Medicinus

Medicinus Klinika MEDICINUS ofron shërbime fizioterapeutike rehabilituese për problemet:
-posturale
-neurologjike
-reumatologjike
-ortopedike-traumatologjike etj.

📢 Ndiheni të lodhur nga dhimbjet muskulare, dëmtimet sportive apo patologji muskulo-skeletike të ndryshme?Klinika jonë e...
18/07/2024

📢 Ndiheni të lodhur nga dhimbjet muskulare, dëmtimet sportive apo patologji muskulo-skeletike të ndryshme?

Klinika jonë e fizioterapisë Medicinus është këtu për t'ju ndihmuar të rikuperoheni dhe të ndiheni më mirë në përditshmërinë tuaj!

✨ Me metoda dhe trajtime të personalizuara për çdo pacient.

💪 Zbuloni fuqinë e shëndetit dhe mirëqenies së plotë! Na dërgoni një mesazh tani për një konsultë falas.

📍 Grand Gallery, Rruga 3 Dëshmorët, Tiranë.
📞 0696126476

⚡️Hiperkifoza cerviko-torakale (gunga e qafës siç mund ti referohemi në përditshmëri) është mjaft e përhapur në ditët e ...
27/06/2023

⚡️Hiperkifoza cerviko-torakale (gunga e qafës siç mund ti referohemi në përditshmëri) është mjaft e përhapur në ditët e sotme. Mund ta vërejmë në cdo moshë dhe shfaqet si tek meshkujt edhe te femrat. Mundësia e shfaqjes rritet me rritjen e moshës.

⚡️Përveç se një problemi estetik, hiperkifoza sjell edhe shumë shqetësime funksionale. Në varësi të shkakut që mund të jetë
👉🏻Postura e gabuar
👉🏻Probleme degjenerative të artikulacioneve vertebrale
👉🏻Deformime kongenitale, te lindura
👉🏻Kifoza Juvenile etj.
kjo gjendje mund të sjellë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, lodhje të shpejtë, ulje të forcës dhe fleksibilitetit të muskujve të shpinës, dhimbje mes shpatullave, vështirësi në frymëmarrje për shkak të uljes së kapacitetit vital të respirimit etj.

🍀Trajtimi fizioterapeutik me anë të terapisë manuale, terapisë ushtrimore dhe terapisë respiratore është shumë efektiv në përmirësimin e funksioneve të alteruara si pasojë e hiperkifozës. Rezultatet fillojnë të duken që pas seancave të para.

Kështu që mos neglizhoni nëse edhe ju keni një problematikë të tillë. Konsultohuni falas me terapistët e Medicinus dhe riktheni energjinë për të punuar dhe jetuar më mirë.

Medicinus
Feel Better, Do Better!

🍀Parandalimi është më mirë se tratimi/kurimi*⚡️C’regullimet dhe problemet muskulo-skeletike sidomos ato të lidhura me pu...
15/06/2023

🍀Parandalimi është më mirë se tratimi/kurimi*

⚡️C’regullimet dhe problemet muskulo-skeletike sidomos ato të lidhura me punën dhe mënyrën e jetesës janë bërë shumë të shpeshta dhe të njëjtën kohë shumë të parashikueshme.

⚡️Kështu, shumë prej nesh janë të ndërgjegjshëm që pozicioni i tyre në punë, qëndrimi ulur në pjesën më të madhe të ditës, aktivitete të përsëritura, në një moment apo një tjetër do të sjellë një ptoblematikë të caktuar. Dhimbje shpine, dhimbje qafe dhe koke, marrje mendsh, dhimbje gjymtyrësh e shumë të tjera.

🍀Është në dorën e gjithësecilit prej nesh të vendosim të marrim masa për parandalimin e këtyre shqetësimeve.
Një ndryshim i vogël në stilin e jetesës, kontrolle periodike, mirëmbajtja mund të kenë impakt të pazevëndësueshëm.

Konsultohu me fizioterapistët e Medicinus dhe përcakto planin tënd të mirëmbajtjes dhe parandalimit.

