Physiotherapy

Physiotherapy Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Physiotherapy, Physical therapist, Tirana.

18/04/2016
ataku ishemik.
08/05/2015

ataku ishemik.

hernie diskale....
07/05/2015

hernie diskale....

Është një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Nganjëherë rrotull...
05/02/2015

Është një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma). Skoliozat mund të klasifikohen në varësi të etiologjisë së tyre:

♦ 80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak specifik).
♦ Skolioza të bashkëlindura, që e marrin origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale.
♦ Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj.).

Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt, dhe mund të shfaqet në moshat nga 3 në 10 vjeç.

Simptomat: është një patologji e ngadaltë dhe progressive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik.
Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.
Diagnoza: dyshimet lidhur me praninë e kësaj patologjie zhduken nga një ekzaminim klinik nga ana e ortopedit dhe një radiografi e shtyllës kurrizore nën ngarkesë (në qëndrim në këmbë). Diagnoza diferenciale duhet bërë ndërmjet skoliozës anatomike me rrotullim, dhe të ashtuquajturës "sjellje skoliotike", e cila është një patologji që trajtohet shumë më thjesht, meqë në bazën e saj nuk ka defektet kockore.

Terapia: duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes, këshillohet të kryhet, rreth moshës 5-6 vjeç, një vizitë kontrolli e tipit parandalues. Më pas do të jetë ortopedi ai që do të vendosë nëse duhen kryer ekzaminime të mëtejshme. Kjo patologji duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen "kërce të rritjes" fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të "modelueshme". Pra, kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale), korrigjuese (stabilizues të kolonës - korse) apo kirurgjikale (stabilizime), në varësi të rastit.

HEMIPLEGJIA (Paralizë e njërës anë të trupit)Është forma më e shpeshtë e paralizave. Me pak përjashtime, kjo paralizë vj...
02/02/2015

HEMIPLEGJIA (Paralizë e njërës anë të trupit)

Është forma më e shpeshtë e paralizave. Me pak përjashtime, kjo paralizë vjen si pasojë e përfshirjës së rrugëve kortikospinale. Vendi apo niveli i lezionit përcakton deficitin neurologjik. Sëmundjet e lokalizuara në korteksin cerebral, substancën e bardhë cerebelare (corona radiata) dhe në capsula interna zakonisht manifestohen me dobësi ose paralizë të këmbës, dorës dhe pjësës së poshtme të fytyrës në anën e kundërt. Shfaqja e sulmeve ose prezenca e afazisë, astereognosis, anosognozia ose ndonjë defekt homonim i fushës vizive tregon për një lokalizim kontralateral kortikal ose subkortikal. Dëmtimi në rrugët kortikospinale dhe kortikobulbare në pjesën e sipërme të trungut truror gjithashtu shkakton paralizë të fytyrës, dorës dhe këmbës në anën e kundërt. Më poshtë në medulë, një infarkt unilateral në piramidë shkakton paralizë flakside e cila pastaj shëndrohet në spasticitet të dorës dhe këmbës se kundërt, pa përfshirje të fytyrës. Sa i përketë shkaktarëve të hemiplegjive, sëmundjet vaskulare ishemike dhe hemoragjike të cerebrum dhe trungut trunor ku kalojnë të gjitha etiologjive tjera për nga frekuenca. Traumat (kontuzioni i trurit, hemoragjite subdurale dhe epidurale) janë në vend të dytë. Shkaktarë tjerë të rëndësishem, por me paraqitje jo shumë akute janë tumoret e trurit, abcesi, sëmundjet demielinizuese dhe komplikimet vaskulare të meningjiteve dhe encefaliteve.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Physiotherapy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram