United Physio & Fitness - UP

United Physio & Fitness - UP Qender Rehabilituese Fizioterapie dhe Fitness. Përballimi në kohë, por edhe parandalimi i tyre janë shumë të rëndësishëm.

Qendër Rehabilituese Fizioterapie dhe Fitness
Fizioterapia sot thirret të përballojë në mënyrë efikase një numër rastesh në rritje të vazhdueshme, të cilat diferencohen në lidhje me shkakun, tensionin dhe kohëzgjatjen e terapisë. Unitet physio&fitness ka për qëllim rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të pacientëve në të gjitha veprimtaritë e tyre të përditshme. Shërbime që ofrohen:
> Humbje p

eshe
> Lidhje (përballim të butësisë)
> Përballim të celulitit
>Rifitim i mases muskulore me ane te pajisjeve Techno Gym dhe rekomandohen programe të individualizuara përforcimi dhe përmirësimi shëndeti sipas nevojave dhe përditshmërinë e secilit pacient.
>Fizioterapi në shtëpi
Fizioterapistë me përvojë dhe të specializuar mund të përmbushin nevojën epacienteve ne shtepi. Seksione që funksionojnë
> Seksioni plagosjeve sportive dhe sëmundjeve ortopedike
> Seksioni i sëmundjeve neurologjike
> Seksioni i edemëve limfatikë
> Seksioni i osteoporozës
> Seksioni i reanimacionit të funksionit kardio-respitrator
>Seksioni i sëmundjeve reumatologjike
SEKSIONI PLAGOSJEVE SPORTIVE DHE SËMUNDJEVE ORTOPEDIKE
Plagosjet e sistemit muskulor – kockor janë më të shpeshta në njerëzit e zakonshëm. Kjo realizohet me zbatimin e programeve fizioterapie të përshtatshme sipas rastit. Qendra jep mundësinë e përballimit dhe të parandalimit të këtyre sëmundjeve – dëmtimeve. Në mënyrë treguese programet e fizioterapisë përmbajnë: > analgjezi > përballim edemash > Elektroterapi > krioterapi > masazh > kinezioterapi > rikthim të orbitës funksionale të kyçeve > zhvillim të lëvizshmërisë dhe të elasticitetit > ruajtje dhe shtim të fuqisë > përmirësim të rezistencës dhe të gjendjes kardio-vaskulare > ushtrime bashkëpunimi - ekuilibri – ecjeje > relaks > stabilitet > ritrajnim të proprioception > Manipulation sipas Kalternborn > Manipulation sipas Maitland
SEKSIONΙ Ι SËMUNDJEVE NEUROLOGJIKE
Njohuritë dhe përvoja përshtatet nëpërmjet teknikave të ndryshme të ritrajnimit neuro-muskulor. Përmenden në mënyrë treguese: > PNF (lehtësim proprioception neuro-muskulor) > tretman neuro-evolues Bobath >Brunstrom >Davies > etj. Programi fizioterapise neurologjike përmban: > fizioterapi respiratore > pozicione të drejta në krevat dhe në karrige > tendosje > mobilizim, kinezioterapi > ritrajnim të ekuilibrit > ritrajnim të ecjes > trajnim në përdorimin e llojeve të ndryshme të organeve ndihmëse (të mbështetjes, të ecjes, të veshjes, të higjienës dhe kujdesit personal), riinkuadrim funksional > tretman rekomandues për pacientin dhe për mjedisin e tij. SEKSIONI I EDEMËVE LIMFATIKË
Edema limfatike është një sëmundje e cila shfaqet si në nivel parësor (edemë limfatike e lindur) ashtu edhe pas një operacioni ose një aksidenti. Në qendrën tonë të fizioterapisë disponojmë njohuritë dhe aparaturën për përballimin efikas, qoftë si terapi definitive, qoftë, kur një gjë e tillë nuk është e realizueshme, të kufizohet edema dhe të ruhet organi i prekur në nivel të kënaqshëm. Masazh limfatik > Lidhje diversioni të edemës me lidhëse të posaçme jo elastike > Program zgjerimesh dhe ushtrimesh përforcimi > Ushtrime të mbështetjes së drejtë dhe përmirësimit të frymëmarrjes > Ushtrime aerobike > Përdorimi i LPG. SEKSIONI I OSTEOPOROZËS
Përmendet edhe si sëmundje "e heshtur" sepse nuk ekzistojnë simptoma paralajmërimi deri në momentin kur do të zbulohet ekzistenca e saj. Për këtë arsye parandalimi është pjesa më e rëndësishme e përballimit të saj. Programi i posaçëm i United physio&fitness ju informon: > Për rëndësinë e ushtrimit terapeutik > Për trajnimin e qëndrimit të drejtë të trupit > Për programet e përshtatshme terapeutike të ushtrimit (grupale ose individuale) > Për ergonominë e lëvizjeve të përditshme Dhe përballon: > Dhimbjen

SEKSIONI I SËMUNDJEVE REUMATOLOGJIKE
Në koordinim me tretmanin farmaceutik të mjekut kurues fizioterapia në sëmundjet reumatologjike përmirëson kualitetin e jetesës dhe veprimtaritë e përditshme të pacientëve. Programi i fizioterapisë përmban: > pozicione të drejta mos dhimbjeje > Fizioterapi respiratore > Zgjerime > Relaksime të zonave të trupit që kanë dhimbje > Përforcim të organeve të paprekura > Ekuilibër - ecje > Këshillime