📞0696126476
📍Rruga Migjeni, Astir, Tiranë.

🎉Medicinus ju uron Gëzuar 8-Marsin të gjithë vajzave dhe grave!  🎉Një urim i veçantë shkon edhe për vajzat e stafit të M...
08/03/2023

🎉Medicinus ju uron Gëzuar 8-Marsin të gjithë vajzave dhe grave!

🎉Një urim i veçantë shkon edhe për vajzat e stafit të Medicinus që punojnë pa u lodhur për të dhënë shërbimin e tyre në formën më të mirë të mundshme pacientëve tanë.

💪Ne motivojmë fort shembuj të vajzave dhe grave të pavarura, të forta që punojnë për të drejtat e tyre, dhe bëhen shembuj frymëzues për këdo.

Medicinus
Feel Better, Do Better!

📞0696126476
📍Rruga Migjeni, Astir, Tiranë

⚡️Dhimbja është ndër arsyet kryesore që i shtyn njerëzit ti drejtohen fizioterapisë. Shumë rrallë janë pcientët të cilët...
02/03/2023

⚡️Dhimbja është ndër arsyet kryesore që i shtyn njerëzit ti drejtohen fizioterapisë. Shumë rrallë janë pcientët të cilët vijnë në fazat e para të shfaqjes së dhimbjes. Shumë prej tyre kanë tendencën të presin deri në momentin kur dhimbja i vështirëson apo i bën të pamundur disa nga aktivitetet apo punët e përditshmërisë.

🤔Po ju, ndërmerrni ndonjë veprim në momentin e shfaqjes së dhimbjes apo prisni (e injoroni) deri në momentin kur bëhet e padurueshme? 🫣

Let us know in the comments below ⬇️☺️

18/01/2023

Dhimbja e mesit është ndër arsyet më të shpeshta pse njerëzit i drejtohen profesionistëve të shëndetit. 60-80 % të njerëzve së paku një herë në jetën e tyre përjetojnë dhimbje të mesit. Disa studime kanë treguar se deri në 23% e të rriturve në botë vuajnë nga dhimbjet kronik...

🍀Diabeti është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak (ose sheqerit në ...
14/11/2022

🍀Diabeti është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak (ose sheqerit në gjak), e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave. Më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Në 3 dekadat e fundit prevalenca e diabetit të tipit 2 është rritur në mënyrë dramatike në të gjithë botën.(422 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet/ OBSH)

🍀Ka qasje efektive për të parandaluar diabetin e tipit 2 dhe për të parandaluar komplikimet që mund të rezultojnë nga të gjitha llojet e diabetit të tilla si ushtrimet e rregullta, ushqimi i shëndetshëm, shmangia e duhanit dhe kontrolli i presionit të gjakut dhe lipidet.

🍀Aktiviteti fizik është një gur themeli i trajtimit dhe kontrollit të diabetit të tipit 2. Udhëzime klinike nga organizata të mëdha shkencore ndërkombëtare në fushën e diabetit, endokrinologjisë, kardiologjisë, shëndetit publik dhe mjekësisë sportive rekomandojnë ushtrime me rezistencë të moderuar, ushtrimet e fleksibilitetit, ushtrime aerobike.

Në klinikën tonë i kushtojmë shumë rëndësi marrjes së një anamneze mjekësore të detajuar në mënyrë që të identifikojmë pacientët me probleme shëndetësore si Diabeti. Sipas kësaj ndërtohet edhe programi specifik i trajtimit duke patur parasysh llojin, mënyrën, kohëzgjatjen, intensitetin dhe frekuencën e ushtrimeve. Strategjitë e ushtrimeve përshtaten për çdo individ, bazuar në sëmundjet shoqëruese, kundërindikacionet dhe qëllimet personale që kërkon të arrijë pacienti.

Për shqetësimet dhe pyetjet tuaja ju ftojmë të paraqiteni në ambientet e klinikës në adresën:
📍Rruga Migjeni, Astir, Tiranë
ose të na kontaktoni për të lënë takimin tuaj në numrin:
📞0696126476

Medicinus
Feel better, Do better!

