligjet anti-socialiste u zbatuan, Zetkin shkoi në vetë-mërgim në Zvicër dhe Francë. Gjatë kësaj kohe, ajo shkroi dhe shpërndau literaturë të ndaluar dhe u takua me socialistët kryesorë të kohës. Ajo gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në formimin e Internacionales Socialiste. Pas kthimit të saj në Gjermani, ajo u bë redaktore e Die Gleichheit ('Barazia') - gazeta e PSD për gratë - nga 1892 në 1917. Si pjesë e Partisë, Zetkin ishte gjithashtu i lidhur ngushtë me mendimtaren dhe ekstremisten e majtë ekstreme Rosa Luksemburg . Në 1910 - tre vjet pasi ajo u bë bashkëthemeluese e Kongresit Ndërkombëtar të Grave Socialiste - Zetkin propozoi në një konferencë që Dita e Gruas të festohej në çdo vend më 28 Shkurt. Konferenca përfshinte 100 gra nga 17 vende, me sindikata, parti socialiste, klube të grave që punojnë dhe legjislatore femra që miratuan unanimisht sugjerimin. Dita e Gruas u festua për herë të parë në 1911. Dy vjet më vonë, në 1913, data u ndryshua në 8 Mars, dhe ajo vazhdon të festohet si e tillë çdo vit.

2020 hyri në histori si një ndër vitet më të vështira! Pandemia tronditi botën dhe qindra e mijëra njerëz humbën jetën. ...
30/12/2020

2020 hyri në histori si një ndër vitet më të vështira! Pandemia tronditi botën dhe qindra e mijëra njerëz humbën jetën. Secili prej nesh kudo në botë pati ndjesinë e frikës, ankthit dhe pasigurisë për t'u përballur me armikun e panjohur.
Në mes të gjithë kësaj pasigurie, ku jeta nuk është më po aq dinamike sa dikur, njerëzit nuk po humbin shpresën dhe kurajon. Këto të fundit janë faktorët shtytës së bashku me shpirtin njerëzor për të mos u dorëzuar gjatë kohërave të vështira.
Ne e konsiderojmë veten me fat në kompaninë farmaceutike Profarma. Edhe pse me një ngarkesë të madhe në kompani, puna arriti të menaxhohej më së miri nga skuadra jonë e madhe. Jemi mirënjohës që pjesa më e madhe e stafit gëzon shëndet të mirë.
Themi me bindje se ky sukses i ndarë së bashku i paraprin zhvillimit të së ardhmes si vizioni dhe misioni jonë human. Profarma do të jetë pranë jush për një shëndet më të mirë!

Gëzuar Pashkën për të gjithë Ne, familjarët dhe miqtë! Duke uruar shëndet, kohë më të mira dhe që të gjithë së shpejti t...
12/04/2020

Gëzuar Pashkën për të gjithë Ne, familjarët dhe miqtë! Duke uruar shëndet, kohë më të mira dhe që të gjithë së shpejti të mblidhemi së bashku me miqtë, me familjet dhe të dashurit. Ai u ngjall per te na dhuruar fuqi, shprese, dhe gezim ne jetet tona. 🙏🙏🙏
- Happy easter to All of us, family and friends! Wishing health, better times and that we all get altogether soon with families friends and beloved ones! Hope lives, because he does, I didn’t see his love but I felt it throw the sun that gave me hope and the wind that powered me!🙏🙏🙏

Gëzuar Krishtlindjet!
25/12/2019

Gëzuar Krishtlindjet!

28 Nëntor 2019! Flamuri kombëtar në gjysmështizë! Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona! Të vendosur, për të kaluar çd...
28/11/2019

28 Nëntor 2019! Flamuri kombëtar në gjysmështizë! Tërmeti tundi malet, por jo zemrat tona! Të vendosur, për të kaluar çdo sfidë e vështirësi!
Në Vaj e Lot e Dhimbje, kujtojmë këtë ditë me zemër, e thërrasim * Rroftë Shqipëria dhe Flamuri i saj*!!!

Sot, mendja dhe zemra qëndron tek të gjithë ata që u dëmtuan nga tërmeti! 🙏🙏🙏 Lutemi, që dhimbjet e tyre, të lehtësohen!...
26/11/2019

Sot, mendja dhe zemra qëndron tek të gjithë ata që u dëmtuan nga tërmeti! 🙏🙏🙏 Lutemi, që dhimbjet e tyre, të lehtësohen!
Lutemi për Shqipërinë që kjo dukuri të mos përsëritet më!