Sëmundjet
> SËMUNDJE ORTOPEDIKE DHE DËMTIME SPORTIVE
FRAKTURA
NDRYDHJE
TENINDITE
FRAKTURA
ATROFI MUSKULORE
SINDROMA TË MBIPËRDORIMIT
ÇARJE TË THEMBRËS SË AKILIT
SINDROMË E LODHJES SË VONUAR
FRAKTURA NGA LODHJA
SINDROMA PIRIFROMIS
LËNDIME TË MENISKUT
LËNDIME TË NYJEVE
ÇARJE TË TË KRYQËZUARAVE
> SHTYLLA KURRIZORE
SINDROMË CERVIKALE
LUMBAGO
HERNIE E DISKUT TË MESËM TË SPONDILIT
SPONDYLOLYSIS
SPONDYLOLISTHESIS
ISKIATIKË
GUNGËSI
SKOLIOZË
SPONDILOARTROPATI
NGUSHTIM I HAPËSIRËS MIDIS VERTEBRAVE
DISKOPATI
SINDROMË E DHIMBJEVE TË KOKËS
SACROILIUM
COKSIGEMIA
OSTEOPOROZË PAS OPERACIONEVE: DISKEKTOMI E VOGËL – FRAKTURA – LIDHJE SPONDILESH
> ISKIUM
TENDINITE
ARTROPLASTIKE
SINDROMË E SHIRITIT TË ILIUMIT DHE KËRCIRIT
ABARTIKULACION I LINDUR
SINDROMA PIRIFROMIS
FRAKTURA
> GJURI
MENISK I BRENDSHËM – I JASHTËM
I KRYQËZUAR I PËRPARËM
I KRYQËZUAR I PASËM
I BRENDSHËM ANËSOR
I JASHTËM ANËSOR
DËMTIME TË KONDROS
TENDINITE
HIMENEKTOMI
OSTEOARTRIT
ARTROPLASTIK
FRAKTURA
KONDROPATI – KONDROZBUTJE E KUPËS SË GJURIT
> E PODOKËRCIRIT
FRAKTURA
ÇEKUILIBËR
NDRYDHJE
ÇARJE TË THEMBRËS SË AKILIT
SINDROMË E PJESËS SË PËRPARME TË KËRCIRIT
PLATIPODI – KONKAVOPODI
NEURINOMË MORTON
RËNIE METATARSIKE VALGUS
GISHTI I MADH
DHIMBJE TË FUNDIT TË KËMBËS
KËMBË DIABETIKE
PLANTAR (I TABANIT TË KËMBËS)
APONEUROSITIS (FASCIITIS)
DHIMBJE METATARSIKE
DEFORMIME TË GISHTËRINJVE DHE TË FUNDIT TË KËMBËS (HALLUS – VALGUS HALLUS RIDIGUS-HAMMER TOES)
SINDROMË E TUBIT TARSIK LODHJE PAS QËNDRIMIT NË KËMBË SKLEROZË E LËKURËS – KALLO ZHVENDOSJE TENDINITESH – TRANSFERIME TENDINITESH
> SHPATULLA TENDINITE
"SHPATULL E NGRIRË"
SINDROMË E FËRKIMIT TË BUZËS SË POSHTME (IMPIGMENT)
TRAUMË TË ARTROZËS ACROMIOCLAVICULARE
TRAUMË E PATKOIT TENDINIT
TRAUMË E SUPRASPINALIT
TRAUMË E PJESËS SË POSHTME TË SHPATULLËS
TRAUMË E KONDROS SË MBIBUZËS
FRAKTURA
PAQËNDRUESHMËRI
ABARTIKULACIONE – HEMIABARTIKULACIONE
PAREZA
PERIARTRIT
> BËRRYL
TENDINITE
EPIKONDILIT I BRENDSHËM – TENNIS ELBOW
EPIKONDILIT I JASHTËM – GOLFER'S ELBOW
FRAKTURA
ABARTIKULACIONE
OSTEOKONTRIT NDARËS
LLËRË
NEURIT
ESHTËRORI
MUSKULORE
KURTHIM NERVI
> KYÇI – GISHTËRINJTË
TENDINITE
TENDINOSYNOVITIS
FRAKTURA
ABARTIKULACIONE
DËMTIME TË NAVIKULARIT
NDRYDHJE
PLAGOSJE TË GISHTIT TË MADH
TRAUMA – ÇARJE TË DELLIT
OSTEOARTRIT
TRAUMA NERVASH
SINDROMË E TUBIT TË KYÇIT
ZHVENDOSJE TENDINITESH – TRANSFERIME TENDINITESH >SËMUNDJE NEUROLOGJIKE
Fizioterapi
> EPISODE TË ENËVE TË GJAKUT CEREBRALE
> SKLEROZË E SHUMËFISHTË (MULTIPLE)
> SËMUNDJE PARKINSON
> SËMUNDJE TË NEURONIT QENDROR
> SËMUNDJE TË NEURONIT PERIFERIK

>SËMUNDJE REUMATOLOGJIKE
Fizioterapi
> REUMATOPATI
> ARTRITE
> SËMUNDJE TË BRENDSHME
> ARTRIT REUMATOID
> ARTRIT URIK
> ERITEMË SISTEMATIKE LUPUS
> SPONDILOARTRIT ANKILOTIK
> ARTRIT PSORIASIK
> DHIMBJE POLIMUSKULARE REUMATIKE
> DHIMBJE FIBROZE MUSKULORE
> ALGODISTROFI – RSD
> SËMUNDJE RAYNAD
SËMUNDJE TË ENËVE TË GJAKUT
Fizioterapi
> EDEMA TË GJYMTYRËVE TË SIPËRM DHE TË POSHTËM
> EDEMA TË GJËNDRAVE LIMFATIKE
SËMUNDJE PNEUMONOLOGJIKE

Pajisje të Fizioterapisë
> Kompresa të ngrohta dhe të ftohta
> Parafine
> Diatermi të valëve të shkurtra
> TENS
> Elektroakupunkturë
> Elektroterapi
> LPG
> Fitvibe
> Elektromasazh
> Krevat atraksioni
> Krevate elektrike
> Ndihmëse ecjeje

07/06/2023

🎬 Si çdo vit, edhe këtë verë AQSHF do të bashkëpunojë me Production Cinemania për sezonin e 7-të të aktiviteteve verore Open Cinema - Kinemaja Lëvizëse në Shqipëri.

📽 Sezoni nis në Sarandë në mbrëmjet e datave 13-14-15 Qershor me një program të pasur artistik, në një kinema të hapur romantike te limani, buzë detit.

Me mbështjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Bashkia Sarandë.

Une dhe pacientet e mi :)
02/10/2015

Une dhe pacientet e mi :)

01/10/2015
08/09/2015

Nuk na interesojne njerezit qe nuk bejne perpjekje...
Na interesojne ata qe arrijne ne gremine dhe rikthehen perseri!!

Dita boterore e fizioterapise !
08/09/2015

Dita boterore e fizioterapise !

Kujdes! Mos u largoni nga palestra pa bere stretching !
08/09/2015

Kujdes! Mos u largoni nga palestra pa bere stretching !

Postura korrekte dhe si te korrigjojme te gabuaren.Kur behet fjale per qendrimin korrekt mamaja juaj ka pasur te drejte ...
04/09/2015

Postura korrekte dhe si te korrigjojme te gabuaren.

Kur behet fjale per qendrimin korrekt mamaja juaj ka pasur te drejte .Keshilla qe ajo ju jepte gjithmone duke ju kujtuar te rrini drejt dhe te mos kerruseni jane me kuptim.
Shpina juaj eshte e shendetshme dhe e forte kur ju perdorni ushtrime per posturen korrekte.Por kur ju kerruseni muskujt dhe ligamentet luftojne per tju mbajtur ju te balancuar gje qe con ne dhimbje te shpines,dhimbje koke dhe probleme te tjera.

Nje shpine e shendeteshme ka tre kurba :
-Nje kurbe e lakuar perpara ne pjesen e qafes (kurba cervikale)
-Nje kurbe e lakuar prapa ne pjesen e shpines torakal (kurba torakale)
-Nje kurbe e lakuar ne pjesen e poshtme te shpines (kurba lumbare)
Nje posture korrekte mbron keto tre kurba,nderkohe qe postura e gabuar ben te kunderten duke vene ne stres muskujt dhe shkakton dhimbje.

Kur qendroni drejt kini parasysh keto keshilla:
-Mbajini shpatullat mbrapa dhe te relaksuara
-Mbajini kembet lar njera-tjetres ne nivel te legenit
-balanconi peshen e trupit barabar ne te dyja kembet
-lerini duart te varen natyralisht ne anen tuaj.
Perpiquni te mos e anoni koken perpara,pas apo anash dhe sigurohuni qe gjunjte jane te relaksuar.

Per te testuar posturen tuaj beni testin e murit.Qendroni me trup mbeshtetur ne mur dhe thembrat 5-10cm larg murit.Kaloni doren pas dhe rreshqiteni ne kurben e fund shpines (kurba lumbare) me pellemben qe prek murin.
Korrektja do te jete:ju do ndjeni largesine midis murit dhe shpines sa treshesia e dores.Nese ka shume hapesire forconi muskujt e barkut per te zvogeluar kurben ne shpine.Nese la shume pak hapesire lakoni shpinen ne menyre qe dora te jete e puthitur midis murit dhe shpines.Largohuni nga muri duke mbajtur kete posture.Qendroni keshtu gjate aktiviteteve te dites.

Kur jeni ulur kini parasysh keto keshilla:
-Zgjidhni nje karrige qe ju lejon te mbeshtesni te dyja kembet ne dysheme nderkohe qe i mbani gjunjte ne nivel me bacinin(legenin).Nese eshte e nevojshme mbeshtetini kembet ne nje stol per te majtur kete pozicion.
-Qendroni duke u mbeshtetur ne karrige.Nese karrigia nuk ju mbeshtet ne kurben e fundshpines(lumbare),vendosni nje jastek te vogel ne ate pjese.
-Mbani pjesen e siperme te shpines dhe qafen drejt.
-Mbajini shpatullat te relaksuar-as te ngritura,te ngrira apo shume te terhequra pas.
Per te pare nese po i mbani shpatullat drejt,qendroni para nje pasqyre dhe i kerkoni dikujt te vleresoje pozicionin e shpatullave tuaja.

Edhe pse postura korrekte duhet te jete natyrale,ju mund te ndjeni ngurtesim apo veshtiresi ne fillim nese keni harruar qendrimin korrekt drejt dhe ulur.Celsi eshte te vazhdoni te praktikoni posturen korrekte,te beni ushtrime perforcimi muskular dhe strechingu.Ju mund te beni permiresime ne cdo moshe,mjafton qe me perpara te konsultoheni me fisioterapistin tuaj,i cili do tju beje nje program ushtrimesh te duhura ose do ju sugjeroje korrigjuset e duhur per ju.

Reumatizma Me kalimin e moshës, pikërisht atëherë kur ndjen se trupi ka rënë e nuk mund të përballosh dot sëmundjet si m...
04/09/2015

