Klinika Gliozheni

Klinika Gliozheni Mirëseardhët në faqen e Klinikës “Gliozheni”. Ne jemi një klinikë obstetrikale, gjinekologjike dhe in Në vitin 2003, nën drejtimin e Prof.

Klinika “Gliozheni” ka një historik mjaft të vjetër të aktivitetit të saj mjekësor. Ajo është krijuar për herë të parë në Korçë, në vitin 1905, kur mjeku Pandeli Gliozheni, hapi në shtëpinë e tij një Klinikë për trajtimin e sëmundjeve të brëndëshme si dhe atyre oftalmologjike. Pandeliu kishte mbaruar studimet e larta në Athinë dhe specializimin në Paris dhe ishte një nga 3-4 mjekët e pakët dhe me

reputacion shumë të mirë të qytetit. Kjo Klinikë u trashëgua më pas nga djali i tij mjek, Koço Gliozheni, i cili kishte mbaruar studimet për mjekësi dhe specializimin për kirurgji e gjinekologji në Universitetin e Athinës. Ai fillimisht punoi bashkë me të atin dhe më pas vetë, si mjek i përgjithshëm, por edhe si kirurg e gjinekolog. Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik - Gjinekologjik të Tiranës. Përveç aktivitetit si gjinekolog në këtë institucion, ai rihapi në shtëpinë e tij Klinikën “Gliozheni”. Klinika ishte nga strukturat më në zë dhe më të frekuentuara të asaj kohe në Tiranë. Me hapjen e Universitetit të Tiranës në Vitin 1957, Koço Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë - Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension. Në vitin 1958 i jepet Titulli Profesor, së bashku me grupin e 7 profesorëve të parë të Shqipërisë. Klinika u mbyll në fillimet e viteve 60’ si rezultat i vendimit të qeverisë komuniste për të mos lejuar më në Shqipëri aktivitetin mjekësor privat. Klinika “Gliozheni” rihapet në vitin 1992 nga Orion Gliozheni, djali i Koços dhe nipi i Pandeliut. Orioni porsa ishte kthyer nga specializimi për gjinekologji në Paris dhe kthimi konçidonte me vendosjen e një sistemi demokratik, ku aktiviteti privat shëndetsor u lejua përsëri. Që prej asaj kohe, Klinika “Gliozheni” ka gati 20 vjet që jep një kontribut të çmuar në diagnozën dhe trajtimin e patologjve obstetrikale, gjinekologjike si dhe në fushën e infertilitetit në Shqipëri. Orion Gliozhenit, filloi për herë të parë në Shqipëri, pranë kësaj Klinike dhe proçesi i fertilizimit in vitro (FIV-ET), dhe sot numërohen mbi 1000 fëmijë të lindur me këto metoda, si rezultat i punës të kësaj klinike, duke u dhënë këtyre çifteve lumturinë më të madhe të jetës së tyre, atë të bërjes prindër. Sot, Klinika “Gliozheni” është një nga strukturat private më të kompletuara dhe më të njohura në Shqipëri, në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit. Ajo ka në përberje të saj një grup mjekësh, që prej vitesh punojnë në këtë specialitet dhe në mënyrë të veçantë edhe në fushën e diagnostikimit dhe kurimit te infertilitetit të çiftit. Pjestarë të grupit janë gjithashtu edhe mjaft mjekë gjinekologë dhe specialistë të tjerë, të cilët nëpërmjet konsulencave, drejtojnë aty pacientet e tyre, duke influencuar në marrjen e vendimeve dhe në strategjitë terapeutike. Klinika disponon gjithashtu aparatura e teknologji bashkëkohore, të cilat pa dyshim ndikojne në rezultatet shumë të mira të diagnozës dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

Shtatzënia pas moshës 35 vjeçare nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme, por kërkon më shumë kujdes dhe ndjekje të rreg...
11/04/2026

Shtatzënia pas moshës 35 vjeçare nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme, por kërkon më shumë kujdes dhe ndjekje të rregullt. Shumë gra në këtë moshë përjetojnë shtatzëni të shëndetshme dhe sjellin në jetë bebe të shëndetshme.

Ajo që ka më shumë rëndësi është monitorimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i çdo faktori rreziku në kohë, për të garantuar sigurinë e nënës dhe bebit.

Kujdesi i specializuar bën diferencën.
Klinika Gliozheni është pranë jush me përkujdesje profesionale në çdo fazë të shtatzënisë.

Lëvizjet e bebit nuk janë gjithmonë të njëjta çdo ditë dhe kjo shpesh është krejt normale. Ajo që ka rëndësi është të nj...
09/04/2026

Lëvizjet e bebit nuk janë gjithmonë të njëjta çdo ditë dhe kjo shpesh është krejt normale. Ajo që ka rëndësi është të njihni ritmin e zakonshëm të bebit tuaj dhe të vini re çdo ndryshim të dukshëm.

Nëse ndjeni që lëvizjet janë më të pakta se zakonisht, mos e neglizhoni, një kontroll i thjeshtë mund të sjellë qetësi dhe siguri për ju dhe bebin.