02/11/2022

🍀Në klinikën “Medicinus” kujdesemi që cdo pacient të marrë vëmendjen, kujdesin dhe trajtimin e duhur.
Për shqetësimet dhe pyetjet tuaja ju ftojmë të paraqiteni në ambientet e klinikës në adresën:
📍Rruga Migjeni, Astir, Tiranë
ose të na kontaktoni për të lënë takimin tuaj në numrin:
📞0696126476

Medicinus
Feel better, Do better!

𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗲̈𝗺𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗠𝘂𝘀𝗸𝘂𝗹𝗼-𝗦𝗸𝗲𝗹𝗲𝘁𝗶𝗸𝗲🍀 Dëmtimet dhe problemet muskulo-skeletore janë shumë të shpeshta në jetën t...
28/10/2022

𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗲̈𝗺𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗠𝘂𝘀𝗸𝘂𝗹𝗼-𝗦𝗸𝗲𝗹𝗲𝘁𝗶𝗸𝗲
🍀 Dëmtimet dhe problemet muskulo-skeletore janë shumë të shpeshta në jetën tonë të përditshme. Shpesh ne kemi tendencën ti neglizhojmë shumë nga këto probleme deri në momentin që bëhen një pengesë e vërtetë dhe serioze e aktivitetit tonë të përditshme.

Pothuajse çdo pjesë e trupit mund të preket nga çrregullime muskuloskeletore, nga shpina dhe qafa te krahët, duart dhe këmbët. Këto dëmtime apo ç'rregullime mund të vijnë si pasojë e objekteve të mëdha, të rënda që ngrihen në mënyrë të gabuar. Presionet apo lëvizjet e përsëritura si pasojë e një pune apo profesioni të caktuar. Lëndimet, rrëzimet, ose traumat e drejtpërdrejta.
𝗗𝗲̈𝗺𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗺𝘂𝘀𝗸𝘂𝗹𝗼-𝘀𝗸𝗲𝗹𝗲𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗾𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗳𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗷𝗻𝗲̈:
⚡ Distorcione ligamentare dhe muskulare. (Ato gjendje që shpesh u referohemi edhe si ndrydhje muskulare)
⚡ Ruptura (këputje) ligamentare
⚡ Kontraktura dhe tendosje muskulare
⚡ Dëmtime mekanike, sportive të muskujve.
⚡ Carje kartilagove (kërcit) artikular.
⚡ Krisje dhe fraktura të kockave dhe shumë dëmtime të kësaj natyre.

🍀 Në klinikën Medicinus pacientët me probleme muskulo-skeletike pasi vlerësohen në mënyrë të detajuar rreth shqetësimit të tyre, trajtohen me një plan të personalizuar rehabilitimi.
Zakonisht një kombinim i mirëpërcaktuar sipas rastit specifik i metodave:
👉 Terapisë manuale
👉 Modaliteteve termo-elektroterapeutike për lehtësimin e dhimbjes
👉 Mobilizimi artikular për rifitimin e diapazonit të lëvizjes
👉 Terapia ushtrimore për rikthimin lëvizjes dhe forcës
👉 Kinesio-taping jep një rezultat mjaft të mirë për pacientin.

💡 𝘕𝘦 𝘫𝘶 𝘬𝘦̈𝘴𝘩𝘪𝘭𝘭𝘰𝘫𝘮𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘰𝘴 𝘪 𝘯𝘦𝘨𝘭𝘪𝘻𝘩𝘰𝘯𝘪 𝘴𝘪𝘯𝘫𝘢𝘭𝘦𝘵 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘳𝘶𝘱𝘪 𝘫𝘶 𝘫𝘦𝘱 𝘯𝘦̈ 𝘭𝘪𝘥𝘩𝘫𝘦 𝘮𝘦 𝘴𝘩𝘦̈𝘯𝘥𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘧𝘶𝘯𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘢𝘭𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘵𝘶𝘢𝘫, 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘯𝘺𝘳𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘪 𝘻𝘨𝘫𝘪𝘥𝘩𝘯𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘳𝘢𝘫𝘵𝘰𝘯𝘪 𝘢𝘵𝘰 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘰𝘩𝘦̈ 𝘱𝘢 𝘦 𝘭𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘱𝘳𝘰𝘣𝘭𝘦𝘮𝘪𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘮𝘢𝘴𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦̈𝘥𝘩𝘢.

