Misioni:
Ndihmon per të arritur më të mirën: një trup më të bukur, një gjendje shëndeti optimal dhe një mendje më të kthjellet. Përshkrim:
NESE DO ME TE MIREN PERDOR ME TE MIREN
Siç e di shumë mirë, ekzistojnë biskota të mira dhe jo të mira, makina të nevojshme dhe makina shume të bukura, dhe ne te njejten kohe ka edhe suplemente me cilësi të ulët dhe ato të jashtëzakonshme. Rezultatet më të mira
arrihen duke përdorur produktet më të mira. Nuk ka produkte me cilësi të ulët që japin rezultate të mira. MENDON SE FORMULAT JANE TE GJITHA NJELLOJ? Aspak, disa suplemente kanë formula të "varfëra". Ne te ofrojmë "formula të evoluara", që do të thotë 2 gjëra: veçanërisht të pasura me përbërës aktiv. Për secilin përbërës aktiv ekziston një kërkim shkencor që tregon dobinë e tij. DO TE JESH I SIGURT PER ATE QE KONSUMON?
Çfarë ti ha bëhet pjesë e jotja. A e di, për shembull, që në Amerikë FDA kontrollon vetëm 2% O (2 në 1000) të produkteve ushqimore? Ne të garantojmë sigurinë e ushqimit, sepse ne jemi të certifikuar ISO 22000 (siguria e ushqimit). A E DI SE CFARE JANE CERTIFIKATAT ISO? Te kesh certifikata ISO është një punë e mundimshme sepse jemi te detyruar te punojmë me një nivel shumë të lartë dhe ne verifikohemi vazhdimisht nga Inspektorët e ISO dhe në qoftë se nuk vertetojmë që punojmë në ato nivele, humbasim çertifikatat. Pra, eshte per ty nje garanci të dish që Better.Me është ndër të paktat kompani suplementesh ushqimore në botë qe ka 2 çertifikata ISO, në veprim të vazhdueshëm. SA VLEJNE REZULTATET? Në fund të fundit janë e vetmja gjë që ka rëndësi. Kur paguan kerkon një ndihmë te vlefshme. Shumë njerëz na shkruajne për të na treguar për arritjet e tyre personale. Shumë kampione dhe instruktor përdorin dhe të rekomandojë suplementet tona. Na shkruaj edhe ti per "arritjet e tua personale." A KA NDRYSHIM NESE KOMPANIA DREJTOHET NGA EKSPERTE TE VERTETE?
Është e rëndësishme të dish qe ne krye te Better.Me qëndrojnë ekspertë të vërtetë dhe jo tregtarë të zakonshëm. Enrico Levantino, është prodhues qe prej 1989-tës. Nder vite, ka sponsorizuar shumë kampione të sporteve të ndryshme nga ku dhe mësoi sekretet e panumërta dhe truket e biznesit, duke u bërë mbledhes i një kulture të madhe underground, falë te ciles ndihmoi shumë kampionë të arrinin më të mirën duke përdorur suplemente dhe shumë prej tyre thyen rekorde të reja apo arritën fitore kombëtare, evropiane dhe boterore. Përveç pasionit të madh që ka për sportin. ka edhe profesionalizmin e duhur për të udhëhequr ekipin e tij në krijimin e suplementeve te evoluar. Eranda Shuaipi, është një nga vajzat e para shqipëtare që janë marre me sportin e fitnesit, ka konkuruar në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, duke fituar disa tituj. Prej vitit 2011 drejton të parin dhe të vetmin laborator prodhimi suplementesh ushqimore në Shqiperi. SA RENDESI KA TRUPI JOT? Shumë njerëz shpenzojnë para për cigare, por cfarë përfitojne? Të tjerë shpenzojnë për tu argëtuar në club apo restorant: para të shpenzuara mirë. Por gjithashtu të shpenzuara mirë janë edhe paratë që investon për trupin tënd. Një trup më i mirë të ndihmon për të jetuar më mirë. Pra, paratë e shpenzuara për suplemente janë paratë që investon për veten tende, rezultatet e tua, mirëqënien tende, pamjen tënde, për cilësinë e jetës tende. Dhe ne, duke ardhur nga prodhuesi te konsumatori, ju bejmë të shpenzoni pak, për të përfituar shumë në shëndet e mirëqenie.