Miq të besimit Mysliman, Gëzuar Fiter Bajrami për shumë mot!Qoftë kjo festë e Madhërueshme e Fiter Bajramit, gëzim, harm...
04/06/2019

Miq të besimit Mysliman, Gëzuar Fiter Bajrami për shumë mot!
Qoftë kjo festë e Madhërueshme e Fiter Bajramit, gëzim, harmoni, jetëgjatësi, shëndet, begati e lumturi për Ju dhe gjithë njerëzit e dashur!😇🌍
Kjo festë qoftë dhe udhë-rrëfyesi juaj më besnik për një të ardhme më të dlirë...🙏!!!

Gëzuar Pashkët!
21/04/2019

Gëzuar Pashkët!

08/03/2019

Send a message to learn more

U zhvillua në Shkup, takimi i sipërmarrjes shqiptare me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri...
19/02/2019

U zhvillua në Shkup, takimi i sipërmarrjes shqiptare me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonise së Veriut Z. Zoran Zaev u shpreh se; “Kabineti që drejtoj mbetet i hapur për çdo lloj bashkëpunimi partneriteti dhe investimi që mund të bëni në vendin tonë”, duke kërkuar nga sipërmarrësit shqiptarë që të jenë të drejtpërdrejtë në kërkesat e tyre dhe t’i bëjnë ato pranë kabinetit të tij. Më shumë se 40 përfaqësues të bizneseve shqiptare ishin pjesë e këtij takimi të zhvilluar në Shkup, i pari i këtij lloji pas emrit të ri të Maqedonisë.
Interesi i drejtpërdrejtë i kompanive shqiptare, problematika, apo mënyrat e bashkëpunimit ishin tema kryesore e takimit për të cilat kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dha përgjigje rast pas rasti. Në këtë takim B2B u fol për një bashkëpunim afatgjatë dhe lehtësira ekonomike në interes dypalësh në rrugën drejt Integrimit Europian të Rajonit tonë.

24/12/2018
Të nderuar miq dhe kolegë! Ju mirëpresim tek Pallati i Kongreseve në Tiranë ku po zhvillohet CCIT EXPO MEDICAL 25-26-27 ...
25/10/2018

Të nderuar miq dhe kolegë! Ju mirëpresim tek Pallati i Kongreseve në Tiranë ku po zhvillohet CCIT EXPO MEDICAL 25-26-27 Tetor!

Na gjeni ne qëndër të panairit pranë derës kryesore!

Kujdesi shëndetësor është parësor. Rezultatet dhe sfidat në fushën e shëndetësisë mbeten një ambicie e të gjitha politik...
25/10/2018

Kujdesi shëndetësor është parësor. Rezultatet dhe sfidat në fushën e shëndetësisë mbeten një ambicie e të gjitha politikave qeveribërëse. Në këtë kuadër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftojnë të bëhen bashkë të gjithë aktorët e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor, për të dëshmuar së bashku se mënyrat për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme mbështeten mbi një kulturë sa më të mirë shëndetësore.

Eventi do të përfshijë një spektër të gjerë, që fillon me kujdesin, mënyrat si duhet reflektuar ky kujdes dhe deri në orientimet e duhura që do të jepen nga specialistë dhe ekspertë, të cilët do të jenë prezent, qoftë me pajisje, ashtu dhe me metodat e tyre më të avancuara që ka arritur sot shkenca dhe teknologjia.

Panairi ”CCI Expo Medical.al” synon pikërisht ndërgjegjësimin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, që përkthehet në rezultate shëndetësore më të mira, me në fokus pacientin. Ai është një platformë ideale për të gjithë institucionet, organizmat dhe subjektet që të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të inkurajojnë një përmirësim të vazhdueshëm në rezultatin e shëndetit.

Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!Kanceri është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Në...
08/10/2018

Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!