Për të rezervuar një konsultë falas me fizioterapistët e Medicinus mund të kontaktoni në:
📞 Tel: 0696126476
📍 Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë

𝙈𝙚𝙙𝙞𝙘𝙞𝙣𝙪𝙨
𝙁𝙚𝙚𝙡 𝙗𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧, 𝘿𝙤 𝘽𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧!

25/10/2022

🍀 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲𝘁 𝗡𝗲𝘂𝗿𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲
Fizioterapia në Neurologji trajton pacientët me problematika funksionale dhe çrregullime të lëvizjes të cilat shkaktohen nga dëmtime që prekin 𝘵𝘳𝘶𝘳𝘪𝘯, 𝘱𝘢𝘭𝘤𝘦̈𝘯 𝘬𝘶𝘳𝘳𝘪𝘻𝘰𝘳𝘦 dhe 𝘴𝘪𝘴𝘵𝘦𝘮𝘪𝘯 𝘯𝘦𝘳𝘷𝘰𝘳. Patologjitë më të shpeshta të cilat trajtojmë janë:
⚡ Dëmtimet Cerebrale
⚡Stroke
⚡Skleroza Multiple
⚡Semundja e Parkinsonit
⚡Dëmtime të Kordës Spinale
⚡Alterimet e Koordinimit, Balancës dhe Lëvizshmërisë
⚡Vështirësitë në ecje
⚡Ataksi

Pjesa më e madhe e pacientëve me probleme neurologjike shfaqin humbje të diapazonit të lëvizjes ose funksionit, dobësi të muskujve, ulje të ekuilibrit dhe qëndrueshmërisë. Të gjitha këto alterime ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në rutinën e tyre të përditshme.

🍀 𝗥𝗼𝗹𝗶 𝗶 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝗵𝗮𝗯𝗶𝗹𝗶𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗡𝗲𝘂𝗿𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲
E synuar për të përmirësuar forcën, lëvizjen, ekuilibrin dhe koordinimin, fizioterapia neurologjike funksionon duke stimuluar sistemin nervor përmes terapisë, aktiviteteve dhe ushtrimeve të ndryshme. Jo vetëm që fizioterapia neurologjike ndihmon me çrregullimet e lëvizshmërisë së pacientit, por gjithashtu i ndihmon ata të fitojnë një këndvështrim dhe besim më të mirë për gjendjen e tyre duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës përmes:

✔️ Përmirësimit të balancës dhe koordinimit
✔️ Përmirësimit të ecjes
✔️ Përmirësimit dhe rikthimit të funksioneve të prekura
✔️ Rritjes së qëndrueshmërisë dhe forcës së muskujve të dobësuar
✔️ Reduktimit të kontrakturave dhe spazmave muskulare
✔️ Optimizimit të autonomisë së pacientit në aktivitetet e jetës së përditshme.

Për të rezervuar një konsultë falas me fizioterapistët e Medicinus mund të kontaktoni në:
📞 Tel: 0696126476
📍 Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë

𝙈𝙚𝙙𝙞𝙘𝙞𝙣𝙪𝙨
𝙁𝙚𝙚𝙡 𝙗𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧, 𝘿𝙤 𝘽𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧!

🍀 Terapia me kupa është një nga metodat më të vjetra dhe më efektive për çlirimin e toksinave nga indet dhe organet e tr...
20/10/2022

🍀 Terapia me kupa është një nga metodat më të vjetra dhe më efektive për çlirimin e toksinave nga indet dhe organet e trupit. Njihet gjithashtu si terapia me kupa vetëm me vakum, terapia me kupa me alterim të lehtë të lëkurës dhe e cila bën të mundur daljen e gjakut në kupë/ hixhame, etj.