Reumatizma
Me kalimin e moshës, pikërisht atëherë kur ndjen se trupi ka rënë e nuk mund të përballosh dot sëmundjet si më parë, bëhen më evidente edhe shqetësimet që sjell reumatizma. Personat që ndjejnë këto shqetësime i drejtohen gjithnjë e më shpesh mjekut për të lehtësuar dhimbjet. Por si mund të përmirësoni gjendjen tuaj në kushtet e shtëpisë, cilat janë rekomandimet e mjekëve popullore, por edhe atyre modernë për të luftuar simptomat e reumatizmës dhe për ta parandaluar e luftuar atë. Megjithëse artriti reumatik mund të jetë që tradicionalisht një nga llojet e artriteve me problematike, ju mund të çuditeni kur të merrni vesh se sa gjëra të reja janë zbuluar kohët e fundit për të. Çfarë është artriti reumatik? Sëmundja mund të kapë çdo njeri, burrë, grua, i ri, i vjetër pa dallim race apo vendi ku jeton. Meqenëse sëmundja është sistematike ajo mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit përveç kyçeve. Vitet e fundit janë zbuluar mjekime të reja që nuk ekzistonin më parë. Reumatizma është cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në suplementin e sotëm, “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash dhe recetash të mjekësisë popullore për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale. Çfarë rekomandojnë mjekët për të luftuar artritin reumatik? Cilat janë simptomat dhe të cilat shfaqen? Si t’i njohim dhe t’i shmangin faktorët e riskut? A është e trashëgueshme kjo sëmundje. Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm plastike ose prej druri. Këto e shumë të tjera në një speciale prej katër faqesh për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale. Farat e zeza kurojnë reumatizmin. Cilat janë efektet e rigonit, hithrës, peshkut dhe qershisë. Cilat janë ushqimet që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme dhe cilat duhet t’i shmangni. Cilat janë grupmoshat dhe gjinia më e prekur nga reumatizma. Si ndikon mbipesha në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale. Efektet pozitivë të rërës dhe plazhit në kurimin e artritit reumatik. Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të parandaluar sëmundjet reumatizmale. Analgjetikët kurojnë sëmundjen, aktiviteti fizik largon dhimbjet. Si t’i largojmë dhimbjet e shpinës. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Specialja e fundjavës me një paketë këshillash për të parandaluar dhe kuruar reumatizmin. Më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri vuan nga sëmundja e reumatizmit. Shkaqet sipas mjekeve janë të ndryshme duke filluar nga kushtet klimaterike lagështia e ajrit në ambientin rrethues. Ndërsa një kurë shumë e efektshme për kurimin e reumatizmit është ekspozimi i njeriut në rrezet e diellit në rërën apo ujin e detit. Zhvillimi i aktiviteteve sportive ndihmon në mbajtjen larg të pasojave që lënë sëmundjet reumatizmale. Kështu, mjekët këshillojnë që të paktën dy herë në javë të zhvillohen aktivitete sportive. Shkalla e të bërit të këtyre ushtrimeve sportive përcaktohet në bazë të ecurisë së sëmundjes. Nuk duhet të bëjnë ushtrime të rënduara ata persona, që përveç kësaj sëmundjeje mund të kenë edhe probleme me zemrën e të tjera të ngjashme. Ndërkohë që përveç aktiviteteve të tilla këshillohet dhe bërja e plazhit dhe frekuentimi i rërës gjatë orëve të para të ditës. Kjo sipas tyre ndihmon në shpërndarjen e dhimbjes dhe forcimin e kockave dhe në shmangien e problemeve shëndetësore.

Sëmundjet reumatizmale, si t‘i dallojmë?

Sëmundjet reumatizmale përfshijnë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembjet e kyçeve dhe muskujve. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshme nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, etj. E kemi thënë vazhdimisht se vjeshta është koha kur njerëzit ndihen të lodhur, në depresion e shumë të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Shirat, era dhe lagështira, tipike të sezonit të vjeshtës, në fakt mund të shkaktojnë apo përkeqësojnë edhe shqetësimet e shumta reumatizmale. Mund të ndërhyhet te dieta, në stilin tonë të jetesës apo në ritmet e përditshme për të shmangur këto lloj shqetësimesh? Ja se çfarë këshillojë mjekët. Para së gjithash është i nevojshëm një sqarim, duke qenë se shumë flasim për reumatizëm, por pak e dinë se çfarë kuptohet vërtet me këtë fjalë: “Reumatizmat janë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembje në kyçe dhe muskuj. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, zhvillimit, prognozës dhe terapisë”. Simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të saj. Sa më shumë që sëmundja avancon, aq më tepër enjten, deformohen dhe dhembin kyçet, kufizohet lëvizja dhe shtohet dhembja. Për sa i përket shkaqeve të përgjithshme, mjekët përmendin moshën, ku artroza sa vjen e theksohet. Po ashtu klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare. Nëse vuani nga artrit reumatik, ju mund të humbni edhe oreksin, të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por, për t‘i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Hani shumë fruta dhe perime. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina, sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si p.sh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium. Ndryshe nga çmendohej, sëmundjet reumatizmale nuk janë tipike të plakjes, apo moshës së tretë, përkundrazi shumë të rinj (sipas disa vlerësimeve një në dhjetë evropianë) kanë sëmundje reumatizmale.

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale, këshilla

Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore

2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta

4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile

6- Përdorni ujë mineral

7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A

8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.

Dhimbja e mesit
03/09/2015

Dhimbja e mesit

Problemet e ecjes dhe zgjedhje e kepuces per femijet dystaban Nje kolazh fotosh dedikuar prinderve !
03/09/2015

Problemet e ecjes dhe zgjedhje e kepuces per femijet dystaban
Nje kolazh fotosh dedikuar prinderve !

Lendimet me te zakonshme te Supit-Shenjat paralajmëruese të një lëndimi te supit-Demtimet e  zakonshme te supit-Demtimet...
03/09/2015

Lendimet me te zakonshme te Supit

-Shenjat paralajmëruese të një lëndimi te supit

-Demtimet e zakonshme te supit

-Demtimet e manshetes Rrotatore

-Trajtimi I demtive te Supit

Demtimet e supit jane mjaft te shpeshta. Reth 7.5 million njerez shkojne tek mjeku per probleme te supit, dhe nga keta mbi 4.1 milion kane lendime te manshetes rrotatore.

Lëndimet e supit shkaktohen me shpesh nga aktivitetet sportive që përfshijnë levizje te tepruar, lëvizje të përsëritura,mbiperdorim te supit me sporte apo aktivitete të tilla si noti, tenisi dhe peshëngritje. Lëndimet mund të ndodhin edhe gjatë aktiviteteve të përditshme të tilla si larja e mureve perde larëse, varja e sendeve te ndryshme, puna ne kopshtari.



Shenjat paralajmeruese te lendimit te Supit



Nëse jeni duke përjetuar dhimbje në shpatullën tuaj, pyesni vetes këto pyetje:

• A keni ngurtesim te shpatulles ? A mund të rrotulloni krahun tuaj në të gjitha pozitat normale?

• A keni ndjenjen qe supi juaj sikur tenton te dale nga foleja?

• A ju mungon forca për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme me supin tuaj?

Nëse ju përgjigjeni "po" tek çdo një nga këto pyetje, ju duhet te konsultoheni me një kirurg ortoped për ndihmën në përcaktimin e ashpërsisë të problemit.

Lendimet me te zakonshme te Supit

Shumica e problemeve në shpatull përfshijë muskujt, ligamentet, tendinet dhe me rralle kockat. Atletët janë veçanërisht me te prekurit ndaj problemeve supit.Te atletët, probleme supit mund te zhvillohen ngadalë nëpërmjet ushtrimeve te perseritura dhe trajnimeve te perseritura intensive.

Disa njerëz kane një tendencë të injorojne dhimbjen dhe "luajnë" me një sup te lenduar, I cili vetëm përkeqëson gjendjen, dhe ndoshta mund të shkaktojë më shumë probleme. Njerëzit gjithashtu mund të nënvlerësojë shkallën e lëndimit të tyre, sepse dhimbja e qëndrueshme, dobësia në krah, ose kufizimi i levizjes bëhet pothuajse natyrë e dytë per ta.

Kirurget ortopede I ndajne problemet e supit ne keto grupe:

Instabiliteti I Supit

Ndonjëherë, një prej artikulacioneve te supit lëviz ose është e detyruar te levize nga pozicioni i saj normal. Ne raste te tilla kemi te bejme me paqëndrueshmëri, dhe mund të rezultojë në dislokacion-zhvendosje nga pozicioni normal I nje prej artikulacioneve te supit. Individët që vuajnë nga një problem instabiliteti do të përjetojnë dhimbje kur ngrejne krahun e tyre. Ata gjithashtu mund të kene ndjenjen e daljes se shpatulles nga vendi .

Impingement-Sindromi I konfliktit

Sindromi I konfliktit ose ferkimit shkaktohet nga fërkimi I tepërt i muskujve te supit kundër pjesën e sipërme të tehut te shpatullës, i quajtur acromion.

Sindromi I konfliktit mund të ndodhë gjatë aktiviteteve që kërkojnë lëvizjete tepruara te krahut . Kujdesi mjekësor duhet të kërkohet menjëherë për inflamacion në shpatullën, sepse ajo mund të çojë në një lëndim më serioz.

Lendimet e Manshetes Rrotatore

Mansheta Rrotatore është një nga komponentët më të rëndësishme të shpatullës. Ajo është e përbërë nga një grup i muskujve dhe tendinave që mbajnë kockat e supit së bashku. Muskujt e manshetes Rrotatore i ofrojnë individëve aftësinë për të ngritur krahun e tyre mbi koke. Kur Mansheta Rrotatore lendohet, nganjëherë njerëzit nuk e fitojne funksionimin e plotë te supit te nevojshme për të marre pjesë në një aktivitet atletike

Trajtimi I lendimeve te Supit

Zbulimi i hershëm është çelësi për parandalimin e lëndimeve të rënda te supit.

Ushtrime per Supin

Shpesh, një kirurg ortoped do të përshkruajnë një seri ushtrimesh që synojnë forcimin muskujve te supit.

Këtu janë disa ushtrime të lehta që ju mund të bëni për të përforcuar muskujt e supit dhe parandalimin e lëndimeve në shpatullën tuaj.

Forcimi themelor I Supit



Bashkangjit nje tub elastike d**e në shtëpi. Butësisht tërheq tubin elastike ndaj trupit tuaj. Mbajë për5 sekonda. Përsëriteni pesë herë me secilin krah. Te kryet dy herë në ditë.

Qendrojme perballe murit dhe shtyjme per lart

Qëndrojnë përballe me një mur me duart në mur nje pellembe me lart se supet. Ngadalë shtyejme per lart.. Përsëriteni pesë herë. Të qendrojme ne nje pozicion te tille per 5 sekonda. Kryen dy herë në ditë.

Shtytje nepermjet supit nga lart

Vendosni kembet ne dysheme dhe duart ne nje karrige.Nepermjet kraheve ngini trupin tuaj ngadale,. Qendroni ne pozicion te tille per 5 sekonda. Përsëriteni pesë herë. Kryen dy herë në ditë.


Mjekime te tjera

Medikamente antiinflamatorejosteroide mund te jepen per te ulur dhimbjen dhe enjtjen.

DEMTIMET E BERRYLITDëmtimet kockore• Fraktura suprakondilare:– Më e zakonshme te fëmijët– Kulmi i moshës 5-10 vjeç, rral...
03/09/2015

DEMTIMET E BERRYLIT

Dëmtimet kockore
• Fraktura suprakondilare:
– Më e zakonshme te fëmijët
– Kulmi i moshës 5-10 vjeç, rrallë ndodh pas moshës 15-vjeçare
– Tipi i ekstensionit (98%): FOOSH (rënia mbi dorën e shtrirë-fall on outstretched hand) me krah të shtrirë plotësisht ose tepër të shtrirë:
•Tipi 1: minimale ose pa zhvendosje
•Tipi 2: frakturë e zhvendosur lehtësisht; korteksi posterior i paprekur
•Tipi 3: frakturë e zhvendosur plotësisht; korteksi posterior i shkatërruar.
– Tipi i fleksionit: rënia e drejtpërdrejtë mbi bërrylin e flektuar:
•Tipi 1: minimale ose pa zhvendosje
•Tipi 2: frakturë e zhvendosur lehtësisht; korteksi posterior i paprekur
•Tipi 3: frakturë e zhvendosur plotësisht; korteksi posterior i shkatërruar.
• Fraktura e kokës së radiusit:
– Zakonisht, mekanizëm jo i drejtpërdrejtë, p.sh, FOOSH
– Koka e radiusit e futur në capitellum


Dëmtimet e indeve të buta
• Dislokim i bërrylit:
– I dyti pas shpatullës, si shumica e kyçeve të dislokuara
– Shumica janë posteriore
• Epikondiliti media/lateral:



– Dëmtimet nga mbipërdorimi, zakonisht, lidhen me lëvizjen rrotulluese të bërrylit
– Që përfshin pikat e ngjitjes së grupeve ekstensore/fleksore të dorës dhe kyçit të saj, me bërrylin
– Hidraulikët, marangozët, lojtarët e tenisit dhe të golfit
– Dhimbja keqësohet nga kontraktimi i penguar i grupeve muskulore të veçanta



Konsideratat pediatrike




Koka e radiusit e subluksuar (bërryli i kujdestares së fëmijëve):
• Njëzet për qind e të gjitha dëmtimeve të gjymtyrëve të sipërme te fëmijët
• Kulmi nga 1 deri në 4 vjeç; ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt
• Rënie për së gjati, e papritur, mbi parakrah në pronacion



ETIOLOGJIA
• Mekanizmi ndihmon në përcaktimin e dëmtimit të pritur.
• Mbizotëron trauma.
• Shumica e dëmtimeve të bërrylit shkaktohen nga trauma jo e drejtpërdrejtë që transmetohet nëpërmjet kockave të parakrahut (FOOSH)
• Rëniet e drejtpërdrejta llogariten për pak fraktura ose dislokime.



