25/02/2026
Shpesh në klinikë paraqiten prindër të shqetësuar kur vëne re një incisiv të poshtëm që po del nga brenda harkut dentar (nga ana e gjuhës).
Çfarë tregon kjo?
Zakonisht tregon një nofull relativisht të vogël dhe mungesë hapësire për t’u rreshtuar të gjithë dhëmbët.
Kjo situatë haset shpesh gjatë fazës së ndërrimit të dhëmbëve të qumështit me ata të përhershëm.
A trajtohet me aparat në këtë moshë?
Jo. Në shumicën e rasteve, hapi i parë është ekstraksioni i dhëmbit të qumështit përkatës, të cilët pengojnë daljen e dhëmbit të përhershëm.
Pas krijimit të hapësirës, shpesh dhëmbi drejtohet spontanisht, kryesisht nën ndikimin e presionit të gjuhës.
Në rastet kur dhëmbi nuk vetëkorrigjohet, atëherë më vonë mund të rekomandohet trajtim ortodontik me aparat për fëmijë.
Për më shumë informacion ose konsultë, mund të kontaktoni në numrin e klinikës: 0698162505
📍ish- ATSH