Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Home Health Care Service, Rruga Him Kolli Tirana, Tirana.

03/02/2026

Newsroom Mbi procesin e miratimit të çmimeve të barnave për vitin 2026 3 Shkurt 2026 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se përmes Komisioni të Çmimit të Barnave, çdo vit miraton çmimin e barnave, bazuar në VKM nr. 645, datë 01.10.2014 “Për ngritjen dhe mënyr...

26/01/2026
30/12/2025

Deklaratë për median

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) informon opinion publik dhe median se, bazuar në kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, i cili rregullon administrimin e skemës së Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kryesisht Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011 "Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, Ligjin Nr.145/2015, datë 17.12.2015 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011"Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ka nisur kontrollin administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme.
Ky kontroll synon mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike. Proceset e verifikimit janë iniciuar, ndër të tjera, edhe nëpërmjet kërkesave zyrtare të disa prej subjekteve farmaceutike dhe zhvillohen në bazë të kuadrit ligjor në fuqi dhe të dhënave nga sistemet zyrtare.
Dje, më datë 29.12.2025, me kërkesë të Urdhrit të Farmacistëve, FSDKSH priti në një takim përfaqësues të urdhrit dhe rreth 50 subjekte farmaceutike, me qëllim sqarimin e çështjeve të ngritura. Gjatë diskutimeve u theksua se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar, nuk ka ndëshkime kolektive dhe procedurat e kontrollit po zhvillohen në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Fondi vijon punën për analizimin e informacionit dhe shqyrtimin e observacioneve të paraqitura nga subjektet farmaceutike, brenda afateve ligjore. Në përfundim të procesit do të bëhet publik Raporti Përfundimtar i Kontrollit.
FSDKSH mbetet i përkushtuar për transparencë, dialog dhe bashkëpunim me të gjitha palët, duke garantuar zbatimin korrekt të ligjit dhe funksionimin e qëndrueshëm të skemës së sigurimit shëndetësor.

28/12/2025

REAGIM PUBLIK

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) sqaron se veprimet e ndërmarra në kuadër të kontrolleve administrative kanë si qëllim të vetëm mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike.

Proceset e verifikimit janë iniciuar mbi bazën e të dhënave të disponuara në sistemet zyrtare dhe janë pjesë e detyrimeve ligjore të Fondit për kontrollin e shërbimeve të kontraktuara.

Fondi mbetet i hapur për dialog institucional, me synim garantimin e vazhdimësisë së shërbimit farmaceutik, mbrojtjen e pacientëve dhe ruajtjen e integritetit profesional të farmacistëve, në respekt të plotë të ligjit.

09/11/2025
07/11/2025
 🎀
01/10/2025

🎀

Address

Rruga Him Kolli Tirana
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542228896

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share