DIAGNOZA



SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Mënyra se si pacienti e mban krahun mund të japë ide mbi përcaktimin e diagnozës.


Dëmtimet kockore:
Frakturat suprakondilare:
• Tipi i fleksionit:
– Pacienti mbështet parakrahun e dëmtuar me krahun tjetër dhe bërryli është në 90° fleksion.
– Humbje e prominencës së olekranit
• Tipi i ekstensionit:
– Pacienti mban krahun anash dhe në formë S-je.


Dëmtimet e indeve të buta:
• Dislokim i bërrylit:
– Posterioir: proeminencë jonormale e olekranit
– Anterior: humbje e proeminencës së olekranit
• Subluksacion i kokës së radiusit:
– Bërryli lehtësisht i flektuar dhe parakrahu në pronacion, rezistencë e lëvizjes pasive të krahut në bërryl
• Epikondiliti media/lateral:
– Fillim gradual i dhimbjes së mprehtë në pjesën e brendshme/të jashtme të bërrylit që referohet në parakrah
– Dhimbja rritet me shtrëngimin ose përdredhjen e dorës.



EKZAMINIMET THELBËSORE
• Radiografia
• Vlerësimi i kyçit të dorës dhe shpatullës për dëmtime shoqëruese.
• Vlerësoni integritetin e lëkurës.
• Ekzaminoni për praninë e sindromës së kompartimentit, e cila është më e zakonshme në frakturat suprakondilare.



KUJDES
• Dëmtimet ipsilaterale të gjymtyrëve të sipërme, veçanërisht frakturat e pjesës së mesme të humerusit dhe pjesës distale të parakrahut janë të zakonshme.
• Vlerësoni për dëmtime neurovaskulare shoqëruese (mbi 20%).



TETSET


Laboratorike
Jospecifike për dëmtimet e bërrylit


Imazheria
• Zakonisht të panevojshme nëse dyshohet dëmtim nga përdorimi i tepruar.
• Radiografi anteroposteriore (AP) dhe laterale në rutinë; oblike për vlerësimin e dëmtimeve të lehta të kokës së radiusit/pjesës distale të humerusit.
• Shenja e indit adipoz:
– Shihet te dëmtimet intraartikulare
– Normalisht, indi adipoz anterior shfaqet si një rrip i ngushtë radiotransparent anteriorisht humerusit.
– Indi adipoz posterior normalisht nuk është i dukshëm.
– Shenja e indit adipoz anterior tregon efuzion/dëmtim të kyçit kur ngrihet dhe bëhet më pingule ndaj korteksit humeral anterior (shenja e velës)
– Shenja e indit adipoz posterior tregon efuzion/dëmtim:
•Te të rriturit, shenja e indit adipoz tregon frakturë të kokës së radiusit.
•Te fëmijët: ajo tregon frakturë suprakondilare


Konsideratat pediatrike
• Fraktura te fëmijët zakonisht ndodh nëpërmjet kartilagos së paosifikuar, duke e bërë interpretimin radiografik të vështirë.
• Një linjë e vizatuar poshtë sipërfaqes anteriore të humerusit do të ndajë gjithmonë në dysh kapitelin në pamjen laterale.
• Nëse çdo marrëdhënie kockore duket e diskutueshme në radiografi, përfto pamje të bërrylit të paprekur për të bërë krahasimin.
• Nëse historia nuk përshtatet me dëmtimin dyshoni për trauma joaksidentale.
• Qendrat e osifikimit: fillimisht duket:
– Kapitulumi: 3-6 muajsh
– Koka e radiusit: 3-5 vjeç
– Epikondili medial: 5-7 vjeç
– Troklea: 9-10 vjeç
– Oleokrani: 9-10 vjeç
– Epikondili lateral: 9-13 vjeç

DIAGNOZA DIFERENCIALE
• Ndrydhja/tendosja
• Efuzioni
• Kontuzioni
• Bursisti
• Artriti

TRAJTIMI
PËRPARA SHTRIMIT NË SPITAL
Vendosja e përshtatshme në allçi

STABILIZIMI FILLESTAR
Imobilizimi për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme para se të bëhet radiografia.

TRAJTIMI NË REPARTIN E URGJENCËS
• Konsultimi me ortopedin rekomandohet për të gjitha, por jo për frakturat me zhvendosje, ato të qëndrueshme që përgjithësisht futen në allçi me 24-48 orë ndjekje ortoped**e.
• Frakturat përgjithësisht kërkojnë konsultim me ortopedin:
– Frakturat transkondilare, interkondilare, kondilare, epikondilare
– Frakturat përfshijnë sipërfaqet artikulare, si kapiteli ose troklea


• Frakturat suprakondilare:
– Tipi 1 mund të lëvizet me dorë nga mjeku i repartit të urgjencës me 24-48 orë ndjekje ortoped**e.
– Bërryli mund të flektohet dhe të vendoset me allçi nga ana e pasme.
– Tipi 2 dhe 3 kërkojnë konsultim të menjëhershëm me ortopedin.
– Korrigjoni në repartin e urgjencës kur fraktura shoqërohet me komprometim vaskular.
• Luksimet anteriore:
– Korrigjoni menjëherë nëse strukturat vaskulare janë të komprometuara.
– Pastaj flektojeni në 90° dhe vendosni allçi posteriorisht.
• Dislokimet posteriore:
– Korrigjoni menjëherë nëse strukturat vaskulare janë të komprometuara.
– Pastaj flektojeni në 90° dhe vendosni allçi posteriorisht.
• Fraktura e kokës së radiusit:
– Fraktura të zhvendosura shumë pak mund të aspirohen për të hequr hemartrozën; përdorni injeksionet me bupivakainë (Markainë) dhe bëni imobilizim.
– Tipat e tjerë të frakturave duhet të konsultohen nga ortopedi.
• Subluksacioni i kokës së radiusit:
– Në një lëvizje të vazhdueshme kthejeni bërrylin në supinacion dhe në fleksion duke ushtruar një presion të lehtë mbi kokën e radiusit.
– Shpesh, kur bëhet reduktimi ndjehet një klik
– Në qoftë se ekzaminimi tregon frakturë, por radiografia është negative, vendoseni në allçi dhe ndiqeni pacientin për 24-48 orë për rivlerësim.
• Epikondiliti media/lateral:
– Rastet e rënda mund të vendosen në allçi.
– Qetësi, procedura të ngrohta dhe agjentë antiinflamatorë