Kujdesi i duhur gjatë shtatzënisë fillon me vëmendjen ndaj trupit tuaj.

Klinika Gliozheni është pranë jush në çdo hap të kësaj rruge!

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi, dhe kujdesi ndaj tij është një investim për jetën. Në këtë ditë të veçantë, K...
07/04/2026

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi, dhe kujdesi ndaj tij është një investim për jetën. Në këtë ditë të veçantë, Klinika Gliozheni ju kujton rëndësinë e kontrolleve të rregullta, stilit të shëndetshëm të jetesës dhe parandalimit në kohë.

Një trup i shëndetshëm dhe një mendje e qetë janë baza e një jete të balancuar. Mos e lini për nesër atë që mund të bëni sot për shëndetin tuaj.

Ne jemi këtu për ju, çdo ditë.

Rezervoni konsultën tuaj dhe kujdesuni për veten

Ditët e para me një të porsalindur sjellin shumë pyetje, sepse disa gjëra që duken alarmante në fillim janë shpesh pjesë...
04/04/2026

Ditët e para me një të porsalindur sjellin shumë pyetje, sepse disa gjëra që duken alarmante në fillim janë shpesh pjesë normale e përshtatjes së bebit me jetën jashtë barkut.

Jo çdo gjë që të duket alarmante te një i porsalindur është arsye për panik. Shumë ndryshime në ditët e para janë normale, por është e rëndësishme të dish kur duhet të kërkosh ndihmë mjekësore.

Pas lindjes, rikuperimi i shëndetshëm vjen hap pas hapi: më pak gjakderdhje, më pak dhimbje, më shumë energji dhe më shu...
01/04/2026

Pas lindjes, rikuperimi i shëndetshëm vjen hap pas hapi: më pak gjakderdhje, më pak dhimbje, më shumë energji dhe më shumë qetësi çdo ditë.

Trupi dhe mendja kanë nevojë për kohë, por përmirësimi gradual është shenja më e mirë. 🤍

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve 🤍Në Klinikën Gliozheni, çdo ditë është një angazhim për jetën, shëndetin dhe kujde...
30/03/2026

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve 🤍

Në Klinikën Gliozheni, çdo ditë është një angazhim për jetën, shëndetin dhe kujdesin që meritoni. Mjekësia për ne nuk është thjesht profesion — është përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm.

Falenderim i veçantë për çdo mjek që punon me zemër, për çdo pacient që na beson dhe për çdo histori shprese që ndërtojmë së bashku.

Sepse kujdesi i vërtetë fillon nga zemra.

Frika nga lindja është normale, sidomos në shtatzëninë e parë.Në Klinikën Gliozheni, çdo nënë mbështetet me kujdes profe...
28/03/2026

Frika nga lindja është normale, sidomos në shtatzëninë e parë.

Në Klinikën Gliozheni, çdo nënë mbështetet me kujdes profesional dhe përkushtim, që kjo përvojë të përjetohet me siguri dhe qetësi.

Çdo shtatzëni është unike, edhe për të njëjtën grua.🤍Simptomat, energjia dhe mënyra si e përjeton trupi këtë periudhë mu...
26/03/2026

Çdo shtatzëni është unike, edhe për të njëjtën grua.🤍

Simptomat, energjia dhe mënyra si e përjeton trupi këtë periudhë mund të ndryshojnë nga një shtatzëni në tjetrën. Prandaj, çdo shtatzëni meriton kujdes, ndjekje të rregullt dhe vëmendje profesionale.

Te Klinika Gliozheni, jemi pranë jush në çdo hap të kësaj periudhe të veçantë.

23/03/2026

Çdo ushqyerje me gji është një dhuratë për shëndetin dhe lumturinë e foshnjës, dhe gjithashtu për nënën.
Duhet siguruar një ambient i qetë dhe relaksues gjatë çdo ushqyerjeje për një përvojë më të këndshme për dy!

Lodhja në shtatzëni është e zakonshme, por kur bëhet e fortë dhe e vazhdueshme, nuk duhet neglizhuar. Çdo ndryshim që nd...
21/03/2026

Lodhja në shtatzëni është e zakonshme, por kur bëhet e fortë dhe e vazhdueshme, nuk duhet neglizhuar. Çdo ndryshim që ndjeni meriton vëmendjen e duhur, për sigurinë tuaj dhe të bebit.

Në Klinikën Gliozheni, jemi pranë jush me kujdes profesional dhe mbështetje në çdo hap të kësaj periudhe kaq të rëndësishme.

19/03/2026

Çdo prekje, përkëdhelje dhe afërsi është një dhuratë për qetësinë dhe lumturinë e foshnjës, dhe gjithashtu një moment i veçantë lidhjeje për nënën.

Në shtatzëni, reagimi në kohë nuk është frikë e tepërt, por kujdes për nënën dhe bebin.Klinika “Gliozheni” është pranë j...
17/03/2026

Në shtatzëni, reagimi në kohë nuk është frikë e tepërt, por kujdes për nënën dhe bebin.

Klinika “Gliozheni” është pranë jush me këshillim dhe zgjidhje profesionale.

Address

Rruga Zonja Curre
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gliozheni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Gliozheni:

Share