Global IVF Clinic

Global IVF Clinic Infertility and IVF

 ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,   MBYLLJA E TUBAVE TË FALLOPIT (KANALEVE TË MITRËS) SI SHKAKTAR I INFERTILITET...
26/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

MBYLLJA E TUBAVE TË FALLOPIT (KANALEVE TË MITRËS) SI SHKAKTAR I INFERTILITETIT

Shumë njerëz mendojnë se fekondimi (fertilizimi) ndodh në mitër, por kjo nuk është e vërtetë. Fekondimi bëhet në tubat fallopiane, të cilat në fakt janë dy kanale që i lidhin vezoret me mitrën. Pra, fekondimi ndodh kur një qelizë spermatozoide e takon me sukses një qelizë vezë në tubën fallopiane. Sapo të bëhet fekondimi, kjo qelizë e sapokrijuar nga këtu lëvizë përgjatë tubit fallopian deri në mitër, respektivisht në endometrium, ku ngjitet apo implantohet. Embrioni pastaj vazhdon të zhvillohet në fetus.

Përjashtim nga ky rregull kemi te fekondimi in vitro (IVF). Në këtë rast, vezët e gruas fekondohen me spermatozoidet e burrit në laborator dhe pastaj si embrione të formuara i kthehen gruas në mitër.

Nëse tubat fallopiane janë dëmtuar, janë bllokuar apo mungojnë fare, është akoma e mundur të mbeteni shtatzënë përmes fekondimit in vitro apo IVF-it, pasi fekondimi do të zhvillohet jashtë trupit tuaj respektivisht në laborator, kështu që kanalet në këtë rast nuk e luajnë asnjë rol. Pra, sapo një embrion të fekondohet duke përdorur këtë metodë, ai transferohet në mitër duke i anashkaluar kanalet.

Si dëmtohen tubat apo kanalet?

Ka disa arsye që ҫojnë te dëmtimi i tubave apo edhe deri te bllokimi i tyre. Në raste të rralla mund të haset një anomali e lindur e tubave, por më së shpeshti bllokimi i tyre është rezultat i ndonjë infeksioni që mund të migrojë nga qafa e mitrës apo nga barku deri në tubat fallopiane, duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar kështu pamundësi të fekondimit, respektivisht paaftësi të gruas për të ngelur shtatzënë. E ndonjëherë mund të dëmtohen edhe nga endometrioza, abortet, operacionet e mëhershme etj.

Disa gra nuk përjetojnë kurrë ndonjë simptomë të infeksionit, kurse të tjerat mund të kenë dhimbje të barkut, sekrecion të shtuar vaginal ose ethe. Andaj, nëse nuk keni ndonjë simptomë të dukshme të infeksionit, mund të mos e dini nëse kanalet tuaja janë dëmtuar ose bllokuar dhe nëse ato shkaktojnë probleme të ngelni shtatzënë. Pra, shumë gra as nuk janë të vetëdijshme që kanë pasur ndonjëherë ndonjë infeksion që ka rezultuar me dëmtimin e tubave të tyre. Andaj, është detyrë e gjinekologut, respektivisht e specialistit për shëndetin riprodhues, që ta zbulojë këtë shkaktar të infertilitetit te gruaja që është e interesuar për shtatzani.

Metoda kryesore për të identifikuar dëmtimin ose bllokimin e tubave është me anë të një ekzaminimi me rreze X të quajtur histerosalpingogram (HSG). Gjatë kësaj procedure, një kontrast gjegjësisht një lëng special me ngjyrë injektohet në mitër dhe në tubat fallopiane nga një mjek gjinekolog ose radiolog, i cili njëherit në bazë të lëvizjes së kësaj ngjyre i vlerëson bllokimet dhe anomalitë tjera të kanaleve. E duke u bazuar në këtë ekzaminim, një specialist i infertilitetit i përcakton hapat e ardhshëm drejt një shtatzanie të suksesshme.

Pra, edhe nëse konstatohet se infertiliteti është rezultat i dëmtimit të tubave, fekondimi nuk është domosdoshmërisht i pamundur. Përveҫ infertilitetit, rreziku kryesor që ndërlidhet me dëmtimin e tubave është mundësia për të ndodhur një shtatzëni jashtë mitre apo e ashtuquajtura shtatzani ektopike. E deri te shtatzania ektopike vjen kur një embrion, pra një vezë dhe një spermatozoid i bashkuar – implantohet apo ngjitet jashtë mitrës, ku ndodh një shtatzëni normale. Kjo më shpesh ndodh kur embrioni ngjitet në vezore apo në kanal, në vend që të implantohet brenda mitrës. Dhe kjo quhet një shtatzani jashtë mitre apo shtatzani abnormale e cila duhet të zbulohet me kohë dhe të largohet për mos ta rrezikuar jetën e gruas. Pra, një shtatzani jashtë mitre apo ektopike nuk është e qëndrueshme, meqë veza e fekonduar nuk mund të vazhdojë të rritet jashtë mitre. Andaj, nëse nuk trajtohet me kohë mund të çojë në gjakderdhje të brendshme madje të rrezikshme për jetën. Dhe, pasi të keni pasur njëherë një shtatzani ektopike, keni një rrezik më të lartë të shtatëzanive ektopike edhe në të ardhmen.

A mund të kam një shtatëzani të suksesshme me tuba të dëmtuar?

