Klinika LIFE

Klinika LIFE Klinika LIFE me stafin multidisiplinar te mjekeve me te specializuar ofron diagnostifikim dhe kurim t

Klinika JETA Gjithshka per shendetin tuaj ne saje te ekipit multidisiplinar te specialistve tane dhe bashkpunimit me te huaj dhe vidjoendoskopise bejme te aritur diagnostikimin e shpejte te cdo semundje vecanerisht te tumoreve. Ju asistojme edhe me egzaminime labratorike ekg, spirometri eko, oksigjennotherapi, aerozolotherapi aplikim terapie etj, ne te semuret rende ne shtepi . Personeli jone do t

e jete suport mjeksor familjar dhe per njerzit ne nevoje falas

SE SHPEJTI DHE ME NJE DEGE NE KOSOVE

Adresa: Rruga Koli Bako 100 metra para spitalit ushtarak Laprake
Tirane Albania
Tel:+355-682444227 - +355-672037147 +355-692122101 +355-672029001-0686995682 - 0692545175

21/09/2024

Ataku në zemër është dëmtimi i muskulit të zemrës, që shkaktohet nga reduktimi ose bllokimi i qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës.

Kjo gjendje quhet edhe infarkt i miokardit.

Ataku në zemër është urgjencë serioze mjekësore

Nëse mendoni se vetë ju, ose dikush tjetër, mund të jetë duke pësuar një atak në zemër telefononi 127, ose urgjencën më të afërt mjekësore.

Simptomat e një ataku në zemër mund të përfshijnë:

Dhimbje gjoksi që mund të ndihet si presion, shtërngim, dhimbje, shtrydhje, shtypje, djegje.

Dhimbje ose diskomfort që përhapet në shpatull, krah, shpinë, qafë, nofull, dhëmbë, ose në pjesën e sipërme të barkut

Djersë të ftohta

Lodhje e theksuar

Djegje në zemër ose në stomak

Marrje mendsh e pa pritur

Nauze me të vjella

Vështirësi në frymëmarrje

Një atak në zemër zakonisht shkakton dhimbje gjoksi, që zgjat më shumë se15 minuta.

Dhimbja e gjoksit mund të jetë e lehtë ose e fortë

Disa njerëz nuk kanë dhimbje gjoksi, ose presion në gjoks.

Tek disa persona të tjerë simptomat mund të jenë më pak të shprehura, sidomos tek gratë.

Mund të ndodh psh që simptomat e sulmit në zemër, mund të çfaqen me ndjenjën e të vjellit, me një dhimbje té shkurtër ose të mprehtë, që ndihet në qafë, krah, ose shpinë.

Disa sulme në zemër ndodhin papritur, por tek shumë njerëz, kanë shenja paralajmëruese orë ose ditë më parë.

Ndihma e parë..Telefono urgjent 127, ose urgjencën më të afërt mjekësore.

Kurrë mos i injoroni simptomat e një ataku në zemër.

Kërkoni ndihmë që dikush pranë jush t'ju çojë me makinë në spital.

Nëse nuk keni zgjidhje tjetër, merreni vetë makinën, dhe shkoni në spital.

Merrni Aspirinë nëse ju rekomandohet. Aspirina ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, dhe marrja e saj në këto raste, mund të zvogëlojë dëmtimin e zemrës.

Mos e merr aspirinën nëse nuk ju rekomandohet nga një profesionist mjekësor, ndaj mos vono të telefonosh urgjencën për këtë këshillë të vyer mjekësore dhe jo vetëm.

Vendosni një tablet Trinitrinë/ Nitroglicerinë nën gjuhë ndëra prisni ndihmën mjekësore urgjente.

Filloni CPR/ ringjalljen zemër- mushkri nëse personi që po ndihmoni, nuk ka puls, dhe nuk merr frymë.

Nëse nuk jeni të trajnuar për kétë procedurë, bëni vetëm CPR me duar, që do të thotë të shtypësh dhe shtysh fort dhe shpejtë në krahërorin e pacientit.

Bëjeni këtë veprim për rreth 100-120 herë në minutë.

Nëse jeni të trajnuar për këtë procedurë dhe të sigurt në aftësitë tuaja, filloni me 30 shtypje-
shtytje në kraharor, dhe dy frymëmarrje artificiale shpëtimi.

Ka një ndryshim sinjifikativ midis termave "Atak kardiak" dhe Arrest kardiak.


Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme dhe e papritur e funksionit të zemrës, dhe bashkë me të, edhe e frymëmarrjes dhe vetëdijes.

Arresti kardiak zakonisht ndodh nga një problem elektrik ose mekanik në zemër, dhe që çon në ndërprerjen e funksionit pompë.

Ataku kardiak mund të shkaktoj arrest kardiak, sepse nga iskemia aktute muskulare shkaktohen aritmitë madhore, që ndalojnë funksionin e zemrës.

Arresti Kardiak është urgjencë mjekësore vdekjeprurse.

Nëse aplikohet menjëherë CPR ekzistojnë mundësitë për mbijetëse

Faktorët e riskut për Atak kardiak.
Faktori genetik, trashëgimia familjare

Duhanpirja

Përdorimi i drograve të ndryshme

Hipertensioni

Diabeti i sheqerit

Dislipidemit ose çrregullimi i yndyrnave në gjak.

Kolesteroli dhe trigliceridet mbi nivelin e normës

Stresi dhe jeta sedentare etj

PS. Për postimet me tematika të ndryshme mjekësore, ngaherë jam përpjekur, që të shprehem me terma dhe fjalë të thjeshta.

Këte postime adresohen kryesisht për ndjeksit e mi, që nuk janë profesionistë mjekësor

Shpresoj të vlejnë sadopak për këdo.

Për të ruajtur një shëndet të shëndetshëm, duhet treguar kujdes në çdo çast, cdo ditë, dhe në çdo kohë.

Nuk kushton asgjë të bësh një profil të thjeshtë analizash gjaku, një EKG dhe një vizitë mjekësore.

"Klinika mjekësore "Jeta" në Laprakë, ka kohë që ofron konsulta mjekësore falas, me mjekë me shumë eksperiencë, në këtë fushë

Vepro sot jo nesër. E nesërmja nuk ekziston për askënd ..

Ne kliniken Mjekesore Jeta TiraneKerkohet staf infermiere (kusht diplloma)Me apo eksperjenc pune.Adresa perball Spitalit...
24/07/2024

Ne kliniken Mjekesore Jeta Tirane
Kerkohet staf infermiere (kusht diplloma)
Me apo eksperjenc pune.
Adresa perball Spitalit te traumes, Laprak
Orari punes nga e Hena-Premte
08 :00 - 13:00 ose 08:00 - 16 :00
Te shtunen 08:00 - 13:00 E djela pushim
Nr kontakti 0682444227

01/05/2024

Kerkohet staf infermiere (kusht diplloma) ne kliniken Mjekesore Jeta ne Tirane(perball spitalit te traumes)
Orari nga e Hena - Shtune 08:00 - 16:00
Te interesuarat te drg Cv ne email (klinika_life@yahoo.com) osé WhatsApp nr kontakti 0682444227.

Address

Rr. Koli Bako 100m Prane Spitalit Ushtarak
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

355682444227

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika LIFE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika LIFE:

Share

Category