Kanceri është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Nëse zbulohet ne fazat e para, ai ka gjasa edhe të mposhtet.Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit.
Kur flasim për këtë sëmundje, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe është pas kancerit të mushkërive shkaku i dytë i vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.
Për sëmundjet e kancerit bëhen fushata të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve dhe shtimin e njohurive që ata duhet të kenë për ta parandaluar atë.
Muaji tetor i është dedikuar vetëm kësaj sëmundjeje pra kancerit të gjirit si një fushatë vjetore ndërkombëtare e shëndetësisë, organizuar nga shoqatat bamirëse në mënyrë që , të rritet vetëdija ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit dhe në të njëjtën kohë të mblidhen fonde për hulumtime se çfarë e shkakton atë.
Gjatë këtij muaji, shumë aktivitete bëhen në gjithë botën, të tilla si ecje apo vrapime, sikurse dhe ilustrime me ngjyrë rozë.
Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimi dhe adaptimi në rritje i një stili jetese perëndimore, janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm në rritjen e incidencës së kancerit të gjirit në vendet në zhvillim.
Shumica e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer të gjirit diagnostifikohen në faza të vonshme, kryesisht për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit në zbulimin e hershëm dhe barrierave ndaj shërbimeve shëndetësore.
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet themeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ka mundësi që kanceri i gjirit të shërohet.
Mesatarisht atakohet çdo e 8-ta grua gjatë jetës së saj dhe vdekshmëria (nga kjo sëmundje) zë vendin e dytë.

Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri është një sëmundje ku qelizat e trupit shumohen shumë më shpejt sesa normalisht. Kjo rritje e pakontrolluar e numrit të qelizave rezulton në një gjëndër e cila është e njohur si tumor. Këto qeliza abnormale mund të prekin indet dhe organ-et afër tyre dhe mund të përhapen edhe nga enët limfatike në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse mjekët kontrollojnë nyjet limfatike nën krah, nëse ju keni kancer të gjirit – për të parë nëse qelizat e kancerit të gjirit janë përhapur në nyja limfatike nëpërmjet sistemit limfatik (sistemi limfatik).

Si bëhet zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit

Kontrolli i faktorëve të rrezikut të modifikueshëm mund të ketë një impakt në reduktimin e rasteve me kancer të gjirit, por nuk mund të eliminojë shumicën e llojeve të kancerit të gjirit. Diagnoza e hershme për kapjen sa më herët të rasteve pa shenja të sëmundjes, mbetet një strategji e rëndësishme sidomos në vendet në zhvillim, si dhe në vendin tonë ku sëmundja diagnostikohet në faza të vonshme.
Strategjitë e rekomanduara për zbulimin e hershëm janë:
1) vetëkzaminimi i gjirit
2) ekzaminimi klinik i gjirit
3) mamografia.

Vitaminat janë konsideruar nutrientë esencialë për shkak se ose nuk mund të krijohen nga trupi i njeriut ose ato krijohe...
24/07/2018

Vitaminat janë konsideruar nutrientë esencialë për shkak se ose nuk mund të krijohen nga trupi i njeriut ose ato krijohen në një sasi joadekuate. Kjo do të thotë se ju duhet t’i siguroni ato nëpërmjet dietës ose duke i marrë si suplemente. Duke qenë esenciale për shëndetin tuaj, kur ato mungojnë, mund të jenë me pasoja për shëndetin dhe mund të paraqiten si sëmundje të mirëfillta në sisteme të ndryshme organesh.
Vitamina D është një prej katër vitaminave liposolubile (A, D, E dhe K). Ekzistojnë dy forma të vitaminës D: D2 dhe D3. Vitamina D2, gjithashtu e njohur si ergokalciferol, përfitohet nga ushqimet e fortifikuara, bimët dhe suplementet. Vitamina D3 gjithashtu e njohur si kolekalciferol, përfitohet nga ushqimet e fortifikuara, ushqimet shtazore (peshku i yndyrshëm, vaji i mëlçisë së merlucit, vezët etj.) dhe suplementet, dhe gjithashtu mund të përfitohet kur lëkura juaj është e ekspozuar ndaj rrezeve ultraviolet nga dielli.
Norma ditore e kësaj vitamine përcaktohet nga Instituti i Mjekësisë së Akademisë Shkencore Amerikane si dhe Shoqata për Endokrinologji.
Vlerat e vitaminës D në gjak:

• Nën 12 ng/mL është mungese e kësaj vitamine.
• 12- 20 ng / mL është pamjaftueshmëri.
• Mbi 20 ng / mL është normale.
• Mbi 60 ng / mL është mbinormale.

