30/10/2024
Asnjëherë nuk kam shkruar mbi vaksinat "kundër" covid-19!
Po e shkruaj në thonjëza kundër, se në fakt, janë ndërhyrje në mekanizmat perfekt fiziologjike të organizmit të njeriut, duke bërë dëme që janë me pasoja jetësore.
Krijuesi i ka dhënë të gjitha mjetet trupit tonë të vetmbrohet.
Një trup i shëndetshëm, me sistem imunitar të shëndetshëm, as që do t'ja dijë fare për asnjë lloj virusi.
Edhe diçka tjetër ju lutem: 40 % e ADN sonë është material nga viruset.
E kuptuat?
Veç 60 % është material human.
Nuk duhet të vrasim viruset dhe as bakteret pasi është njëlloj sikur qëllojmë këmbët tona!
Ne jemi Holobiomë!
Jemi bashkësi ku bakteret dhe viruset janë pjesa jonë.
Ajo që na duhet është: Balancat në organizëm, pra, ruajtja e balancave në trup.
Asgjë më shumë veçse ruajtja e sistemit imunitar dhe ky pastaj i mban nën kontroll të gjithë të tjerët.
Nuk kam dashur të ndikoj në tmerrin që i ka zënë njerzit që janë vaksinuar (madje i pyetur në live , e anashkaloj gjithmonë).
Këto vaksina janë mARN.
Dihet brenda një qelize kemi bërthamën, brenda saj është ADN-ja që është Shefi në detyrë, (CEO). ADN-ja në thelb ka dy funksione, (ka shumë më tepër por ka dy funksionet bazë) njëri është "Replikimi", të bëjë një kopje të përsosur të vetvetes dhe tjetri është diçka që quhet "Transkriptimi" ku në fakt jep komandat në qelizë, pas marrjes së informacionit (ashtu si një CEO i ulur në tavolinën e punës) duke "shkruar" urdhra në qelizë duke u thënë të gjithë çfarë të bëjnë, hidheni këtë proteinë , nxirreni këtë proteinë, nxirrni këtë produkt te mbeturinat, etj.
Në thelb është duke shkruar urdhra që janë të quajtur mARN (messenger nga arn).
ARN-ja normale, i jep komandë qelizës që të bëjë një proteinë dhe pastaj largohet sapo është prodhuar proteina. Punë 5-6 orësh, por me vaksinën mRNA (ARN lajmëtar) është bërë mesazh i përhershëm.
Pra, e kanë bërë të përhershëm! Nuk largohet.
Ndodh ajo që është sikur "një mashtrues" ti ketë vjedhur bllokun e shënimeve të CEO (Shefit) dhe po dërgon komanda në qelizë sikur të ishte vetë CEO...
Qeliza i përgjigjet komandave që në rastin konkret të prodhojë Proteina Spike (një lloj proteine), por vetëm sapo qeliza e bën prodhimin, kthehet në "tavolinë" e njëjta komandë duke e bërë proteinën Spike përsëri dhe më pas kur të përfundojë kthehet në tavolinë dhe e bën përsëri, përsëri dhe përsëri!
Ne nuk e dimë nëse kjo do të mbyllet apo jo ndonjëherë, sepse për momentin, shumë nga këto vaksina mRNA, janë mesazhe të përhershme për qelizën për të krijuar një proteinë Spike.
Kjo rritje e proteinës Spike më pas duke u shpërndarë, përfundon për t'u futur në murin arterial endofil duke shkaktuar: vasculitis diffuse (distoni vaskulare) e cila nuk është asgjë tjetër veçse inflamacion në rrugët e enëve të gjakut dhe trombocite jonormale, mpiksje që quhet hemocytopenia trombotike.
Na pëlqen të mendojmë se lëkura është organi më i madh në trup, por e vërteta është se sipërfaqja e pjesëve të brendshme të enëve të gjakut është rreth gjashtëfishi i sipërfaqes së lëkurës.
Kemi rreth 101 400 km enë gjaku në trupin tonë.
Imagjinoni: inflamacion në shtresat e brendshme të enëve të gjakut.
Është sikur e kemi këtë inflamacion në të gjithë trupin!!
Fatkeqësisht, një dëmtim i vazhdueshëm!
Nuk është e rastësishme që shumë njerëz edhe në moshë të re, kanë humbur jetën nga arrestet kardiake.
E di që i keni bërë vaksinat shumica prej jush dhe nuk kam si qëllim "terrorizim", jo, por përkundrazi, e ndjeja si detyrim informimi.
Një arsye më shumë, për të marrë shëndetin në duart tuaja!
Mënyrë jetese të shëndetshme dhe ushqim cilësor shtazor për ti dhënë armët e duhura trupit, që ta përballojë inflamacionin dhe forcojë sistemin imunitar.
Disa vitamina cilësore si Omega-3, EPA (eicosapentaenoic acid), Lactoferrine apo Nattokinaze etj, do të ishin të këshillueshme!