MedLink

MedLink Platformë me informacion mbi shëndetin në shqip.

Çfarë është hierarkia e kancerit?Po, kanceri funksionon në bazë të një hierarkie.1️⃣ Në majë të piramindës qëndrojnë qel...
26/05/2025

Çfarë është hierarkia e kancerit?

Po, kanceri funksionon në bazë të një hierarkie.

1️⃣ Në majë të piramindës qëndrojnë qelizat staminale të kancerit - janë të rralla, por shumë të fuqishme. Ato mund të krijojnë qeliza të tjera dhe janë shpesh rezistente ndaj trajtimeve. Edhe pas kimioterapisë, nëse mbeten këto qeliza, tumori mund të rikthehet.

2️⃣ Në mes të piramidës qëndrojnë qelizat pasardhëse të atyre staminale (progenitore) - ato nuk janë aq “të fuqishme” sa qelizat staminale, por janë të specializuara për t’u shumuar shpejt dhe për të ndërtuar pjesën më të madhe të tumorit. Janë si “ndihmëse” të qelizave staminale.

3️⃣ Në fund të hierarkisë janë qelizat e zakonshme tumorale.
Këto janë qelizat që e kanë humbur aftësinë për t’u replikuar shumë ose për të krijuar qeliza të reja.

Ato janë qeliza tumorale, por:
- Nuk mund të rrisin një tumor të ri nëse ndahen nga pjesa tjetër e tumorit
- Nuk vetë-rinovohen, pra nuk mbajnë gjallë tumorin në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu, qelizat e thjeshta tumorale janë shpesh më të ndjeshme ndaj kimioterapisë dhe rrezatimit, sepse kanë më pak mekanizma mbrojtës dhe nuk janë aq “inteligjente” sa qelizat staminale ose progenitore.

Prandaj, edhe pse eliminimi i këtyre qelizave ul përkohësisht madhësinë e tumorit, nuk është e mjaftueshme për ta zhdukur sëmundjen, nëse qelizat staminale mbeten aktive.

🎯 Work smart, not hard…edhe në onkologji!

🩻 Imazhi i gjeneruar me AI 👌

👩🏻‍⚕️ Sot pata kënaqësinë të isha pjesë e një takimi me mjekët e familjes, ku diskutuam mbi rëndësinë e depistimit dhe z...
21/05/2025

👩🏻‍⚕️ Sot pata kënaqësinë të isha pjesë e një takimi me mjekët e familjes, ku diskutuam mbi rëndësinë e depistimit dhe zhvillimet më të fundit në menaxhimin e kancerit të gjirit.

Roli i tyre është shumë i rëndësishëm! Janë ata që qëndrojnë në vijën e parë të kontaktit me pacientët, që mund të nxisin kontrolle në kohë dhe të identifikojnë rastet në stad të hershëm, kur trajtimi është më i lehtë dhe shanset për shërim më të larta.

Kontributi i tyre është thelbësor në luftën kundër kancerit dhe për këtë, meritojnë çdo vlerësim 🫶🏼

⚠️ A është termi “i pashërueshëm” i vjetëruar? 🤔Kanceri i gjirit metastatik është konsideruar prej kohësh si i pashërues...
13/05/2025

⚠️ A është termi “i pashërueshëm” i vjetëruar? 🤔

Kanceri i gjirit metastatik është konsideruar prej kohësh si i pashërueshëm, duke u menaxhuar me terapi të vazhdueshme por jo me synimin për ta shëruar. Por zhvillimet e fundit në terapitë e targetuara ndaj HER2 po sfidojnë këtë qasje.

📊 Të dhënat e reja klinike sugjerojnë se një nëngrup pacientësh me kancer të gjirit metastatik HER2-pozitiv mund të arrijë në remisjon afatgjatë 💪 dhe në raste të rralla, madje mund të konsiderohen funksionalisht të shëruar ✅.

Këto rezultate përfaqësojnë një pikë kthese të mundshme në mënyrën se si e përcaktojmë suksesin në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit.



📖 Zbuloni shkencën që po merr formë dhe çfarë mund të sjellë për të ardhmen e trajtimit.

🍽️ Sheqeri ‘ushqen’ kancerin! Produktet shtazore janë toksike! Vetëm ushqimi organik të shpëton! – thonë guru-t e intern...
15/03/2025

🍽️ Sheqeri ‘ushqen’ kancerin! Produktet shtazore janë toksike! Vetëm ushqimi organik të shpëton! – thonë guru-t e internetit.

💊 Ndërkohë, në botën reale…
Pacientët përballen me mungesën e barnave të reja, vonesat në diagnostikim, keqinformimin dhe sharlatanët që shesin ‘kurat magjike’.

Po, sigurisht, problemi mbetet sheqeri dhe jo fakti që njerëzit bien viktimë e pseudo-ekspertëve pa kualifikim.

📢 Më pak mite, më shumë shkencë!