🍀 Është një praktikë në të cilën terapisti vendos gota/kupa të veçanta në lëkurë për të krijuar thithje. Kjo bën që indi nën kupën e vendosur të tërhiqet dhe të fryhet duke shkaktuar rritje të qarkullimit të gjakut në zonën e vendosur. Rrjedha e përmirësuar e gjakut nën kupë tërheq papastërtitë dhe toksinat nga indet dhe organet e afërta drejt sipërfaqes së lëkurës me qëllim për eliminim e tyre.

𝗘𝗳𝗲𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝘀𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗸𝘂𝗽𝗮/𝗵𝗶𝘅𝗵𝗮𝗺𝗲𝘀 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝘂𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗲̈:
👉 Lëkurë: Përmirëson metabolizmin në indet e lëkurës, përmirëson funksionimin e gjëndrave dhjamore dhe të djersës, përmirëson shërimin dhe rezistencën e lëkurës.
👉 Muskuj: Stimulon rrjedhjen e gjakut dhe drenazhin limfatik.
👉 Artikulacione/kyce: Rrit qarkullimin e gjakut dhe sekretimit e lëngut sinovial.
👉 Sistemin tretës: Rrit peristaltikën dhe sekretimin e lëngjeve tretëse.
👉 Qarkullimin e gjakut: Përmirëson funksionin e qelizave te kuqe dhe të bardha të gjakut.
👉 Sistemin Nervor: Stimulon nervat ndijor të lëkurës, Përmirëson Sistemin Nervor Autonom.

Për informacione të mëtejshme apo për të lënë takimin tuaj mund të na kontaktoni në:
Tel: 0696126476
Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë

𝙈𝙚𝙙𝙞𝙘𝙞𝙣𝙪𝙨
𝙁𝙚𝙚𝙡 𝙗𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧, 𝘿𝙤 𝘽𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧!

18/10/2022

🍀 Sëmundjet Reumatizmale dhe trajtimi i tyre.
Të gjithë ne, të paktën një herë në jetë jemi hasur me termin “reumatizëm” në jetën tonë. Mund të jetë një ndër arsyet me të shpeshta të ankesave të dhimbjes për ne, prindërit apo gjyshërit tanë.
Sëmundjet reumatizmale është një term i gjerë që i referohet disa kushteve që prekin sistemin autoimun dhe muskulo-skeletik.
🍀 Patologjitë më të shpeshta rheumatizmale të cilat kërkojnë trajtim fizioterapeutik dhe jo vetëm janë:
👉 Artriti Reumatoid
👉 Osteoartriti
👉 Artriti Juvenil
👉 Lupusi Eritematoz
👉 Spondiloliti Ankilozant
👉 Fibromialgjia etj.

🍀 Patologji si Osteoartriti prekin kryesisht artikulacionet, tendinet, ligamentet, kockat dhe muskujt duke shkaktuar inflamacion dhe degjenerim të këtyre strukturave. Kjo bën që pacienti shpesh të ankojë për dhimbje, ngurtësim artikular dhe muskular, forcë dhe stabilitet të reduktuar dhe ndryshim në aktivitetin e jetës së përditshme.

🍀 Qasja e Fizioterapistit ndaj pacientëve me sëmundje reumatizmale fillon me një vlerësim të gjendjes së përgjithshme. Duke marrë një anamnezë të detajuar dhe duke kryer ekzaminimet vlerësuese të forcës dhe funksionit të pacientit, fizioterapisti arrin të hartojë një plan trajtimi me objektivat kryesore në drejtim të uljes së dhimbjes, reduktimit të ankesave parësore të pacientit, rikthimit të forcës muskulare dhe rikthimit në aktivitetet e jetës së përditshme.