Vitamina e “rrezeve të diellit” tani është një temë aktuale në mbarë botën si një problem shëndetësor publik global i cili prek diku 1 bilion njerëz në mbarë botën. Quhet kështu, sepse, burimi i kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive e cila aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat. Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë.
Pasoja kryesore e kësaj deficience është rakitizmi tek të vegjlit dhe osteomalacia tek të rriturit (apo e njohur ndryshe zbutja e kockave). Por ekziston një numër i madh i çrregullimeve të tjera si rezultat i kësaj mungese siç janë: sëmundjet e skeletit, muskujve, sëmundjet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, sëmundjet konjitive (në sferën e njohjes, mendimit dhe kujtesës) kanceri dhe ose mortaliteti.
Shumica e njohurive tona mbi vitaminën D janë zbuluar 15 vitet e fundit, dhe duke u rritur çështjet rreth deficiencave nutritive, shumica e problemeve shëndetësore është gjetur që ka të bëjë pikërisht me vitaminën D. Korrigjimi i këtyre deficienca nuk është aq i thjeshtë.
Simptomat e mungesës së Vitaminës D
Simptomat kryesore janë dhimbja e kockave dhe dobësia muskulore. Megjithatë, mungesa e lehtë e saj jo domosdoshmerisht shoqërohet me simptoma.
Sëmundjet skeletike – marrja e kalciumit duhet të shoqërohet me marrjen e Vitaminës D. Kjo është e nevojshme sepse Vitamina D nxit absorbimin e kalciumit në stomak dhe mban nivelin normal të kalciumit në gjakut bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt hipokalcemisë e cila mund të manifestohet edhe me konvulsione.
Pamjaftueshmëria e Vitaminës D - mund të çojë drejt hiperparatiroidizmit sekondar i cili çon drejt rritjes së humbjes kockore, osteopen*së, osteoporozës, osteomalacisë dhe rritjes së rrezikut të frakturave. Dhënia e Vitaminës D së bashku me kalcium zvogëlon rrezikun e frakturave për deri 10-15%.
Gjithashtu një avantazh tjetër i zëvendësimit të deficiencës së vitaminës D është parë në uljen e dhimbjes së gjunjëve dhe kërdhokulave.
Çdo vit një në tre njerëz mbi moshën 65 vjeç përjeton një rrëzim i cili rezulton me 5.6% të jetë frakturë nga Vitamina D zëvendësimi i së cilës mund të luaj rol në parandalim. Në SHBA dhe Evropë >40% e popullatës mbi moshën 50 vjeç ka deficiencë të vitaminës D.
Sëmundjet e muskujve -Ekzistojnë receptorë të Vitaminës D në muskuj të cilët japin efekt direkt në fortësimin e muskujve. Deficienca e rëndë e Vitaminës D shkakton miopati, e cila jep dobësim dhe dhimbje të muskujve. Zëvendësimi i kësaj Vitamine mund të përmirësojë komplet këto ankesa.
Sëmundjet kardiovaskulare – Mungesa e Vitaminës D është shoqëruar me rritje të prevalencës së hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare.
Infeksionet – Mungesa e Vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator si dhe urinar.
Depresioni – Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.
Gjithashtu në sëmundjet si skleroza multiple, epilepsia dhe tuberkulozi është parë të shoqërohen me mungesë të Vitaminës D.
Diabeti mellitus – është parë që pacientët me nivel mbi 25 të Vitaminës D kanë për 43% rrezik më të vogël për të zhvillua diabetin se ata me vitaminë D nën 14.
Vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në imunitetin e organizmit, alergjisë, apnesë së gjumit dhe uljen së kariesit dentar dhe mineralizmin e dhëmbëve.
Çfarë e shkakton mungesën e Vitaminës D?
– Ekspozimi i kufizuar në diell. Edhe në vendet me klimë të nxehtë kemi prevalencë të rritur të mungesës së vitaminës D.
Ne të gjithë kemi dëgjuar për rrezikun nga kanceri i lëkurës si dhe nevojën e mbrojtjes nga rrezatimi i tepërt në mënyrë që të ruhemi nga kjo sëmundje. Këto njohuri dhe veprimet tona parandaluese kanë ndikuar në uljen e nivelit të kësaj Vitamine në organizëm.
Faktorët mbrojtës deri në 30 ulin sintezën e Vitaminës D për më shumë se 95%. Është parë që njerëzit duhet të ekspozojnë çdo ditë trupin e tyre deri ne 30% në mënyrë që të marrin Vitaminën D të nevojshme. Shumica e njerëzve mbulohen me rroba ose rrinë nën hije gjate ditëve të javës duke lënë vetëm 10-15% të trupit të tyre të ekspozuar ndaj rrezeve, duke bërë që të mos jenë në gjendje që këtë vitaminë ta fitojnë aq sa e kanë të nevojshme nga rrezet e diellit.
Ne Australi gati 1/3 e popullatës është deficiente në Vitaminë D.
Lëkura më e errët ose me shumë melaninë, është në gjendje të absorbojë më shumë rreze UV dhe të reduktojë kapacitetin e lëkurës për të prodhuar vitaminë D për 95-99%. Ata duhet të ekspozohen për 3-5 herë më shumë ndaj diellit për të prodhuar sasinë e njëjtë të vitaminës D në krahasim me të bardhët. Afro amerikanët kanë vitaminë D më të ulët (rreth 16) në krahasim me amerikanët (rreth 26).
– Mbipesha dhe obeziteti
– Keqabsorbimi i saj në zorrë nga sëmundjet gastrointestinale
– Kirurgjia bariatrike e stomakut dhe zorrëve
- Mosha – njerëzit mbi 70 vjeç prodhojnë 25% më pak Vitaminë D aktive.
– Fëmijët dhe lidhja me obezitetin
– Artriti rheumatoid
– Fibromialgjia
– Barnat e ndryshme
Si diagnostikohet mungesa e Vitaminës D?
Trajtimi
Vitamina D3 është më e përshtatshme të merret si supplement nëse pacienti diagnostikohet me deficiencë. . Marrja e vitaminës D në doza mbajtëse nuk është e njëjtë për mosha të ndryshme, dozat trajtuese mund të shkojnë deri në 100 000 ose 50 000 UI në javë përderisa dozat mbajtëse 600-1000 UI/ditë deri 18 vite ndërsa moshat adulte 1500 deri 2000 UI/ditë, ata të cilët kanë problem me zorrë dhe janë obez dozat duhet të jenë më të mëdha.
Gjatë trajtimit me Vitamin D kujdes duhet patur tek pacientët që kanë edhe probleme kardiake.
Për mjekim pacientët duhet të vizitohen tek endokrinologu.
A është e mundur të parandalohet deficenca e Vitaminës D?
Konsumimi i ushqimeve si peshku i yndyrshëm si salmoni, sardinat, makereli, tuna, kërpudhat e thata, e kuqja e vezës, produktet e qumështit dhe lëngu i portokallit.
Sasia e Vitaminës D në ushqime nuk është e mjaftueshme për trajtimin e deficiencies së Vitaminës D dhe mund të mos jetë e mjaftueshme për shumicën e njerëzve për të mbajtur nivelin adekuat nëse nuk kombinohet ky trajtim me rreze të diellit.
A ka rrezik nga marrja e tepërt e Vitaminës D?
Po ka, dhe kjo manifestohet me disa shenja që vijnë nga niveli i rritur i kalciumit.
Simptomat mund të manifestohen me lodhje, konfuzion, konstipacion, humbje të oreksit dhe zhvillimin e depozitave të dhembshme të kalciumit nëpër trup.

