Psikologe ne Tirane qe ofron shërbim psikoterapeutik për probleme të shëndetit mendor: ankth, depresion, shqetësime me gjumin, marrëdhëniet, psikoza etj.
28/03/2026
I sapopublikuar 😊
“Stress, Anxiety and Depression in Adolescents”
Është një temë që më ka interesuar prej kohësh, sepse gjithnjë e më shumë po shohim sa të prekur janë adoleshentët nga stresi, ankthi dhe depresioni.
Artikulli i plote: https://www.ijpsy.com/volumen26/num1/704.html
Durim apo force?
Shumë njerëz e ngatërrojnë durimin me forcën.
Sidomos ata që janë rritur në familje kaotike,
ku qëndrimi ishte e vetmja mundësi
dhe përshtatja ishte mbijetesë.
Por forca e vërtetë nuk është durimi.
Forca e vërtetë fillon kur je në gjendje të thuash:
“Kjo më dhemb.”
“Kjo është përtej kufijve të mi.”
Dhe ndonjëherë:
“Pikërisht për këtë po largohem.”
Të largohesh nuk do të thotë të shmangësh dhimbjen.
Do të thotë që je mjaftueshëm i maturuar
ta njohësh atë
dhe të mos e përsërisësh më.
Kjo nuk është dobësi.
Ky është maturitet emocional.
Kjo është forca e vërtetë.
12/12/2025
Në një sistem familjar toksik, personi më i shëndetshëm shkakton konfliktin më të madh.
Kjo ndodh sepse ai/ajo krijon fërkim dhe rezistencë në një dinamikë të pashëndetshme, duke i bërë të tjerët të ndihen shumë të parehatshëm.
06/12/2025
Zhvendosja: kur emocionet ridrejtohen aty ku nuk duhet
Zhvendosja është një mekanizëm mbrojtës ku emocionet e forta – si zemërimi, frika apo dhimbja – drejtohen te një person më i sigurt, jo tek ai që i ka shkaktuar vërtet. Mendja kërkon një dalje më të lehtë, edhe kur kjo dalje nuk është e drejtë.
Një grua që ndihet e lënduar në marrëdhënien me partnerin, por nuk guxon të përballet me të, mund të fillojë të irritohet lehtë me fëmijën e saj. Ajo shpërthen për gjëra të vogla, jo sepse fëmija ka faj, por sepse brenda saj ka emocione të pashprehura që kërkojnë rrugëdalje.
Zhvendosja nuk na bën të këqij — na tregon se brenda nesh ka diçka që ka nevojë të dëgjohet dhe të shërohet. ❤️
13/11/2025
“Në shumë familje shqiptare, frikerat e prindërve — frika nga varfëria, nga turpi, nga humbja, nga padrejtësia — shndërrohen në stil të edukimit. Ato trashëgohen në formën e rreptësisë, ankthit, kontrollit apo hiperproteksionit.”
Në psikoanalizë, kjo quhet transmetim transbreznor i ankthit primitiv. Kur një prind ka përjetuar pasiguri ekstreme (tranzicionet e vështira ekonomike, diktatura, migrimi, humbjet e parakohshme, dhuna e normalizuar), ai e humbet aftësinë për të përpunuar emocionin dhe për ta simbolizuar.
Prindi atëherë e “shkëput” frikën nga vetja dhe e vendos te fëmija nëpërmjet:
- hiperkontrollit (“mos dil”, “mos beso shumë”, “kujdes nga njerëzit”)
- pritshmërive të larta si mburojë ndaj turpit social
- ndarjes emocionale për të shmangur dhimbjen
- trashëgimise së narrativës së rrezikut edhe kur rreziku s’është më real
Fëmija rritet duke u bërë bartës i ankthit të të tjerëve, dhe e percepton botën si më kërcënuese se sa është. Kjo nuk është “edukatë e ashpër” — është mënyra si trauma e prindit gjen një formë për t’u shprehur.
31/10/2025
Forca që kemi brenda nesh
Një nga aspektet më prekëse të terapisë është mënyra si, seancë pas seance, njeh forcën e brendshme të klientëve të tu — një forcë që ka qenë gjithmonë aty, ndoshta e fshehur pas dhimbjes, frikës apo lodhjes.
Terapia nuk “e krijon” këtë forcë; ajo thjesht ndihmon që njeriu ta rigjejë.
Të shohësh dikë që ka kaluar periudha të vështira, që ka ndier tronditje, humbje apo ankth, e megjithatë ka gjetur diku brenda vetes një energji për të vazhduar… është një përvojë që të mbush me respekt dhe vlerësim të thellë për qenien njerëzore.
Për një terapist, këto momente janë ndër më të bukurat — kur sheh dritën që ringjallet në sytë e dikujt që po e rigjen veten.
Be the first to know and let us send you an email when Veronika Duci, Psikologe - Psikoterapiste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Practice
Send a message to Veronika Duci, Psikologe - Psikoterapiste:
Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci është psikologe dhe psikoterapiste. Në vitin 2016 ka filluar trajnimin afatgjatë në psikoterapinë psikoanalitike të realizuar nga Shoqata Shqiptare e Psikoterapisë në bashkëpunim me Universitetin “Sigmund Freud” (SFU) dhe Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (IAP). Prof. Duci ka ofruar supervizim individual dhe në grup të stafit të organizatave jofitimprurëse në vend dhe profesionistëve individualë. Është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.
Prof. Duci është pedagoge pranë Deparamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës prej 15 vitesh. Lëndët që ajo mbulon janë: Hyrje në Psikologji, Psikologji Anormale, Psikologji e Aplikuar në Punë Sociale, Politika dhe Advokatësi për Fëmijët etj. Ajo është diplomuar për Psikologji Klinike në Departamentin e Psikologjisë së Universitetit “Aristoteli” në Greqi. Ka kryer Masterin në “Psikologji Këshillimi” dhe doktoraturën mbi mirëqenien psikosociale të përkujdesësve të pacientëve me sëmundje terminale. Ka një eksperiencë të gjatë si eksperte e jashtme në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të ndryshme psiko – sociale.
Associate Professor Veronika Duci is a psychologist and a psychotherapist. In 2016 she started the long – term training in psychoanalytic psychotherapy, provided by the Albanian Association of Psychotherapy in collaboration with “Sigmund Freud University” (SFU) in Vienna and Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Institute for Psychoanalysis and Applied Psychotherapy) Insbruk (IAP). She has been offering individual and staff supervision for the staff of different NGOs and individual professionals. Also, she is a member of the Albanian Association for Psychotherapy.
Prof. Duci is a full time lecturer at the Department of Social Work and Social Policy, Faculty of Social Sciences in the University of Tirana for the last 15 years. The courses she teaches are: Introduction to Psychology, Abnormal Psychology, Applied Psychology to Social Work and Advocacy and Policies for Children. She holds a Bachelor degree in Clinical Psychology from the Department of Psychology, of the Aristotle University of Thessaloniki, Greece. She has also a Master of Science in “Counselling Psychology”. She has defended her PhD thesis on the psychosocial wellbeing of cancer caregivers. Prof. Duci has an extensive experience as a national and international consultant for local and international organizations on different psycho – social issues.