KUJDES
• Dëmtimet neurovaskulare të strukturave të shumta që kalojnë poshtë bërrylit, duke përfshirë nervin interoseal anterior, nervin ulnar dhe radial, arterien brakiale
• Kontraktura ishemike Volkmann është sindroma kompartimentale e parakrahut.



MEDIKAMENTET
• Shpesh, për të bërë reduktimin, kërkohet qetësimi shpirtëror; shih Sedacioni i ndërgjegjshëm
• Ibuprofen: 600-800 mg (fëmijët: 5-10 mg/kg) PO tri herë në ditë
• Naprozinë: 250-500 mg (fëmijët: 10-20 mg/kg) PO dy herë në ditë
• Tylenol me kodrinë numër 3: 1 ose 2 tableta (fëmijët: 0.5-1 mg/kg kodeinë) PO çdo 4 deri në 6 orë.
• Sulfat morfine: 0.1 mg/kg IV çdo 2 deri në 6 orë

Shtatori eshte muaji i ndergjegjrsimit ndaj dhimbjeve.Mbase eshte koha te provoni Fizioterapine !
02/09/2015

Shtatori eshte muaji i ndergjegjrsimit ndaj dhimbjeve.

Mbase eshte koha te provoni Fizioterapine !

Diabeti është kostoja e obezitetitCdo ditë dëgjojmë se tipi 2 i diabetit është dukeu përhapur gjithnjë e më shumë. Kjo s...
01/09/2015

Diabeti është kostoja e obezitetit

Cdo ditë dëgjojmë se tipi 2 i diabetit është dukeu përhapur gjithnjë e më shumë. Kjo sëmundje kronike shoqërohet me obezitet dhe një jetë sedentare. E megjithatë obeziteti po përhapet në masë. Të gjithë e dimë se për të shmangur obezitetin duhet të hamë më pak dhe të stërvitemi më shumë. Ccfarë na pengon ta bëjmë këtë?!

Jeni mbi peshë? Nëse është kështu, jeni duke rrëshqitur drejt diabetit – por nuk keni pse prisni që kjo diagnozë të konkretizohet. Secili ka mundësinë që të krijoj një të ardhme të shëndetshme: disa vlerësojnë se rreziku i prekjes nga tipi 2 i diabetit mund të reduktohet deri në 58% vetëm me 30 minuta ushtrime të përditshme dhe 5-7% humbje të peshës trupore. Ndërsa tek ata mbi moshën 60 vjeccare, rënia e rrezikut shkon deri në 70%.

Nëse nuk duhet shumë për të minimizuar rrezikun, pse vazhdojmë të bënë zgjedhje që e dëmtojnë shëndetin tonë? Pse vazhdojmë të zgjedhim që të rrimë shtrirë e të hamë ushqime me kalori të tepërta?

Adoleshentët – Shokët janë një nga arsyet. Sipas një studimi të 2011-ës, ekzistojnë lidhje të forta mes sjelljeve që ndikojnë tek shëndeti dhe rrjeteve sociale. Kërkimet e përqëndruara tek të rinjtë përcaktojnë se shokët apo rrethi miqësor ndikojnë në vendimet që të rinjtë marrin në lidhje me menaxhimin e peshës, duke përfshirë këtu aktivitetin sportiv, të parit televizor, të fjeturit më shumë se gjashtë orë në natë apo të ngrënit mëngjes. Studiuesit thonë se strategjitë për reduktimin e obezitetit tek adoleshentët duhet të përqëndrohen tek mbështetja që grupi shoqëror i jep atyre që rrezikojnë të bëhen obez, për të ndyrshuar mënyrën e jetesës. Pra, rrethi shoqëruar duhet të ndikojë që ata të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të merren me aktivitet sportiv.

Pse ndikohen adoleshentët nga rrethi miqësor mbetet ende e pashpjeguar. Pse fakti që rrethi shoqërori i pranon ata edhe kur janë të shëndosh e shtyp dëshirën për të patur një trup të shëndetshëm? A mos janë dembelë?Apoka diccka më shumë se kaq?

E keni vënë re, që sa herë jeni të mërzitur, nxitoni të hani diccka të ëmbël apo të pini, sikur të gjenit ngushëllim atje? A mos kushëzohet obeziteti juaj nga kjo sjellje? Ndoshta, por ka më shumë se kaq.

Të rriturit – Vetëvlerësimi i ulët

Shumë persona që janë mbipeshë mendojnë se nuk ia vlen përpjekja për të qenë të shëndetshëm. Në një farë mënyre, vetëvlerësimi i ulët, që i bën ta shohin veten jo tërheqës apo të shkëputur nga të tjerët, përcakton edhe vendimet që marrin. Kështu, zgjedhjet e tyre janë shpesh të pashëndetshme. Disa për shembull thonë se nuk kanë kohë për të bërë ushtrime, apo se duhet të kujdesen për fëmijët, apo se kalojnë shumë kohë në punë. Nëse jeni ky rast, është koha të shkëputeni nga kjo mendësi.

Fiksimi pas ushqimit

Studiuesit vlerësojnë se njerëzit shpesh hanë për të qetësuar gjendjen emocionale. Kur konsumoni sheqer apo ushime me permbajtje të lartë sheqeri, cclirimi i lëndëve kimike të energjisë shkakon një gjendje euforie afatshkurtër, duke krijuar një ndjesi të këndshme. Por kjo gjendje euforie ndiqet nga rënie e menjëhershme humori, duke nxitur dëshirën për më shumë sheqer.