.al

🫁 Që nga viti 2020, Osimeritnib ka qenë opsioni i parë i trajtimit për pacientët me kancer metastatik të mushkërisë me q...
10/01/2025

🫁 Që nga viti 2020, Osimeritnib ka qenë opsioni i parë i trajtimit për pacientët me kancer metastatik të mushkërisë me qeliza jo të vogla, EGFR +.

📑 Rezultatet e fundit të studimit MARIPOSA kanë treguar se kombinimi i Amivantamab + Lazertinib mund të ofrojë efekte më afatgjata të trajtimit se Osimertinib (⬆️ PFS).

🇦🇱 A janë këto barna të rimbursuara në Shqipëri?
❌ Jo. As osimertinib dhe as Amivantamab + Lazertinib nuk janë të rimbursuara në Shqipëri, edhe pse kanceri i mushkërisë është kanceri më i shpeshtë, me shumicën e rasteve të reja, të diagnostikuara në fazë metastatike.

⚠️ Çdo pacient meriton të trajtohet me më të mirën që mjekësia ofron. Pozita gjeografike nuk duhet të jetë faktor prognostik.

.al

Në vitin 2024, FDA miratoi 50 barna të reja.Fushat terapeutike për barnat e reja: • Onkologji (10) • Hematologji (7) • D...
02/01/2025

Në vitin 2024, FDA miratoi 50 barna të reja.

Fushat terapeutike për barnat e reja:

• Onkologji (10)
• Hematologji (7)
• Dermatologji (6)
• Gjenetikë (5)
• Kardiologji (5)
• Gastroenterologji (4)
• Neurologji (3)
• Sëmundje Infektive (3)
• Endokrinologji (2)
• Imunologji (1)
• Nefrologji (1)
• Psikiatri (1)
• Diagnostikë Imazherike (1)
• Pulmonologji (1)

Nëse duhet të zgjedh tre miratimet kryesore, ato do të ishin:

1️⃣ Cobenfy nga Bristol Myers Squibb - trajtim për skizofreninë që përdor një mekanizëm të ri veprimi.
2️⃣ Alyftrek (Novo Nordisk) dhe Hympavzi (Pfizer) - trajtim profilaktik për hemofilinë.
3️⃣ Ziihera (Zymeworks Inc.) për kolangiokarcinomën metastatike dhe Itovebi (Roche) për kancerin metastatik të gjirit.

Sytë nga 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ 🎉

#2025

📄 Së fundmi në Frontiers është publikuar një artikull që tregon se shumë karcinogjen të lidhur me kancerin e gjirit gjen...
31/10/2024

📄 Së fundmi në Frontiers është publikuar një artikull që tregon se shumë karcinogjen të lidhur me kancerin e gjirit gjenden në paketimet e ushqimeve tona.

⚠️ Ndërsa studimi zbuloi se shumica e karcinoogjenëve vinte nga plastika e përdorur në paketimin e ushqimit, 89 karcinogjenë të dyshuar u zbuluan në enët prej letre dhe kartoni (letra përmban emulsifikues dhe ngjitës).

☣️ Një numër i kimikateve të gjetura në studim ishin bisfenole (BPA), ftalate ose PFAS - Shpesh të quajtura “kimikate të përhershme” sepse nuk shpërbëhen në mjedis, PFAS përdoren në paketimin e ushqimit për të parandaluar depërtimin e yndyrës dhe ujit në paketimet e ushqimit dhe gotat për pije. PFAS mund të gjenden gjithashtu në bojën e përdorur për të printuar logot në enët e ushqimit.

❓Si mund të reduktojmë ekspozimin?

1️⃣ Shmangni djegien ose skuqjen e fortë të ushqimit, sepse pjekja në temperatura të larta ose mbi flakë mund të çlirojë kimikate që dëmtojnë ADN-në. Përdorni ventilatorin kur gatuani.

2️⃣ Karcinogjenët si PCB-të, grumbullohen në yndyrë, prandaj hiqni yndyrën dhe lëkurën nga mishi dhe peshku para gatimit dhe largoni çdo yndyrë që formohet gjatë përgatitjes së ushqimit.

3️⃣ Zgjidhni peshk dhe fruta deti të vegjël, të cilët do të përmbajnë më pak mërkur dhe toksina të tjera.

4️⃣ Hidhni enët plastike. Në vend të tyre, ruani dhe ngrohni të gjitha ushqimet në enë qelqi në vend të plastikës.

5️⃣ Mos përdorni tigane me sipërfaqe jo-ngjitëse për gatim dhe zëvendësoni çdo shishe plastike dhe aparate kafeje me enë prej qelqi ose çeliku inox.

🔗 Linku në bio me artikullin e plotë dhe referencat.
———-

Shkurtimisht:☢️ Mamografia nuk shkakton kancer por të ndihmon ta zbulosh në kohë atë.🧖‍♀️ Andidjersat nuk shkaktojnë kan...
21/09/2024

Shkurtimisht:

☢️ Mamografia nuk shkakton kancer por të ndihmon ta zbulosh në kohë atë.
🧖‍♀️ Andidjersat nuk shkaktojnë kancer!!!!

Çfarë miti tjetër keni dëgjuar për kancerin?

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MedLink posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to MedLink:

Share