Derisa operacioni (laparoskopia) nganjëherë përdoret për të korrigjuar sëmundjen e lehtë tubale, zakonisht nuk rekomandohet për tubat e dëmtuara ndjeshëm për shkak të rrezikut të shtuar të shtatzanisë ektopike. Kirurgjia tubale ka një rol shumë të kufizuar dhe shans të reduktuar për sukses te tubat e bllokuara apo te ato rëndë të dëmtuara. Në fakt, një kanal shumë i dëmtuar mund të rezultojë me një grumbullim internal të një lëngu toksik, i cili quhet hidrosalpinks. Shumë specialistë të infertilitetit do të këshillojnë mbylljen apo heqjen kirurgjikale të hydrosalpinksit para se të vazhdojnë me trajtimin e fekondimit in vitro (IVF), për shkak të shansit më të mirë për sukses, i cili konsiderohet të jetë mjaft i lartë te gratë që vuajnë nga infertiliteti tubal.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për infertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 - Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 - Global IVF Clinic (Tiranë)

 ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  ,  INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një n...
19/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një nga metodat më të vjetra të trajtimit të infertilitetit apo shterpësisë dhe paraqet procedurë joinvazive të riprodhimit të asistuar. Edhe pse në kohën e fundit kjo metodë e ka humbur popullaritetin e saj, megjithatë, për një numër të caktuar çiftesh, inseminimi mund të jetë hapi i parë në trajtimin e infertilitetit dhe pa mund të madh të sjellë realizimin e dëshirës së tyre për tu bërë prindër. Andaj, mos e neglizhoni inseminimin!

Përndryshe, inseminimi intrauterin është një teknikë që përdoret qe shumë vite në trajtimin e infertilitetit të çifteve, madje ajo ka filluar që të aplikohet shumë përpara frytnimit të asistuar apo IVF-it. Por, edhe sot e kësaj dite preferohet që të bëhet para metodës më të avancuar apo IVF-it, gjithmonë kur për te ka indikacione mjekësore, meqë është procedurë shumë më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme. Si e tillë, kjo procedurë nënkupton vetëm përpunimin e spermës në laborator dhe futjen e saj direkt në mitrën e gruas, në kohën e ovulacionit të saj.

Kjo metodë rekomandohet për çiftet te të cilat gruaja i ka të kalueshme tubat fallopiane, kurse burri nuk e ka ndonjë problem të madh me spermë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për fertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 – Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 – Global IVF Clinic (Tiranë)

14/07/2025

, , , , , , , , , , , , , ,

09/07/2025
06/07/2025
06/07/2025

Spitali Turk “Global IVF” – Tiranë

- IVF normal
- Donacion i vezëve
- Donacion i spermës
- Donacion i embrioneve
- PGD (analiza gjenetike e embrioneve)

Përgaditja komplete e pacientëve për frytnim të asistuar apo IVF bëhet në Prishtinë kurse vetëm faza finale kryhet në spitalin më të ri turk në Tiranë.

Pra, ju nuk keni nevojë që të udhëtoni deri në Qipro për procedurat e njejta që mund t’i kryeni edhe në Tiranë, pa patur nevojë që të qëndroni asnjë natë.

Kurse organizimi bëhet në grupe, me numrin minimal prej 20 pacienteve.

Dhe mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

+383 44 111 934 /+355 69 321 8011

Global IVF – Aty ku ëndërrat tuaja prindërore bëhen realitet

Infertility and IVF

14/06/2025

, , , , , , , , , , , , ,

11/05/2025

, , , , , ,

Global IVF - Spitali më i ri për frytnim të asistuar në Tiranë

Përgaditja komplete e pacientëve bëhet në Prishtinë, kurse vetëm faza finale e IVF-it kryhet në Tiranë.

IVF normal
Donacion i vezëve
Donacion i spermës
Donacion i embrioneve
PGD (analiza gjenetike e embrioneve)

Dhe mos harroni, ju mund të bëheni prindër në çdo moshë, vetëm poçese jeni të shëndoshë.

Infertility and IVF

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një nga metodat më të vjetra të trajtimit të inf...
11/05/2025

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

Inseminimi intrauterin apo shkurt IUI është një nga metodat më të vjetra të trajtimit të infertilitetit apo shterpësisë dhe paraqet procedurë joinvazive të riprodhimit të asistuar. Edhe pse në kohën e fundit kjo metodë e ka humbur popullaritetin e saj, megjithatë, për një numër të caktuar çiftesh, inseminimi mund të jetë hapi i parë në trajtimin e infertilitetit dhe pa mund të madh të sjellë realizimin e dëshirës së tyre për tu bërë prindër. Andaj, mos e neglizhoni inseminimin!

Përndryshe, inseminimi intrauterin është një teknikë që përdoret qe shumë vite në trajtimin e infertilitetit të çifteve, madje ajo ka filluar që të aplikohet shumë përpara frytnimit të asistuar apo IVF-it. Por, edhe sot e kësaj dite preferohet që të bëhet para metodës më të avancuar apo IVF-it, gjithmonë kur për te ka indikacione mjekësore, meqë është procedurë shumë më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme. Si e tillë, kjo procedurë nënkupton vetëm përpunimin e spermës në laborator dhe futjen e saj direkt në mitrën e gruas, në kohën e ovulacionit të saj.

Kjo metodë rekomandohet për çiftet te të cilat gruaja i ka të kalueshme tubat fallopiane, kurse burri nuk e ka ndonjë problem të madh me spermë.

Dr. Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Subspecialiste për fertilitet dhe IVF

+383 44 111 934 – Klinika Turke për Gjinekologji (Prishtinë)
+355 69 321 8011 – Global IVF Clinic (Tiranë)

Address

Bulevardi Zogu I Parë
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Global IVF Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram