14/09/2021
------------------------
PSE TERAPI ONLINE?
------------------------
Terapia Online është një formë e ofrimit të ndihmës psikologjike në distancë, me anë të pajisjeve teknologjike të lidhura me internet.
Për seanca online, zakonisht, përdoren video-telefonata dhe platforma të ndryshme si Skype, Whatsapp, FaceTime, etj.
Terapia online përfshin ofrimin e disa shërbimeve psikologjike:
- vlerësime psikologjike,
- këshillim psikologjik (individual, çift)
- terapi (individuale, grup)
- Etj.
Gjatë seancës online, ka një ndërveprim direkt mes psikologut dhe klientit.
Kërkime të shumta kanë treguar se psikoterapia online është efikase për fëmijë dhe për të rritur në uljen e simptomave të problemeve të ndryshme të shëndetit mendor, si: ankthi, depresioni, stresi post-traumatik, zemërimi, problemet në marrëdhënie, problemet në shkollë, etj.
Seanca online duhet rezervuar deri në 2-3 ditë para se Ju të takoheni me psikologun. Shërbimi online është efikas, i shpejtë, fleksibël dhe me kosto më të ulët se shërbimi në klinikë.
----------------------------------------------
E-mail: onlinepsychologist21@gmail.com
----------------------------------------------