Kanceri i prostatës është ndër llojet më të përhapura tek meshkujt (1 në 7 prej tyre preken nga kanceri gjatë jetës, sip...
09/07/2018

Kanceri i prostatës është ndër llojet më të përhapura tek meshkujt (1 në 7 prej tyre preken nga kanceri gjatë jetës, sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit).
• Probabiliteti që një burrë të preket nga kanceri i prostatës është 35% më i lartë se probabiliteti që një grua të preket nga kanceri i gjirit.
• Vdekshmëria nga kjo sëmundje arrin në 12% të rasteve të prekura. Eshtë sëmundja e dytë nga shpeshtësia e malinjitetit tek mashkujt. Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Megjithëse sëmundja është e shpeshtë, jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Pjesa më e madhe e kancereve të prostatës rriten dhe përhapen ngadalë dhe dikush i diagnostikuar me këtë sëmundje mund të mos ketë asnjë shenjë. Megjithatë, tipat më agresivë të këtij kanceri mund të jenë të dëmshëm nëse nuk trajtohen, prandaj është e rëndësishme të dallohen shenjat paralajmëruese. Duhet të edukoheni mbi mënyrat për të dalluar, trajtuar dhe parandaluar sëmundjen.
KUJDES!
Faktorë rreziku për kancerin e prostatës:
• Mosha (me rritjen e moshës, rritet probabiliteti i prekjes nga Kanceri i Prostatës). Incidenca është më e lartë pas moshës 50 vjeç.
• Historia Familjare
Nëse keni familjarë të diagnostikuar me kancer prostate, ekziston rreziku i trashëgimit të genit që mund të shkaktojë kancer të prostatës
Simptomat shoqëruese të kancerit të prostatës:
Kanceri i prostatës jo domosdoshmërisht shoqërohet me simptoma dalluese.
Megjithatë, ekzistojnë disa simptoma të cilat mund të jenë tregues të prezencës së kësaj sëmundje:
• Inkontinenca urinare;
• Mbetje gjaku në urinë;
• Dhimbje në zonën pelvike;
• Impotencë;
• Enjtje e këmbëve;
• Humbje e menjëhershme në peshë;
Kanceri i prostatës, në rast se diagnostikohet në kohë, ka % më të lartë mbijetese krahasuar me tipet e tjerë të Kancerit. Prandaj, është e rëndësishme të kryejmë kontrolle të herëpashershme, sepse Diagnostikimi i hershëm Shpëton Jetë.
60% e rasteve ndodhin tek meshkujt mbi 65 vjeç, megjithatë nuk përjashtohen as rastet tek të rinjtë

Ekspozimi në diell në stinën e verës dhe kujdesi për lëkurën!Gjatë qëndrimit në diell, fëmija duhet të konsumojë ushqime...
21/06/2018

Ekspozimi në diell në stinën e verës dhe kujdesi për lëkurën!

Gjatë qëndrimit në diell, fëmija duhet të konsumojë ushqime të stinës, të pasura me vitamina dhe shumë lëngje. Është e pamundur që fëmijën tuaj ta mbani në hije gjatë kohës që jeni në plazh, sepse ata dëshirojnë shumë të luajnë me kështjella prej rëre, të lahen vazhdimisht në det, të vrapojnë me shokët dhe shoqet… Vajtja në det me të voglin tuaj është një ide shumë e mirë. Dielli ndihmon që të përçojë vitaminën D në kockat e fëmijëve, të cilat janë në formim e sipër. Për të marrë vetëm benefite pa rrezikuar djegien nga dielli, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla të thjeshta.

Në cilën moshë mund të ekspozohen fëmijët në diell?
Që nga muaji i dytë dhe i tretë i jetës së tyre. Të vegjëlve dielli iu bën shumë mirë, por kujdes! Ata duhet të qëndrojnë të ekspozuar vetëm në orët e duhura: që nga ora 07:00 deri në 11:00 dhe nga 16:30 e më pas, atëherë kur edhe intensiteti i rrezeve ultraviolet është më i vogël.

Cila është mbrojtja më e mirë për fëmijët?
Kjo varet nga lloji i lëkurës. Nëse fëmija për shembull është biond, lëkurëbardhë dhe me sy të qartë, sugjerohet një mbrojtje e lartë. Ashtu siç duhet të veprojnë edhe vetë të rriturit.
Mos harroni që produkti të përhapet mirë përpara se të shkoni në plazh, në mënyrë që ai ta kryejë sa më mirë veprimin e tij mbrojtës. Ka disa lloje kremrash solarë, të cilët i mbrojnë fëmijët nga meduzat apo kandilat e detit: ata veprojnë në mënyra të ndryshme, për shembull duke e bërë lëkurën sa më të rrëshqitshme.

Për fëmijët, më i përshtatshëm është ai në formën e kremit: zgjat më shumë dhe ka një efekt më të madh mbrojtës sesa produktet e tjera.

A është e vërtetë që edhe fëmijët duhet të vendosin syze e kapelë dielli?
Po, edhe kjo varet nga lloji i lëkurës së tyre. Sytë e qartë, për shembull, janë më të ndjeshëm dhe lind nevoja që ata të mbrohen me lente të errëta, duke i blerë te një dyqan i besuar optike. Për sa i takon kapelës, më e përshtatshmja është ajo me bisht në anën e pasme të kokës, në mënyrë që edhe shpatullat të jenë në hije.

