26/03/2026
❤️🩹 Kjo është ajo që del në pah shpeshherë në terapi kur pacientët flasin për dhimbjet e tyre nga fëmijëria e hershme, kur kanë ndjerë PAMUNDËSINË PËR TË KËRKUAR NDIHMË, apo për ta marrë këtë ndihmë. Nuk është problemi vetëm tek dhimbja, por kush ishte aty me ta për t'i mbështetur?
⚠️ Kjo nënkupton jo thjesht që dhimbja dëmton, por që mungesa e një të rrituri që ta ndajë dhe ta përmbajë atë dhimbje është ajo që e kthen përvojën në traumë.
1️⃣. Dhimbja është e pashmangshme, por vetmia në dhimbje është traumatike
Çdo fëmijë përjeton frikë, trishtim, refuzim apo humbje. Këto janë pjesë normale të rritjes. Por kur fëmija nuk ka dikë që ta kuptojë, ta dëgjojë apo ta qetësojë, ai mbetet vetëm përballë emocioneve që nuk di t’i menaxhojë.
2️⃣. Fëmija nuk ka ende kapacitet për vetë-rregullim emocional
Truri i fëmijës është në zhvillim. Ai ka nevojë për një të rritur që të “rregullojë” emocionet bashkë me të (co-regulation). Kur kjo mungon, ndjenja bëhet e tepërt dhe e frikshme.
3️⃣. Mesazhi i brendshëm që krijohet
Kur askush nuk përgjigjet ndaj dhimbjes së tij, fëmija mund të përkthejë përvojën si:
“Askush nuk është aty për mua”
“Ndjenjat e mia janë shumë ose të gabuara”
“Duhet t’i mbaj brenda”
Këto besime mund të mbeten edhe në moshë të rritur.
4️⃣. Trauma si “izolim emocional”
Sipas Maté, trauma nuk është vetëm ajo që ndodh, por ajo që ndodh brenda nesh si pasojë e mungesës së lidhjes. Pra, thelbi është shkëputja: nga të tjerët dhe nga vetja.
5️⃣. Çfarë do të thotë kjo në praktikë
Një fëmijë që qan dhe dikush i thotë “mos qaj” mund të ndihet më i vetëm sesa një fëmijë që qan dhe dikush i thotë:
“E di që të dhemb, jam këtu me ty.”