Për të rezervuar një konsultë falas me fizioterapistët e Medicinus mund të kontaktoni në:
📞 Tel: 0696126476
📍 Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë
𝙈𝙚𝙙𝙞𝙘𝙞𝙣𝙪𝙨
𝙁𝙚𝙚𝙡 𝙗𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧, 𝘿𝙤 𝘽𝙚𝙩𝙩𝙚𝙧

🍀Trajtimi i Kancerit të Gjirit është një mision që përfshin një ekip të gjerë të profesionistëve të shëndetësisë ku ndër...
03/10/2022

🍀Trajtimi i Kancerit të Gjirit është një mision që përfshin një ekip të gjerë të profesionistëve të shëndetësisë ku ndër ta bëjnë pjesë edhe Fizioterapistët.

🍀Ndërsa pjesa tjetër e ekipit mjekësor është e përqendruar në reduktimin, eliminimin dhe në shërimin e sëmundjes, fizioterapistët fokusohen te FUNKSIONI.

🍀Fizioterapistët marrin parasysh të gjitha aspektet e një qasjeje biopsikosociale për të angazhuar dhe fuqizuar pacientët në shërimin e tyre. Fizioterapistët punojnë me pacientët për të arritur qëllime domethënëse për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës duke ndihmuar në:
⚡ uljen e dhimbjes,
⚡përmirësimin e lëvizshmërisë dhe forcës,
⚡rritjen e pjesëmarrjes në aktivitetet e jetës së përditshme.

🍀Fizioterapia është e dobishme në çdo fazë pas një diagnoze të kancerit të gjirit!

𝑷ë𝒓 𝒕𝒆 𝒓𝒆𝒛𝒆𝒓𝒗𝒖𝒂𝒓 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒖𝒍𝒕ë𝒏 𝒕𝒖𝒂𝒋 𝑭𝒂𝒍𝒂𝒔, 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕ë 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒏ë 𝒏𝒖𝒎𝒓𝒊𝒏 0696126476

𝑴𝒆𝒅𝒊𝒄𝒊𝒏𝒖𝒔
𝑭𝒆𝒆𝒍 𝒃𝒆𝒕𝒕𝒆𝒓, 𝑫𝒐 𝒃𝒆𝒕𝒕𝒆𝒓!
Adresa: Rruga Migjeni, Astir, Tiranë.

☘ Klinika e fizioterapisë "MEDICINUS" është e hapur për të gjithë nga e Hëna në të Premte ~08:00-20:00 dhe ditën e Shtun...
27/09/2022

☘ Klinika e fizioterapisë "MEDICINUS" është e hapur për të gjithë nga e Hëna në të Premte ~08:00-20:00 dhe ditën e Shtunë ~09:00-13:00.
☘ Ju mund të rezervoni konsultën tuaj FALAS në numrat tanë të kontaktit ose mund të paraqiteni pranë klinikës tonë në Rrugën Migjeni, Astir, Tiranë.
☘ Ju mirëpresim!

NOW OPEN!!!🎉🍀Klinika Fizioterapeutike MEDICINUS është tashmë e hapur për të gjithë ju! 🍀Nën logon "Feel better, do bette...
25/04/2022

NOW OPEN!!!🎉

🍀Klinika Fizioterapeutike MEDICINUS është tashmë e hapur për të gjithë ju!

🍀Nën logon "Feel better, do better", misioni i Medicinus është të ofrojë nëpërmjet shërbimeve të saj një cilësi të mirë jetese dhe të japë kontributin për individët të cilët kërkojnë të ndihen mirë që të bëjnë më mirë!

🍀Medicinus ofron shërbime fizioterapeutike për problemet dhe dhimbjet që vijnë nga:
⚡qëndrimet e gabuara në shkollë, në punë dhe në aktivitete të tjera të jetës së përditshme
⚡sëmundje reumatizmale
⚡trauma sportive
⚡probleme të rritjes
⚡gjendje pre/post kirurgjikale
⚡probleme neurologjike etj.

🍀Për konsulta dhe pyetje mund të na kontaktoni në:
📞0696126476

🍀Mund të na gjeni në adresën:
📌Bulevardi Migjeni, Pallatet Y&S, Astir, Tiranë.

Ju mirëpresim!😊

Address

Grand Gallery, Rruga 3 Dëshmorët
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 20:00

Telephone

+355696126476

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medicinus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Medicinus:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram