10/04/2026
🤝 OSHKSH dhe SOLIDAR nisin bashkëpunimin për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e emergjencave shëndetësore
📍 Në kuadër të projektit SOLIDAR “Forcimi i kapaciteteve të qeverisjes dhe menaxhimit për gatishmërinë, reagimin ndaj emergjencave shëndetësore dhe qëndrueshmërinë e sistemit në Shqipëri”, pranë Drejtorisë Qendrore të OSHKSH-së u zhvilluan takime prezantuese me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SOLIDAR, z. Filip Vila, znj. Mirela Cela, ekspertit gjerman Lars Kyburg, si dhe eksperteve znj. Elona Gjebrea dhe znj. Gertjana Hasalla.
🤝 Nga OSHKSH morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Jeta Deda, Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme, znj. Fleura Truja, Drejtoresha e Drejtorisë së Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse, znj. Hygerta Goxhaj, Drejtoresha e Drejtorisë së Racionalizimit të Kujdesit Shëndetësor, znj. Rolanda Mërkuri, Drejtori i Drejtorisë së Racionalizimit të Kujdesit Shëndetësor, z. Hermes Xhemalaj, Drejtori i Drejtorisë së Ofrimit të Kujdesit Shëndetësor, z. Lorenc Hashorva, si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre drejtorive.
📊 Gjatë takimeve u prezantuan objektivat e bashkëpunimit, i cili do të fokusohet në tre komponentë kryesorë:
▪️ Rishikimi institucional dhe mbështetja për planifikim
▪️ Ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit dhe zhvillimit të stafit
▪️ Zhvillimi i sesioneve të përbashkëta të punës për hartimin e mjeteve dhe planeve konkrete të veprimit
🏥 Ky bashkëpunim synon të mbështesë OSHKSH-në në forcimin e kapaciteteve institucionale për planifikim, menaxhim, monitorim dhe organizim të shërbimeve shëndetësore, në funksion të një sistemi më të qëndrueshëm dhe të përgatitur për përballimin e emergjencave shëndetësore.