Këshilla të tjera
Procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë, edhe pas daljes nga uji. Duhet pasur kujdes në mbrojtjen e pjesëve të ndjeshme (fytyra, hunda, buzët). Gjatë qëndrimit në diell, fëmija duhet të konsumojë ushqime të stinës të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin. Foshnjat duhet të jenë të veshura me tesha dhe të mbajnë kapelë, ndërsa nuk duhet të qëndrojnë jashtë në kohën kur intensiteti i rrezatimit është shumë i madh.


Përpara verës është e udhës të kontrollohen nishanet dhe një herë në sa kohë duhen kontrolluar?
Nishanet duhen kontrolluar çdo vit tek mjeku dermatolog me sy të lirë, lupë zmadhuese apo me pajisje më të sofistikuar siç është dermatoskopi që na jep mjaft informacion për natyrën e nishaneve, përgjithësisht. Cdo individ duhet të ketë hartën e tij të nishaneve, në bazë të së cilës bëhet kontrolli vjetor i tyre nëse nuk paraqesin probleme. Për nishanet të cilat dyshohet, kontrolli bëhet më i shpeshtë çdo 6, 3 apo 1 muaj dhe nëse këto nishane plotësojnë kriteret e ndryshimeve hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe pas heqjes bëhet ekzaminimi histopatologjik (biopsia) e cila vendos saktësisht se sa malinjë është apo jo një nishan. Ekspozohuni në diell por duke ditur oraret më të mira të ekspozimit dhe duke e mbrojtur lëkurën tuaj me kremra mbrojtës ndaj diellit, apo veshjet e përshtatshme për këtë qëllim.
Veprimet e rrezatimit UVA dhe UVB mbi lëkurën tonë:
Rrezet UVA
– e nxijnë shpejt lëkurën
-fotosensibilizuese duke e skuqur lëkurën, fototoxike dhe fotoalergjike
-rrezatimi UVA jep fotoplakje të lëkurës
-rrisin rrezikun e tumoreve në lëkurë sepse veprojnë indirekt në radikalet e lira
-depërtojnë xhamin
Rrezet UVB
– ndihmojnë në sintezën e vitaminës D
-pigmentojnë lëkurën
– japin skuqje të lëkurës
-rrisin rrezikun e tumoreve në lëkurë nga dëmtimet direkte në ADN-në e qelizave në lëkurë
-nuk depërtojnë xhamin
Kontrolli i nishaneve :
-Nishanet duhen kontrolluar çdo vit tek mjeku dermatolog me sy të lirë, lupë zmadhuese apo me pajisje më të sofistikuar siç është dermatoskopi që na jep mjaft informacion për natyrën e nishaneve. Përgjithësisht çdo individ duhet të ketë hartën e tij të nishaneve, në bazë të së cilës bëhet kontrolli vjetor i tyre nëse nuk paraqesin probleme
-Për nishanet të cilat dyshohet, kontrolli bëhet më i shpeshtë çdo 6, 3 apo 1 muaj dhe nëse këto nishane plotësojnë kriteret e ndryshimeve hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe pas heqjes bëhet ekzaminimi histopatologjik (biopsia) e cila vendos saktësisht se sa malinjë është apo jo një nishan
A ka lidhje mes tumoreve të lëkurës dhe ekspozimit ndaj rrezeve të diellit?
Po ka lidhje midis ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës, të tilla si keratosis actinice. Keratozat janë elemente prekancerogjene të lëkurës që krijohen nga ekspozimi i gjatë në diell për vite me radhë, ndryshe quhen edhe elementë të hershëm të karcinomës squamo qelizore, gjithashtu rrezatimi diellor dëmton direkt ADN-në e qelizave në lëkurë duke qenë edhe një nga shkaktarët e transformimit të nishaneve melanocitare në melanoma, kanceri më i rrezikshëm dhe metastatik i lëkurës.
Çfarë i ndodh lëkurës sonë kur nxihet?
Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë). Kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi. Kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

Address

Rruga Myslym Keta
Tirana
1022

Opening Hours

Monday 07:00 - 16:30
Tuesday 07:00 - 16:30
Wednesday 07:00 - 16:00
Thursday 07:00 - 16:30
Friday 07:00 - 16:30

Telephone

+35542389602

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Profarma Sh.a posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Profarma Sh.a:

Share