Mjekët shpjegojnë se tek obezët lidhja emocionale me ushqimin është më e fortë, sa më i shëndoshë aq më e madhe është nevoja për insulinë. Disa njerëz mund të kenë lindur me një ccrregullim gjenetik të neurokimikateve, ccka bën që ata të kenë nevojë për më shumë sheqer për t’u ndjerë të kënaqur apo për të kaluar streset.

Si ta kapërcesh fiksimin pas ushqmit?

A ju frenon fiksimi pas ushqimit që të humbni peshë? Është e mundur. Mjekët mendojnë se është e nevojshme një ndryshim i mënyrës së të ushqyerit, pa qenë të detyruar të ndërprisni menjëherë të gjitha ushqimet që përmbajnë sheqer. Një dietë e pasur dhe e balancuar është zgjidhja e duhur.

Tregohuni të sinqertë me veten, duke pranuar që fiksimi pas ushqimit ka një rol të rëndësishëm në mbipeshën tuaj.

Rasti juaj nuk ka pse të përfundojë me diabet: je keni mundësi që ta ndryshoni të ardhmen dhe të siguroni një jetë të shëndetshme për veten tuaj. Ia vlen të përpiqeni!

Simptomat dhe shkaqet e diabetit

Ja se cilat janë disa nga simptomat që shfaqen tek ata që vuajnë nga diabeti: etje e tepruar, uri e tepruar, lodhje, shikim i turbullt. Analizat nxjerrin të larta vlerat e gliceminës dhe të sheqerit dhe ketoneve në urinë. Shpesh herë tek të rejat shfqen edhe infeksione mykotike.

Etja e tepërt,që stimulon të urinuarit e shpeshtë dhe humbje peshe mund të konsiderohen se këmbana alarmi të tipit të parë të diabetit. Sipas mjekëve ky sinjal duhet të shërbej si shtysë për të shkuar tek mjeku dhe për të kontrolliar nivelin e gliceminës. E njëjta simptomë mund të shfaqet edhe në rastin e tipit të dytë të diabetit, edhe pse kjo ndodh më rrallë. Lloji i dytë i diabetit ka natyrë të fshehtë dhe shpesh nuk dallohet nga simptomat. Për këtë arsye është më e vështirë që të zbulohet. Sipas mjekëve mund të ndodh që një pacientë të marrë vesh se vuan nga tipi i dytë i diabetit vepër pasi të ketë patur komplikim të një sëmundjeje. Për shembull, pasi të ketë kaluar infarkt, një goditje apo ndonjë problem të qarkullimit të gjakut. Në rastet kur tipii i dytë i diabetit diagnostikohet pas shumë vitesh, – faza kur simptomat nuk janë prezente mund të vazhdojë deri në shtatë vite, – pacienti rrezikon rrezikon të ketë komplikacione të sëmundjeve, nga të cilat mund të vuajë. Diagnostikimi i hershëm ul rrezikun e komplikimeve të sëmundjeve të tjera. Kështu, është e nevojshme që përcaktimi i diagozës për tipin e dytë të diabetit të bëhet përmjes mjeteve të specializuara të kontrollit. Bëhet fjalë për një kontroll të thjeshtë të nivelit të gliceminës në gjak, të cilat në kushte normale duhet të jenë më pak se 100 mg/dl. Diagnoza e diabetit është e sigurtë në rastet kur vlerat e gliceminës janë më të larta se125 mg/dl. Në rastet kur vlera e gliceminës varjon nga 100 deri në 125 mg/dl nuk mund të konsdieroheni të diagnostikuar me diabet, por është një paralajmërim se mund të shfaqet në të ardhmen. Pas moshës 40 vjecc kontrolli për diabetin e tipit të dytë duhet bërë nga të gjithë, sidomos nga ata që janë më të rrezikuar.

Shkaqet e diabetit

Faktorët më të shpeshtë të shfaqes së diabetit janë historia familjare për diabet, mënyra e jetesës, pesha trupore dhe jeta sedentare.

Personat që rrezikojnë më shumë të preken nga diabeti: Janë mbi 45 vjecc, kanë prindër apo vëllezër e motra që vuajnë nga diabeti, janë mbipeshë dhe bëjnë jetë sedentare, vuajnë nga hipertensioni apo ccrregullime të yndrnave në metabolizëm.

Edhe diabeti “tranzitor”, që mund të zhvillohet tek femrat gjatë shtatzënisë apo që kanë patur fëmijë, të cilët peshonin më shumë se 4 kg që në lindje, përbën një faktor rreziku për femrat.

Hapi i parë që duhet bërë për të trajtuar diabetin është të përvetësuarit e zakoneve të shëndetshme. Trajtimi për tipin e dytë të diabetit bazohet në pjesën më të madhe të saj në një jetë të shëndetshme.

Mënyra e jetesës është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin e tipit të dytë të diabetit.

Armiqtë e parë që duhen luftuar janë mbipesha dhe obeziteti, veccanërisht në rastet që karakterizohen nga grumbullimi i dhjamit në pjesën e barkut apo përreth organeve të brendshme.

Për të reduktuar peshën trupore duhet të përvetësohen disa zakone të shëndetshme. Mjafton një shëtitje me hapa të shpejt prej 45 minutash, të paktën në 5 ditë të javës për të ndihmuar organizmin që të funksionojë më mirë. Lëvizjet fizike lehtësojnë përdorimin e glukozës dhe reduktojnë nevojën për insulinë.

Duhet të tregoni kujdes edhe për kontrollin e ushqimeve. Vlera kalorike e ushqimeve duhet aq sa të lejojnë trupin të mbaj peshën ideale. Është e nevojshme të reduktoni përmbajtjen e yndyrnave dhe sheqernave. Ndërsa, nuk duhet t’i ndaheni fibrave dhe drithërave. Konsumojini ato ccdo ditë. .

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 22:00
Tuesday 09:00 - 22:00
Wednesday 09:00 - 22:00
Thursday 09:00 - 22:00
Friday 09:00 - 22:00
Saturday 09:00 - 22:00

Telephone

+35542252611

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when United Physio & Fitness - UP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to United Physio & Fitness - UP:

Share