16/09/2020
Si të pastroni mëlçinë: dieta dhe këshilla natyrale
Flitet shpesh për dietë apo rregjim ushqimor detoksifikues, sidomos pas teprive të fundjavës, por nuk flitet shumë se si mund të pastrohet mëlçia, një veprim ky tepër i rëndësishëm që duhet bërë periodikisht.
Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit që ndër të tjera:
👉Prodhon bilën, (lëngu i tëmthit )i rëndësishëm për tretjen;
👉Prodhon proteinat e plazmës;
👉Rregullon koagulimin e gjakut;
👉Pastron trupin nga toksinat, etj.
Po si mund të pastrohet mëlçia:
👉ulni kaloritë nga vaktet;
👉eleminoni alkoolin
👉ulni sasinë e yndyrnave
👉ulni sasinë e kripës
👉bëni aktivitet fizik në ajër të pastër;
👉evitoni sheqernat dhe karbohidratet e përpunuara;
👉eliminoni ushqimet e gatshme dhe sidomos ushqimet e skuqura;
👉shmangni teprinë e proteinave;
👉shmangni përdorimin e medikamenteve (aty ku mundeni);
Po çfarë mund të përdoret për pastrimin e mëlçisë?
Përveç një luge gjelle vaji ulliri, 2 litrave ujë në ditë, ushqimet që konsumoni duhet të jenë të pasura me: omega3; vitaminat: B6; C; E; A dhe magnez.
✅Rekomandohet: çaji jeshil, angjinare, lakër, brokoli, qepë, rrepat, dardhët, rrepkat, mollët, panxharët, karrotat dhe limoni. ✅Shumë të mira gjithashtu janë farat e susamit dhe farat e lulediellit.
✅Dritë jeshile gjithashtu për bishtajoret, drithërat dhe perimet me gjethe jeshile që janë të pasura me magnez, thelbësore për të ndihmuar mëlçinë të eleminojë toksinat.
✅Kemi folur për limonin, të pasur me vitaminë C dhe shumë pastrues, por përmendim edhe portokallet që stimulojnë prodhimin e glutaminës me të cilën trupi “dëbon” sulfonamidet. ✅Qitro nukduhet nënvlerësuar kur bëhet fjalë për vitaminën C dhe antioksidantët.
✅ Le të mos harrojmë vezët dhe specat të cilat janë të pasura me squfur, të tilla si hudhra dhe qepët dhe për këtë arsye ndihmojnë mëlçinë të pastrohet.
✅ Ndër barishtet aleate të mëlçisë: majdanozi, luleradhiqe, çaji i gentianës.